Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Opinion / Editorial

Në flotën tonë, gomari i Buridanit të Francës

Në flotën tonë, gomari i Buridanit të Francës

Filozofit të shquar mesjetar francez të sh. XIV Giovanni Buridano i atribuohet thënia: “Një gomar në mes të dy barrëve me kashtë të njëllojta ngordh urie, sepse nuk di të zgjidhë se cila është me e madhe”. Ndonëse nuk është gjetur në veprën e tij, i atribuohet për faktin se ky filozof ka trajtuar gjerësisht lidhjen ndërmjet gjykimit dhe veprimit. Sipas tij, vullneti për t’u vënë në akt ka nevojë për gjykim, përndryshe mungon akti.

Sipas asaj që lexojmë në disa nga mediat tona,n ë tensionin e fundit në detin Mesdhe ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, Forca Detare Shqiptare ishte në të njëjtin pozicion me atë të gomarit të Buridanit. Me sa duket, pikërisht Franca, ku lindi ky filozof i shquar dhe shumë të tjerë, i ka kërkuar ndihmë flotës sonë duke menduar se Shqipëria është një vend partner i saj pro demokratik dhe pro perëndimor që beson në paktet dhe rregullat ndërkombëtare dhe del në mbrojtje të tyre. Franca i ka besuar retorikës pro demokratike dhe pro perëndimore tridhjetë vjeçare të politikës së jashtme shqiptare dhe i ka kërkuar të veprojë. Por, për të vepruar duhet gjykim (ndonëse i vështirë në këtë rast) dhe kur mungon gjykimi, mungon dhe veprimi. Në rast se është e vërtetë, Shqipëria ka humbur një rast të papërsëritshëm duke i thënë jo një partneri të aleancës; një shteti vërtetë demokratik lideri përhershëm në skenën politike botërore. Kur je anëtar i një aleance aq të rëndësishme si NATO, nuk mund të jesh pa qëndrime të prera, sidomos kur nuk ke pasur shumë raste për të krijuar besimin e duhur. Gjithashtu nqs duam të integrohemi në BE, më shumë na duhet Franca dhe Greqia sesa Turqia. Vërtet Turqia na është gjendur pranë në raste shumë delikate, por nuk mund të themi të kundërtën as për Francën dhe Greqinë. Franca dhe Greqia, ndonëse nuk duhet të jenë hakmarrëse, nuk janë pa memorie, sidomos nqs do të kërkojmë një integrim (paksa të pamerituar) në BE. Dhe në rast se nuk është kërkuar fare ndihmë, kur bëhet fjalë për zbatimin e pakteve ndërkombëtare dhe ka një përplasje ndërmjet demokracisë perëndimore dhe pseudodemokracisë lindore, qëndrimi nuk ka pse të jetë ai i gomarit të famshëm të Buridanit. Në Turqi është një farë demokracie e tillë, ku ato që kanë pushtetin kanë frikë ta lënë; dmth nuk është demokraci. Në fund të fundit, siç u pa me tërheqjen e Turqisë, do të kishim qenë “heronjtë” e një lufte të pazhvilluar, siç ka pasur historia (më e famshmja ndër ta lufta e patateve e sh. XVIII në Bavari që mbaroi pa luftuar, kur njërës ushtri iu mbaruan patatet dhe u tërhoq). Por nuk kemi pse të qajmë aq shumë për politikën e jashtme, sepse kemi shumë probleme me politikën e brendshme. Në fakt, nëqoftëse bën një politikë të brendshme të mirë, ke bërë gjysmën e politikës së jashtme, të paktën nuk kërkon ndihmë për gjithçka.