Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në opozitë si "partizanë" dhe në pozitë si "ballistë"!

Postuar: 16/11/2018 - 07:10

Sigurisht që duheshin sjellë eshtrat e Mid'hat Frashërit në Shqipëri! Të gjithë që kanë kontribute në kohë, kanë vendin e tyre në Shqipëri! Mirëpo kontributet ndër kohëra, nuk mund të jenë vijë e drejtë fituesish dhe humbësish, apo tradhtarësh dhe diktatorësh, për të pasur varr! Varr kanë të drejtë të gjithë shqiptarët. Aq më tepër një person i tillë, që ka kontribute të mëdha në letra, veprimtari të madhe përpara se të ishte në "krahun jo kaq fitimtar" në luftë! Balli Kombëtar realisht ishte e majta e Legalitetit ose Monarkistëve dhe Komunistët ishin e majta e re e frymëzuar nga Rusia (BS) dhe ideologjia e kohës! Nëqoftëse mund të besojmë komunistët se "Balli" ishte në krahun e gabuar ( jo kaq shumë vetë Frashërlliu) në luftë, po ashtu komunistët u rreshtuan në krahun e gabuar për 45 vjet në diktaturë! Nëqoftëse "Balli" ka bërë gabime në pesë vite luftë, regjimi komunist ka bërë faje (së bashku dhe me arritje) në 45 vite regjim! Por i duhet dhënë fund kësaj histerie politike armiqësie kombëtare! Ne duhet të mësohemi të vlerësojmë kontribute dhe të kritikojmë, por jo të vrasim fajtorë, sepse përndryshe nuk do të ndryshojmë nga diktatura! Por unë po mundohem të vlerësoj sot atë që na "mësuan" ideologjikisht përgjatë diktaturës! Për "Ballin" na mësuan se ishin kolaboracionistë, tradhtarë, të fajshëm, pulaxhinj, grabitës, të korruptuar, gjakpirës, qejflinj pasurimi, shfrytëzues etj., etj! Po pra mbi këtë u ngrit dhe lufta e klasave dhe histeria e saj, që përfundoi me jo vetëm dënimin dhe persekutimin e tyre, por dhe të vetë komunistëve!

Çfarë ndodhi me klikën e komunistëve që erdhën në pushtet! Çfarë kishin sharë dhe akuzuar për "Ballin", e bënë vetë akoma më tragjikisht dhe në mënyrë më të egër dhe pa skrupuj! Filluan të jetojnë më mirë, të ndahen nga populli, të jetojnë në "bllok", të hanë më mirë, të kenë vetëm ato të mira materiale, të kthehen në "pulaxhinj" , të kenë rroga dhe përfitime të majme, në krahasim me popullin! Ishin në pushtet, erdhën në pushtet dhe u kthyen në - ballistë! Në kohën kur ishin partizanë thoshin po bashkëpunojnë me pushtuesin dhe harruan se po bashkëpunonin edhe ato me fuqi të lindjes si Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik që sigurisht nuk kishin ndonjë mendim kaq kombëtar shqiptar, në ideologjinë e tyre! Atë kritikë parimore që kishin me "Ballin" si anti popull dhe anti "klasës së varfër dhe punëtorisë" si shfrytëzues, e realizuan vetë deri në fundin e tyre me një fukarallëk, një deklasim moral dhe ekonomik në sundim të tyre!

