BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Në opozitë me zgjidhje rrufe, po nesër në pushtet, lum si ne!

Në opozitë me zgjidhje rrufe, po nesër në pushtet, lum si

Në vijim të takimeve me bazën në vitin e fushatës elektorale, kontakteve, sipas praktikës, gju më gju me popullin, siç kemi përjetuar në sistemin që lamë pas, po që stilin e tij e kemi brenda vetes, si model, praktikë dhe përvojë, Lulzim Basha në rrethinat e qytetit të Durrësit, u njoh me një ankesë të një familjari të mbetur pa strehë dhe menjëherë e përgjithësoj, si një e keqe që ndodh kudo me të dëmtuarit nga tërmeti i nëntorit 2019. Është kopje e akuzave për bizneset që ulin qepenat, për punëtorët që humbasin punën, për pagat e ulta, taksat e larta, pensionet e papërfillshme, ekonominë në humnerë, krimin në rrugë, kanabizimin e vendit. Si tërë të zezat që nesër lideri Basha do i bëjë të bardha borë. Mafien që ka pushtuar qytetet dhe bënë kërdin do e shporrë. I entuziazmuar nga lideri i PD-së së Durrësit, specialisti që vite më parë mori përsipër të pastrojë diellin dhe t`i kthejë rrezet e tij në të padëmshme, e përgjithësoi shembullin e një qytetari, si një vuajtje e tërë atyre që tërmeti u dëmtoi shtëpitë dhe i la në qiell të hapur. Duket se Basha nuk e ka hallin te rasti konkret. Më shumë se dhimbja për familjen e mbetur pa strehë, sipas tij të pambështetur nga shteti dhe që vuan indiferencën e qeverisë dhe pakujdesinë e kryeministrit dhe Bashkisë së Durrësit, i intereson propaganda në emër të misionit që ka ndërmarrë për të bërë nul gjithçka që ka bërë dhe bën qeveria në interes të zgjidhjeve të mëdha për tërë ata që tërmeti u mori gjithçka kishin dhe shumë prej tyre e paguan fatkeqësinë natyrore me humbje jetësh të njerëzve të tyre të dashur. Pa folur për gadishmërinë e shqiptarëve dhe institucioneve brenda vendit, kujtojmë se solidariteti i tërë Europës deri në SHBA ishte maksimal. Sapo u mësua lajmi i hidhur, tragjedia nga tërmeti, bota tregoi dhe shfaqi dhembjen dhe interesimin për një popull të traumatizuar dhe një ekonomi që u godit në thelbin e saj, po mbi të gjitha për familjet që humbën njerëzit e tyre të shtrenjtë. Shqipëria në ato ditë, u shndërrua në Mekën e mbështetjes së shteteve, në një vend ku mbërritën nga tërë shtetet për t’u qëndruar pranë qytetarëve në fatkeqësi dhe shumë shpejt faktori ndërkombëtar u mblodh në Konferencën e Donatorëve, ku solidariteti për ndihmë humanitare dhe mbështetje, u shpreh në shkallën më të lartë, duke arritur deri në një miliard e dyqind milionë euro kontribute, grante apo investime me afat të gjatë, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare dhe shpresa qytetarëve të goditur rëndë nga fatkeqësia natyrore. Realisht, shteti, u ngrit në këmbë. Tërë hallkat qeveritare deri tek organizmat e mbrojtëse civile, zjarrfikësit, policia me ushtrinë, iu bashkuan qytetarëve, duke dhënë kontribute të pakrahasueshme në raste të tilla. Askush nuk mbeti vetëm. Nga institucionet e shtetit u morën masa drastike për të ndryshuar gjendjen dhe asnjëri të mos mbetej pa strehë qoftë ajo edhe një çadër e zakonshme, pa diskutuar ushqim e veshmbathje, të cilat u grumbulluan me shumicë, falë donacioneve të qytetarëve dhe biznesit shqiptar. Ishte një provim i solidaritetit dhe mbështetjes mbarëkombëtare. Në