BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Në “folenë e Brumbujve” ka filluar paniku!

Në “folenë e Brumbujve” ka filluar paniku!

Si asnjëherë deri më sot, nuk ka patur një çoroditje të tillë në folenë e brumbujve, atje ku ata gjejnë “lëndën e parë”! Përkundrazi, atje ku ka pastërti, ata nuk marrin mundimin të shkojnë për të mos u verbuar. Ata shkojnë vetëm atje ku u del puna, ku kanë me çfarë të merren. Ajo që i tërheq është vetëm foleja ku grumbullojnë të gjitha ato që mbledhin nga ndotjet e ndryshme për të bërë më pas përpunimin e tyre. Në këtë “fole”, që fatkeqësisht ndyn edhe një emër të nderuar të Ushtrisë Popullore, “ustallarët” nuk nxjerrin nga duart dhe mendjet e tyre vetëm një “prodhim” por nxjerrin “prodhime” të llojeve të ndryshme që më së shumti, ato u shërbejnë vetëm brumbujve. Ende pa dalë prodhimi i ri, pavarësisht nëse prodhimi i mëparshëm është magazinuar ose jo, ka filluar “prodhimi” i tjetrit. Nuk është nevoja të shkojmë shumë larg, për të njohur “skarcitetet” e tyre, por vetëm ditët e fundit të marrësh, do të gjesh sa të duash të tilla “prodhime”! Dihet tashmë që brumbujt, tërë periudhën e verës marrin masat për të shfrytëzuar sa më shumë ditët e nxehta të verës për të siguruar dimrin.

