BREAKING NEWS

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahon, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i
x

Opinion / Editorial

Në këtë vend “vjedh vetëm populli”, sepse vetëm ai dënohet!

Në këtë vend “vjedh vetëm populli”, sepse

Një vend i padrejtë, një demokraci e deformuar, shikohet qartë në marrëzinë kur pikërisht drejtësia, ligji, është në shërbim të një bashkimi mes të pasurve financiarë dhe ekonomikë me ndihmën e politikës dhe politikës vetë të pasur. Takoj një mik timin gazetar të huaj që shpesh herë vjen për ndonjë reportazh në Shqipëri. E kam takuar rastësisht në Itali pikërisht në Trieste para shumë vitesh ku diskutoheshin problemet etnike dhe religjionare të Ballkanit. Për t’i rënë shkurt më thotë se “më vjen keq, pse jeni karroca e fundit e Ballkanit, sepse drejtësia juaj ndodhet vetëm përballë popullit dhe aty, në mënyrë të munguar realisht dhe jo të drejtë”. As Kosova nuk mund të krahasohet me ju, sepse në fund të fundit, ka disa gjykata, prokurori që kontrollohen nga të huajt dhe sigurisht diçka bëjnë. Abuzimet janë fantastike dhe nuk ka asnjë proces të famshëm ose më mirë maksi procese që të dënojnë korrupsionin qelizor dhe galopant dhe me sa duket organizmat e reja të hetimit dhe drejtësisë do të hyjnë shumë vonë në aksion. Nuk keni qoftë dhe një “famë” në Bruksel dhe kryeqytetet relevante për një drejtësi të zbatuar kundër politikanëve të korruptuar dhe institucioneve shtetërore të tilla, por dhe qeveritarëve të inkriminuar e në bashkëpunim me krimin e bandave, atë të organizuar që veprojnë në territor. Atëherë kush vjedh e shpërdoron në Shqipëri lind pyetja. E përgjigja o miku im më tha gazetari i huaj është se: Në Shqipëri vjedh vetëm populli dhe ai mbase mund të dënohet. Ju keni shkuar në atë që dikur përflitej se: duke mos ndërruar klasë politike hajdute dhe të korruptuar, duhet të ndërroni – popullin.

Na njohin mirë dhe as që ka nevojë për shumë vërtetime, sepse shifrat që japim si institucione mjaftojnë të tregojnë shpërdorimet prej miliardash dhe skandale miliona euro apo dhe gjoba po ashtu. Vidhet gjithçka, por askush nuk mund dhe nuk do të dënohet apo procedohet. Askush lart në politikë pushtetin qendror dhe atë vendor nuk akuzohet nga akuza si prokuroria dhe askush nuk gjykohet dhe jepet vendim si drejtësi. Askush. Por mirë kush vjedh në Shqipëri miliarda?

Përgjigja ime është cinike, por e vërtetë. Vjedhin energjinë shqiptarët dhe kur kapen po nuk patën para, futen në burg. Vjedhin supermarketetet dhe futen në burg, u shmangen taksave dhe procedohen apo futen në burg, nuk paguajnë ujin dhe procedohen, dalin pa maskë dhe gjobiten, pastaj dhe kur gjobiten nga policia për parkim të gabuar sot ka dalë moda e gjobës “virtuale”, e cila vendoset pa asnjë dokumentim dhe shqiptarët paguajnë. Shqiptarët futen në burg për 5 gram hashash dhe si për 5 kg heroinë, shqiptarët futen në burg për grabitjen e një dyqani dhe për grabitjen e një shtëpie. Po mirë të gjitha këto që po i quaj vjedhje bëjnë a s’bëjnë 1 milion euro???? Ja po i shtoj dhe po them 5 milionë abuzim dhe vjedhje të shqiptarëve. Por po ekzagjerohen dhe po e çoj 10 milionë se “shpërdorojnë ujin”. Po mirë abuzimi mbi 1.3 miliardë euro nga kush kryhet? Vjedhjet e jashtëzakonshme bashkë me shpërdorimet miliarda e miliarda lekë të rrugëve dhe investime korruptive nga kush bëhen? Kush i vjedh miliardat në këtë vend? Askush... Sepse nuk ka të proceduar dhe nuk ka fare proces dhe nuk ka aspak të dënuar nga medemek drejtësia shqiptare. Nuk ka as akuza dhe pse plasin ato në media dhe rrjete. Nuk ka. Pra në Shqipëri vjedh vetëm populli dhe ai dënohet. Pse? Sepse është vendi më i padrejtë në Europë. Sepse kështu është ndërtuar e gjithë “lëkura” e shtetit korruptiv shqiptar. Kështu janë bandat politike të lidhura me fitimin në saj të vjedhjes së parasë publike të shqiptarëve. Kështu ishte dikur qeveria e doktorit dhe kështu, në mos më keq, është dhe qeveria e piktorit. Kështu janë partitë në përgjithësi dhe kështu janë organizimet e shoqatave të dala dhe mbrojtura nga kjo klasë politike. Kështu janë bordet famëkeqe satanike dhe grabitqare kudo në rrënjët e ngrehinës së shtetit super korruptiv shqiptar. Një ngrehinë e shtetit e kalbur në çdo tullë nga korrupsioni në saj të drejtësisë jo thjesht të munguar, por të pa drejtë. Askush nuk mund të matet me ne në këtë drejtim. As Mali i Zi shtet i vogël sigurisht korruptiv, por kurrë si ne, sepse ka dënuar njerëz lart për korrupsion, as Maqedonia e cila deri te kryeministri dhe ministra, as Serbia dhe as që bëhet fjalë të krahasohemi me Rumaninë dhe Bullgarinë apo me Kroacinë. Kurrën e kurrës që jo. Kjo ngrehinë e shëmtuar që ka sot shteti shqiptar dhe drejtësia akoma më e shëmtuar brenda, dënojnë vetëm shqiptarin që vjedh ujë dhe drita apo shet pa leje ose iu ikën taksave. Pra në Shqipëri sipas drejtësisë së politikës super korruptive në pushtet dhe opozitë, i vetmi përgjegjës si vjedhës është shqiptari i vogël, ai fukarai, ai që ia merr mendja qoftë dhe nga fukarallëku të vjedhë diçka sa ka mundësi ai. Miliardat e vjedhura nga politika dhe politikanët me miqtë e tyre multi miliarderë dhe bashkëpunëtorë në vjedhje tenderash dhe parasë publike - jo. Ata janë burra të mirë dhe sigurisht që burgun e meriton ai poshtë fare.

Tashmë është gjithçka e qartë. “Demokracia” shqiptare ka folur. Në Shqipëri vjedh vetëm populli, sepse vetëm ai dënohet. Hajdutë të tjerë nuk ka. Ose më mirë. Hajdut në Shqipëri është ai që vjedh energji, kurse ai që vjedh një miliard lekë është një “i nderuar” që sigurisht respektohet dhe nga drejtësia e inkriminuare padyshim takohet dhe i jepet dora dhe nga ambasada, ambasadorë të akredituar në Shqipëri.