BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x
BREAKING NEWS

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në
x
BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x

Opinion / Editorial

Në Kukës nuk bëri punë as Gazment Bardhi

Në Kukës nuk bëri punë as Gazment Bardhi

Pritmëria dhe euforia që e çoi shpurën e deputetëve të foltoristëve, plus ata që çoi në pajë Gazment Bardhi tek babai politik deri në Kukës, nuk i bëri asnjë fajde. “Bashkimi për fitore”, realisht qysh se u krijua, ky amalgam artificial, thjesht për ta patur si çadër për t’u regjistruar në zgjedhje, ka çuar nga humbja në humbje. Ky bashkim deri ditë më parë ishe dopjo kolor ose dydimensional. Dy kufiza,Berisha plus Meta. Me prurjen më të re, atë të mbërritjes, duke iu fryrë borive të triumfit, iu bashkuan dhe një grup deputetësh që mori me vete Gazment Bardhi, i cili trumbetoi se ky ishte bashkimi i vërtetë që do të shoqërohej me fitore të thellë në zgjedhjet më të afërta, ato në bashkinë e Kukësit. Në realitet ky bashkim ishte karshillëk ndaj mazhorancës e sulmuar nga të gjitha drejtimet si partia e të superkorruptuarve që ka gjysmën e qeverisë në burg dhe kryetari i saj dhe kryeministri i konvertuar nga lideri i “Rithemelimit “ Berisha si Lukashenko dhe Kadafi i ditëve tona, i cili u mbajt nëntëdhjetë minuta nën hetim nga agjentët e FBI -së dhe është në rreth të kuq, pasi ka korruptuar drejtuesin e kundërzbulimit amerikan. Me këto fantazi, ashtu si edhe me kurthet dhe skuthet, shantazhet mjeshtërore , siç u veprua vite më parë me Shukriun e Dibrës dhe pak javë më parë në Kukës me Gjicin, rezultuan të pasuksesshme. Përkundrazi , treguan se shqiptarët, qytetarët e trevës tonë të veriut, të zgjuar natyralë me një elokuencë të habitshme i përbuzin metoda të tilla të ngjashme me ato të KGB-së dhe sigurimit tonë të djeshëm. Është humbje kohe të gjendet fajtori kryesor dhe të evidentohen tërë ata që e kanë çuar PD nga humbja në humbje. Ata që e kthyen Kukësin në admirues të PS. Dhe vargun e këngës nga fitorja në fitore e kanë zëvendësuar me nga humbja vijmë drejt humbjes shkojmë. Eksperimentimi me kurthe dhe skema tragjikomike për të kapur në skandale seksuale kryetarin e bashkisë, i cili natyrisht që është i fajshëm, nuk të nxjerrin në bregun e fitores. Të mbytin me gjithë anijen dhe ekuipazhin edhe pse këtë herë në varkën e shpëtimit u punësua si timonier i sprovuar Gazment Bardhi me gjithë,Flamur Nokën dhe të tjerë deputetë, që nuk i respekton askush. Fajtori më i madh për humbjen në Kukës është ai që nuk e pranon fajin. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, një zë paksa më realist, ka reaguar për rezultatin në Kukës, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka humbur përballë atij socialist. Sipas tij, problemi nuk zgjidhet duke kërkuar fajin te tjetri e duke përjashtuar veten, ndërsa shtoi se të gjithë janë fajtorë, por fajtor më i madh është ai që nuk pranon fajësinë. Këtu Gjekmarkaj nuk i vë emrin fajtorit dhe kjo flet për kritika me doreza kur në këtë parti kërkohet qilizëm i thellë. Nuk mjafton keqardhja për humbjen e thellë të demokrateve në Kukës, të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë në bregun e fitores. Nuk e zgjidh problemin kërkimi i fajtorëve përtej liderëve dhe bashkimeve të panatyrshme, aq më pak, beteja si Muji me Halilin në “Eposin e Kreshnikëve” apo në meloditë e njohura të këngëve mbaja krahun. Fitorja e Halilajt në Kukës foli qartë dhe shkoqur. Po ata që dëgjuan fjalimin e shkurtër të tij, në se këtë do ta dëgjonin para zgjedhjeve rezultati nuk do ishte me pesëmijë vota më shumë po me dyfish. I përmbajtur. Fjalëpak. Me kokën ulur pa eufori, ai foli për punët që e presin dhe detyrat që nisin që nga nesër. Gjykoni se çfarë feste do ishte sot në Kukës në se këtë fitore do ta arrinte kandidati i Berishës. Do ishin shembur trotuaret. Do ishin çarë daullet. Do këndohej me muaj e vite melodia e fitores. Demokratët, besoj se me këtë humbje të fundit në Kukës, duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Dhe betejën nuk duhet ta kenë as me Bashën, i cili u la fushë të lirë, pasi sot do ishte në goditjet epike të foltoristëve si i vetmi fajtor i humbjes as me Edi Ramën. Ata duhet të pastrojnë shtëpinë nga bloza që u varet nga trarët dhe po i mbyt të gjithë. “Non grata” dhe fitore janë vite dritë larg. Le të këndojnë humbësit dhe le të vajtojnë vjedhjen dhe intimidimin e votuesve. Kuksianët, ashtu si tërë shqiptaret, janë aq të zgjuar dhe e dinë shumë mirë historinë dhe shkaqet e humbjes së Berishës dhe fitoren e Halilaj. Dhe natyrisht e kanë memorizuar çdo detaj. Dhe besojmë se presin reflektim, i cili nis nga ndryshimi i atyre që i kanë çuar nga humbja në humbje, largimin e tyre në shtëpi.