BREAKING NEWS

Shpresë e madhe! Studiuesit gjermanë shpikin testin që e jep menjëherë rezultatin për Covid19, mund të verifikojnë deri në 400 mijë raste në ditë (DETAJET)

Shpresë e madhe! Studiuesit gjermanë shpikin testin që e jep
x

Opinion / Editorial

Në kohët moderne, nuk ka nevojë për leksione "Fb &Portal" ikanakësh!

Në kohët moderne, nuk ka nevojë për leksione "Fb

U bë "virale" një hartim i një vajze sigurisht të re që "i bënte radiografinë" Shqipërisë së sotme politikisht dhe ekonomikisht duke vendosur dhe pse e marrte malli, për të ikur nga pikërisht vendi i bukur që e adhuronte! "Hartimi" që kishte shkruar nuk kishte asgjë të veçantë dhe asgjë që nuk dihej dhe asgjë për tu habitur, por " forcat e armatosura "fejbukiste & portaliste" dhe deri televizione po i bënin një fushatë të madhe propagandimi që gati gati, fillova të dyshoj mos kam të bëj me një gjenialitet politik dhe filozofik, që po humbja rastin ta dëgjoja. Kur më në fund u bë e mundur nëpërmjet një televizioni për të kuptuar se sigurisht nuk ishte asgjë tjetër përveç se një flluskë e ngritur në "lartësitë" e portaleve, por pa asgjë të veçantë në thelb. Nejse asaj i shkoftë jeta mbarë aty ku është! Por sot si Shqipëria dhe shoqëria, jeta jonë, e njerëzve që kanë vendosur të mos ikin nga vendi i tyre - nuk kanë nevojë për qaramanllëqet dhe hartimet e ikanakëve si të rinj dhe të vjetër në moshë.

Kjo shoqëri sot, nuk ka nevojë as për leksione mërgate që nuk bën asgjë për vendin e saj dhe as për patriotizmin fejbukist dhe portalist dhe deri televiziv idiot, që nuk ka parasysh thelbin, por merret me lustrën dhe sipërfaqen. Sot njerëzit janë të lirë të ikin nga vendi i tyre, të ndërtojnë jetën ku të duan dhe tju duket më mirë, kur është e mundur që të bëjnë një jetë më të qetë dhe të sigurtë. Po dhe është e drejtë themelore e tyre. Sot Shqipëria nuk jua siguron këto të drejta. Përkundrazi në shumë raste jua privon. Shumica e kësaj shoqërie këtë gjë e di. E dinë se kanë qeverisje të shëmtuara dhe opozitë të shëmtuar, se nuk kanë drejtësi dhe nuk ka punë për njerëzit e pikërisht punës, por kryesisht vetëm për hajdutët në rrugë dhe zyra. E dinë se nuk ka zyra e administratë normale dhe as shkollim, as shëndetësi të drejtë dhe ndershme. Kush nuk i di këto. E dinë shumica e shqiptarëve që nuk ka lidershipe politike normalë dhe të ndershëm apo sëpaku që të jenë të përkushtuar për vendin e tyre. Përkundrazi, kanë sipër tyre delirantë të korrupsionit dhe krimit politik. Çfarë nevoje për hartime qaramane ka kjo shoqëri për të shumëfishuar idenë e largimit nga sytë këmbët nga Shqipëria? Sepse në bazë të hartimit "silvian mode" ky ishte dhe konkluzioni! Po pra - po iki se kështu është Shqipëria. Sidomos nga individë që nuk kanë pasur kohë, as moshë, të japin qoftë dhe një kontribut të mirëqenë për Shqipërinë. Pavarësisht dëshirës së mirë për të dhënë pikërisht kontribut. Por që nuk kanë krahasim me njerëz që kanë dekada që japin në vendin e tyre dhe si shpërblim marrin shqelma shoqërorë dhe politikë nga të gjitha anët dhe nuk largohen nga vendi i tyre. Nuk largoheeeeen?!! Nuk ikin. Po pra, qëndrojnë dhe mundohen të përballen me të keqen në vendin e tyre. Jo thjesht përshtaten, por përballen. Reklama dhe propagandimi nuk mund tju bëhet "ikanakëve politiko-patriotikë" ose dhe folklorikë jashtë Shqipërisë, por njerëzve që qëndrojnë dhe japin veten e tyre, provojnë privacionet më të mëdha në vendin e tyre, për ta bërë atë më të mirë edhe pse koha është shumë kundërshtare e jetës së tyre personale! Dakord?!

