BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Në njërën dorë kazmën, në dorën tjetër pushkën....

Në njërën dorë kazmën, në dorën tjetër

.... Në shpinë, mban një thes me dekorata, kurse xhepat i ka të mbushura me pasaporta për dhënien e shtetësisë kush t’i dali përpara. Ky është portreti i Presidentit të Republikës, i cili ndodhet në hall si asnjëherë tjetër. Të gjitha këto “ngarkesa” që i ka marrë aq sa me vështirësi i mban, ia jep Kushtetuta dhe duke qenë “garant” i Kushtetutës, këtij i jepet “e drejta” që të spekulojë me Kushtetutën. E ç’vlerë ka Ligji themelor i Shtetit përpara asaj që ai të bëjë për vete qoftë edhe një votues? Në kohën e Diktaturës, këto dy simbole, kazma dhe pushka, njëra presupozonte ndërtimin e Shqipërisë dhe tjetra mbrojtjen nga armiqtë e jashtëm. Po në dorën e Presidentit sot, përse ndodhen dhe për ku ai e ka marrë rrugën? Është nisur në fushatë zgjedhore dhe këto dy “armë” atij i duken më të preferuarat sepse deri në ditën e zgjedhjeve, ka një kohë të gjatë përpara. Me Kushtetutë, është “Simbol i unitetit” kurse në fakt është përçarrës i këtij uniteti, aq shumë i domosdoshëm në këto kohëra të vështira. Duke qenë i tillë, ka bërë shumë kundërshtarë, prandaj edhe ka rrëmbyer “pushkën” që i duket sikur do të mbrohet, por në të vërtetë del “zbuluar” si “simbol i unitetit”! I ka vënë në “shënjestër” të gjithë kundërshtarët politikë. Po kazma, përse duhet në dorën e tij? I duhet për të “zhvarrosur” ndonjë që i ka mbetur “hatri” që nuk është dekoruar në kohën e kaluar dhe tani presidenti ka marrë përsipër të vendosi një “padrejtësi” që dikujt i është bërë! Edhe pasaportat, i ndan si “simitet” kush t’i dali përpara, i huaj apo vendas, e meriton apo jo. Nuk ka rëndësi nëse ai që do të “zhvarroset” e meriton apo jo, rëndësi ka që të ketë mbetur gjallë ndonjë i afërm i tij dhe kështu bën edhe një votues më shumë për partinë e tij, që të mund të marrë 84 “deputetë”. Pse ç’të keqe ka këtu? Edhe nder i bën dikujt sepse dekoratë është nuk është “plumb”, edhe Kushtetutën e zbaton edhe dekoratat nuk mbeten “stok” si deri më sot, siç i la fjala vjen Nishani që dha dhjetë herë më pak dekorata nga sa ka dhënë ky President. Pak kohë më parë tha: “Kush vjedh votën, t’i pritet dora” dhe më pas” “Më 25 Prill për Shqipërinë, do të fillojë një epokë e re”! Askush nuk i kundërshton, sepse të vjedhësh votën, do të thotë të vjedhësh pushtetin qysh në themel atë pushtet që jo qind përqind të jetë ashtu si duhet, por nuk po e shohim të kryejë detyrën e tij as dhjetë për qind. Por problemi është a do të zbatohet ky parim që vendet skandinave e kanë patur qysh në mesjetë? Që të pretendosh për zbatimin e këtij vendimi, duhet menduar që të paktën më shumë se pesëdhjetë përqind të votuesve duhet t’u priten duart, sepse ajo ç’ka dihet, në këta tridhjetë vitet e fundit, asnjëherë në Shqipëri nuk janë bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Presidenti ka tridhjetë vite në politikë dhe jo vetëm kaq, por në partinë e tij janë bërë shkeljet më të mëdha përsa i përket votimeve, por nuk kemi dëgjuar që presidenti të bëjë ndonjë “shembull” që të na bindi se me të vërtetë ai nuk të fal kur është puna për vjedhjen e votës! Nuk është më pak e lehtë vjedhja e votës, pra e pushtetit, nga vjedhja fjala vjen e floririt, e bankave, e banesave të qytetarit, përditë, e trafikantëve të qenieve njerëzore e falsifikatorëve, e mashtruesve klasikë etj. etj. dhe presidentin, nuk e kemi dëgjuar të propozojë ndonjë masë për këta qoftë edhe sikur atyre t’u pritet ndonjë gisht”! Rrjedhimisht, kjo logjikë na sjell edhe në atë çka ai thotë më poshtë që: “Më 25 prill, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re”! Po të kemi parasysh atë që në Shqipëri, nuk janë bërë ndonjëherë zgjedhje me standarte, të mos flasim si “tersi i Pojanit”, sikur zgjedhjet e 25 prillit, të jenë të vjedhura (mos e dhëntë Zoti) Shqipëria, në cilën epokë do të hyjë? Do të jetë kjo një “epokë e re” apo “epoka prehistorike”? Ajo ç’ka është e sigurt, si asnjëherë në