
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës


Që në fillim do të merrem me një pyetje:Sa parti kanë dalë nga Partia Demokratike dhe pse kanë ikur prej saj,kur ende vetqëndron në krye një papagall dhe hakmarrës? Të gjithë mund të japin ndonjë përgjigje me përjashtim të “Non Gratës”.Fillimisht ata u mblodhën dhe hartuan një program,që do të kishte jetëgjatësi sistemi qe u krijua. Mirëpo a i keni parë ata qentë që kur venë ti fërkojnë të shtjenë dhëmbazi? Nuk po hyj në të thella,po u kujtoj të parin,Eduart Selamin,që e kundërshtoi “Non Gratën” dhe nuk u pa nga iku. Të tjerët numëroni ju,pse ikën e ku janë .Po partia e tyre,ku është? Ku e keni Bamir Topin,ish presidenti i vendit dhe i PD,me kulturë të thekur demokratike ?Ku e keni Bashën dhe Alibeajn?Përse kanë ikur këta njerëz dhe e lanë Partinë Demokratike lakuriq? Në Partinë Demokratike nuk ka patur e as ka më struktura,që përbëjnë partinë,po ka patur një çoban,që kishte vënë një tufë dhen përpara dhe i skartonte një nga një derisa i ç’farosi të gjithë se nuk i bindeshin. Mos harroni shkencëtarin Neritan Ceka me shokë. Por le ta bëjmë këtë mendim më konkret e më të besueshëm me një rast të freskët. Sapo u mblodh grupi i deputetëve dhe bëri ndryshimet e veta, doli Saliu me deklaratën e tij të përhershme: “Nuk i njohim!” Nuk dua ta kundërshtoj e të cenoj bindjet e tij,por për ngjarje të tilla të rëndësishme, kur ai u bën thirrje formale për bashkim,deklarata e tij nuk vlen. Partia pa emër e tij ka struktura edhe pse nuk janë ligjore siç nuk është ai kryetar partie,po ai duhet t’i mblidhte strukturat e le të mos i pranonte,por ai do të ishte mendimi kolegjial. Të njëjtën gjë bëri,pa pyetur strukturat e partisë,edhe kur doli rezultati i zgjedhjeve,nuk pyeti njeri,po pa bërë asnjë diskutim me strukturat, doli e deklaroi se nuk i njohim zgjedhjet!Në të vërtetë Ai pyeti,po jo partinë e tij, u mbyll në SHQUP e u konsultua vetëm me Liken,me të cilin e bashkon një hall i rëndë. A ka anëtarë kryesie kjo farë partie,xhanëm,që nuk bëhet gjallë një prej tyre e ti kërkojë,se përse nuk bashkëpunon me ta, po vepron si pasha?Është një farë Flamuri i zi,që ka të ngjarë të të spostojë Lirinë dhe të flejë bashkë me të dhe të dy i kanë lënë mënjanë të zgjedhurit e tjerë,se po folën,do të kenë fatin e Eduart Selamit me shokë. A mund të funksionojë e të marrë pushtet një parti,që nuk i funksionojnë strukturat dhe ka një budalla në krye? Një njeri batall i ka zënë derën një partie, nga e cila shpresoi e gjithë Shqipëria. Le strukturat e partisë,që i kanë lidhur interesi, po grupet e taborëve që e ndjekin prapa,ku i kanë sytë, pale mendja i paska lënë? Si duket as ata nuk e kanë ndjekur nëpër mitingjet zhurmuese,se janë mërzitur. Zaten nja 200-mijë e braktisën në zgjedhje,po unë do t’u bëj një pyetje turmave pa çoban: Ju lutemi,çfarë premtimesh kishte programi ekonomik i tij për të bindur të pabindurit?Po për juve që pretendonit pushtetin? Opo kishte apo s’kishte program fare, se ne nuk dëgjuam gjë?U mjaftua me porositë që i kishte dhënë Kërriçit të Tiranës,që të gënjente popullin me autobusë falas e tunele,që nuk realizoheshin kurrë. Po pushteti nuk merret me gënjeshtra. Na del ndrikulla,shan e shan tradhtarët e tij dhe pastaj u bën thirrje për bashkim. A thua të ketë pyetur strukturat për këto karavidhe që ka bërë e po bën?Jooo,nuk ka as struktura,as parti .Mirëpo ca mandalle e tertelica mulliri bëjnë be e rrufe, se vetëm me Berishën mund ta marrim pushtetin!!! Mbase kanë të drejtë,se sa herë vijnë zgjedhjet Ai ka marrë përsipër fitoren, por gjithmonë i ka dalë huq. Atëherë, ju që vërdalliseni pas tij,çfarë prisni më prej tij? A e dini se çfarë synime ka Ai? Vetëm të eliminojë atë bërthamë të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht. A e dini përse i hoqi si deputetë, Boçin dhe Kërriçin dhe i kandidoi në dy zonat,ku e kishin të sigurt humbjen? Se atyre u kishte shpëtuar ndonjë deklarim i dyshimtë,që mund ti merrnin postin Saliut dhe i bëri dalje. Tani le të mbajë Flamurin e zi. I propagandoi primaret, si të ishin Klitoni i Amerikës dhe formë e re,kur ata ishin shokët e tij. Mirëpo vetëm Likja ja pranoi dhe mori humbjen. Vajtën e futën në Himarë një prosponjak, që po bën vetëm zhurmë. Partia turli lipset të gjejë një emër për partinë,të sillen si shqiptar,pa të hyjnë në zgjedhje të tjera. Justifikimet me vjedhje e blerje,që u përdorën nga ju,nuk zënë vend gjëkundi. Nëse u ka mbetur ndonjë lugë mend juve që përbëni strukturat e partisë,mblidhjani zinxhirin “Non Gratës”, që e ka lidhur në trupin e Likes dhe krijoni partinë e vërtetë. Me Salinë nëpër këmbë nuk keni për të patur parti e pushtet kurrë, po vetëm Sali.
Më të lexuarat


Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA

Dilemat e arsyes ose morali në politikë

Diploma 2023 në Shkollën “Prenk Jakova” Shkodër

Vlora në rrjedhat e kohës, Dr. Fatos Arapi si një orakull i saj

Evropa – rikthim në vitet ’30?

Ja çfarë thoshte Sherif Delvina për historinë e Himarës
