BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Opinion / Editorial

Në mbështetje të shqiptares nga Shkupi Habibe Duraki për në Parlamentin e Mbretërisë së Belgjikës

Në mbështetje të shqiptares nga Shkupi Habibe Duraki për

Po ndaj me ju, mike dhe miq të dashur, një lajmë vërtetë mbresëlënës. Zonja Habibe Duraki është një vajzë e re me origjinë nga Shkupi, por që jeton në Bruksel. Iku nga vëndlindja një fëmijë i vogël dhe u rritë, u edukua, mori arsimin e lartë, u punësua dhe ndërtoi një familje të mrekullueshme, me tre fëmijë si yje, në Mbretërinë e Belgjikës, në këtë vend aq të dashur për cilindo shqiptar, sa me të drejtë gjithësejcili prej tyre, nëse ka jetuar aty qoftë edhe sadopak, e konsideron si Atdheun e tij të dytë.

E kemi njohur familjerisht, sepse kemi jetuar në një fqinjësi shumë të mirë në Belgjikë së bashku, Familjen "Duraki", përveçëse ishim me kombësi shqiptare. Një familje model, me edukatë shëmbullore, tepër të virtytshëm të gjithë pjesëtarët e familjes. Mirësia, atdhedashuria, humamizmi, solidariteti shëmbullor, shenjtëria që i jepnin kombësisë së tyre shqiptare, mirënjohja pa kufi për Mbretërinë e Belgjikës  që i futi në gjirin e ngrohtë të vet, ishin dhe kanë mbetur vlerat sinjifikative të gjithë Familjes "Duraki", por posaçërisht të bijës së kësaj familje, Habibe Duraki.
Habibe Duraki vitin e kaluar n'a bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar, sepse ishte më e votuara në zgjedhjet për pushtetin vendor në komunën Evere, më e madhja e kryeqytetit Belgjikës dhe të BE,  Brukselit. Ajo është zgjedhur Nënkryetare e Komunës Evere në Bruksel, duke u evidentuar si shqiparja e parë më e votuara dhe me postin më të lartë në Belgjikë. 
Në zgjedhjet e 26 majit 2019 për Parlamentin e Belgjikës, shqiptarja jonë Habibe Duraki është kandidate për deputete. Është në nderin e çdo shqiptari, të kudondodhur, posaçërisht e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë, që t'a mbështesin me të gjitha mundësitë dhe mjetet kandidaturën e saj, duke respektuar kështu vetveten tonë, kombësinë tonë, emrin e shqiptarit, personifikimin tonë me vlera dhe virtyte qytetëruese evropiane. Suksese dhe dalshi faqebardhë vajza jonë, motra jonë, bija jonë, shkupiania jonë, shqiptarja jonë, duke u bërë pjesë e Parlamentit të Belgjikës dhe duke n'a lumturuar të gjithëve si shqiptar që jemi.

 Nga Av. Idajet Beqiri