BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Në panairin e kotësive të “Foltores”

Në panairin e kotësive të “Foltores”

Kureshtja për të blerë nga politika , jo rrallë të çon të lëvizësh pultin nëpër ekrane të cilat të ngjasojnë me një panair libri , por sapo lexon  titullin e emisionit , të lind ndjesia e panairit të kotësive , lere pastaj të mbash veshin nga analistët , të cilët të shqepin me hamëndësira. Në STV ndërsa flitej për një krim të ndodhur në Elbasan vite më parë , drejtuesi e jep verdiktin qysh në krye të herës; politikë e kapur nga krimi , sepse gjykata ka fshirë përgjimet e një njeriu me emrin Taulant dhe ai domosdoshmërisht është  politikani i rangut të lartë , dora vetë. Seç shkruan gjykata nuk do të lexojë kush . Ajo që ka rëndësi është fabrikimi që mund t'i bëjë analisti argumentit , për ta bërë atë të besueshëm përmes zgjimit të interesit të shikuesit , i cili e kthen në një thashethemnajë duke i shtuar këmbëka e doçka , sipas oreksit të tij , duke u kthyer në një gjyqtar dhe prokuror të thekur .  Tek ''Princi'' Makjaveli thekson se filozofia e politikës është filozofia e të vërtetës , e një të vërtete të dhimbshme por e pa kompromis , e vërtetë e arsyes  nga njëra anë dhe e vërteta e fakteve nga ana tjetër. Po ku fërshëllejnë për qasje të tilla të politikës , politikanët tanë që i fabrikojnë faktet aty për aty , duke i kthyer ekranet në lojëra pikpongu, ku gjuajnë me ç't'u thotë truri . Kështu aktori ish ministër i drejtësisë ne ABC-ja, flet për shitjen e ish kryetarit të PD-së tek kryeministri apo të tjerëve , si të kishte të bënte me një merkato futbolli e jo me një forcë politike . Gjuhë e përdorur rishtas nga lideri non grata,  për kandidaturat e shpallura nga pjesa tjetër e opozitës si; vasalë të kryeministrit, avokati i Putinit , vjedhës i emergjencave të tërmetit dhe përdorues i fondeve për të vjedhur zgjedhjet, hajduti  i aferës më të madhe korruptive iç është ajo e ndërtimit të portit të Durrësit me projekte ende në letra, e ardhmja e vjedhur nga Edvin Rama e Enver Hoxha e sa e sa togfjalësha të fabrikuara aty për aty. Filozofia e politikës duhet të ketë  natyrën magjepsëse të njeriut, e nuk  duhet të paraqesë iluzionet  mbi atë çka njeriu është. Me sa duket lidershipi është i ndikuar nga ''Princi ''i Makjavelit ku njeriu është ''ikës '' nga rreziku dhe lakmitar  për përfitime e pushtet, po aq sa dhe është inatçor, smirëzi, egoist, siç po ndodh me liderin historik për t'i shpëtuar non gratës .  Ndoshta brenda kësaj natyre të qenies njerëzore, kërkon të shpikë e të organizojë urdhra, duke ia lejuar vetes të mendojë e ngrihet në lartësitë e shtetit , duke krijuar qarkun i shkurtër politik që shkatërron themelet e institucionit politik si do zot ka ndodhur e ndodh me parlamentin apo drejtësinë të nëpërkëmbur, ku si të mos mjaftonin ndërhyrjet e djeshme, ku u katandis kokoshi një thelë, por dhe sot s'rreshtet duke akuzuar për ; kapje nga mazhoranca , të inkriminuar , duke lartësuar kështu veten mbi  pushtetin. Është kjo qasje që ka patur lideri historik në këto në 32 vitet , që kurse më të shumtën e kohës njerëzit e kanë kaluar rrugëve medemek se kjo na qenka demokracia . Kalimi nga gjendja e anarkisë , në shtetin e së drejtës dhe premisat e tërësisë së filozofisë politike, duhet të gatuajë demokracinë atë që bota e ka ndërtuar ndër vite dhe jo siç mundohen të interpretojnë mendjet anarkiste se demokracia në botë është ndërtuar përmes protestave . Protesta është vrima e fundit e kavallit , kur zëri i popullit bie në vesh të shurdhë , protesta bën që pushtetari t'i thërrasë mendjes se ka dhe ndërrim qeverie. Politikanëve që mëndja u ri vetëm tek protesta nga se farë kungulli i  e tyre, nuk di të gatuajë tjetër, veç anarkisë është një shterpësi politike , panairet e së cilës janë të mbushura me sofizma që rrahin ujë në hava .  