BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ne, rrezik të na digjen bankat...... e ti kërkon të pjekësh pula!

Ne, rrezik të na digjen bankat...... e ti kërkon të pjekësh

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe kishte kërkuar strehim politik jo vetëm se u habita shumë, por njoftimi i shtypit më shkaktoi dhe një buzëqeshje, sepse ky “Goneja” nga një person hije dhe i rëndomtë, falë bëmave të tij u bë “personazh” i spikatur, jo vetëm në botën mediatike që u bë figurë qendrore për disa kohë në “pushtetin e katërt, por me, apo pa dashje, pështjelloi keq dhe politikën shqiptare, aq sa i vuri në hall të madh. E vërteta e arratisje së tij, nuk duhet parë te Agroni, as te drejtori i bordit, Urani i Butkajve, të cilit Tufa i paraqiti dorëheqjen, por te ata të cilët e krijuan këtë Institut e që paguhet nga mundi dhe djersa e popullit, madje jo pak, por gati 26 milionë lekë të reja në vit e me një personel prej gati 50-55 punonjësish. Natyrisht, ardhja në pushtet në mënyrë paqësore dhe jo me luftë të armatosur i ballistëve dhe kolaboracionistëve, ishte një fitore e madhe për ta. Ishte e tillë, për vet faktin, se ballistët ishin mësuar të mos hidhnin asnjë pushkë, që nga koha e luftës të cilën ata e përjetonin në paqe me nazi-fashizmin, e jo më që në kohë paqeje... që nuk ishin dot të aftë për të ndezur luftën. Për hir të së vërtetës, situatat dhe ndodhitë e fundit rezultuan katastrofike për Tufën dhe ballistët, sepse u vërtetua dhe një herë, se ata janë e ngelen, jo vetëm origjinalë në veprimtarinë e tyre, por edhe të pandreqshëm. Mbase kanë dhe të drejtë, sepse kur është hall koke, ata ngelen përherë në genin e vet, ngaqë i zë lemeria dhe shpëtimin e tyre e shikojnë vetëm te të huajt e në dheun e huaj, ashtu sikurse bënë baballarët e tyre këtu e 75 vite kaluar. Ajo që ka ngritur nervat e ballistëve të sotëm, është fakti se këtë akt “tradhtie” Goneja e bëri në një moment të atillë, që duket tejet ofenduese dhe për vetë liderin shpirtëror të tyre Mithat beun, të cilit i sollën me ceremoni vetëm hirin solemnitet nga Amerika, hi ky që ishte shkaktuar nga një “zjarr i madh atdhedashurie”, veçse jashtë Atdheut. Por “madhështia” e këtij njeriu të cilin e priti dhe vet kryeministri sikur i venitet pak me aktin e paprecedent të Agronit. Kështu që arratisja e Tufës do të dukej si një paralelizëm me vitet e hershme të luftës. Jam tepër i sigurt, se shumëkujt i vjen në kujtesë një intervistë mediatike me një ballist të penduar. Nuk më hiqet nga kujtesa e më ka bërë përshtypje të madhe ish-ballisti Sejfi Protopapa që kur gazetari e pyeti (tashmë i ndieri Sejfi) se përse shkove në Shkodër për t’u arratisur, ai e pranon dhe me këtë rast ballisti i penduar, njëkohësisht dhe realist, i përgjigjet: “Jooooo.. unë nuk mund të rrija dot më në Shqipëri, sepse nuk bëhej shaka me partizanët dhe e dija se, po të më kapnin, do më pushkatonin dhe e meritoja”! ( Intervistë me Sejfi Protopapën.) Po mirë i ndjeri Sejfi u arratis, sepse pa me sytë e tij kur ja mbathi “kumandari” Mit’hat Frashëri, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani e ballistë të tjerë kalibri që i patën lyer duart me gjakun e popullit deri në bërryl, po Tufa ç’pati? Ai nuk duhej ta kishte bërë këtë akt tradhtie, aq më tepër se kështu turpëronte gjithë ballistët. I turpëronte, sepse