të njëjtin front solidariteti, u gjenden forcat e specializuara serbe me ato italiane, greke e kosovare, franceze e holandeze. Shqiptarët, panë me sytë e tyre dhe ndjenë me zemër cila ishte mbështetja e botës demokratike për të përballuar situatën e rëndë që u krijua nga tërmeti shkatërrimtar që përfshiu vendin tonë, i cili rrafshoi, jo vetëm godinat, po goditi edhe shpresat e qytetarëve, duke mbjellë pesimizëm për të ardhmen e tyre. Kuptohet peshën më të madhe ashtu siç i takonte në tërë këtë aksion do ta mbante qeveria dhe qeveritarët, nga hallka më e fundit deri lart në krye të ekzekutivit. Në opinionin e gjerë shoqëror, këto masa, u përcollën, si një interesim dhe mbështetje në kohë nga populli dhe vlerësimi për atë që u bë, u konsiderua si maksimum për një ekonomi si e vendit tonë. Asnjë lavdërim nuk duam t`i blatojmë qeverisë as drejtuesve të saj. Tek e fundit bënë detyrën, si në çdo shtet serioz. E kundërta, mungesa e këtij reflektimi do ishte e dënueshme dhe e qortueshme. Plagët e nëntorit të vitit 2019 ende janë të hapura. Jo gjithçka është zgjidhur dhe puna për ndryshimin e situatës vazhdon. Në këtë kuadër qeveria krijoi ministrinë e veçantë, atë të Rindërtimit. Emëroi një ministër fuqiplotë të posaçëm. Krijoi hallkat e implementimit të investimeve dhe sipas informacioneve të publikuara, kudo ku u konstatuan dëmet nga tërmeti në banesat private e ato në pallate, janë hartuar programe dhe përcaktuar modalitet për të ndërtuar sa më shpejt banesat me qëllim që qytetarët të strehohen në kushte optimale dhe askush mos të kalojë edhe një dimër të acartë, poshtë mbulesave prej mushamaje të çadrave. Përkundër këtyre masave, të cilat nuk janë në perfeksion dhe njëqind për qind të sakta, opozita gjatë tërë kohës kur shteti kishte mbi shpinë peshën e jashtëzakonshme të fatkeqësisë, akuzoi për mungesë interesimi dhe masa të papërfillshme, duke bërë propagandë në kurriz të hallexhinjve që vuanin mungesën e shtëpisë dhe ushqimeve. Jo pak edhe dhimbjen nga humbja e njerëzve të tyre që mbetën poshtë rrënojave. Po kjo propagandë dhe betejë mes punës masive dhe premtimeve nuk u ndërpre  asnjëherë. Përkundrazi është një propagandë që vijon me të njëjtën fuqi e intensitet, bile edhe më e sofistikuar. Tani në këtë vit elektoral, është normale që opozita të luftojë qeverinë në pikat më të ndjeshme dhe më shumë se çdo mungesë është mbetja në qiell të hapur ose mungesa e ushqimeve, parave dhe veshmbathjeve, mungesa e mjediseve shkollore, ku duhet të mësojnë fëmijët. Po opozita jonë i ka karikuar bateritë më shumë se në ditët e fatkeqësisë natyrore, atëherë kur i gjithë vendi ishte nën peshën e dhimbjes dhe humbjeve të jashtëzakonshme. Për këtë lideri opozitar, Lulzim Basha në emër të parimeve dhe idealizmit fals me gjithë ekipin që e mbështet, ndihmësat gjithfarë llojesh deri te shtypi i kaparuar prej tij, akuzon për lënie në mëshirë të fatit të familjeve që humbën shtëpitë dhe pasurinë nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar. Nuk ka vizitë, takim, fjali, qoftë edhe të rastësishme që Basha mos të sulmojë me gjithë arsenalin propagandistik qeverinë dhe kryeministrin Rama se fle gjumë në një kohë kur ai, Basha, qëndron syzgjuar, mes vuajtjesh dhe i qan shpirti për ata që qeveria i lë në mëshirë të fatit. Këtë