BREAKING NEWS

Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret që bënë me djalin e ish-kryeministrit për trafikun e armëve në Gërdec, ja si u manipulua stema kineze në fishekët dhe kush merrej me paketimin municionit

Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret
x
BREAKING NEWS

21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet, zbardhet lëvizja e minutave të fundit

21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x

Opinion / Editorial

Në prag të 8 Dhjetorit!

Në prag të 8 Dhjetorit!

Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Blendi Gonxhja, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia dhe dhjetëra bashkëstudentë të tjerë, që u përpoqëm e luftuam në Dhjetor ’90 për pluralizmin e demokracinë, të shkonim në Qytetin Studenti dhe nëse do të na lejonin të thoshim të vërtetën disa festues të sotëm, shumica të palindur në ato vite... Pas disa ditësh kalendari do të shënojë 8 Dhjetor! Është përkujtimi i përvitshëm për konfuzionin ideologjik, përkujtimi i përvitshëm i tollovisë kolektive dhe i aleancave nga më të çuditshmet që janë krijuar vitet e fundit. Njerëz me prejardhje e origjinë krejtësisht të ndryshme, bindje e pozicione të kundërta ideologjike, pozicionime e qëndrime nga më ekstremet, të stivosur nëpër parti politike, pa asnjë lidhje me Dhjetorin ’90 e me atë çka ai përfaqëson, megjithëse i ndajnë ndryshime kaotike, dalin e promovohen në përvjetorë të tillë. Me një mënyrë të çuditshme, përvjetori i Dhjetorit ’90 vit pas viti dëshmon për bashkëekzistencat më të çuditshme të spektrit tonë politik, ndarjen ideologjike në bashkë ekzistencë të votuesve të të gjitha forcave politike shqiptare; flertin e konservatorëve me liberalët, të “të djathtëve” me socialistët e “moderuar”. Kështu arrijmë të lexojmë vit për vit komente ironike për Dhjetorin ‘90, jo vetëm të majta, “të djathta” apo centriste, por edhe nga ata analistë të pa lindur atëherë, të cilët me abstragime joshëse për veshin, por jashtë realitetit vënë në dyshim jo vetëm ngjarjet si ndodhën realisht, jo vetëm vrullin dhe idealizmin e atij brezi, por çorientojnë opinionin publik me urrejtjen e tyre, gjasme “realiste cinike”, me urrejtjen e tyre për atë që ata nuk do të bëjnë dot kurrë. Fakti që evolucioni i një partie politike, apo karriera individuale e disa individëve protagonistë të asaj epoke, nuk është në nderin e përpjekjeve apo luftës që ata bënë në të shkuarën, nuk duhet të jetë shkak që të zërohen kontributet e tyre dhe të rishkruhet historia e shtrembëruar dhe me personazhe e protagonistë të dyshimtë e të gënjeshtërt. Asnjë brez nuk ka dëgjuar kaq shumë kritika dhe glorifikim dhe asnjë brez nuk ka njohur një falsifikim të tillë në kontributin dhe praninë e tij në historinë moderne. Nëse, siç thonë, brezat bashkohen nën ngjarje të mëdha, vetëm ky si element na bënte flasim për gjenerata në përgjithësi. Dhe kjo, pasi edhe, brezat e mëparshëm luftuan me mënyrën e tyre kundër diktaturës dhe represionit të tij brutal. Dhjetori ‘90 kishte si dinamizëm brezin e 22-vjeçarëve të atij dhjetori, por ishte edhe fryti takimit të shumë brezave në oborr, në shkallët e universiteteve, në vrasjet e intelektualëve, mendimit e vullnetit të lire në 45 vite. Paternalizmi partiak, nilhilizmi partiak i krahut tjetër, tollovia e përditshme, përpjekja e disave që të shfrytëzojnë politikisht me një logjikë përvetësuese partiake Lëvizjen e Dhjetorit ’90 i kanë bërë shumë qytetarë të moderuar në një zhvlerësim historik të kësaj dite e epoke.  