Institutin nuk e ngriti Tufa, por Berisha dhe shiritin e inaugurimit përfundimisht e preu Rama dhe nuk kishte aspak arsye, që në kohën që u fut në Shqipëri dhe u rehabilitua Mit’hati, Tufa tejet i revoltuar ia mbathi. Mos vallë Tufa na qenka një “kriptokomunist” i maskuar, i cili për inat të Edi Ramës që rehabilitoi Mit’hatin, nuk ka qenë dakord dhe i papajtueshëm me këtë akt të kreut të qeverisë? Sepse me thënë të drejtën, ai me të vërtetë ishte kundër bëmave të komunizmit mbas lufte, por ama, sa për veprimtarinë e komunizmit gjatë gjithë luftës, nuk ka patur asnjë vërejtje dhe duke qenë se s’kishte vërejtje, rezulton se ka qenë plotësisht “d’accord” me të gjitha vendimet, rezolucionet, shkurt me gjithë veprimtarinë e Nacional-Çlirimtares, përfshi këtu dhe komandantin e saj Enver Hoxhën. Ja pra, që askush nuk e ka kuptuar, Tufën! Nuk e ka kuptuar as kërcënuesi i tij, madje as vet avokati Cakrani, që na qenkëshin e një dorë me njëri-tjetrin. (Mos është dhe ky avokati, derivat dhe pinjoll i Kadri Cakranit të masakrës së 4 shkurtit 1944 me Xhafer Devën?!) Përfundimi logjik, të krijon idenë se nuk e kanë kuptuar aspak arratisjen e tij. Veçse Agron Tufa gaboi që shkoi në Zvicër. Do të ishte më e mira e më e udhës, që për inat të Mit’hatit, i cili u kthye, apo e kthyen në Tiranë “si triumfator,” ai të shkonte në Londër e të jepte atje emisionin në emër të “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ose fundja le të kishe shkuar në Belgjikë për të riorganizuar të çarvaliturit e “mërgatës së qyqeve” ashtu si e pat lënë dhe amanet vet Is-han Maçi. Po jo or Tafe (Tufë) jo! Ashtu sikurse kam shkruar dhe dikur, po ta them, se kokën tënde nuk ja vlen ta godasësh as me llastiqe mëllenjash, e jo më me plumba. Më detyron që ta ripërsërit, se dhe shqiptari më frikacak, (të jesh shumë i sigurtë për këtë) do ta kishte për turp të qëllonte mbi ty or Tafe. Madje dhe armët vet ndihen krenare, kur qëllojnë mbi gjak trimash e jo nga të pëgëra që dalin prej birash. Ahhh or Tufë ç’na bëre, ç’na bëre! Një “provokacie” të bënë dhe t’i i mbushe plot! Jam i sigurt, se kërcënuesi mbasi ka qeshur me shpoti për frikën tënde, sigurisht ka reaguar, ndofta dhe do jetë shqetësuar duke menduar: Po sikur Tufa larg qoftë të vdesë nga frika apo t’ia fut vetes me “gjysmën e lekut”?! Sa për azilin politik që kërkon në Zvicër, jam i sigurt se nuk do ta japin. Nuk do të ta japin për faktin e thjeshtë, se nuk kemi të bëjmë me ndryshim sistemi. Doemos që kërkesën tënde, ata do ta shqyrtojnë me “kujdes të madh”, do të të thërrasin e në fund do të thonë: Ik o Tafë (më fal Tufë) ik atje në Shqipërinë tënde, se nuk ka për të të ngarë kush! Qeverinë e kini kuislinge plot me ballistë dhe ata janë dora jote. Po qe se ne të japim ty azil politik, atëherë do të lindte e drejta t’i japim nesër a pasnesër apo dhe kur të bien nga pushteti gjithë qeverisë së rilindjes. A nuk të kujtohet kur Berisha i kërcënoi se ata shkulen nga pushteti përveçse vetëm me plumb? Ahhh mor Tafë (Tufë) ç’na bëre ç’na bëre! Po sikur tani me ikjen tënde, të na shkrijnë dhe “Instit-muthenin”?! Ruaji o zot ballistët klasikë të historisë! Por më shumë na ruaj dhe Tafën (Tufën).... bashkë me ballistët e qeverisë! Kështu o pra z.Tafë (Tufë) ik atje në Shqipëri se ne rrezik të na digjen bankat... e ti kërkon të pjekësh pula!

Nga Ylli MEÇE