BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

 Në PD e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë

 Në PD e tatëpjetë, siç ka qenë do të

 Para dy ditëve lexova në FB një qytetar që pyeste: A më gjeni dot një njeri që merret vetëm me hallet e tij?! Kjo mu kujtua kur dëgjova pjesë nga Kongresi i PD. Unë nuk e mora vesh i kujt ishte ky kongres, ku ndokush propozoi, që të mbahej një kongres tjetër i jashtëzakonshëm. Dhe unë pyes : Po ky Kongres i kujt ishte, që duhet të mbahet një Kongres tjetër? Të gjithë ata që folën i filluan diskutimet, jo për të shuar zjarrin që u ka rënë në shtëpinë e tyre, po për Ramën! Me përjashtim të deputetit Shehaj, që tërhoqi diskutimin pasi dëgjoi Bashën dhe u largua nga Kongresi, të tjerët i qëndruan besnikë politikës së dikurshme, të sharjeve e shpifjeve, që i shpuri në këtë derexhe. Natyrisht opozita është kundërshtare e pushtetit, po Kongresin nuk e bënë për të qarë hallin e Ramës, që i fitoi zgjedhjet. Të vazhdosh me atë avaz kur ke tetë vjet që humbet, do të thotë që ajo opozitë nuk vjen kurrë në pushtet. Zoti Basha dhe ata që zvarriten pas tij, duhet të heqin dorë nga ajo farë skandal zgjedhor. Ishte apo s’ishte krim zgjedhor, për të cilën u lodhën së përsëritur Lulushët, nuk e vendosin partitë dhe të ashtuquajturit analistë, apo nga Presidenti, që u bë palë me opozitën. Janë caktuar struktura të posaçme ligjore për të drejtuar zgjedhjet dhe gjykuar pretendimet e ankuesve. Vërtetësinë e shkeljeve nuk e përcakton zhurma e ankesa pa asnjë vërtetësi, por vërtetësia e fakteve. Fakti që të gjitha ankesat e opozitës u gjykuan nga strukturat përkatëse dhe nuk rezultoi asnjë shkelje, opozita duhet të mendohet një copë herë dhe të gjejë shkaqet brenda vetes. Përse kjo opozitë ka pësuar tërë ato humbje në zgjedhje? A keni parë ndonjë analizë të humbjeve në vite? Ka nja dy ditë që PD publikon lajme se kryesia po bën analizën e humbjes në zgjedhjet e fundit. Të njëjtin lajm dha, se Kongresi do të bëjë analizën zgjedhore të 25 prillit, por nuk pamë asnjë pendim nga ajo humbje. Si mund të bëjnë analizën e humbjeve ata që i shkaktuan humbjet? Analiza e vërtetë bëhet në qelizat e partisë e deri në forumet e larta të partisë. A e kuptojnë Lulushët, se zgjedhjet nuk i drejtoi Partia Demokratike me strukturat e saj, por vetëm Lulushi? Ai merrte vendime e jepte urdhëra gjatë rrugëve pa bereqet që bëri, me zhurmat pa efekt. Ju lutemi na thoni cilën alternativë më të mirë se qeveria i paraqiti popullit, që të bindej për t’i dhënë votën? Me këtë politikë që ka ndjekur e po ndjek PD, e ka humbur besimin tek populli. Lulushëria e përqendroi të gjithë fushatën me thirrjet “Rama ik”! Çfarë vlere ka kjo për të bindur elektoratin? U bënë tetë vjet që vazhdohet me këtë thirrje, po kjo nuk është alternativë. Ka ndonjë zë në efir, që fajin e humbjeve ua faturon kollovarëve që i futi në vathën e saj sa për të fituar mandatin e deputetit. Ne u bëjmë edhe një pyetje tjetër: Pse i pranuat këta kollovarë, kur PD është e mbushur me të tillë, legalistë, ballistë e turli rrymash? A e dinë Lulushët fjalën e urtë “Cili është ai që plehun e tij e hedh në arën e botës?”. Mikun pranoje në shtëpi, po mos e lejo të bëhet zot shtëpie. Si mund t’ua hedhësh fajin atyre që kanë luftuar për veten e tyre? Si mund të qëndrojë kryetar partie Basha dhe kryesia e partisë, që e shpuri partinë në fund. A e kupton Basha, se në zgjedhjet e partisë së tij e votuan vetëm 30 për qind e anëtarësisë? Ai e quajti fitore të tij kundrejt tre kandidatëve të tjerë, po ajo ishte humbje e thellë. I pari duhet të jepte llogari Basha për politikën sharlatane që ndoqi dhe humbjen që i solli partisë. Basha deklaroi se nga këto zgjedhje dolëm më të bashkuar, kur dy grupe e disa individë i kthyen shpinën. Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, Basha thërriste vetëm “Fitore, fitore e madhe”. Këtë e përsëriti edhe një ditë para daljes së rezultateve! Fakti që ai nuk pranoi asnjë nga propozimet alternative të kundërshtarëve, do të thotë, se ata nuk i dëgjon më njeri në atë parti dhe po shikojnë mundësi të tjera. Largimi i Shehajt nga Kongresi pasi dëgjoi Bashën, nuk është shenjë e mirë për të besuar, se partia doli më e bashkuar nga zgjedhjet që humbi. Anëtarësia e partisë tok me grupet kundërshtarë të Bashës, kërkojnë partinë e tyre të dhjetorit. Kush vajti e fshiu menderen me atë program që nisi jetën kjo parti? PD është quajtur parti e shpresës, po çfarë shprese mund të presësh nga kjo parti, që firon në çdo zgjedhje dhe garon me ca formula, që nuk bindin askënd. Një parti që mburret me një kriminel, që e ka përzënë Amerika familjarisht, do të thotë, se ajo ka punë me shtetin më të madh të botës. Zaten PD e ka patur gurë më gurë me të gjitha ndërkombëtarët e tjerë. Vete i vërsulet Sorekës me ca lamashë të tjerë, pse vete takon strukturat e drejtësisë në Tiranë. Si nuk doli një nga PD e t’i kërkojë llogari Bashës për këtë politikë urrejtje e hakmarrëse që ka ndjekur? Nëse kjo PD do të vazhdojë me ato mendësi që u shfaqën në Kongres, me sherre e shkatërrime, ajo do të vazhdojë të këndojë këngën e humbjes së përhershme: “Në PD e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.