BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Opinion / Editorial

Në një parti leniniste të gjithë janë në një sallë, kush nuk është me Leninin, nuk vjen!

Në një parti leniniste të gjithë janë në një

Në emisionin “Zonë e Lirë” të mesit të shkurtit 2013 Jozefina Topalli thotë: “Berisha është partia”. Një batutë e tillë e përdorur shumë përpara 1990-tës doli atëherë nga Kryetarja e Kuvendit në emisionin “Zonë e Lirë”. Duke folur në një intervistë live, Topalli u shpreh e bindur për fitoren e një mandati të tretë qeverisës dhe sipas saj, e gjithë merita i takon kryeministrit Berisha. “Berisha do të fitojë mandatin e tretë dhe Berisha është partia. Kush mendon se ato vota janë të tjetërkujt, e ka gabim, ato janë vetëm të Sali Berishës”. Topalli tha se kryeministri karakterizohet nga energjia, optimizmi dhe inovacioni, çka bën që ai të mbajë rreth vetes shumë njerëz. Ai tha Topalli, ka më shumë energji se të gjithë ministrat bashkë, biles dhe bashkë me maxhorancën dhe opozitën ai del kampion! Po, janë dhe sot sitet që e kanë përmendur enkas në 23 shkurt 2013 http://www.gazetadita.al/topalli-berisha-eshte-partia/ por dhe https://ëëë.gazetatema.net/2013/02/23/topalli-berisha-eshte-partia-ai-ka-energji-sa-gjithe-mazhoranca-bashke. Topalli nuk e ka pasur gabim, por është edhe sot në faj ta thotë ajo, origjina e saj dhe sidomos formimi konservator ose kristiandemokrat që presupozohet të ketë ajo. Nejse, ai me energji sa mazhoranca dhe opozita, humbi atë kohë kur Topalli po fliste dhe u largua duke mos i lënë vendin as Topallit dhe as kontribuesve të tjerë sa Topalli dhe më shumë se ajo, por i ndikoi dhe drejtoi partinë, për krijimin e një drejtuesi të ri që ishte Basha. Por parimi që Berisha është partia nuk ndryshoi. Parimi Leninist që kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini nënkuptojmë partia, që për faqe të zezë e pranonte dhe Topalli – vazhdoi kur Lenini (më falni Berisha) kishte dhënë dorëheqjen. Topalli ka të drejtë dhe sot. Berisha që lejoi Bashën të largonte dy nënkryetarët e Berishës, shkodranen Topalli dhe vlonjatin Patozi, por dhe mijëra demokratë nga listat për votim brenda partisë kur do t’i falej partia përpara garës me të ndjerin Olldashi është ky “Lenini” sot. Berisha ishte partia dhe sigurisht mendon se është dhe sot. Të gjithë kur bënte ndonjë nga të vetat Basha, thoshin “ka aprovimin e Berishës”. Sepse në PD mendonin pothuaj të gjithë se... “Bërisha është partia”. Të gjitha veprimet e Bashës kryetar poshtë në demokratët “leninistë” të mendimit të tillë sot e kësaj dite, përktheheshin si aprovime të Berishës. E vetë Berisha dilte dhe e mbronte në publik mediatikisht. Kurse poshtë dhe lart mendonin se “Berisha është partia” dhe jo sigurisht Basha. Edhe kur ju thoje diçka të sulmonin duke të thënë se “është Berisha pas tij”. Sot këtë marrëzi leniniste, Berisha do ta kalojë me një “më falni” dhe gënjeshtra të tjera të tipit “i thashë veçmas dhe kam të regjistruara në këtë ipadin tim”, por fakti është se Berisha ka vazhduar të jetë partia. Edhe sot e kësaj dite mendojnë në PD se ai është partia. E pse mendojnë kështu në vitin 2021 kjo parti është më levendja, më e dobëta dhe më e shëmtuara përballë një tiranokracie të “Rilindjes” dhe Edi Ramës. Sot po bie dakord me Topallin që Berisha është partia. Po po dhe pse e neveris deri infinit këtë frazë, po e besoj. Por po të jetë kjo e vërtetë “partia dhe Lenini i saj në Shqipëri” janë shumë pak. Po të jetë e vërtetë kjo frazë, më vjen keq po Basha ia ka marrë definitivisht partinë “Leninit”. Shpresoj të mos jetë Stalini (për Bashën e kam llafin) si ka nisur kjo punë me shembuj stepash, por partia “leniniste e Berishës” ka marrë fund. Pse? Po sepse “Leninit” që është partia, i shkojnë të gjithë. Nuk i ka shkuar akoma as Topalli. Vetëm Kokalari konservatorja pra, që me sa duket do të zërë vendin e ... Bolshevikët o janë o nuk janë. Pra Berisha ka ata njerëz që mbushin sallat për të. Asnjë më shumë. Sepse berishistët apo leninistët nuk ndahen nga njëri-tjetri sepse “kanë unitet të çelniktë” (jo çeliktë, por çelniktë thoshte shoku Enver) thoshin dikur. Nuk qëndrojnë në shtëpi kur Lenini (Berisha) del në miting. Më vjen keq që janë 500 apo 600 vetë në salla maksimumi, por aq i kanë mbetur Berishës me parimin “kur themi Lenini nënkuptojmë partia” që thotë dhe Topalli. Të gjithë ata që thonë “bravo” për Berishën dhe nuk i shkojnë në miting, nuk janë bolshevikë dhe po nuk ishe bolshevik (domethënë që nuk i shkon Berishës) do të thotë se janë shumë më tepër “menshevikët e Bashës”. Hahaha ngjajnë si dy pika uji dhe pse kanë shumë më tepër se sa një shekull distancë kohore mes PD dhe ish-komunistëve rusë. Këtë gjë ka kuptuar piktori i Shqipërisë si kryeministër i mandateve të treta dhe të katërta. Ai e di se sa të ketë bolshevikë të tipit Berisha përpara, nuk ka kush e rrëzon. Sepse Bolshevikët rrëzojnë vetëm me revolucion dhe me armë. Këtë gjë, Berisha as e bën dot dhe as e lejon kush ta bëjë. E provoi në 1998-tën, por e lëshoi me bisht në shalë. Erdhi mbasi e teproi Nano që i lëshoi pushtetin me dashje dhe duke krijuar KOP-in e Majlindës dhe Bashës. Rama e di se foltoret e Leninizmit në Shqipëri nuk i bëjnë dot asgjë. E di, sepse kjo marrëzi retro politike është sqaruar dhe në SHBA-të dhe kudo në miqtë ndërkombëtarë. Leninizmi dhe parimi “kur themi Lenini nënkuptojmë partia” është gati në zbatim dhe lulëzim politik dhe në PS, por ka diçka interesante: sepse vjen në radhë i dyti. Po sepse nuk ka ikur origjinali ose Sali Berisha. Hahaha dhe në këtë pikë e ka kot dhe Edi Rama që kopjon. Ai nuk mund të jetë kurrë origjinali. E nuk besoj se do të imitojë Enverin që imitonte Stalinin. Jo nuk e besoj. Ose më mirë nuk dua ta besoj.