herë, u bë objekt një kryefamiljar, i cili sipas tij nuk është mbështetur dhe përkrahur, është lënë pa bukë dhe pa strehë. Basha, flet mbështetur në zëra jo realë, në opinione. Është larg, shumë larg të vërtetës. Po për të nuk ka asnjë vlerë realiteti, as familjari hallexhi, i cili kërkohet të bëhet imitim i personazhit të hidraulikut në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Sipas deklaratave të Bashkisë së Durrësit, familja e bërë objekt propagande e Bashës, e paraqitur si dështim i Ramës dhe Basha si shpëtimtar, është trajtuar prej afro një viti me bonus qeraje prej tridhjetë mijë lekë për çdo muaj. Po kjo shumë Bashës as që ia zë syrin dhe nuk ia mbush mendjen. Atij aq i bën, nuk i intereson fare as shuma, as fakti. Vlerë për të është përfitimi të hedhi gurë mbi qeverinë, ta poshtërojë, ta varrosi në sytë e opinionit shoqëror, ta paraqesë indiferente, të pashpirtë dhe të pazonjën për t`iu gjendur shqiptarëve në nevojë. Nga maja e Olimpit në vijim të propagandës, Lulzim Basha premton zgjidhje rrufe. Pasi poshtëron qeverinë dhe denigron gjithkënd në mazhorancë vetëm se Ferdinandi i ka folë në veshë se Bashkia Durrës nuk e ka parë të dëmtuarin dhe e ka lënë nën shi, në diell, ai e përgjithëson rastin. E bën akuzën si të vërtetë absolute. Dhe më e bukura, qëndron në një aspekt tjetër. Është zgjidhja që arrin si me magji, jo kryetari Basha po magjistari Basha, i cili e detyron Këshillin Bashkiak, fiks ditën që është në inspektim në terren të marrë një vendim nga frika dhe presioni i Bashës për rindërtimin e banesës së familjarit objekt debati dhe shembull që i shërben Bashës për të goditur qeverinë e Ramës. Edhe pse Bashkia e Durrësit bën të njohura dokumenta origjinale, i shfaq në sytë e tërë shqiptarëve me numra vendimesh dhe data me mandate pagese dhe kontrata të lidhura me familjarin që merr në mbrojtje dhe i qan hallin qytetarit në periferi të qytetit të Durrësit. Është filozofia makiaveliste: “Qëllimi justifikon mjetin”. Basha këmbëngul në opinionin e tij, i jep vlerë deklaratave, akuzës që bën se, qeveria dhe bashkia e kanë lënë familjen në mes të rrugës. Sapo mëson këtë fakt, menjëherë Basha vetëshpallet i plotfuqishmi që detyroi bashkinë të bëjë çudinë dhe të marrë vendim menjëherë në interes të shqetësimit të qytetarit në periferi të Durrësit. Këtë propagandë, PD që nga selia e SHQUP-it e shpalos si një zgjidhje rrufe me presionin e opozitës dhe liderit Basha, si interesim personal të tij. Realisht Basha nuk e ka hallin te familjari në periferi. As tek ata që tok duart e i rrok në qafë për t`u transmetuar dashuri. Ai si tërë të tjerët që takon nëpër Shqipëri, që bën sikur i qan shpirti dhe është gati të falë një nga katër vilat e tij për të vobektit. Atij i intereson propaganda për t`u thënë shqiptarëve se si lider e parti është burrë i zoti: E shikoni?! Edhe pse në opozitë, pa pushtet, pa buxhet, pa vulë, pa firmë, Lulzim Basha arrin të bëjë zgjidhje rrufe. Po nesër në qeveri dhe pushtet? A mendoni se çudira mund të arrijë një qeveri me kryeministër Lulzim Bashën dhe opozitën në tërësi? Besojeni! Dëgjojeni! Hiç mos dyshoni! Prisni e shpresoni, merrjani këngës dhe vallëzoni. Të gjithë në një zë të këndojmë: Lum si unë, lum si ne, me qeverinë e re, Lulzim Bashën në krye, lumturinë do jetojmë ne!