BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Në kujtim të një revolte të tradhtuar

Në kujtim të një revolte të tradhtuar

Sapo u mbush një dekadë e plotë nga revolta e madhe popullore, e cila në histori njihet me termin “Ngjarjet e 21 Janarit”, revoltë kjo, që mbas asaj të vitit 1997 është e dyta për nga madhësia shtrirja dhe problematika. Po si lindi kjo revoltë dhe cilat ishin shkaqet e një pjesëmarrje kaq të madhe që Partia Socialiste, e cila ishte në opozitë, të mund të organizonte një protestë kaq të fuqishme ndaj regjimit diktatorial e të korruptuar të asaj kohe (se mos sot është regjim i pastër) që në “treshen pirosti” pushteti qëndronte nën këmbët e Berishës-Metës dhe Lulushit? Ndodhi dhe më vonë kur PD-ja ishte në opozitë që deputetët e saj u futën në çadra, por populli madje dhe vetë militantët e vet e braktisën shpejt. Pra, duhet të ketë patur arsye madhore deri sa jo vetëm pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e madhe, por dhe vetë konfrontimi me shtetin diktatorial ishte po aq i madh. Shkalla e lartë e papunësisë dhe arratisja masive e shqiptarëve drejt vendeve perëndimore, pagat dhe pensionet e ulëta, manipulimi i zgjedhjeve lokale, shkalla e lartë e korrupsionit ndërgjegjësuan, madje në një farë mënyre ishte dhe revoltë e madhe popullore, revoltë kjo që populli e kishte jo vetëm me shtetin e kërbaçit berishian, por ndofta dhe inat zhgënjyes me vetveten, sepse mirë që në periudhën 1991-‘97 nuk e njihnim mirë Berishën dhe shpresonin në “demokraci” ashtu sikurse shpreson një kristian në piacën para Vatikanit, kur Papa lëshon pëllumbat e paqes, teksa bota ndizet më keq duke shkuar drejt luftërave... Pra mirë atëherë që ky popull nuk e njihte, po si i bëhej hallit, se atë (Saliun) koha e pabesive e sollën përsëri në pushtet, që shqiptarët të riprovonin zullumet e tij pa anë e pa fund? Të mos kishte vënë mend Saliu nga ‘97-ta, teksa pikërisht në marsin e tij viti ai nga frika që e pat mbërthyer vendosi llastik në fundin e pantallonave?! Apo mos vallë tashmë ai ishte më i sigurt sepse njëra “këmbë e pirostisë” që e mbante atë në pushtet vinte nga një e ashtuquajtur “forcë e majtë”. Po kush na qenka ky “flori shtatvogël” me trupin e ngjashëm si të Napoleon Bonapartit i cili zvarritej i padukshëm kurdoherë e në hije mbas forcës së arit, parasë dhe pushtetit? Skrapaliu kokëshkretë i etur për pushtet rëndësinë dhe peshën e tij nuk e ndiente aspak te fuqia ekzekutive që i jepte pushteti i shtetit të tij, por te mundësia që i jepte ky shtet e pushtet, për ta bërë atë të plotfuqishëm në aferat e mëdha fitimprurëse. Në atë kohë nuk besoj që të kishte shqiptar të mos ketë parë videot e tij të regjistruara, bisedat e hapura e të paturpshme të tij me të ndjerin Prifti, se si ai i kërkonte paratë e me çfarë pasioni prej të marri. Dhe a e dini që shteti i Berishës, mbas ngjarjeve të 11 janarit, atë e nxori të pafajshëm, madje na qenka një trukim i madh dhe një montazh i ish-socialistëve të tij të dikurshëm që na e kishin marrë inat Lilin e vogël të rinisë së ish FRESH-it, teksa ai ngërdheshej përpara ekraneve? Po pse qeshte Meta duke deklaruar pa e çarë aspak se dorëheqjen që i kërkonte