BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Në emër të shoqërisë së konsumit... jemi të dënuar me vdekje!

Në emër të shoqërisë së konsumit... jemi të

Aspak nuk është hiperbolizim i çështjes dhe as titull bombastik për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Jo aspak! Por nëse nuk është një titull bombastik, dua të them se ne rendim me bombën në dorë duke luajtur çmendurisht me jetën tonë, të fëmijëve tanë, të nipërve dhe mbesave, pse jo dhe me të ardhmen e popullit tonë. Është fjala për shoqërinë tonë të konsumit, e sidomos elementit të përditshëm që shpesh i themi - ushqimore. Natyra, me ligjet e saj të harmonizuara ka sinkronizuar në mënyrë perfekte jo vetëm lindjen, rritjen e bimëve e kafshëve, por dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror, në të gjithë bio-diversitetin e saj. Pra natyra është mëma e jonë e cila na rrit po me aq përkujdesje, duke siguruar jetën tonë brenda kufirit të jetëgjatësisë mesatare, për çdo lloj specie qofshin këto bimë, kafshë dhe njerëz... Por natyra e egër, nuk mund të përballojë dot të gjitha nevojat e njerëzimit në rritje. Kjo do të thotë se nëse popullata në shkallë rruzulli rritet vazhdimisht, sipërfaqja e tokës është e ngelet po ajo, madje për të mos thënë se ne tentojmë për zaptimin e saj duke cunguar ”mushkëritë e globit” egërsisht. Për këtë qëllim, njeriu filloi ti kultivojë vet bimët dhe kafshët, të cilat do ti shërbenin atij si bazë ushqimore. Deri në shekullin e XlX rritja e bimëve dhe e kafshëve nëpër ferma, edhe pse e kufizonte lëvizjen e tyre, përsëri ato bëheshin mbi baza natyrale, pa komponentë kimikë, apo si i thonë sot pa “hormone”. Natyrisht që kufizimi i lëvizjeve dhe ushqimi i bollshëm shërbente për rritjen dhe majmërinë e kafshëve, sikurse dhe punimi i tokës sipas kodit agroteknik që bujku e kishte të trashëguar brez pas brezi, bënte që bimët të rriteshin të shëndetshme nga pikëpamja cilësore, por dhe në shtesë prodhimi, nga pikëpamja sasiore. Por kjo nuk do të mjaftonte për të përballuar nevojat në rritje të njerëzimit. Me këtë rast, duke qenë se prodhimet bujqësore dhe blegtorale janë faktori vendimtar i jetës njerëzore, atëherë që hershëm këto prodhime u futën në ingranazhin e madh të ekonomisë dhe shkëmbimet herë bëheshin me monedha e herë me “klering” (shkëmbim- jep një lloj malli dhe merr një tjetër lloj malli). Shkurt, bujqësia filloi të shikohej si një mundësi e madhe biznesi me rëndësi kombëtare, por dhe n/kombëtare. Hapja e biznesit në sektorë të ndryshëm të ushqimit sidomos në kapitalizëm futi paralelisht dhe konkurrencën e lirë të fermerëve me njëri-tjetrin, jo vetëm në shkallë rajonale, nacionale, por edhe ndërkombëtare. Tashmë filloi të mendohej që, tregjet t’i zotëronte ai që do të nxirrte i pari mallin e vet bujqësor e blegtoral në shitje duke kapërcyer ciklin e vet natyral gjenetik të bimës dhe të kafshës. Natyrisht që shkenca e kimisë dhe preparatet kimike luajtën një rol të rëndësishëm, deri në atë pikë sa plehrave organikë t’u shtoheshin tashmë dhe ato inorganike (kimikatet e ndryshme) të cilat do të shërbenin për shëndetin e bimës, por kjo përherë në raporte të caktuara, pa dëmtuar atë dhe pa e degjeneruar farën bimëve e cila rrjedhimisht të çon dhe në degjenerimin gradual të kodit gjenetik të bimëve, qofshin ato perime të çdo lloji, po dhe fruta. Sistemi i pasurimit të tokës me elementë që i mungojnë asaj, me nitrate e fosfate apo dhe komponentë të tjerë, sidomos te ato toka të varfra dhe qarkullimi bujqësor është i domosdoshëm, për bimët sidomos në atë terrene e kushte që përmendëm. Por nëse kjo domosdoshmëri i kalon kufijtë e limiteve të tyre me Auxine, Gibereline, Citokininë etj. Atëherë kjo bëhet e rrezikshme për bimën. Shkalla e këtij rreziku transmetohet te frutat e tyre, të cilat artificialisht pa e mbushur ciklin e pjekurisë natyrale, kalojnë te ne, në organizmat njerëzore, (edhe te kafshët gjithashtu) të cilat edhe këto të fundit pësojnë ndryshime cilësore duke dalë nga korniza e normalitetit natyror të njeriut apo dhe vet kafshës, që ne jua u japim si ushqim. Vendi