BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Në protestën e 12 nëntorit nuk ishte populli, por militantët

Në protestën e 12 nëntorit nuk ishte populli, por militantët

Për protestën e 12 nëntorit që organizoi opozita vazhdon të  bëhen vlerësime të ndryshme. Duke e parë sipas krahëve të politikës, disa e quajnë atë “madhështore”, “ më e madhja në historinë e PD” dhe të tjerë e minimizojnë atë, duke e quajtur si “braktisje” e Berishës dhe Metës. Për të qenë realist  protesta pati një numër të madh pjesëmarrësish, por nuk ishte  më “historikja.” Protesta mbetet  në histori, jo nga numri i pjesëmarrësve, por nga misioni që kryen dhe mesazhi që përcjell për të ardhmen. Për nga organizimi dhe qëllimi u duk qartë, se kjo  ishte protestë militantësh dhe jo protestë e popullit “të revoltuar”. Protesta qësjellin ndryshim janë ata që lindin nga poshtë, nga njerëzit që vuajnë  dhe i shtyjnë drejtuesit politikë që t’i kanalizojnë kërkesat e tyre, dhe jo kur drejtuesit e partive shpërndajnë ftesa e para dhe bredhin me lista në dorë nëpër rrethe për të mbledhur sa më shumë njerëz. Përveç misionit dhe mesazhit, në  një protestë,e rëndësishme është se kush janë organizatorët e saj, partitë politike, apo sindikatat e intelektualët e ndershëm… Gjer më tani janë zhvilluar katër protesta të vërteta, të frymëzuara nga shqetsime madhore. E para ishte lëvizja e dhjetorit 1991, e nxitur nga vetë populli, sindikatat, studentët, të cilët të ndrydhur nga diktatura, rrëzuan regjimin monist. Protesta e dytë e madhe ishte ajo që organizoi populli i revoltuar nga burgosja politike e Fatos Nanos, në korrik 1993. Qindra mijë vetë “tundën” atë pasdite  Sheshin Skënderbej dhe i  treguan botës se si i trajtonte Berisha drejtuesit e opozitës. Protestë tjetër e madhe, për nga fryma dhe mesazhi që përcolli, ishte ajo që organizoi shoqëria civile në nëntorin e vitit 2013 për mospranimin e armëve kimike, dhe të gjithë e panë rezultatin e saj.  Po ashtu protestë  me objektiv dhe frymë të gjerë, ishte ajo e studentëve në dhjetor 2018, që e detyroi Kryeministrin të ndryshonte gjysmën e qeverisë. Protesta e Berishës dhe e Metës, nuk pati asnjërën nga ata që duhet të ketë një protestë popullore, as frymën, as mesazhin as shtrimin e alternativave ndryshe. Protesta e së shtunës u karakterizua nga shfryrja e mllefeve, mallkimeve, nga mëria, sharjet e kërcënimet. Këto u vunë re nga fjalori i të gjithë diskutantëve, që lexonin fjalime të parapërgatitura. Në revolta popullore nuk ka nevojë për fjalime të parapërgatitura me letër, pasi  fjala del natyrshëm, e qetë, bindëse dhe frymëzuese. Helmuese për kombin dhe kërcënuese për liderin e mazhorancës, ishte gjuha e dy liderëve, Berishës dhe Metës, agresivitetin e të cilëve shqiptarët kanë 30 vjet që e dëgjojnë. Berisha si kryeprokuror ulërinte: “Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë bashkë me ty. Ti, e ke vendin në burg, në regjim special. Atje do të të çojmë!” “Serenatën” hakmarrëse e vazhdonte  më tej Meta: ”Shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë (Rama), sipas firmave të hedhura nga ai. Ju keni të drejtë t’i kërkoni llogari qeverisë, ta shporrni atë,kur qeveria  shet atdheun siç bëri Rilindja.” Pastaj Meta e Berisha falënderojnë protestuesit “që i rikthyen  shpresën dhe zgjuan popullin për  shpëtimin e Shqipërisë  nga Rilindja.” Se ku ishte shpresa, besimi,  alternativa  për shpëtimin e Shqipërisë në këtë protestë, vetëm dyshja Berisha- Meta e panë. Protesta ishte e militantëve, sepse kërkonte rrëzimin e pushtetit, dhe jo ndërtimin e tij, pasi nuk shpalosi asnjë alternativë. Protestës së 12 nëntorit, disa ditë para zhvillimit të saj, iu bë jehonë e madhe nga politikanë dhe gazetarë  të  ngazëllyer, që pritnin “me lugë në brez” të shtrohej sofra e begatë e Berishës. Të pranishmit në panel jepnin mendimet e tyre për pritshmërinë “e paparë” të kësaj proteste madhore. Por  përgjigje të saktë i dha pyetjes së moderatorit Fevziu, nëse do të merrte pjesë në protestë, një pedagoge e paanshme. “Jo - u përgjigj ajo, nuk do marr pjesë. Unë mbështes çdo protestë që kërkon të largojë të keqen, jo që u shërben interesave të një personi. Kjo klasë politike e ka kryer misionin e saj, ndaj duhen larguar detyrimisht. Unë jam për protestat që largojnë të keqen që ka gllabëruar këtë vend.” Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve që  kjo klasë politike duhet larguar, se nuk mund të zëvendësohet një keqe më e vogël me një të keqe më të madhe. Blofi më i madh i protestës ishte se atë e organizonte një i shpallur “non grata “nga Perëndimi, dhe  shqiptarët e ndershëm nuk mund të ndjekin kurrë një politikan që është kundër demokracisë perëndimore, e që mundohet me korrupsion e diktat të mbijetojë në politikë.  A mund t’i besojë kush ithtarëve të Berishës, si Rudina Hajdari, që e glorifikon në tribuna vrasësin e të atit? Berisha kërcënon me protesta të tjera, por harron se përveç damkës “non gratë”,ai  duhet të sqarojë edhe një akuzë tjetër që i është bërë kohët e fundit, nëse ai  është takuar apo  jo me të dërguarin e Putinit dhe të argumentojë se  pse Shqipëria votoi pro projektit të Dick Marty-t? Duke parë  gjendjen ku është katandisur Berisha me sloganin e tij qesharak “Shqipëria në rrezik, populli pyet: kush është në rrezik Shqipëria, apo Berisha? Së fundi duhet pranuar se mungesa e frymës dhe mesazhit e asaj  proteste ka të bëjë edhe me faktin, se shumica e popullit nuk është aq e varfër sa ç’pretendojnë nga mëngjesi në darkë, disa media e partiakë  dashakeqës, përkundrazi ai di të vlerësojë arritjet, por dhe të mos pajtohet  me gabimet e kësaj qeverie.  Kur ngrihet populli, qeveria ikën vetë, kur shajnë militantët, protesta u kthehet në boomerang. Por duke mos mohuar shqetësimet që ka populli, Kryeministri ynë duhet ta lexojë drejt protestën, të nxjerrë  mësimet e duhura, të mbështetet më fort tek socialistët dhe njerëzit e ndershëm, se pjesëmarrës në këtë protestë  ishin edhe disa që janë realisht hallexhinj. Populli nuk gënjehet më, as nga protestat ulëritëse, dhe as nga salloganet e qeverisë.