BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Në Purgatorin e Republikës Presidenciale

Në Purgatorin e Republikës Presidenciale

Ndryshe nga më përpara kur heshtja në ndërtesën e Presidiumit ia linte vendin mbledhjeve të rregullta një herë në muaj dhe më të rrallë ndonjë ceremonie zyrtare mortore, mbas rënies së diktaturës ndërtesa u bë institucioni i Presidencës. Demokracia kishte ndezur motorët që zhurmonin nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë nëpër ambjentet e ndërtesës. Në një nga këto ditë të zhurmshme mësova indirekt për një fenomen sa të vjetër në kohë aq edhe origjinal për ambientin zyrtar shqiptar. Kohë ndryshimesh, valë punësimesh dhe largimesh. Për ata që synonin emërime të larta në ministri apo në institucione të rëndësishme kërkohej një dëshmi pastërtie e figurës. Mëkati i dosjeve të sigurimit. Shefi i kuadrit të partisë bënte ecejake sa nga zyra e partisë në Presidencë për të marr aprovim nga Kryetari i Partisë-President për të lëshuar dëshminë e pastërtisë. Për këto dëshmi ishte krijuar ai që quhej tregu i kërkesë-ofertës. Një lloj tregu qarkullues i zarfeve, jepje zarfin me para merrje zarfin me dëshmi. Një shpirt mëkatar që blen një dëshmi me firmën e kryetarit. Shtanga një moment nga ngjashmëria e këtij mekanizmi korruptiv institucional. “Letrat e Indulgjencave ose të faljes së mëkateve”. Kënaqësitë pa limit, mungesa e moderacionit në sjellje, mospërmbajtje ndaj joshjeve të çdo lloji, (Indulgence në latinisht) gjithmonë e kanë shpënë njeriun në mëkat. Sipas besimit të krishterë mbas vdekjes fizike të njeriut shpirti i tij përjeton një gjendje të ndërmjetme në atë që quhet Purgator-vendi ose gjendja e ndëshkimit dhe pastrimit të fajeve përpara se të shkojë në Parajsë. Për mëkatin e kryer kisha stimulonte blerjen kundrejt të një letër faljeje si shlyerje e plotë e detyrimeve shpirtërore që mëkatari kishte ndaj Zotit. Tregu i indulgjencave funksiononte në Mesjetë, por morën përmasën e një fenomeni të përgjithshëm skandaloz korruptiv në shek. e 15-të kur shitblerja e tyre bëhej si në një treg mallrash. Mëkatarët katolikë i blinin me një çmim fiks kundrejt faljes së mëkatit ose të mëkateve. Më pas me shpirtin të pastruar nga letra e stampuar me “Bull Papale”, niste “udhëtimi imagjinar” për në parajsë. Kërkoje falje të pjesshme, letra kushtonte më pak. Kërkoje falje për të gjitha mëkatet, pagesa ishte disa herë më e kripur. Si kartat e shoqërive të sigurimit të kohëve moderne. Indulgjencat ishin droga e kohës mesjetare. Shërbenin si rrjetat që peshkonin paratë e njerëzve. Në Shqipëri prej tridhjetë vjetësh dosjet dhe zgjedhjet lokale e parlamentare janë rrjetat që vazhdojnë të peshkojnë shpirtrat dhe paratë e tyre. Martin Lutheri, prift gjerman, profesor i teologjisë, pati ndriçimin vizionar, denoncoi abuzimin me indulgjencat, pasuroi botën me falsitetin e Purgatorit që ato propagandonin. Martin Luther ideoi reformën e madhe, Protestantizmin, duke e ndau botën e krishterë në dysh. Kundërshtari publik i Martin Luterit, frati dominikan Johann Tetzel, komisioneri i madh i shitjes së indulgjencave në Gjermani në emër të Papës, d.m.th pazarxhiu apo lobisti më batakçi i tyre, u bë i famshëm për shprehjen: “Porsa në shportë një verdhushkë tingëllon, një shpirt i