ynë, para viteve 90-të karakterizohej nga një bujqësi e shëndetshme, nëse do më lejohej do përdorja termin “ e virgjër”. Jo të paktë janë ata njerëz të cilët e pranojnë se vërtetë nuk kishim aq shumë, por atë që kishim në tryezat tona ishte “bio”, teksa sot, shikojmë fëmijë “obezë”, të cilët kanë marrë zhvillim të parakohshëm sikur të jenë nxjerrë nga “serat” e dikurshme dhe mezi hedhin hapat e tyre të rëndë drejt shkollës, sikurse gjejmë dhe të tjerë me lot në sy, sepse i ka vrarë “shoqëria e konsumit” të pakontrolluar nga shteti dhe me këtë rast, duam apo jo dhe vet shteti bëhet palë me hormonet vrasëse. Obeziteti i shkaktuar prej tyre godet fort të gjitha organet jetësore dhe ul në një masë të madhe shkallën e imunitetit te fëmijët, për të përballuar larminë e sëmundjeve, sepse tashmë jo vetëm ata, por të gjithë ne jemi dëshmitarë të rritjes së përqindjes së llojeve të ndryshme të sëmundjeve e sidomos atyre kancerogjene. Spitalet tona dhe repartet onkologjike dhe shumë specialistë të mirëfilltë të kësaj fushe, kanë dhënë me kohë alarmin, por si duket këmbanat bien në vesh të shurdhër nga shteti e sidomos nga Ministria e Bujqësisë. Jemi dëshmitarë se sallatorët apo kungujt tani asnjë shitës nuk i çon dot në peshore, sepse ata tashmë duhen matur e shitur me “metër”, bostan i provës kur e pret duket flakë i kuq nga brenda, por ama pa shije bostani, blejmë “bukë të zezë” që i hidhet ngjyrë artificiale për të treguar se është “grur origjinal i bluar me mulli fshati”, domate që ngjyrën ka të kuqe teksa kërcelli i bardhë i tyre përshkon gjithë frutin, speca dhe patëllxhanë të çdo lloji, përveç llojit origjinal të tyre, djathë i mbushur me niseshte dhe niseshte që bëhet si djathë, pa folur këtu për pulat gjithë sëmundje që në vend t’i hanë derrat, na ofrohen ne në rolin e derrave të vërtetë si “ zogj fshati”, gjela deti të rritur me preparate kimike, i cili “piqet dhe në 60 gradë” në furrën sobës, sikurse dhe mish gjedhi, që e ka humbur shijen e vet të dikurshme. Në pamjen e parë, larmia dhe shumica që mbush tregun të jep idenë e “shoqërisë së bollëkut”, teksa në fakt ne jemi objekte sulmi të hormoneve “killer”, të cilat na bombardojnë vazhdimisht dhe e deformojnë krejtësisht jetën dhe racën tonë njerëzore. Ministria e Bujqësisë dhe të gjitha institucionet në shkallë Republike, sikurse dhe ato të bashkive dhe prefekturave, ia futin gjumit mbi shkresat e firmosura (mbase dhe ndonjë firmë të K/ministrit) dhe si jastëk, përdorin kodin agroteknik të bujqësisë. Po kështu, organet e kontrollit që janë “më të korruptuarit” e kësaj ministrie, i gënjen lehtësisht me një shportë vezësh (madje dhe këto, nga ato të pulave rritur me hormone) duke u bërë palë dhe bashkëpunëtore me hormonet vrasëse të shqiptarëve. Deri tani, nuk ka asnjë shembull të vetëm, që organet e kontrollit dhe vet Ministria e Bujqësisë, të ketë pezulluar aktivitete sepse subjektet prodhuese kanë tejkaluar normat në përdorimin e preparateve kimikë të lejuar dhe që rrezikojnë jetën e shqiptarëve, përveç ndonjë rasti kur kanë ndaluar pula të ardhura nga Greqia, apo mish nga Amerika Latine. Sikurse vërehet nga të gjithë ne, tashmë ne shqiptarët jemi kthyer në tabelë qitjeje reale, ku plumbat e super hormoneve mbi normën e lejuar, na godasin vazhdimisht “nën kontrollin e rreptë të shtetit”, i cili dikur na mbyste në det, më vonë na vriste për paratë tona (që u bënë të tyret) pastaj po ky shtet na vrau më 11 janar duke e vazhduar lojën vrastare në Gërdec dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani na vrasin duke kultivuar vdekjen e ngadaltë, në fushat e bujqësisë dhe blegtorisë. Specialistët e sotëm të agrikulturës dhe ushqimit, mbrojnë tema e disertacione, bile marrin dhe tituj mbas titujsh, por me këtë rast unë do t’i propozoja Komisionit të Lartë Akademik, që jep këta tituj e grada, se do të ishte më e udhës që specialistëve qorra dhe të paditur edhe pse u dhurohen tituj, mundësisht t’i certifikojnë “Doktor Agro-Vdekja”. Kjo do të ishte më e ndershme, se sa të gjitha pandershmëritë e punës së tyre.

Nga Ylli Meçe