Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në shoqëritë pa drejtësi, vështirë se përfaqësojnë politikanë si senatori Mccain!

Postuar: 28/08/2018 - 07:15

Sigurisht që jetoi dhe vdiq si një njeri i fortë dhe i dobishëm për shoqërinë amerikane, heroi i Vietnamit, djali i gjyshit dhe babait të dy admiralë me katër yje, senatori jo konformist i Partisë Republikane, njeriu që nuk i shmang as torturuesve, as luftës, as drejtësisë kundër tij në SHBA! Padiskutim John Mccain ishte njeriu që në historinë e tij të gjatë politike në ditën e fundit të tij kishte konsensus si një person i respektuar dhe nga kundërshtarët e tij politikë! Patjetër që kishte famën e madhe të Heroit të Luftës së Vietnamit, i torturuar në burgosje dhe kampet e komunistëve, por ai ka dhe famën e antikonformistit në partinë e tij! Po, të mos bindjes qorrazi në një bashkim vullnetar bindjesh politike sikundër është partia! Nuk ju fsheh hetimit të një skandali të quajtur "Keating Five" ku u akuzuan pesë senatorë si Alan CranstonDennis DeConcini,John Glenn , John MçainDonald W. Riegle, Jr.Mbas një hetimi të gjatë nga Senati Amerikan si Senatori John Glen (austronauti i famshëm) dhe Senatori John Mccain u liruan nga akuza, por të dy pranuan se ishte rënia e tyre morale politike më e madhe e karrierës, por të dy vazhduan sërish të përfaqësojnë politikisht shoqërinë që i mandatoi në Senat! John Mccain në këtë rast tha: "The appearance of it was wrong. It's a wrong appearance when a group of senators appear in a meeting with a group of regulators, because it conveys the impression of undue and improper influence. And it was the wrong thing to do"! Pra pikërisht ajo që në politikën shqiptare nuk thuhet, nuk pranohet dhe nuk veprohet! Mccain është shprehur se shfaqa e një grupi senatorësh në një takim njerëzish të zakonshëm të biznesit është e gabuar, sepse përcjell përshtypjen e ndikimit të padrejtë dhe të pahijshëm, duke qenë një gjë e gabuar që po bëhej! Gjithsesi Mccain nga hetimi doli se nuk ka thyer asnjë ligj të SHBA-ve dhe nuk ka bërë asnjë shkelje! Ai ishte njeriu që dhe pse mbante vulën e antikonformistit u kandidua nga partia e tij dy herë për President i SHBA-ve! Hera e fundit ishte humbja e ndershme me Barack Obama! Senatori John Mccain jetoi pa turpëruar Heroin e SHBA-ve, pa humbur vetinë kryesore që është qënia si njeri i drejtë dhe jeta e drejtë që duhet të bëjë një politikan! Zbatimi i ligjit dhe përballje me drejtësi me të! Senatori Mccain dhe kur vdiq zbatoi këtë parim dhe trimëri Heroi Lufte! Ai nuk u dorëzua, por mori vendim të jetonte çastet e fundit pa ndihmën e ilaçeve duke pranuar fatin dhe mos e pasur frikë atë! Ai ishte një mik i shqiptarëve dhe Shqipërisë e Kosovës bashkë!