opozita, do jepte jo kur donin ata, por fiks mbas dy vjetësh dmth në zgjedhjet e reja që do të vinin?! Ka një logjikë të thjeshtë se buzëqeshja e tij ishte kod sekret dhe radiogram dërguar si Berishës (si për t’i thënë atij por dhe të tjerëve, që shiko me mua mos e kruaj se dhe unë i di më mirë pushtllëqet e tua, të Mediut, të Imamit të Zenit, por dhe si e sa ke marrë prej të tjerëve, po kështu dhe prej meje nëpërmjet lëshimeve që të kam bërë).Veçse duhet thënë se nga ana tjetër ky ishte dhe një mesazh i hapur dërguar Ramës, se e ke të kotë or Edi Rama dhe a e di perse e ke të kotë? Sepse “Ligji jam unë” ndaj e kam dhe emrin “Ilir” jo për të treguar identitetin tim historik e kombëtar se ai dihet, por sepse “jam i lirë” të bëj ç’të dua e si të dua. Unë nuk jam ti që tërhiqesh jam kokë skrapaliu, që atë që thotë e bën. Dhe Saliu e bëri të vetën si burrë malësie, duke deklaruar në mbledhjen e qeverisë së tij se: “Videoja na qenkësh një material i trukuar dhe i trukuar në mënyrë diletanteske”. Këto e shumë arsye të tjera me të drejtë ishin revoltuese për të gjithë njerëzit e mirë e të ndershëm, prandaj dhe masiviteti i kryengritjes ishte i asaj shkalle saqë tronditi krejtësisht nga themelet shtetin e “Dinastisë Berisha” madje ngriti në alarm Europën dhe Amerikën. Plot emocione, por dhe i trembur sa ska më, nga kërcënimi i Saliut se “ai që do të tentojë që shkel ligjin do të përballet me forcën dhe ashpërsinë e tij”, Edi Rama si për t’u shfajësuar, do t’i përgjigjej se: “Ne as që mund ta pengojmë dot popullin për të marrë në dorë fatet e veta” teksa po më 21 Janar, ai dhe shumica e partisë borgjeze të socialistëve do ta ndiqnin dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve mbrapa xhamave të kristaltë të lokaleve luksoze. Dinamikë kjo që u karakterizua nga dhuna e ushtruar prej forcave represive të xhandarëve berishianë dhe “gardës së tij pretoriane”(Për të mos thënë tropojane) duke hapur zjarr mbi protestuesit dhe vrarë katër prej tyre. Por Berisha nuk është thjesht një “person Berishë”, jo kush e mendon të tillë gabon! Natyrisht ai ka tiparet e një hakmarrësi të egër shpellar, që shikon vetëm me një sy si Polifemi i epikave greke, por egërsia e këtij njeriu qëndron pikërisht te natyra jo vetëm e partisë së tij të cilës ai i veshi këmishën e zezë të “qindësheve”, por dhe te vet natyra e sistemit të kapitalit që ai përfaqëson, te i gjithë boshti i tij i cili ngrihet dhe themelet i ka mbi mundin djersën dhe gjakun e shtresës që kapitalizmi shqiptar shtyp e shfrytëzon pa mëshirë. Saliu i rritur në kullat dhe shpellat e Vuçidolit si njeri prehistorik nga pikëpamja etiko-morale (i cili ende nuk e gëzon dot të drejtën si “Homo sapiens” nuk rri dot pa flakë e pa zjarr). Pishtarin e flakës ai e mbajti në dorë qysh me 1991-shin, ‘97-n, 2008-n ose Gërdecin, e jo më 11 Janar që ai do kremtonte madje dhe Festën e Republikës duke vrarë katër anëtarët e saj. Po kush u vra? Pikërisht e dhanë jetën katër martirët, të cilët u ngritën për të drejtat e tyre dhe asnjë “hierark i lartë” deputet apo drejtues partie, qoftë ky i të majtës ashtu i të djathtës. Të parët luftonin për të mbrojtur pushtetin e tyre (nënkupto