shpëtuar në Parajsë fluturon”. Kur mes qytetesh apo në stadiume mëkatarët tanë në tribuna i shikoj dhe i dëgjoj, më ngatërrohet shprehja e Tetzel e para pesëqind vjetësh me kopjet e sotme: “Porsa Presidenti dëshminë lëshon një shpirt mëkatar Purgatori pastron”. Kopje indulgjence nga drejtësia: “Në do nga Ferri një vrasës të shpëtosh, te porta e Purgatorit qetësisht firmos, për dy vila resortesh që buzëdetit do dhurosh”. Apo nga “Bursa e Tiranës”: “Mes avujsh valixhen oligarku dorëzon, befas, shpirtin mëkatar kryetari pastron”. Më sillej në mendje mëkati fillestar. Ai që botën e pasuroi me sensacione qiellore. Ndryshon i dyti, korrupsioni, sëmundje dhe mëkat bashkë, tretësi universal i pengesave ligjore. Kur shikojmë që herë pas here vjen ambulanca dhe qëndron një kohë të gjatë mbrapa Presidencës bëjmë humor në biseda shoqërore. Sjellin njerëz që i dekoron Presidenti, për fat të keq disa në ditët e fundit të jetës. Presidenca të kujton si dikur Klinikën Speciale që ishte si stacion tranzit: për në botën e nëndheshme ose për në klinikat e Europës. Ndërsa sot indulgjencat e presidentit janë si linjë direkte për në Parajsë. Ambulanca qëndron aty në gadishmëri. Tre muaj më parë mësuam se nëpunësit e Presidencës kishin kaluan një shok të vërtetë. I dekoruari jetonte ditët e fundit të jetës. Pasi e zbritën nga shtrati i ambulancës, i ulur në karrige lëvizëse, me zë të vyshkur i drejtohet shefit të protokollit; “I lutem Zotit që të më marri kur duart e presidentit dekoratën të më varin në qafë. Në krye të detyrës, në presidencë”. Gjithë ceremonia më pas kishte qenë një skenë tragji-komike paniku e denjë për ilustrime mësimore. Fatkeqin Zoti mbas një jave e kishte marrë nga shtëpia. Janë disa raste të tilla. Kur i shoh në TV ceremonitë e dekorimeve në presidencë nuk e di pse më sjellin para syve skenën e largët poshtëruese të njeriut më të fuqishëm të botës, presidentit Nikson. I dërrmuar ndërsa ishte nën presion për të dhënë dorëheqjen gjatë skandalit të Vatergate, Nixon doli në TV, qëndroi para kombit dhe tha: "Unë nuk jam një hajdut". Dhe të gjithë, pa përjashtim menduan për të si një hajdut. Kur dikush nga zyra e kryeministrit thotë në TV “unë jam i pastër si kristali” të gjithë pa përjashtim mendojnë për të kundërtën, tërësisht të ndotur sepse e kanë parë duke bërë llogaritë e vjedhjes me bllok në dorë. Kur dikush thotë në TV nga zyra e presidentit që “nuk jam vrasës, nuk kam thyer embargo, paratë e mia janë më të pastrat në botë” të gjithë pa përjashtim mendojnë për atë si një vrasës, si një kontrabandist, si një hajdut. Natyrshëm vjen pyetja: Çfarë vlere kanë nderime të tilla kur ai që të dekoron dhe ti i dekoruari qëndroni moralisht dhe profesionalisht ndaj njëri-tjetrit si dy ekstreme? A mund të qëndrojnë bashkë nderi dhe turpi? Mendoja se biseda me një teolog do më ndihmonte për të arsyetuar mbi shkaqet e një fenomeni të tillë. Kontaktova dikë që herë pas here në TV merr pjesë në debate të karakterit shoqëror. Ai filloi të fliste dhe më shumë dukej si bisedë me veten e vet sesa me mua përpara tij. “Nuk je i pari që bisedoj të tilla çështje. Te ne nuk bën përshtypje që nxënësi dekoron mësuesin, kadeti dekoron admiralin, i korruptuari dekoron të pakorruptuarin. Vazhdojmë paturpësisht me modelin bolshevik