Në kohën moderne fejsbokistët "ikanakë të diasporës pa kontribute" (respekt asaj që punon fort për Shqipërinë) nuk mund të na bëjnë si dikur Çajupi dhe Naimi me poezitë e tyre, njëri nga Misiri apo Kajro dhe tjetri nga Stambolli, sepse ata kushtet ashtu i kishin. Sot nuk mund të bëjnë "dallëndyshet" e bukura të hartimeve idiote me "patos" vajzëror, kur kanë të gjitha mundësitë të sakrifikohen për vendin e tyre. Kur nuk duan të sakrifikohen, bëjnë mirë të mos na japin leksione, sepse askush nuk ka nevojë për leksionet (ikanake) e fejsbukistave dhe portalistave kot nëpër botë, që kështu në këtë mënyrë, tallin trapin jo vetëm me ata që qëndrojnë në Shqipëri, por dhe me vendin e tyre si me dashje dhe pa dashje. Thjesht kërkojnë famë dhe e gjejnë në marrëzinë e rrjeteve sociale, por pa sjellë asgjë, asnjë zgjidhje dhe akoma më shumë asnjë kontribut. Për të tilla delire që ju palosen sipër atyre të qeverisjes dhe opozitarizmit, si njëra dhe tjetra në mënyrë të dukshme të këqija - kjo shoqëri dhe ky monument tragjik politik dhe jetësor nuk ka asnjë nevojë. Ka shumë të ikur ose larguar, por që nuk bëhen "ikanakë" që të japin leksione. Ka shumë vajza dhe djem që kanë mbaruar shkëlqyeshëm jashtë, por nuk shkruajnë hartime dhe t’i paguajnë për një marrëzi divulgative. Ka shumë të ikur, por që nuk përfitojnë nga hartimet idiote që paguhen të divulgohen si tallje e fyerje për vendin e tyre, duke e bërë veten "të persekutuar" me mall për vendin, ndërkohë që shumë qëndrojnë në Shqipëri për tu përballur dhe pse kanë të gjitha mundësitë për të ikur. Sot nuk kemi nevojë për të tilla marrëzi hartimesh të "heroinave" që nuk i pranon ky vend apo "nuk i respekton ky vend". Këto heroina të rrinë aty ku janë, se asgjë nuk kishin për të bërë po të ktheheshin dhe askush nuk do t’i kishte ndjekur ngaqë janë të pabesueshëme. Ky vend ka nevojë për heronj të vërtetë që përballen përditë duke punuar me padrejtësitë si shoqërore dhe atë të pushtetit, që paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbime dhe që jetojnë në vendin e tyre duke ditur se sillet në saj të njerëzve në drejtim - si i padrejtë! Këta janë shembujt dhe jo ikanakët folklorikë që fitojnë klikime në "fejsbuk" (facebook) dhe pastaj kur flasin kuptohet qartë se janë "byk" pavarësisht notave të mira në Suedi apo kudo që ti ke (të) marrë. Kur e konsiderojnë veten patriotë ata jashtë vendit, kur ata bëjnë patriotin - po ne që jetojmë në këtë vend, që nuk kemi vendosur të ikim e të jetojmë (më mirë) në dhé të huaj çfarë duhet të quhemi? Po por kur jua bën këtë pyetje të thonë - je një i marrë që jeton në atë vend. E po të jetë kështu puna, atëherë konkluzioni është i qartë. Nuk kemi nevojë për hartimet fejsbukiste politiko- patriotike të ikanakëve! Jo, asnjë nevojë dhe asnjë dëshirë për t’i lexuar dhe dëgjuar!