Dhe kërcasin ekranet , nga tendat e  panairit ku vërshon lumi i kotësisë së fjalëve ; kur jep dorën kryeministrit kontrollo xhepat , metonimi që vetëm një lider i çartur mund ta përdorë apo   epitete të patëkeq metaforikë; idiot, skizofren  i lindur , fjalor deputeti i përdorur, për kolegun deputet. Janë pa triskë sintagmat ku etiketohen institucione të tëra ; organizatë kriminale, shtet narkomanësh , duke mos ndalur etiketimet ndaj të vetve; Ali - Basha pengmarrësit e së djathtës, vula e flamuri i PD-së të marrë peng nga kryeministri, të shpallurit kandidat për zgjedhjet lokale nga grupi tjetër i PD- së, të shitur tek Edi Rama. Të mbytur deri në qafë politikanët, si thekri pa bukë sillen nëpër ekrane dhe s'ulen të shohin poshtë edhe atëhere, kur bëhet fjalë për çështjen kombëtare. Ndërsa Tirana ka bërë bashkë dy parlament dhe kryeministri shqiptar flet në foltore për bashkëpunim Shqipëri -Kosovë, egua dhe smira e liderit historik, flet në shkallët e Parlamentit për antikombëtar, anti kosovar, vëlla i Vuçiçit një kosh kotësish që as për në varrezat e mbetjeve të Sharës, s'mund të bëjnë fajde se infektojnë. Një panair i kotësive të politikës që të sjell nëpër mend personazhin e romanit ''Panair i kotësive'' të Thekerit, ku Zonjën Sharp, e cili për sytë e botës jashtë puth djalin e saj, ndërsa nga brenda shtëpisë sundon, prepotenca dhe arroganca e zhveshur, nga çdo etikë e ndjenjë njerëzore. Njeriut që duket sikur i qan syri për Kosovën nga brenda ekranit, jashtë tij  thyente embargot e armëve për Serbinë, kur luftohej për jetë a vdekje. Panairet e kotësive depërtojnë deri në kancelaritë e Evropës aq sa protestën e 6 Dhjetorit mundohen ta shesin për nxjerrjen ne shesh të korrupsionit të qeverisë, për t'i dhënë sy e veshë liderëve të Evropës, a thua se Shqipëria është ishulli i Robison Kruzosë, kur edhe ai i kishte mbajtur lidhjet me njerëzimin përmes marrjes në ishull të grurit. Ndërsa liderët e Evropës me përfaqësitë e tyre në Tiranë, i njohin me dhëmb e dhëmballë qeverisë, por ndërhyrjet ia lejon demokracia, kur punët marrin erë, se atëhere e kthejnë vendin në proktetorat (guvernatorë , përfolje për ambasadorët nga lideri historik, sa herë cenohen interesat e tij ). Ndërsa shëtitjet nëpër sheshe, janë në natyrën e sistemit sepse ato, s'janë tjetër veçse ca kondicionerë, që zbusin ose ftohin temperaturat sipas rastit, por jo se mund të ndryshojnë gjë në natyrshmërinë e kohës . Por çfarë t'u thuash analistëve tek MCN -ja, të cilët s'heqin nga gjuha, protestën, edhe pse dje ishin mbështetësit më të zellshëm të asaj që e degradoi opozitën në këtë farë feje, por ende sot s'kanë vënë mend, po vazhdojnë t'i fryjnë të njëjtit bilbil për protestën e 6 Dhjetorit, a thua se do të gjejnë Bashkën e artë... Me këtë panair kotësish të politikës opozitare, tashmë janë regjur shqiptarët, por më e keqja po argasen dhe liderët e huaj, ndaj i kanë lënë në qefin e tyre, derisa lidershipi opozitar t'i thërrasë mendjes, për të gjetur vetë rrugën e fitores në një shtet demokratik , përmes një lidershipi të ri të pakonsumuar e implikuar në afera korruptive , por mbi të gjitha mbështetur në një ideologji që sjell frymë dhe frymëzon njerëzit .