BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Në ndihmë të konferencës antikorrupsion, le ta denoncojmë troç atë që na torturon!

Në ndihmë të konferencës antikorrupsion, le ta

Konferenca antikorrupsion e organizuar nga qeveria me institucionet e zbatimit të ligjit dhe pjesmarrje të gjerë të grupeve të interesit dhe politikëbërjes, si dhe pjesëmarrjes së veçantë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, është një iniciativë që duhet përshëndetur. Korrupsioni  dhe lufta ndaj tij është një nga hallkat më të dobta të funksionimit të shtetit shqiptar. Në këto tri dekada demokraci, mitmarja dhe mënyra e dhënies së ryshfetit që shumë herë shkojnë në shifra të frikshme, shto këtu edhe dhëniet më koncesion të veprave të mëdha apo PP, pa folur për blerjet direkte apo sekrete,  ka shtresëzuar korrupsionin, e ka kalcifikuar atë, duke krijuar një shtresë të padepërtueshme, tampon, mes qytetarëve dhe administratës apo atyre që kanë në duar fondet publike.  Ne vijmë nga një sistem që mund të akuzohet për të gjitha të këqijat e kësaj bote, veçanërsht për luftën e klasave që konsiderohej si motori lëvizës i shoqërisë në një kohë kur një përqindje të madhe të shtetasave i privonte nga shkollimi apo i degediste në kampe izolimi apo në qeli vetëm për agjitacion e propagandë apo mendim ndryshe nga vija e partiesë.Po për një tregues qoft dhe beteja me korrupsoinin nuk mund të rehabilitoj sistemin që përmbysëm në 1990. Kërkohet reflektim ndaj kësaj sëmundje të rënëdë të shoqërisë tonë. Dhe një koferencë është e pamjaftueshme. Këtu duhet të mbahen konferenca me çdo administratorë e zyrë.Pikërisht për korrupsionin në radhët e adiministratës apo në përdormin e fondeve publike në sitemin që lam pas, llogaritë bëheshin deri në qindarka. Edhe në kooperetivat më të largëta deri ato malore për një qengj hartoheshin dhjetra dokumenta në të cilët detajoheshin, veç koka, pacja apo zorrët mos të rrëshqiste asnjë gram nga kontrolli dhe magazinimi. Pra diktatura përmes ligjit dhe shtërngimit, korrupsionin e kishte afër zeros për mos të thënë se nuk njihej si nocion dhe plagë e asaj shoqërie. E kishte arritur shteti, thonë shumë prej komentuesve sepse kishte vendosur tutel frike tek të gjthë ata që merreshin me pasurinë dhe financat publike! Po tek e fundit ç`rëndësi ka në se e kishte imponuar përmes diktaturës së ligjit?! Tek e fundit shteti ka detyrimin kushtetues që të mbroj të mirat publike dhe të mos lejoj shpërdorimin e tyre, po gjthëçka të kanalizohet në interesë të ekonomisë kombëtare dhe qytetarëve të cilët janë kontributorët e krijimit të pasurisë dhe të financave që i shërbejnë tërë shoqërisë. Ndërtoheshin vepra madhore deri në hiodrocentrale gjigande, me datë fillimi dhe datë përfundimi dhe në fund bilancet e shpenzimeve nuk tejalakonin limetet e përcaktuara. Kontrolli ishte i shumfishtë, po edhe ligji ishte gardiani që qëndronte mbi kokën e secilit administratorë nga më i zakonshmi, një magazinjer fushe deri tek kreu i qeverisë dhe ministrat e linjës të cilët ndiqnin deri në  detaje çdo shpenzim. Të gjithë dridheshin para ligjit! Diktatura të priste kokën në se zgjasje duart dhe përvetësoje të mirat material që u përkisnin të gjithëve. Dhe gjithëçka ishte e sanksionuar në ligj dhe kjo nuk mbahej e fshehtë. Secili e dinte pasojën në se shkelte ligjin dhe bënte korrupsion apo nuk u shërbente qytetarëve. Me këtë nuk duam të themi se në atë sistem shkëlqente gjithëçka dhe nuk kishte njolla edhe në këtë fushë, por  tek e fundit kishte disa kritere që zbatoheshin dhe kërkoheshin për t`u zbatuar me korektesë.  Pa pasur asnjë synim për të zbukurar sistemin e përmbysur, iu referuam vetëm një elementi i cili kështu ka qënë dhe kjo është e njohur nga të gjithë. Po sot në demokraci duhet të kemi  arritje të pakrahasushme në betejën kundër korrupsionit dhe shërimin e kësaj gangrene e cila i është njgjiturr trupit të shtetit dhe ka hyrë në brendësi të ekonomisë për ta grryer nga brenda pa mëshirë, vetëm me një qëllimtë, të pasurohen disa e të varfërohen shumë të tjerë. Po pse në vendin tonë korrupsioni është i shtrirë në nivele kaq të larta në gjithë qelizat e sistemit tonë shoqëror? Jemi ne shqiptarët që kemi në gen korrupsionin apo jemi raca që vetëm gllabërojmë dhe vjedhim të mirat materiale që krijon shoqëria jonë me punën e vet këtu dhe në emogracion?Nuk mund të mohohet korruspioni. Vetëm të diskutohet niveli i tij. Shkallëzimi dhe shtrirja sa thellë është