BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Në Kosovë kërkohen zgjedhje të parakohshme në kushte karantine!

Në Kosovë kërkohen zgjedhje të parakohshme në kushte

Në kohën kur bota është vënë në karantinë për t`u mbrojtur nga armiku i padukshëm, në Kosovë, ndodh çudi e madhe. Liderët politik kërkojnë të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Si është e mundur një kërkesë e tillë, e dalë nga zyrtarë të lartë të një vendi, kur COVID-19 u rri si mal i madh mbi krye. Rreziku i coronavirusit është një emergjencë publike, e cila kërkon të merren masa urgjente për t`u mbrojtur nga kjo pandemi globale vdekjeprurëse, ndërsa në Kosovë kërkojnë t`a sfidojnë këtë flamë, që kërcënon popujt e botës. Liderët politik, institucionet shtetërore, shoqërore, sociale, njerëzore po shohin në kohë reale si sëmundja tinëzare ka pushtuar botën dhe ka marrë mijëra jetë njerëzish. Duket se për kosovarët kjo luftë e frontit të përbashkët nuk i ka përfshirë seriozisht. Ata gjejnë kohë për t`u marrë me sherre politike, që për kohën janë luks i madh. A është në të vërtetë Kosova në kushte ideale për të bërë debate politike, në një kohë kur coronavirusi është i pranishëm edhe në trojet kosovare? Të mos harrojmë se në Kosovë janë identifikuar mbi 90 raste me coronavirus. Në vendet ku është shtrirë kjo epidemi vdekjeprurëse qeveritë, institucionet e shtetit nuk po gjejnë kohë të marrin frymë, sepse e tillë është situata e krijuar, në ditë ikin nga kjo jetë qindra njerëz të moshave të ndryshme, ndërsa shqiptarët e kombit tonë sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë shqetësuese.

Nuk besojmë se në Kosovë mungon shqetësim publik, qeveritar, shoqëror, njerëzor. Si është e mundur që institucionet e shtetit, njerëz me reputacion shoqëror e intelektualë nuk e zënë kohën e çmuar për t`u marrë me problemet jetësore të armikut që i ka shpallur luftë botës, por gjenerojnë energji dhe ushqejnë epshet politike e zgjedhore. Presidenti Thaçi bëri të ditur në një dalje publike se nga e hëna do niste takime me liderët për situatën e re politike që është krijuar në këtë shtet relativisht të ri, me institucione të brishta, por legjitime. Nga Presidenti kërkohet një qeverie me bazë të gjerë. Komunikimi institucional i Presidentit ndodh në kohën kur në shumë shtete potencionalisht të fuqishme po ndërtojnë platforma pune për ti bërë bllok, për të ndërprerë zinxhirin e coronavirusit, si një armik i padukshëm, i panjohur për shkencën mjekësore, që ka vënë  në vështirësi popujt, jetën e njerëzve, i ka zënë në befasi institucionet shëndetësore.

Subjekte politike të caktuara në Kosovë kërkojnë me ngulm datën për zgjedhje parlamentare të parakohshme, si kundërpërgjigje e një mocioni mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit. Përplasjet e grupimeve politike ka shënuar një kulm të ri në Kosovë dhe kjo ndodh kur populli, njerëzit, votuesit kanë nevojë për masa të rrepta shtrënguese, për t`u mbrojtur nga sulmi botëror i COVID-19. Sot popujt janë në një front mendimi e veprimi për të kaluar këtë rrezik të madh, ku shoqërohet me kosto të madhe ku kanë humbur jetën mijëra njerëz. Edhe Kosova është në prag të shtetrrethim, që do të thotë se armiku ka hyrë në këto troje. Madje ka humbur jetën nga ky armik edhe një qytetar. Pra armët e qeverisë, të komunitetit kosovar duhen drejtuar nga armiku e jo të mbahet inat për një lëvizje politike, e cila, në fund të fundit, rregullohet në kohën kur është larguar kjo zonë e kuqe që ka pushtuar botë. Të lësh në harresë kërcënimin e coronavirusit, të harrosh rrezikun e tij dhe të merresh me punë politike, kur askujt në botë nuk i shkon në mend, kjo është çmenduri! Si është e mundur që liderët politikë, në vend të ndërtojnë programe pune për të mbrojtur njerëzit nga sulmi i COVID-19, kërkojnë në kohë ekstreme të nxjerrin kapital politik, për të zënë kolltukët e qeverisë, kolltukët e shtetit në Kosovë.

Nga Shqipëria u nisën në Italinë fqinje 30 mjekë e infermierë për t`u rreshtuar në frontin e zjarrit në Bergamo. Mjekë e infermierë iu bashkuan kolegëve të tyre në shtetin mik për tu përballur me armik të përbashkët, për t`iu gjendur fqinjit në ditë të vështira. Askush nuk ka nxjerrë fjalë se misionarët e Shqipërisë po ndihmojnë këtë apo atë parti në Itali, askush nuk tha se misionarët janë njerëz me pasaportë të përzgjedhur politike nga Shqipëria.

Etja për pushtet e liderëve në Kosovë, nuk janë të rastësishme, ato e kanë një bazë, e kanë një domethënie. Nuk është aspak normale që të investohet moral politik në kohë lufte, duke shpërdoruar detyrën fisnike për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, të një populli të tërë, të një kombi. Kjo ndodh në një kohë të çmendur, nga njerëz të çmendur. Mund të jetë rasti i vetëm në botë, me një histori të tillë, kur bota lufton me coronavirusin, ndërsa në Kosovë kërkojnë zgjedhje të parakohshme kur pandemia po i luanë mendsh qeveritë dhe shetet. Harrojnë se armiku është ulur këmbëkryq dhe i ka gjetur kushtet e përshtatshme për të bërë gjëmën si, në Itali, në Spanjë, në Francë. Kosova nuk ka se si të bëjë përjashtim. Populli është vigjilent dhe e di mirë se punët e mira i bëjnë njerëzit e arsyeshëm, me mendje të ftohtë, që nuk marrin flakë nga pasioni për të kapur zyra shteti e pushteti.