privilegjet fitimprurës të tyre) do të ironizonin kundërshtarët: “Provojeni dhe një herë po jua u mbajti dhe kini për ta mësuar mirë se Institucionet e këtij vendi, kurrë, nuk ka bandë as banditë, nuk ka puç as puçist, që do të mund t’i marrë ato”, teksa të dytët të bërë dyllë të verdhë nga frika (kupola drejtuese e PS) si për t’u shfajësuar dhe për të rënët, mbase dhe një premtim ndaj tyre do të deklaronin se ja: “Pasi të nderojmë të vrarët që dhanë jetën në një demonstratë për lirinë dhe drejtësinë e sigurojmë Saliun se do të na ketë përballë”. Dhe Saliu si përherë, as që e çau zollotën fare teksa PS-ja u vesh krejt në të zeza si një vejushë për të çuar lule te të rënët. E mallkonin Saliun duke çjerrë faqet e qarë me lot krokodili. Çfarë hipokrizie! Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët nuk i kanë harruar deklaratat e Ramës se për martirët dhe ata që i vranë katër dëshmorët, përgjegjësit, shkaktarët dhe kriminelët do të viheshin përpara bankës së të akuzuarve. Dhe ky ishte një premtim në formë betimi që u deklarua pikërisht te gjaku i derdhur. Po si është e mundur kjo, si u bë e mundur që trimi i madh Edi Rama ta tradhtonte fjalën e tij? Apo mos vallë populli këtij njeriu iu desh sa për të siguruar me kostumin e kryepushtetarit, lakuriqësinë e tij në plazh dhe në fund ik pirdhu e mos më ça menderen or popull?! Kush e pengoi Ramën që edhe pse ishte në pushtet të hapte gjyqin kundër vrastarëve të vërtetë dhe jo kundër një apo dy zorraxhinjve me grada, që thjesht ishin zbatues urdhri? (Madje dhe atë e ngriti vetë Berisha sa për “Show mediatik” duke formuar dhe një të ashtuquajtur “komision parlamentar hetimor”, ku kryetar i de fakto ishte Berisha për të marrë në hetim de jure, po Berishën) Mos vallë shkarkimi i Ina Ramës ose “Silvia Kontit – shqiptare”? (Silvia Konti – personazh artistik i kinematografisë italiane, simbol i k/prokurores anti mafia, krahasim ky, që Berisha e bëri ndaj saj kur e emëroi k/prokurore). Pra, ky mos ishte një mësim tregues dhe për Ramën se në çdo ndërmarrje apo veprim të tij kundër “Zeusit” rrufetë do t’i binin atij në kokë? Apo mos vallë vlerësimi i ambasadorit amerikan A. Arvizu, kur deklaroi se Sali Berisha është një burrë shteti e bëri të tërhiqej si një lepur i frikësuar, që ndonjëherë gjendet i ngordhur nga frika, se sa nga saçmat e çiftes?! Mirë ato, por për nder të gjakut të tyre gjatë kohës së sundimit të tij i vendosi emrin një rruge apo dhe një institucioni eeee... aq sa bënë dhe për Artur Rustemin rënë në revoltat e 1997 në Vlorë! Jo ai as këto s’mund t’i bënte dot, sepse është e ngelet frikacak i pështirë. Dhe një lepur frikacak si Rama, i cili e tradhtoi vetë i pari lëvizjen popullore, nuk mundet ta ketë kurajon që kriminelët që lyen duart me gjakun e popullit, t’i vendosi në bankën e të akuzuarve. E shumta që ai mund të bëjë, është të denigrojë Luftën Nacionalçlirimtare, të shajë e anatemojë komandantin e saj Enver Hoxhën dhe komunizmin e t’u thurë ditirambe apo t;u bëjë një pikturë, nga ku së bashku me orkestrën e madhe të tradhtisë, të këndojë në kor sëbashku me ta himne, këngë madje dhe marshe për ballistët dhe kryeballistin Mithat Frashëri.