këta tridhjetë vite, nuk është shpallur dita e zgjedhjeve nëntë muaj përpara. Në këtë kuptim, këto farë partish dhe këta politikanë që ne kemi, duke e ditur mirë vlerën e tyre dhe kontributin që kanë dhënë për gjithçka mendojnë, por vetëm se si të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm për këtë nuk e mendojnë. Po çfarë do të mendojnë për kaq muaj sa “rritet fëmija në bark të nënës”? Partitë, shumica e të cilave që nuk kanë asnjë “ushtar” pa përmendur ato kryesoret që u ka rënë në pjesë të bëjnë diçka, të tjerat do të mendojnë vetëm e vetëm se si të perfeksionojnë metodat e vjedhjes deri në “sofistikimin” e tyre që askush të mos e marri vesh se si u vodhën. Nuk dua të hyj në atë që humbësit gjithmonë kanë pretenduar se votat janë vjedhur, kurse fituesit edhe sikur të kenë vjedhur do të thonë “Zgjedhjet ishin të ndershme dhe “Sovrani” na e besoi ne këtë mandat”! Qysh nëntë muaj përpara, Monika, kërcënon që “Edi Ramën do ta pjekë në tigan”, kurse Petrit Vasili, ditë e natë nxjerr vetëm “spërkla” infeksioni që jo vetëm nuk e dëgjon kush, por shkakton alergji tek kushdo që e sheh. A mendon kush që këta, do të punojnë me ndershmëri? Kjo, ende pa humbur në zgjedhje, po sikur (mos e dhëntë Zoti) të humbasin zgjedhjet si do të veprojnë përderisa kanë menduar të marrin shumicën dërrmuese në Parlament?! Qaj nëno e qaj moj nënë! Shembulli më i keq i këtij presidenti është që ai detyrën e tij, nuk e ka justifikuar sipas Kushtetutës, por thjesht si një Kryetar i Opozitës. Kjo është e palejueshme për çdo president! Të mendosh që flamurtari i urrejtjes, i fjalorit të rrugëve, i ofendimeve ndaj kundërshtarëve politikë, është presidenti i vendit, kjo është “kuje”! Por nuk është faji i gjithë i tij. Në shërbim të tij janë shumë media vizive dhe të shkruara, që ditë e natë i bëjnë elozhe presidentit dhe nuk i bëjnë qoftë edhe një vërejtje atij që të kthejë nga rruga e gabuar. Në një formë apo në një tjetër, këto media, e shtyjnë atë që të thellohet në gabimet e tij sepse dihet mirë nga kushdo që nuk është njësoj të pranosh kritikën si nga ai që të do të mirën, edhe nga ai që të ka kundërshtar. Sikur edhe qindra vite kryeministri t’i bëjë vërejtje presidentit, ai nuk e dëgjon e nuk e dëgjon atë dhe e kundërta. Ata janë të papajtueshëm me njëri-tjetrin duke dhënë shembullin më të keq përpara qytetarëve njësoj si ata adoleshentët e periferisë që i kanë bërë bisht shkollës fillore dhe bëjnë sherr me njëri-tjetrin. Ç’është ky shembull i këtyre krerëve të shtetit që na bëjnë këto show, si për të treguar se kush është më i fortë? Më i fortë është ai që bën më shumë në interes të qytetarëve, që është tolerant dhe që nuk e quan veten e tij të pagabueshëm...

Nejse të kthehemi tek presidenti. Ka hall të madh ai që të humbasë toruan e shpeshherë del edhe nga “shinat”! Pse vallë të ketë humbur kaq shumë toruan? U zgjodh në krye të shtetit, duke qenë i qeshur dhe siç shprehej edhe vetë e mori punën me qejf, “me qetësi e dashuri”. Por ja që për askënd në këtë vend qeverisja, nuk është një gjë e lehtë, është një rrugë e mbushur me të “përpjeta” e “tatëpjeta”. Filluan të përpjetat e para siç kanë qenë gjithmonë gjatë këtyre tridhjetë viteve, ngërçet, mosmarrëveshjet, bojkotet etj. etj. sepse shqiptarët nuk e kanë gjetur ndonjëherë gjuhën e dialogut, të mirëkuptimit. Kanë kaluar pak më shumë se dy vite kur ai deklaroi se “në qoftë se nuk do të gjendet gjuha e dialogut, unë do të vetëflijohem si Salvador Alende. Kaluan vite. Jo vetëm nuk u gjend gjuha e dialogut, por në krye të “bojkotuesve” ishte “gjysma” tjetër e presidentit. Kur e pa që nuk u merakos askush nga “vetëflijimi” i presidentit, kaloi në kërcënime duke “flijuar” kundërshtarët e tij. Herë betohej se do të imitonte atentatorin Avni Rustemin, herë duke imituar trimërinë e Mic Sokolit e herë atë të Isa Buletinit. Avni Rustemin, e merrte si “modelin” e atentatorit, i cili hoqi qafe një tradhtar. Të njëjtën mënyrë premtonte edhe Ilir Rustemi duke kërcënuar “Kryetradhtarin” e mazhorancës qeverisëse. Edhe këtu, doli bllof. Vetë “ushtarët” e tij të opozitës, atentatorin e tradhtarit, e quajnë vrasës me pagesë. Çfarë thotë për këtë Komandanti i Përgjithshëm, do të imitojë një atentator, apo një “vrasës me pagesë”? Por, bëmat e këtij presidenti, nuk mbarojnë këtu. Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë ai e humbet “qetësinë dhe dashurinë” dhe herë hakërrohet, herë kërkon të bëjë një “besëlidhje të tretë mbas asaj të vitit 1443 dhe asaj të 2 marsit të vitit 2020 duke pretenduar se ka popullin me vete, por që në të vërtetë e kanë tradhtuar edhe ata pak “panaritë” të partisë së tij, sepse ata, nuk mund të shkojnë mbas një “Don Kishoti”, por duan të shkojnë prapa një njeriu që ka reputacion që mendon mbi të gjitha për Shqipërinë dhe jo për një parti që është bërë “fërka- fërka”. “Unë, thotë, jam Ilir Meta, nga Çepani i Skraparit, që ndodhet në lartësinë mbi 1000 m mbi nivelin e detit. Se çfarë do të thotë me këtë është e vështirë të kuptohet, por duket fjalën e ka që është “çakalli” që zbret nga lartësitë dhe do të “kollofisë” të gjitha “delet” e Parlamentit, që ngrenë vetëm dorën. Megjithëse i ka shëtitur vetë të gjitha lartësitë duke u kacavjerrë si “Tarzani”, nuk e kupton që ka edhe “çakej” të tjerë që zbresin nga lartësi edhe më të mëdha. Më pas kërcënon kryeministrin që “më 25 prill do të keni tre milionë ilirë. Heu, më shumë ilirë nga sa ishin Ilirët në Ballkan dhe Europë mbas pellazgëve. Nxit korrierin e tij që të kërcënojë hapur “buburrecin” kryeministër! Ç’është ky? Ku ka ndodhur një gjë e tillë? Në ç’kohë ndodhemi? Kohët kalojnë dhe laku po i ngushtohet. Kush trembet? Trembet ai që ka “mizën” nën kësulë. Problemi shtrohet “O hop o top”! “Ja vdekje, ja liri”. Sa më shumë koha kalon, sa më shumë zgjedhjet afrojnë, aq më shumë e ndjen që po i ngushtohet laku dhe harbohet. Të mos dish, nuk është mëkat, sepse sikur edhe një fjalë në ditë të mësosh, askush nuk të akuzon, por të hiqesh sikur të bën gjëmën, kjo është e papranueshme, aq më tepër për një president, i cili qëndron mbi të gjitha pushtetet. Të gjithë kanë sy e veshë, të gjithë qytetarët shohin e dëgjojnë dhe si e tillë ata dinë të bëjnë edhe vlerësimin për secilin. Për gjithçka, akuzon kryeministrin, e ofendon atë me një fjalor që vetëm një president nuk mund ta bëjë. “Jam gati të ballafaqohem me juve o buburrec”. T’i dhimbset kaq shumë Shqipëria? Aspak! E ka humbur qetësinë e dashurinë dhe është tërbuar. Po të humbasë ai pushtetin, “vate e shkoi Shqipëria”! Për këtë, ka kohë që ka dalë nga “kuvlia” e tij Presidenciale, ka dalë edhe nga “shinat” dhe vrapon nëpër “ugare” për të mbledhur “ushtarë” që të votojnë për partinë e tij. Një gjë nuk e kuptojnë politikanët e këtij tipi. Më shumë se mendojnë për të “varrin” e vetes dhe opozitarët, ka kohë që gërmojnë për këtë. Ja ç’thotë presidenti: “Edhe Vojo Kushi, nuk kishte opinga në këmbë, por hipi zbathur mbi tank dhe i hodhi granatën”! Siç kuptohet, me këtë, don të thotë që Edi Rama, gjithë këtë popull e ka lënë këmbëzbathur, të pangrënë e megjithatë, këta njerëz, do të gjejnë forca e do të hipin mbi “tankun” qeveri, për t’i hedhur “granatën”. Por, ja që edhe këtu presidenti del përsëri bllof. E para, ky president, nuk hyn në ata “këmbëzbathur” as në ata “kokëpalarë” që luftojnë për mbijetesë sepse, sa për këtë, ai është i larë me flori, është i veshur me flori. Presidenti, vjen në këtë detyrë nga sistemi i kaluar për të cilin pretendon se i përket. Krerët e sistemit të kaluar sulmohen si “bllokmenë” pikërisht për të fshehur secili “blloqet” e veta. Në qoftë se luftohet Blloku dhe “bllokmenët” e diktaturës, sot ka më shumë blloqe dhe shumë herë më tepër bllokmenë se në diktaturë. Në krye të këtyre bllokmenëve, qëndron Presidenti e pas tij të gjithë me radhë. E dyta, “granatës” së këmbëzbathurve, nuk do t’i shpëtojë dot as ky president, sepse tërë jetën ky burrë ka qenë pjesëtar i “ekuipazhit” të “tankut”, që e ka drejtuar “tankun” nëpër “ugare” dhe bashkë me Berishën dhe Ramën, e kanë bërë Shqipërinë “tokë e djegur”!