Natyrisht, kësaj situate i pararendi zhvlerësimi i thirrjeve tona atëherë “Liri- Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, në versionin modern johistorik tejet zhvlerësues: ““Liri- Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!- Komunizmi nuk u rrëzua ndonjëherë në Dhjetor ’90 dhe nuk jemi të lirë!””. Brezi ynë e neverit një pretendim të tillë. Imagjinoni kur deklarata të tilla për mungesën e lirisë bëhen me të gjitha kamerat drejtuar mbi ta. Për fat të mirë, megjithë difektet e Demokracisë sonë, jemi të lire dhe mundet që lirisht të dëgjojmë të tilla idiotësi. Të gjithë ata që vazhdojnë avazin se “Komunizmi nuk ka vdekur në 1990, është njëlloj si të thonë se një diktaturë e egër si ajo që kishim ku askush nuk guxonte të fliste as me njerëzit e tij kundër regjimit është e njëjtë me mundësitë që kanë sot, kur çdokush mundet të postojnë në rrjete sociale çfarëdo budallallëku i vjen në mendje. Dhe jo vetëm ta postojë, por edhe të bëhet i famshëm nga budallallëku i tij. Të gjithë këta dëmtojnë demokracinë dhe fyejnë idealin e brezit të Dhjetorit ’90, me populizmin e tyre. Kur jep argumente për të barazuar regjimin komunist me Demokracinë, kujt i shërben? Demokracisë apo regjimit të kaluar? Kur, në vend të qëndrosh me seriozitet dhe të analizosh problemet jo të pakta që ka sot demokracia jonë, të cilët e bëjnë më joshëse në sytë e autokratëve, me cilin je? Kur nuk lufton e nuk përpiqesh të korrigjosh defektet që ka demokracia me cilin je? Po, është e vërtetë, që autokracia, vjedhja, mungesa e përgjegjshmërisë, transparencës e llogaridhënies, varfëria, pabarazia, madje edhe uniformiteti i mendimit dhe i kritikës nuk shkojnë me demokracinë. Por cili është ndryshimi me diktaturën komuniste të para Dhjetorit ’90? Dhe kështu vijmë në ditët e sotme, kur disa përpiqen të minimizojnë rëndësinë dhe vrullin e ngjarjeve të atij Dhjetori me një lloj revizionizmi tërbues, të majtë e të djathtë. Dhjetori ’90, sipas tyre ishte çerdhja, pikënisja e atyre që shkatërruan vendin, duke nënkuptuar protagonistët e brezin e shumëpërfolur të “Dhjetorit ‘90”. Duke harruar që përcaktimi “Brezi i Dhjetorit ‘90” mund të përdoret vetëm si “një moment historik kohor”, pasi shumë pak morën realisht pjesë. Nga ana tjetër dhjetoristët e 2014-s apo dhjetoristët e 2021-shit, turpërojnë këtë datë dhe demokracinë, reflekset demokratike të brezit tonë, me pretekstin se janë duke jetuar Dhjetorin e tyre, duke vandalizuar me patetizmin dhe zhvlerësimin e tyre jo vetëm atë çka përfaqësonte Dhjetori ’90. Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Blendi Gonxhja, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia dhe dhjetëra bashkëstudentë të tjerë, që u përpoqëm e luftuam në Dhjetor ’90 për pluralizmin e demokracinë, të shkonim në Qytetin Studenti dhe nëse do të na lejonin të thoshim të vërtetën disa festues të sotëm, shumica të palindur në ato vite... Ndërkohë, Dhjetori ’90 çdo vit e çdo përvjetor ka qenë shansi i artë e i pashfrytëzuar i politikës shqiptare, të tërhiqte elektoratin gri, i cili ka 32 vite që është i pastrehë, të riatdhesojë votues të moderuar dhe të bëhet zëri modern i logjikës dhe i përparimit. Momentalisht politika shqiptare këmbëngul në strategjinë e pasqyrës, në të cilën çdo grup votuesish mund të shohë veten potencialisht. Ndoshta ka ardhur koha që politika ta kthejë pasqyrën në drejtimin e duhur.