kur njeriu i punës së krahut, antar i Byrosë Politike, dekoronte një shkencëtar. Një disekuilibër trishtues midis vlerës dhe antivlerës. Shpesh pyes veten, ku e gjejnë, nga u buron forca e kësaj paturpësie? Për fat të keq neve na mungon, e kemi shkatërruar institucionin e turpit”. Bëri një pauzë sikur të mblidhte forcat. “Turpi i dashur është një shpirt që ha, që gëlltit emocionet. Pra forca e tyre qëndron te paturpësia. Me keqardhje populli thotë: Sa të mendohet i mençuri budallai e ka bërë. Por e vërteta është e mbuluar me një cipë të hollë: “Sa të mendohet i turpshmi i paturpshmi e ka bërë, e ka thënë”. Shprehja e popullit “e ka ngrënë turpin me bukë” është e një rëndësie kapitale”. Bëri një ndalesë. “Dëgjo miku im. Thelbi i turpit nuk ka të bëj me një gabim personal tonin, por mbaje mend, se ndjesia e poshtërimit, e diskreditimit, injorimi i vetërespektit, të urrehesh deri sa të thuash nuk e dua veten, janë të gjitha sensacione që njeriu i ndjen deri në palcë për atë gjendje ku ka rënë, pa pasur asnjë mundësi zgjedhje rrugëdaljeje, sepse fatalisht e përfundimisht ky poshtërim është parë nga sytë e të gjithëve, është bërë faqe botës. Turpit nuk përshkruhet. Efekti korroziv i turpit përbën mekanizmin frenues që vetëdija ushtron mbi instinktet e nënvetëdijes. Turpi mund të frenojë atë që ligji nuk e ndalon. Shoqëria e ruan ekuilibrin nëpërmjet dy mekanizmave, një i shkruar-Ligji dhe një i pashkruar-Turpi. E kupton tani në çfarë niveli gërryes shpirtëror para botës ndjehej i poshtëruar Niksoni? Për atë që ishte faqe botës e urrente veten, prandaj mori valixhet dhe larg syve të popullit u mbyll si eremit”. Pas këtij bashkëbisedimi mendoja sesa breza do duhej të kalonin për të arritur në nivelin e ringritjes së Institucionit të Turpit. Tani e tutje e shikoja Presidencën si një zyrë përcjellëse për në Purgator. Këtë parafytyrim e zhvilloi më shumë rasti i një mjeku shumë të njohur që i kish thënë të dërguarit të presidentit: “Edhe një javë jetë kam. Jam prej 20 vitesh në pension. Kam shërbyer në spital për 40 vjet, Përse duhej të prisnin vitin e 41të pak ditë para vdekjes për të shkuar në Presidencë me personel mjekësor!! Ma dërgoni dekoratën me postë në Purgator”. “Shpëtuam” i tha presidentit shefi i tij i kabinetit. “Pranuan që të vijnë fëmijët dhe gruaja. Do e kemi një ceremoni formale, pa rrezik”. I pari i shtetit i heshtur e lëvizi shikim drejt tavanit. “O zot, këta janë si një kopsht me zambak e një tufë me torollak. Lehtazi e drejtoi shikim dhe me zë të mekur i foli shefit: “Jam unë që kam më shumë nevojë për ceremoninë, jo ai që dekorohet”. Në këtë mënyrë refuzimi nga familjarët i ceremonive zyrtare të varrimeve u bë diçka e zakonshme, me arsyen se vet i ndjeri e kishte lënë amanet. Kot nuk thonë se mirënjohja e vonuar ngjan dhe ka efektin e një gënjeshtre. Kontaktet e shpeshta të udhëheqësve tanë me drejtuesit e feve këto vitet e fundit i mendoj si një element shumë pozitiv. Isha kurioz të dija se për çfarë bisedonin. Me këtë arsye i kërkova një kolegut tim, vëllai më i vogël i Babait të Teqesë pranë Tomorit që të na mundësonte një audiencë. Do kemi rast së shpejti, mbasi do jem në Tiranë me rastin e një simpoziumi për bashkëjetesën fetare”, ishte përgjigjja e tij… (Vijon në numrin e radhës)