futur në trupin e shoqërisë tonë dhe cilat janë mekanizmat që mund ta shkëpusin ashtu si metastazat e kancerit nga një trup i prtekur prej tij. Në perceptimin e qytetarëve zotëron ideja se korrupinin e bën vetëm qeveria. E bëjnë ministrat. I japin oksigjen oligakët pranë qeverisë. E zhvatin kompanitë e mëdha. Ata janë bërë milionerë, duke korruptuar vendimarrësit. Janë ata që shfrytëzonë tërë burimet financiare dhe fitojnë dhjetë e në vepra hedhin një lek. E korupsionin e mbanë gjallë administrata e pakualifikuar. Dhe renditen shembuj të shumtë nga arrestimet e kohëve të fundit në bashki e në zyrat e legalizimeve, kadastër e kudo që qarkullojnë parat publike, pa folur për tenderat milionshe që bëhen përditë në çdo zyrë. Të gjitha këto janë hallka që në realitet i japin oksigjen dhe jetë korrupsionit, e shtrijnë atë në tërë poret e piramidës së ekonomisë e shoqërisë. Po pse pikërisht korruspioni ka marrë të drejtën e qytetarisë dhe është i përhapur në një shkallë kaq të gjerë dhe a  ka mekanizma parandaluese për t`i thënë jo korrupsionit për të larguar të korruptuarit nga ato zyra ku presin kupona, duke qethur qytetarët dhe ekonominë tonë kombëtare? Sigurisht që ka me mijëra mundësi. E rëndësishme dhe themelore mbetet zbatimi i ligjit. Kontrolli rigorozi çdo prokurimi dhe procedure ku tenderohen miliona. Edhe pse një masë që sot për sot vështirëson dhe streson qytetarët për marrjen e shërbimeve në E- Albania ,është një platformë që shkëput lidhjet e qytetarëve me zyrtarët, largon mundësinë e kontakteve dhe mënjaon mit -marrjen pasi nuk ka kontakte dhe marrëdhnie të drejtpërdrejta, ku adimistratori i pandërgjëgjshëm e shikon halexhiun nga duart dhe e sorollat deri sa ti marri “hakun”  e punës?! Në se admistratori nuk është i ndërgjegjshëm duhet bërë i tillë, jo me propaganda, po me ligj. Jo me qortim, po me ndërshkim. Të evidentohen. Të demaskohen. Të largohen nga detyra se qytetarët nuk duan t`iua shikojnë fytyrat nuk ua kanë borxh që t`u vjelin edhe qidrakën e fundit për një shërbim që është detyrim ligjor. Në lulëzimin e korruspionit kanë të gjithë nga pak “meritë”. Edhe qytetërët. I japin një dorë. E ushqejnë mit marrjen. Me paprtitshmërinë e ngutjen për të mbaruar hallin.Që në fillimet e demokracisë në kohën e  drejtimit të vendit nga Sali Berisha,Meksi, Nano, Meta, Majko e deri sot tek Edi Rama,u lëshuan të gjitha  pronat publike dhe trojet,  tokat e u zaptuan nga cili ishte më i forti. Lulzoi korrupsioni.Pastaj i erdhi radha pushtetit lokal. Administratorët partiak e nisën ditën me pyetjen çfar do fitojmë sot lali? Ose doganjerët  me çudinë se në këto poste kishte edhe pagë mujore pasi habia vinte nga fitimet e majme drejtpërdrejt nga ata që kontabandonin mallrat në doganat shqiptare. Po jo vetëm kaq. Toleraca ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve  ka qënë sëmundja më  e rëndë që i dha hov dhe frymarrje dhe bëri të lulëzojnë të korruptuarit që kishin si mburoj tesrën e partisë dhe vet partinë që i ka mbrojtur në çdo rrethanë. Askush nuk është i imunizuar nga korrupsioni. Të gjithë janë të prekshëm nga kjo sëmundje. Dhe që korrupsioni ka bërë kërdinë nuk ka nevoj të njohësh statistikat e emrat. Mjafton të hedhësh një sy pasurive të politikanëve tanë që erdhën në 1990 nga malet si partizanët në vitin 1944 dhe sot nuk ke ku ti kapësh nga vilat e kontot nga shpenzimet astronomikepër shkollim dhe fitimet në parajsat fiskale apo si pjesmarrës në privatizimet strategjike. Ndryshe nuk do  ekzistonte Lalzi. Kodra e diellit. Palasa e gjithë kjo ngrehinë e jastzkonshme e ndërtimeve super të shtrenjta.  Konferenca anti korrupsion e mbajtur në Tiranë dhe deklaratat e amabasadores Yuri Kim, se jemi në ygrip dhe kërkohen sakrifica për t`u shkëputur nga kjo plagë shumë e rëndë që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare kërkon, jo vetëm vullnet politik dhe kontrolle permanente, zbatim të rrept të ligjit deri tek dërgimi i admistratorëve cilëdoqofshin  ata, para togave të zeza për t`u ndëshkuar me ligj për korrupsion. Shqipëria ka nevoj për kurim urgjent ndaj korrupsinit me qëllim që të shërohet nga kjo plagë e rëndë e cila është pengesa më e madhe për zhvillim, demokratizim dhe progres. Po kjo kërkon  zbatim me rreptësi të ligjit dhe kontrollit në çdo hallk, ku mund të shfaqet. Është sëmundja që kërkon profilaksi dhe mjekim permanent nga e tërë shoqëria së pari nga vet qyetaria që duhet të flasi troç, qeveria dhe drejtësia!