E kjo "sagë", kjo histeri, tashmë është bërë një marrëzi qeverisëse në Shqipëri që prej 30-të vitesh! Të gjithë kur janë në opozitë sillen si "partizanë" me logjikën e dikurshme them! Kritikojnë dhe anatemojnë pushtetin që ka fuqinë! Bëhen me popullin, e nxisin atë, moralizojnë barazinë dhe drejtësinë! Por pothuaj në momentin e parë kur vijnë në pushtet, ndryshojnë! Bëhen "ballistë" ose sikur deklaronin dikur - pulaxhinj! Marrin të mirat materiale dhe fillojnë korrupsionin, shfrytëzimin, marrëzinë e administrimit për vete dhe për familjet e miqtë e tyre! Pasurimin pa fre dhe pa moral! Nuk kemi dalë akoma nga ideologjia! Sulmojnë ata "partizanët e opozitës" dhe "sundojnë, përfitojnë dhe grabisin" pikërisht "ballistët" e pozitës! Sa e sa raste janë të tilla në ndërrime pushteti. Bëhen si në luftë me armikun duke qenë shqiptarë të gjithë! Ai që e "ha gjithmonë" është populli, i cili edhe ai nuk ka dalë akoma nga ideologjia! "Partizanët opozitarë" (nder partizanëve që dhanë jetën për liri) janë "atentatorë të kushtetutës" të rendit dhe kryengritës të antiregjimit i cili është shpallur demokratik! Kurse ata që vijnë në pushtet "janë Ballistë" (nder njerëzve patriotë kombëtarë) që sundojnë, bëhen arrogantë pushteti dhe jetojnë vetë pa ulur sytë pushtë e pa zbatuar demokracinë, por sidomos ligjin! E kanë bërë të gjitha forcat politike këtë këmbim postesh! Si të quhen të djathtë dhe si të konsiderojnë veten medemek të majtë! Përkundrazi të asaj që thonë në përgjithësi se "nuk ka të djathtë Shqipëria"! Shqipëria nuk ka një të majtë reale, njerëz me parime të majta, sepse askujt që vjen në pushtet nuk i "leverdis të jetë partizan" ngaqë ju pëlqen qënia - ballist, sikundër ideologjia ju kishte mbushur trutë me myk dikur! Kurse në të vërtetë, janë shqiptarë të gjithë. I bëjnë keq vetëm shqiptarit, atë e lodhin, e varfërojnë ekonomikisht dhe shpirtërisht. Kemi armik veten. Kemi prodhuar lidershipe, që duan ta mbajnë këtë manovër pushteti të gjallë, se kështu përfitojnë dhe kështu pasurohen. Shesin atdheun, duke varfëruar individin dhe shoqërinë në raport me kohën tani në demokraci! E bëjnë Shqipërinë një vend që jetohet keq. Që nuk ka shpresë! E kjo është fatkeqësi. Po nuk mori fund kjo mënyrë qeverisje dhe opozite nga ky establishment i prodhuar nën regjim, demokracia është shumë larg. Por akoma më keq, është se është cënuar liria! Liria për të qenë shtet i barabartë për të gjithë, për të qenë në një rradhë me shtete të Europës. Për të pasur institucione të konsoliduara në shërbim të qytetarit. Sepse sa ndërrohet pushteti, ikin "ballistë dhe vijnë partizanë që kthehen brenda ditës në ballistë"! Po pra, sepse kështu i mësoi ai që imitonte ballistët, duke rivrarë ata dhe partizanët bashkë! Ky është për ne turp i madh shoqëror dhe politik. E ndërkombëtarët e kanë marrë vesh mirë! Prandaj duan një drejtësi të drejtë në Shqipëri. Vetëm ajo mund ta fillojë shërimin e kësaj marrëzie kolektive politike shoqërore. E sigurisht për të tillë "partizanë ballistë" kjo drejtësi, është e vështirë, shumë e vështirë! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e një lëvizjeje masive studentore, e cila deri tani në thelb ka disa kërkesa dhe që mundet nesër të përparojnë dhe me të t

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b

Postuar: 09/12/2018 - 07:13

 Nuk është vetëm dufi i studentëve.  Protesta e tyre ka trazuar gjithë shoqërinë.

Postuar: 08/12/2018 - 07:22

Ҫdo vit, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehë si refug

Postuar: 08/12/2018 - 07:21

Njohja me një vendim për ngritjen në Shqipëri, të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luf

Postuar: 08/12/2018 - 07:20

Një opozitë që nuk frymëzon! Është ky konstatimi që e bën kushdo në këtë vend.