BREAKING NEWS

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të
x
BREAKING NEWS

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x

Opinion / Editorial

Në PD nuk duan as shtetin, as vendin dhe as demokracinë; ata nuk duan as veten!

Në PD nuk duan as shtetin, as vendin dhe as demokracinë; ata nuk duan

Jam i bindur sigurisht që Rama ka Presidentin-en e tij! Kjo nuk diskutohet fare. Por kam qenë po ashtu i bindur se PD nuk do të jetë kurrë ajo parti që vepron në institucione demokracie apo gjysëm demokracie që ka një vend e që ka dalë nga një tirani orientalo bolshevike!  Partia Demokratike  si e Berishës dhe “jo e Berishës” nuk qëndron dot zyrtarisht me mënyra normale legale politike dhe parlamentare, as në propozime! Është “ hedhc” apo nuk është Taulant Balla, janë të pabesë socialistët apo nuk janë “të pabesë” këtë në politikë duhet t’jua lësh njerëzve të gjykojnë! Por ti duhet të jesh në institucion dhe në aksion parlamentar konkludues! Partia Demokratike është bolshevike për fat të keq  dhe me Alibeajn edhe me Gjekmarkajn dhe me të gjithë plotësisht aty. Ata nuk janë të zot të propozojnë një njeri për kandidaturë të tyre në Kuvend! Një individ demokrat apo të djathtë, apo popullor liberal apo i të majtës demokratike dhe të ndershëm për President! Nothing!!!!  Futen në kurthe ose ngrenë kurthe ligjore e rregulloresh, sa marrin “mendet e njerzve” dhe pastaj dalin nga institucioni dhe loja në demokraci! Mirë Berisha që nuk do askënd përveç vetes së tij dhe familjes së tij, mirë Berisha që ka hall me amerikanët dhe botën demokratike jashtë Shqipërisë,  por në PD kanë hall të gjithë me seriozitetin zyrtar të sjelljes në opozitë! Nuk duan as shtetin, as kombin, as vendin, dhe nuk duan as veten! Jam copë, zullumqarët e demokracisë. Prodhimi i Enverit si “njeriu ynë i ri” tashmë është bashkuar me prodhimin e Sali Berishës si njeriu maskara i demokracisë që nuk do asgjë dhe refuzon çdo marrëveshje çdo bisedë dhe çdo praktikë politike, që del nga politikbërja racionale në institucione.  Nuk duan as veten të gjithë aty. Janë jo të përçarë, por injorantë të së drejtës për institucione demokratike të fjalës dhe veprimit politik normal! Janë aut bisedës, koherencës dhe  mënyrës “Political Correct”! Ju mungon morali dhe unë them që ju mungon qoftë dhe një propozim për President! Bëjnë sikur nuk janë në shërbim dhe absolutisht i bëjnë shërbim mazhorancës. Bëjnë sikur janë me demokracinë dhe janë me “Berisho-idenë” që është akoma më keq se “Maocedun-idea”! Maocedun-idea kishte parimin e lulëzimit të “100 luleve dhe 100 shkollave”  kurse “Berisho-idea” ka parimin e vetëm një teorie dhe praktike që është ajo e Sali Berishës! Po dhe brenda saj është “parimi i luftës klasore”, duke shpallur armiq brenda partisë dhe shpallur armiq të gjitha ata te partia tjetër! Nuk e ka vetëm grupi i Berishkave, por të sëmurë rëndë janë dhe këto “balerinat e Bashës” apo dhe ato që nuk duan Bashën, por janë kundër Berishës!  Kur mendon për shtetin sakrifikon për të, kur mendon për vendin sakrifikon për të, kur mendon për partinë tënde ose veten sakrifikon për të, duke pasur “amor proprio”!  Kur në PD nuk duan as veten! Imagjinoni sa duan vendin dhe shtetin! Ata shtetin e dinë pronë të atij që është në pushtet, sepse kështu jua ka shpjeguar stalinisti Berisha dhe kështu e di dhe grupi “jo Berisha” por me sëmundjen “Berisha”! Tani ka për to vetëm parulla, na e hodhën socialistët ose janë të pabesë ose e kanë caktuar ata vetë Presidentin! Kur të gjithë e dinë se Presidentin, Socialistët mund ta zgjedhin vetë, sepse i kanë numrat! Po, por detyra e PD-së ishte të propozonin së paku një që-socialistët ( si të pa sinqertë që janë sipas PD)  ta refuzonin dhe t’ju mbetej atyre faji i mos bashkëveprimit dhe mos bashkëpunimit! Por as kaq gjë nuk do të bëjë as Berisha dhe as ata që medemek nuk janë si Berisha! Kur në fakt janë të gjithë “lumpen proletariat”  si Berisha!  Tani dhe për sy e faqe, janë aut sepse duan të rrinë aut! E sigurisht PS-ja do të bëjë të vetën! E Berishkët  e Berishës dhe Berishkët e jo Berishës do thonë: e vendosën vetë Presidentin si deshi Rama! Heee punë e madhe shumë...!! Halla i madh shumë...! Këtyre idiotëve të demokracisë që nuk duan as veten dhe jo më të duan popullin e tyre, ju duhet thënë: shumë mirë bënë, sepse me njerëz të hurit dhe litarit politik, nuk mund të bashkëpunohet! Me njerëz që nuk duan veten është e kotë të bësh plane dhe bashkëpunime. Ata (PD)  nuk duan as veten. Së paku të bien dakord të duan (njeriun e skalitur të Fidias)  Berishën! Kjo së paku do ti justifikonte në marrëzinë e tyre fantastike. Do ishin më të besueshëm në groteskun politik ku jetojnë.  Por mos të hiqen si “patriotë”, as si “politikanë të ndershëm” dhe as si demokratë!  Nuk janë as për veten e tyre dhe kjo mjafton të hedhësh në kosh dhe ato cilësime që përdora më lart. Po po, nuk janë as për veten e tyre dhe do të qëndrojnë gjatë në opozitë.