Në “folenë” e “brumbujve” dy këmbësh, është një hall tjetër më i madh. Është hapur fjala sikur më 28 Qershor do të bjerë një shi i madh dhe do të marri përpara të gjitha “ndyrësirat” që ata kanë prodhuar dhe mbas kësaj dite do të jenë në zi të plotë, në dimër të acartë. Do t’u mbyllen fabrikat dhe të gjitha “prodhimet” e prodhuara deri sot do t’i marri lumi. Për këtë, nuk ka shumë kohë që dërguan një “buburrec” deri në Vlorë për të marrë prej andej një “prodhim të ri” të përpunuar nga një miku i tij që ja kishte marrë dorën prodhimit të ndyrësirave. “Buburreci” kaçurrel, i ri në moshë e mori prodhimin e gatshëm qysh në muajin Tetor të vitit të kaluar, dhe ja solli bruto “Brumbujve” të Qendrës. E vërtitën dhe e “përpunuan mirë e mirë me atë mënyrën e tyre duke e kaluar dorë më dorë se si ta përpunonin sa më mirë, më në fund dolën para mikrofonëve “brumbujt” që dikur kishin patur poste të larta, bashkë me një “ekspert” që ka eksperiencë në “lëndën e parë” që përdorin “brumbujt”dhe e hodhën në treg ashtu si e kishin përpunuar ata që në fakt doli që ishte një “lëndë” sorrugato! E dhanë lajmin për zbulimin e madh që kishin bërë në përpunimin e kësaj “lënde” krerët e folesë si për t’u bërë sa më të besueshëm dhe për t’i dhënë rëndësi “sorrugatos” Babale! Ende pa u dhënë zbulimi i “madh” vetë Babalja ja mbathi për në Kosovë duke kaluar nëpër shtigjet e Kullës së Viçidolit. As Babalja, as “lënda” e tij “brumbullore” nuk dëgjohen më. Ç’u bënë? Ku shkoi “Babalebrumbulli”? Ku është drejtësia? Pse nuk vepron ndaj përpunuesve që shpikin, përpunojnë dhe hedhin ne “treg” vetëm ndyrësira të cilat shërbejnë vetëm si “lëndë e parë” për brumbujt? A e dini pse e bëjnë këtë “brumbujt”? Sepse e dinë që në kampin kundërshtar, ka vetëm “syleshë” dhe nuk i drejtohen organeve kompetente nëqoftëse ka, por i lejojnë këta tipa “brumbujsh” që të sajojnë lloj lloj “ndyrësirash” sa që nuk ka orë e nuk ka ditë që të mos fabrikojnë të tilla “xhevahire”! Vetë “Kryebrumbulli” dha njoftimin që “Babales, i janë ofruar 200.000 euro që Babalja të mbyllte gojën”! Pse Drejtësia nuk merr masa ndaj këtij shpifësi ordiner por e lejojnë që të kapardiset si triumfator? Nuk u zhgënjye Kopeja e “brumbujve” as vitin e kaluar kur kreu i tyre i ndillte: “Thyejini xhamat, tërhiqini zvarrë, shpojani gomat e makinave”! U turrën “brumbujt mos gjenin ndonjë mbeturinë nga kjo “kasaphanë” ku i ndillte kreu i tyre por ...asgjë! Një tjetër “brumbull” plak, para disa ditëve lëshoi piskamën: “Me një vendim të pashëmbullt në historinë e një vendi të lirë Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun në Parlamentin e vendit...”! Fjalën e kishte për Shpalljen Qytetar Nderi të Mazrekut... Nuk na intereson nëse ky vendim i Këshillit Bashkiak të Hasit ishte i drejtë apo jo dhe më e drejtë do të ishte të themi që nuk ishte i drejtë përderisa ai ka tentuar të t’i marri jetën dikujt tjetër, që në rastin konkret ishte Azem Hajdari që “Brumbulli” ynë e quan atë “Heroi Legjendar” i Partisë Demokratike. Po ndalem këtu në dy çështje kryesore për të nxjerrë në pah pafytyrësinë e këtij “brumbulli´që për “lëndë të parë” përdor vetëm gjakun... E dëgjuan këtë “brumbujt” më të rinj dhe të gjithë u lëshuan në drejtim të tij për të marrë edhe ata, një erë “gjaku” për të bërë më mirë ngjitjen e “lëndës” së tyre! Është mësuar me gjak ky “ish Brumbull”! Nuk i mjaftoi gjaku i katër të vrarëve në Bulevard, por deshi edhe më kur deklaronte me sytë e skuqur si bishë e etur për gjak: “Po të kishin kaluar protestuesit edhe një hap gardhin e Kryeministrisë, atëherë ata nuk do ta merrnin me mënd se çfarë do t’i gjente...! Ç’do të thotë kjo? “Brumbulli” do të rrëmbente mitrolozin. Vetëm ai e ‘kënaq” qëkurse kaq e kaq herë ka bërë thirrje për “rrëmbimin e armëve që qytetarët të mbrojnë pronën e tyre nga shteti”! Së dyti, “Ish kryebrumbulli”, të ndjerin Azem Hajdari, e quan “Heroin Legjendar të partisë Demokratike”. Por, ja ç’thotë po ky, “i besuar” në fjalën e mbajtur më 18 Gusht të vitit 1995 për Grevën e urisë të Azem Hajdarit: “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit”! Kujt “brumbulli” t’i besohet? Por ja edhe që thuhen të gjitha këto “rambadamba” të tij, a dëgjon ai nga ai vesh? Kurrë! Ai duhet lënë të “jargavitet” si deri më sot. Disa brumbuj të tjerë dikur i mblodhi Beketi tek një “fole brumbujsh”. U dha Beketi shuma të majme të cilat të gjitha i kishte të pista si “lëndë e parë” për brumbujt. Drejtësia e “taposi” këtë “vrimë” ku “brumbujt” hynin e dilnin dhe këta morën arratinë. Disa u bënë anal-istë, të tjerët gazetarë në “fole”, ku kanë kolegët e tyre dhe ëndërrojnë “folenë” e humbur e të tjerë nëpër emisione investigative në rolin e karagjozëve. Ajo ç’ka i bashkon, janë atje ku gjejnë “lëndën e parë” për të përpunuar e për t’i bërë thirrje Europës: “Ramës, i duhen dhënë ultimatume dhe jo t’i jepet mundësia për hapjen e negociatave”! Janë bashkuar të gjithë në një “fole” të përbashkët që i bashkon një qëllim i vetëm “Si do t’i bëhet halli i “shiut” që do të bjeri më 28 Qershor që të mos na i marri përmbytja të gjithë atë “pasuri” që kemi vënë me djersën dhe mundin ne, “brumbujt” që në të ardhmen, të mos mbetemi “me gisht në gojë”! Aq shumë i është errur arsyeja brumbujve me afrimin e kësaj date sa që i ka errur fare arsyen dhe tani jo vetëm që po ngatërrojnë “foletë” me njëri tjetrin por edhe po përdorin edhe grushtat dhe shumëkëmbëshat e tyre. E po, përderisa “foleja” është ajo që përmbledh vetëm “Brumbuj” çfarë mund të presësh tjetër? Ai “stan” atë “bylmet” ka! “Brumbujt” pështyjnë edhe në “tasin” me “çorbë” të njëri tjetrit, për të marrë edhe prej andej diçka që do t’i hyjë në punë, siç është problemi me Teatrin Kombëtar. Nuk ja lënë këtë specialistëve që këta të merren me qeverinë e bashkinë, por kërkojnë ta zgjidhin këtë problem me “mençurinë” e “brumbujve”! E vërteta është që “brumbujt” nuk bëjnë ndonjë gjë të keqe përveçse prishin “folenë” e tyre dhe e tërë merita për këtë është e vetë atyre dhe jo e organeve të drejtësisë e cila lejon të bëjnë ç’të duan “brumbujt” dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë!/ Nga Pandeli BARDHI