BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Opinion / Editorial

Në sanatoriumin “Shefqet Ndroqi”, hallexhinjtë përballen me një çorganizim të organizuar

Në sanatoriumin “Shefqet Ndroqi”, hallexhinjtë

Jo rrallë, por shpesh herë tek ne shfaqen ashtu si rëndomtë problematika të shumta ose më saktë gropa dhe pika të zeza që nuk di se kë të zësh e kë të mbulosh më parë, pasi janë si ajo kuçedra me 12 krerë që dhe nëse i pret një kokë të shfaqet me një kokë tjetër madje më problematike e akoma më të prekshme e më serioze dhe më të rrezikshme. Fjalën dhe shqetësimin konkret e kam për sanatoriumin që mban emrin e babait të pneumonisë ose më saktë të sëmundjeve të mushkërive, mban emrin e mjekut të nderuar të këtij kollozi dhe embleme të shëndetësisë tonë, doktor Shefqet Ndroqi. Rasti dhe halli e solli që të shoh se si u shërbehet pacientëve dhe hallexhinjve të moshave dhe gjinive të ndryshme që vijnë për vizita apo konsulta të ndryshme nga rrethe të ndryshme të vendit madje edhe nga rrethe të largëta dhe zona rurale ose më saktë të themi jo se si u shërbehet nevojtarëve, por se si sorollaten dhe vërdallosen ata sa tek njëri mjek e sa te tjetri, sa në njërën zyrë e sa në tjetrën. Ka jo pak burokraci dhe sorollatje të panevojshme që mund e duhen reduktuar sa më parë e njëherë e përgjithmonë. Ky spital për fat të keq është i mbingarkuar edhe me diagnoza apo sëmundje të llojeve nga më të ndryshme që nuk kanë lidhje fare me sanatoriumin. Si shumë e shumë të tjerë edhe unë u ballafaqova me një situatë kaotike e konfuze që nuk merret vesh, sa pa e ekzagjeruar aspak mund të pyes pa kurrfarë mëdyshje është institucion shëndetësor apo mejhane e bar kafene?! E them këtë se në këtë spital më shumë qëndrohet në kafene sesa punohet e u shërbehet qytetarëve. Nuk është aspak normale kur shikon kafene pranë këtij institucioni të mbushur plot e përplot dhe kryesisht me personelin e sanatoriumit që nuk duhet aspak për disiplinën, shfrytëzimin e orarit të punës e për tu shërbyer me devotshmëri dhe profesionalizëm hallexhinjve dhe pacientëve që vijnë nga ana e anës për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore. Më duhet të theksoj se me lokalet pranë spitaleve apo edhe institucioneve të tjera shtetërore abuzohet shumë dhe në dëm të shfrytëzimit të orarit të punës e që unë do të sugjeroja pranë organeve qeveritare si në rang qendror dhe vendor që këto bar-kafe të mbyllen fare pasi po abuzohet shumë në dëm të punës e të shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk arrij ta kuptoj përse dikasteri i shëndetësisë nëpërmjet drejtorisë përkatëse nuk organizojnë e praktikojnë inspektime dhe kontrolle permanente ndaj personelit apo shefave dhe drejtuesve kryesorë të këtij spitali?! Arsyet mund të jenë të shumta e të ndryshme, por unë mendoj ose nuk njihet aspak gjendja për të reaguar sa më parë e me reflekse të shpejta ose neglizhohet padrejtësisht e në dëm të qytetarëve që kanë nevojë imediate për t’iu shërbyer me përgjegjësi e përgjegjshmëri dhe profesionalizëm nevojtarëve hallexhinj. Prandaj drejtuesit dhe personeli mjekësor i sanatoriumit nuk duhet të lejojë më vazhdimësinë e mangësive, të metave dhe gabimeve racionaliste. Në lidhje me këtë problem një filozof i vjetër kinez, pra Konfuci ka thënë: “Njeriu që ka bërë një gabim dhe nuk e ka korrigjuar, ka bërë gabimin e dytë”. Pra kjo do të thotë që të mos i lejojmë vetes përsëritjen e gabimeve, por edhe të nxjerrim mësime nga gabimet.

Qeveria aktuale trumbetoi me mburrje, bujë, zhurmë propagandistike e tam-tame të mëdha se shëndetësia është falas, por me këtë rast duhet t’i kujtoj qeverisë se nuk kemi shëndetësi falas, përkundrazi kemi sorollatje dhe vërdallisje falas madje me shumicë dhe gati-gati përditë jo vetëm në shërbimet mjekësore, por edhe për një sërë problemesh të tjera dhe sidomos në administratën qëndrore dhe atë lokale. Para disa ditësh ministrja e Shëndetësisë bëri një ekspoze për masat që janë marrë nga ky dikaster për mos mbërritjen në vendin tonë të koronavirusit që është shfaqur me përmasa dramatike në kontinentin e largët aziatik e konkretisht në super shtetin Kinez, ku numri i viktimave dhe i të infektuarve vazhdon të rritet në mënyrë të pandalshme e që ka mbërritur edhe në kontinentin europian dhe SHBA dhe që fatmirësisht në vendin tonë nuk ka mbërritur dhe shpresojmë që të mos mbërrijë dhe ishalla nuk mbërrin kurrë. Me këtë rast do ti kujtoja ministres së Shëndetësisë që të zbulojë dhe të mirëmenaxhojë situatën ndaj “koronaviruseve”që na shfaqen kudo dhe gjithandej në jetën e përditshme e që shqetësojnë, vërdallosin e sorollasin qytetarët për shkak të burokracisë, që është e pranishme jo vetëm në sektorin human të shëndetësisë, por edhe në administratën qëndrore dhe vendore. Prandaj i bëj apel organeve dhe institucioneve respektive që me masa të forta e të gjithanshme e sidomos me inspektime dhe kontrolle periodike të bëhen barrierë e pakalueshme e të mos lejojnë më anomali të tilla që lodhin, mundojnë dhe sfilisin qytetarët hallexhinj.