BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

Në kërkim të opozitës së humbur

Në kërkim të opozitës së humbur

Një demokraci që vepron ka një opozitë të shëndoshe dhe konstruktive. E cila, që ditën e parë që ka dorëzuar pushtetin në mënyrë paqësore, pse ka humbur, si dhe që ka njohur fituesin, vepron si qeveria në hije për qytetarin. Dhe që në çdo hap të forcës politike në pushtet, komunikon me qytetarin se si ajo përgjegjësitë për qeverisjen e vendit do t’i kishte respektuar më mirë. Me këtë shpresë, prita nga opozita kryesore e vendit tim, të përgatiste buxhetin-hije 2023. Dhe t’u thoshte qytetarëve, se po t’i kisha unë ato 5.8 miliardë euro fonde për shpenzime të buxhetit, në rradhë të parë do t’i kisha përdorur për të ndihmuar shtresat në nevojë të përballojnë minimumin jetik të përcaktuar zyrtarisht. Do t’i kisha përdorur ato më shumë se gjysëm miliardë euro para shtesë për shkak të inflacionit në dhjetë muajt e parë të këtij viti, për pagesa të drejtpërdrejta për familjet me kryefamiljarë pensionistë, për familjet në ndihmë sociale dhe për familjet me të ardhura të pakta. Lista do të kishte qenë e gjatë, se çfarë do të bënte më shumë dhe më mirë një opozitë e përgjegjshme e vendit tim, por të kishte qenë në pushtet. Këtë sjellje dhe qasje, si qytetar, nuk e pashë në diskutimet e shumta për buxhetin e shtetit të vitit që vjen. Pashë shumë kritika, por jo një bocet, një projekt të shkruar, ku opozita e shëndoshe dhë e përgjegjshme, fikson idetë dhe planet e saj, për të ndihmuar qytetarët kur të vijë në pushtet. Dëgjova e pashë shumë diskutime me zjarr nëpër ekrane të ndryshme televizive, shumë takime dhe me njerës në qytete të ndryshme, ku hallezhinjtë shfrynin çfarë u kishte barku, por nuk pashë asnjë grumbull fletësh. Asnjë broshurë të nxjerrë nga opozita, se planet e saj për të qeverisur më mirë te ardhurat e shqiptarëve dhe paratë nga taksat e tyre, ishin të fiksuara e zezë mbi të bardhë, mbi disa dhjetëra(nuk po them qindra) faqe letër. Nuk kishin kohë të nxinin këto faqe ekspertët e opozitës që kemi sot? Nuk e di. Di që në rradhët e saj ka ekspertë shumë të mirë. Kam frikë se është një rast i humbur. Opozita e sotme ka patur shumë raste të tilla dhe në të kaluarën. Në çdo miratim akti normativ që i bënte çorap politikat tona të taksave, ajo mund ta kishte thënë me forcë fjalën e saj. Duke treguar se cilat taksa dhe cilat politika ekonomike do t’i bënin mirë vendit. Janë me dhjetëra tashmë këto raste të humbura. Që nga prilli i vitit të kaluar. Janë më shumë se 18 muaj me të paktën 27 raste të tilla të pashfrytëzuara. Prandaj dhe e quaj opozitë e humbur rrugësh opozitën e vendit tim sot. Që akoma nuk e ka gjetur busullën e vërtetë, që është shërbimi sa më i mirë i mundshëm i interesave të qytetarit. Kush do të na ndihmojë të gjejmë opozitën e humbur të vendit tonë? Dhe kur ta gjejmë, si do ta kuptojmë se është ajo, e vërteta, e pastra, që mendon vetëm e vetëm për qytetarin që do t’i kërkojë votën. Që nuk është mburojë e ish-personaliteteve me kohë të mbaruar. Që nuk është strehë e njerësve me ndroje të fortë se mund të përfundojnë pas hekurave, për ç’kanë bërë kur kanë qenë në pushtet. Një ish-kryeministër i Kroacisë fqinje u fut në burg nga drejtësia kroate, jo pse kishte firmosur akte të paligjshme. Jo. Asgjë të tillë nuk kishte bërë. U fut në burg për influencë të papërshtatshme në akordimin e një tenderi të madh publik. Dhe është akoma aty, në burg. “Vetëm për kaq?!”, do të pyeste qytetari jonë i thjeshtë.”Po këtë influencë të papërshtatshme këta tanët e ushtrojnë përditë!”, do të përfundonte ai. Kjo është opozita e vërtetë që na duhet. Që nuk të fal për këto influenca të papërshtatshme. Por si nuk mund ta luajë këtë rol një opozitë, ku përfaqësues kryesorë të saj përpiqen të jenë ish-personalitete me një mori pafund influencash të papërshtatshme, gjatë kohës kur ishin në pushtet? Ja përse ka humbur opozita kryesore e vendit tim. Do të vazhdoj të shpresoj me kokëfortësi që një ditë kjo opozitë do ta gjejë rrugën e saj të humbur. Do të vazhdoj t’i bëj thirrje pa u lodhur kurrë, që të kthehet në shinat e humbura të luftës së pastër për të fituar pushtetin, në emër të qytetarëve. Do të kthehet një ditë? Sigurisht që do të kthehet! Por, për fat të keq, mund të humbasë edhe një ose dy gara shumë të rëndësishme që janë përpara, derisa të qartësohet se mbartësit e shpresës për ndryshim për mirë në të shërbyerit ndaj qytetarit, nuk mund të jenë njerëz me skelete të pavarrosur në dollapet e tyre(shprehje për të thënë për një njeri, se ka shumë gjynahe që nuk i ka larë).