BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Opinion / Editorial

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

Kush pati durim ta dëgjonte një të çmendur në Kuvendin e Shqipërisë, që pati guximin t’i drejtohej popullit. Në të vërtetë ai ishte i çoroditur sepse i prenë dhe përrallat që filloi të tregonte. Si gjithmonë, edhe këtë radhë, ai si i çakërdisur u vërdallos, po nuk u ndje i qetë dhe krisi e iku nga Kuvendi, se nuk i rrihej pa lehur. Prapa e ndiqte një kone, që leh e leh, po nuk të ha. A e dini çfarë halli ka ky gur i pa gdhendur që nuk hyn gjëkundi? Hallin e ka të rëndë, dhe me këto lehje kërkon të mbajë pas vetes ata pesë veta që i bëjnë iso. Mirëpo pilafi nuk mban më ujë, se ata që e ndiqnin po firojnë çdo ditë. Akoma nuk e ka marrë vesh ai që e kanë braktisur edhe shokët e tij? Këtë radhë e nxori nga faza dalja e Bashës me një grup të mirë të rinjsh, që, pak e nga pak, me emër apo pa emër, ja kujtoi të këqijat që i ka bërë vendit. Të keqen më të madhe ja bëri Bashës, që e mbajti nën tutelë tetë vjet dhe më në fund dalldisi kur Basha nuk e kurseu, po e flaku tutje si leckë pa vlerë. Nuk e di a u kujtohet kur deklaroi Basha, se”Tani po marr frymë lirisht?” Aq keq e kishte parë i shkreti Basha ato tetë vjet tutele, sa u mbyll gati një vit e nuk u ndje më. Kur pa braktisjen që i bëri populli Berishës, doli si triumfator dhe pa ndrikullën të vetëm e të hardallosur. A u vutë re pamjeve televizive të takimit të Bashës. Si duket edhe ata kishin marrë porosi që të mos jepnin pamje me pjesëmarrje të madhe, po në fund nuk e mbajtën dot dhe treguan pjesëmarrjen reale të të rinjve. Po “Non Grata” ku i kishte pazvanët, që ikte vetëm me një zagar si Noka? Ai sikur iu drejtua popullit si të kishte fituar të gjitha bashkitë. Nuk i doli kjo, po tani i janë lëshuar edhe deputetët, që nuk dihet cilin ka për vete, veç Nokës. Ata kërkojnë largimin e të treve, por dhe atyre që u ishin bërë hereke gjithë këto vite. Si nuk e kupton ky skizofren, që ka humbur themelie, se dhe shokët po e akuzojnë se nuk e mbajti premtimin për të fituar zgjedhjet duke ruajtur votat?! Nga ana tjetër na del dhe një farë Like me ca larushë, që gënjyen vendçe nëpër intervista televizive, se në datën 15-maj e gjithë Shqipëria do të gdhihej blu! Ne na vjen keq për shokun Vasil, që u lodh gjatë fushatës, po tani i është ngjirur zëri. Po pse, pse është hardallosur “Non Grata?” Kjo humbje, që ja dha peshqesh populli, që ai i quan ende të vetët dhe u bën thirrje nga Kuvendi, është goditje e rëndë. Nga e keqja na del nga dy herë në ditë me ata larashë, që i janë ngjitur si këpusha dhe zbraz thesin e gënjeshtrave. Na kërkon hetim parlamentar për humbjet në zgjedhje, kur nuk ka bërë asnjë denoncim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Non Grata” nuk e ka marrë vesh ende, që komisionerët e qendrave dhe numërimit të votave, nuk kanë bërë asnjë vërejtje në procesverbalet e tyre. Mirëpo ky lloj kafshe na paska aq shumë fakte të vjedhës së votave, sa do të ngrejë një komision me ata që ka mbrapa për t’i sistemuar!Ama një fakt të “fortë” e ka publikuar: “Kamionë të tërë me euro na kanë shëtitur në të gjithë vendin”! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pesë ditë afat u ka lënë subjekteve për të paraqitur parregullsitë, kur ai nuk ka çfarë të shpjerë dhe shin mërqinja gjithë ditën. Po a e dëgjuat çudinë e fundit të tij? “Propozoi që të aplikohen gjoba për të gjithë deputetët që gënjejnë gjatë diskutimeve në Kuvend”! Gjykoni vetë se cili është ai deputet, veç “Non Gradës”, që gënjen që në mëngjes deri në darkë? Le e le, po guxon e sjell projekte në Kuvend sikur është në pushtet, kur Kuvendi nuk i pranon ata me targa “Non Grata”. Madje dhe kërcënon se do të bëjë atë e këtë dhe harron me cilin do ta bëjë, se populli i ka avulluar. Të gjithë e kanë njohur këtë mashtrues, kriminel, gënjeshtar e hipokrit dhe ja kanë mbledhur zinxhirin, por vetëm drejtësia nuk po e njeh ende. Amerika e bota e kanë kuptuar dhe ja kanë mbledhur zinxhirin, kurse drejtësia jonë nuk po ja gjen dot se ku e ka zinxhirin.