BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj,ka shkruar Faik Konica. Gjëja e parë që dialogojmë kur takohem me një njëri tjetrin, padyshim është pyetja “si je me shëndet?’’ Pra, mbi çdo gjë tek njeriu është shëndeti, nga varet pastaj jeta normale dhe kushtet për të jetuar e punuar normal. Por, duke marrë shkas ngjarjet politike dhe mediale të ditëve të fundit, kemi arritur në një përfundim se jemi të sëmurë, por mjerisht jo të sëmurë nga ana shëndetësore, por nga ana mendore. Duke përkrahur qeverinë e re “Rama” që në hapat e parë për reformat e nisura, opozita e sotme e mazhoranca e djeshme, pëlcet “si zorra në prush” duke faturuar kësaj qeverie epitete nga më të ndryshmet, akoma pa filluar nga puna, si ‘mafioze’, ’kriminale’, ’qeveri krimi’, e ministrat e saj që në fillimvitet nëntëdhjetë sapo kishin hedhur hapat në jetë, ’komunistë’, ’enverista’, etj, etj. Po kështu edhe mediat, disa prej të cilave kombëtare, diskutojnë për legalizimin e mariuanës, hashashit e drogave të tjera. Duhet ta dinë ata gazetarë dhe drejtues emisionesh, se për 30 vjet rresht shoqëria shqiptare boll është ’droguar’, e për rrjedhojë jemi ku jemi, në vend numëro, e lere pastaj të përdoret nga të rinjtë e të rejat shqiptare droga, vajhalli ku do përfundojmë. Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Por kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore? Kësaj pyetjeje shqiptarët i dhanë përgjigje me 14 maj 2023, e se qeveria aktuale po vënë në binarë trenin e së ardhmes. Këtë mendon edhe sovrani.