Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Problemet e papunësisë janë sa sociale, aq komplekse, sa të pazgjidhura, aq me pasoja, kryesisht te të rinjtë, por edhe për të ardhmen e vendit. Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human. Një papunësi e zgjatur, ul në mënyrë serioze vlerën e një investimi të kryer në kapitalin human. Rritja e papunësisë, sidomos te adoleshentët dhe të rinjtë, rrit kriminalitetin. Kostot sociale të papunësisë marrin edhe formën e uljes së autoritetit personal dhe keqësimin e shëndetit të papunëve.
Sipas të dhënave, papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë, shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-34 vjeç është duke u rritur nga viti në vit. Me gjithë se mazhoranca në fillim të marrjes së pushtetit përdori në praktikë disa politika,si erdhën dhe u shuan.
Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të lartë, se sa për personat me arsim bazë apo 8 dhe 9-vjeçare.
Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të gjithë individë ekonomikisht joaktivë, qofshin këta meshkuj apo femra.
Të rinjtë duan të kënaqen me rininë e tyre, ta jetojnë jetën, të argëtohen, e fenomene të tjera të jetës. Papunësia në vendin tonë po bëhet një fenomen më i shprehur, duke pasur parasysh tranzicionin e zgjatur. Ne kemi shumë të rinj të diplomuar, por nuk mund t’u gjejmë një vend pune. Këta të diplomuar, pasi dalin nga bankat e universitetit, përpiqen të gjejnë një vend pune, duke iu përshtatur kualifikimit të tyre. Por ata të dëshpëruar, sigurisht edhe të zhgënjyer, mallkojnë veten që nuk mundin t’ua shpërblejnë prindërve mundin ndaj tyre për vite të tëra, duke sakrifikuar financiarisht për t’i shkolluar. E si pasojë shumë të rinj që mbarojnë arsimin e mesëm, zgjedhin braktisjen e shkollës e tentojnë të emigrojnë apo të qëndrojnë në Tiranë në kërkim të një pune të rëndomtë sa për të mbijetuar.
Mendojmë se shteti, organizmat përgjegjëse, shoqatat, duhet të marrin në konsideratë, madje duke marrë shembull nga vende të tjera të Evropës Lindore, që ia kanë dalë këtij problemi. Me hapjen e debateve për këtë temë delikate, shtohet interesi për zgjidhjen e punësimit të të rinjve. Organizatat e ndryshme shoqërore, që në Shqipëri ka me shumicë, shumë syresh, veprojnë vetëm në kuadër të marrjes së donacioneve për vete dhe të afërmit, apo paguajnë media të shkruara e elektronike për të pasqyruar aktivitetin e tyre pa asnjë lloj aktiviteti.
Shkak për të shkruar këto radhë, u bënë disa intervista të publikuara nga kandidatët për kryetarë bashkish në media, ku në pyetjet dhe përgjigjet e tyre, asnjë fjalë nuk thuhet as nuk përmendet rinia shqiptare, të rinjtë e të rejat që mbarojnë studimet dhe mbeten në mes të katër rrugëve, apo përfundojnë në kamarierë me një pagesë qesharake, e shumë syresh marrin udhët e botës. Në çdo vend demokratik, rinia është katalizator i zhvillimeve politike në të gjitha sferat shoqërore, e duhet kuptuar se forca vitale e saj nuk duhet cenuar. E cenueshmëria e forcës vitale të brezit të ri, përbën rrezik permanent në dobi të zhvillimeve negative që dëmtojnë shoqërinë në përgjithësi. Duke parë që shumica e shteteve në botë veprojnë me ligj në mbrojtje dhe zhvillim të kësaj shtrese ne shohim që zbatueshmëria e këtyre neneve është me rëndësi kombëtare dhe se prekja nga elementët negativë sanksionohen me ligj.
Ekonomitë e vendeve në zhvillim janë duke investuar në trajnimin e resurseve me të rëndësishme të tyre, pra në resurset njerëzore të rinisë shkollore dhe intelektuale. Ndërsa ne, shqiptarët në përgjithësi, në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, jemi ndër vendet e pakta që eksportojmë talente, ndërkohë që ne si vend me një ekonomi mjaft të paqëndrueshme, së paku talentet që janë shkolluar këtu apo në vendet perëndimore, duhet t’iu ofrojmë kushte të përshtatshme, duke përdorur politika të ndryshme punësimi, e jo të mbetemi indiferentë. Në asnjë program të tyre, kandidatët për drejtues vendorë, nuk posedojnë asnjë rresht për rininë, duke qëndruar pasivë ndaj fenomeneve të tilla. Ndonëse ka edhe disa arsye që resurset njerëzore të rinisë së shkolluar dhe edukuar në vend, nuk e kanë trajtimin dhe përkushtimin e duhur.
Në tregun e punës në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit hyjnë qindra e mijëra të rinj të shkolluar në degë dhe profesione të ndryshme, të aftë për punë, por punësimi i tyre është minimalisht i realizuar, ndaj papunësia e tyre është shumë e lartë. Apo nismat që janë marrë nga qeveria për punësimin, formimin profesional dhe hapjen e zyrave të punësimit në disa qytete kryesore, duke punësuar të rinjtë punëkërkues të papunë në fillim të mandatit qeverisës me seriozitet, por vazhdimisht kohët e fundit duke rënë tempi i riorganizimit të tyre.
Duhet përshëndetur edhe nisma me temën “Të rinjtë për zgjedhjet vendore 2019” e ndërmarrë nga shoqëria civile, e cila ka bërë bashkë forumet rinore të forcave politike për të promovuar kauzën e të rinjve në qeverisjen vendore 2019. Siç janë shprehur edhe organizmat ndërkombëtare, tani është koha që qeveria shqiptare jo vetëm t’i ndihmojë punëkërkuesit e rinj aktualë që të punësohen, por edhe t’i drejtojë pjesëtarët e ardhshëm të fuqisë punëtore. Të bëjë zgjedhje të zgjuara mbi arsimin, profesionin dhe të ardhmen e tyre. Të arrijë të kuptojë ëndrrat e tyre, si dhe t’i mbështesë ata dhe familjet e tyre, duke frenuar sadopak eksodin e rinisë intelektuale dhe profesionale shqiptare, çka muajt e fundit ka marrë përmasa mbarëkombëtare. Kjo është katastrofë për rininë shqiptare,ose thënë troç,në grahmat e fundit,si vetë politika.
Nga Gjon Neçaj