Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në një vizion të përbashkët

Postuar: 16/03/2019 - 07:10

Të gjithë patëm menduar dhe filluam të dyshojmë, se marrëdhëniet midis Kosovës apo edhe Shqipërisë me Amerikën ishin zbehur, apo ftohur pak pasi Amerika ndoshta tani kishte interesa më të mëdha në disa vende të tjera, si për shembull në lindjen e mesme, Azi apo gjetkë, si edhe për shkak të vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, me të cilën Amerika nuk ishte dakord, apo nga konkluzionet e gabuara të disa gazetarëve apo analistëve të cilët mendojnë për interesa amerikane diku gjetiu. Disa të tjerë mendojnë me të drejtë, se disa vende në Ballkan të udhëhequr nga Rusia, po sabotojnë dhe po pengojnë njohjen e Kosovës dhe të ardhmen europiane të saj. Letra e presidentit amerikan drejtuar presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, me rastin e përvjetorit të njëmbëdhjetë të pavarësisë së vendit, shkatërroi këto iluzione të ndonjë gazetari të paformuar dhe ndoshta edhe keqdashës, ajo ishte si një rrufe kundër qëndrimeve foshnjarake të atyre vendeve që janë rreshtuar pro Serbisë. Kjo letër konfirmon edhe një herë qëndrimin e palëkundur amerikan pro rrugëtimit europian të Kosovës. Në letrën përshëndetëse, presidenti amerikan citon: “Marrëdhëniet dy palëshe midis dy vendeve janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një rajoni të qëndrueshëm, të sigurtë dhe të begatë, në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor”. Ndërsa Kosova fillon dekadën e dytë si një vend sovran dhe i pavarur, ai inkurajon qytetarët e Kosovës në ruajtjen e parimeve demokratike, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe zgjerimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Inkurajuese për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët, është edhe përkrahja që i jep Kosovës edhe kryetari i komitetit të punëve të jashtme të dhomës së përfaqësuesve Amerikan, z. Eliot Engel, i cili mbështet njohjen e Kosovës nga shumë vende, si dhe këshillon Serbinë të bëjë të njejtën gjë, duke njohur pavarësinë e Kosovës si një vend demokratik dhe sovran. Engel i bën të qartë Serbisë se: “Nuk ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës”. Engel këshillon Serbinë të ndiqte fjalën e ambasadorit Gjerman në OKB, z. Christoph Heusgen gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, i cili do të deklaronte: “Serbia nuk është duke hyrë në BE nëse nuk e njeh Kosovën”. Ai kritikoi Serbinë për fushatën e saj kundër shtetësisë së Kosovës dhe duke folur për këtë gjë, ai deklaron: “Serbia i është bashkuar vendeve për të tërhequr njohjen e Kosovës dhe nuk kuptoj logjikën e Ivica Daçiç, e cila përmend se ka pasur 13 tërheqje të njohjes së Kosovës, dhe unë e di, dhe se ajo vetë ka udhëtuar vetë në disa prej këtyre vendeve. Natyrisht këto udhëtime të bukura nëpër Karaibe, ishuj të paqësorit dhe kështu me rradhë, por nuk e kuptoj logjikën që qëndron pas tyre. Deklarata e pavarësisë u njoh nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare pra një Kosovë e pavarur”. Ambasadori i Gjermanisë përsëri do të theksonte se: “Duke udhëtuar nëpër botë dhe duke u përpjekur për të marrë vende të tjera, për të marrë njohjen e Kosovës, ju jeni duke gjuajtur veten me këmbë, dhe ende nuk e kuptoj logjikën e saj, sepse gjithmonë besoja që Serbia në fakt donte të hynte në BE”. Kjo na tregon që edhe shteti më i fuqishëm i Europës, Gjermania është krah Kosovës dhe rrugëtimit të saj europian. Kosovën me rastin e njëmbëdhjetë të përvjetorit të saj të pavarësisë e kanë përshëndetur dhe një grup kongresmenësh amerikanë, të cilët gjithmonë janë në mbështetje të Kosovës dhe të alternativës së saj europiane dhe euro- atlantike. Një grup nacionalistësh serbë në një takim me kryeministrin Ana Brnabiç, gjatë fjalimi të saj të shënuar në ditën e shtetit të vendit, raportojnë mediat në Beograd, mbanin flamuj të lëvizjeve nacionaliste të Serbisë duke kënduar: “Tradhti” dhe “Ju tradhtuat Kosovën”. Agjensia e lajmeve “Beta” raporton se në çdo përmendje të presidentit Vuçiç u shoqërua me fishkëllima dhe zhurma. Brnabiç thotë: “Sot, kur ne festojmë paraardhësit tanë dhe tregojmë unitet në luftën për një të ardhme më të mirë, kemi njerëz që fërshëllejnë”. Ndërkohë presidenti i lëvizjes Nishit, Ivan Ivanoviç tha: “Brnabiç dhe Vuçiç tradhtuan Kosovën dhe se fashizmi nuk do ta fitojë kurrë Serbinë”. Të gjitha këto tregojnë se në Serbi forcat nacionaliste anti perëndimore janë akoma prezente dhe se dhe ato kanë përqindje besoj të konsiderueshme në popullin serb. Ato mundohen të prekin ndjenjat e popullit serb me sloganet e “Serbisë së madhe” dhe të një Serbie e një “rrace të pastër” dhe nga më të vjetrat në Europë dhe në botë. Pretendimet e tyre të pabazuara nga disa historianë dhe akademikë serbë, se ata janë pasardhës të Adamit është i pabazuar historikisht sa edhe qesharakë, por atyre u duhet ky sajim për të mbajtur lart gjithmonë nacionalizmin e vjetruar serb. Në fakt, ky nacionalizëm i sëmurë dhe me të pavërteta historike ka penguar Serbinë të marrë rrugën e vërtetë atë demokratike, dhe atë europiane. Çdo vonesë e Serbisë në rrugëtimin e saj europian është në dëm të saj dhe në dëm të të gjithë rajonit. Por Kosova e ka përcaktuar rrugën e saj perëndimore dhe demokratike, ajo sot ka një vizion të përbashkët me SHBA, me vendet perëndimore europiane, si dhe ato vende që kanë ndërtuar sisteme të lira dhe demokratike në botë.

Nga Stiljan DEDJA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 07:23

 Fundi i datës 30 qershor dhe fillimi i pushimeve ishte për Bashën, një rrëzim i plotë politik opozitar!

Postuar: 17/08/2019 - 07:22

Gjuha jonë shqipe na lartëson dhe na bën krenarë, sepse ajo konsiderohet si gjuha e parë në Ballk

Postuar: 17/08/2019 - 07:20

 Qëndrimi i kryeministrit Rama pas njohjes me dokumentet e drejtësisë italiane të servirura

Postuar: 17/08/2019 - 07:17

Ky vit është viti jubilar i 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ndaj dhe jehona, kremtimi dhe pub

Postuar: 17/08/2019 - 07:15

Ne shqiptarët pretendojmë se kemi nisur të udhëtojmë në demokraci, edhe pse votën e lirë e të nde

Postuar: 16/08/2019 - 07:23

(Ne ishim ata që e mbronim dhe kurrë nuk na shkonte ndër mënd të merreshim me shitjen e detit)

Postuar: 16/08/2019 - 07:21

Ky sistem partitokracie me një sundimtar absolut dhe jashtë kontrollit të statuteve dhe vendimmar