Por unë do të trajtoja vështirësinë e madhe që ka Shqipëria, për të pasur në përfaqësim një "Senator" të tillë! Jo se nuk kemi "Senat" por se nuk kemi "Senatorë" të tillë! Nuk i lartësojmë dot si shoqëri, nuk i prodhojmë dot të tillë lajmëtarë idealistë të drejtësisë në demokraci! E para nuk i prodhojmë dot si shoqëri trashëgimtarë si Mccain?! Ne nuk kemi aftësinë për trashëgimi kaq të lartë! Një shoqëri që pak ka jetuar në zbatim ligji dhe drejtësi, nuk ka mundësi të zbatojë në tre breza individë që kanë aftësinë të trashëgojnë lartësi të tilla si te gjyshi dhe babai i Mccain dhe te ai vetë?! Jo, sepse ose ndahemi politikisht, o nuk shkon qytetërimi kaq thellë, ose jemi kaq të ashpër me njëri tjetrin, sa nuk pyesim si nderim për një lartësi të tillë trashëgimie! E kjo është fatkeqësi e madhe kombëtare! Tregon pikërisht "shoqërinë e strukturuar keq, pa drejtësi dhe në mungesë qytetërimi" !? E dyta, zor se kemi "heronj" të tillë si përfaqësim politik! Zakonisht "senatorët" tanë janë heronj të përfitimit dhe jo të veprimeve të forta në shërbim të vendit! Edhe kur është ndonjë, askush nuk e merr ta lartësojë në rangje të tilla, sepse klasa politike nuk ka këto ideale dhe këto parime! Ose dhe kur është nuk do të përzihet me "horrat e politikës"?! E treta, edhe kur drejtësia bie mbi një person senator të tillë ai nuk shmanget, nuk e manipulon atë (edhe sikur të dojë nuk e bën dot) e përball gjatë me vite dhe pranon fajin apo gabimin i cili kuptohet se ka qenë prezent në aktivitetin e tij politik, qoftë dhe në marrëdhëniet ekonomike në familje! Kjo është e pa regjistrueshme te ne! E pa konceptueshme, e pa realizueshme, sepse pikërisht jemi një "shoqëri e pa drejtë" një shoqëri që nuk jeton në drejtësi dhe ligj! Nuk e kam fjalën e "ndershme", sepse është një nocion fantazmagorik, por e drejtë dhe në drejtësi! E katërta, Mccain është prodhim pavarësie parimore dhe politike! Po dhe brenda partisë së tij! Kjo gjë është e pa tolerueshme nga tiranët politik në Shqipëri! Nga tirania e urdhërit dhe liderit që e nxjerr atë, por dhe e partisë që të detyron ta zbatosh! Nga partitokracia e "zgërbylur" me tirani dhe korrupsion në Shqipëri! Ne në Shqipëri dhe sidomos në këtë fazë nuk kemi lidhje me një model të tillë demokratik! As lidhje dhe padyshim e kemi armik një person indipendent në parime dhe me respekt të idealeve të tij! Ne kemi armik sot në të gjitha partitë dhe e shpallim këtë armiqësi - kur del një individ që është "jo konformist"?! Kurse shoqëritë e drejta dhe të ligjit në demokraci, persona të tillë, senatorë dhe kongresmenë të tillë i nderojnë dhe ju hapin rrugën, kur ata kanë të drejtë dhe besim të plotë në të drejtën e tyre! Por ne nuk jemi një "shoqëri e drejtë"!? E përsëris që nuk po them e "ndershme"?! E ndershme e ndan ligji në se është apo jo! Unë them e drejtë, sepse është pikërisht zbatimi i ligjit dhe kur ai është jo kaq i ndershëm apo apropriat e bën të drejtë! Drejtësia këtë ka dhe në demokraci ligji rregullohet, por nuk shkelet!

Shoqëria jonë është në vështirësinë për tu quajtur e drejtë! Sepse nuk është në zbatim të ligjit si lart dhe poshtë! Kjo na bën të qëndrojmë në fund të vendeve të qytetëruara! Pse? Sepse nuk kemi mundësi të bazojmë jetën tonë politike, përfaqësimin tonë politik në individë që nuk janë "shenjtorë" por janë të drejtë dhe idealistë të demokracisë? Kemi pengesa të mëdha në këtë drejtim! E kjo gjë, do të vazhdojë gjatë! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 09:38

Është kthyer në vijë sjelljeje tek ne të bërit politikë, duke mbrojtur paligjshmërinë nën flamurin e pandershmërisë. Qëndrim i hershëm ky i pothuaj shumicës së politikave tanë.

Postuar: 20/09/2018 - 09:35

Opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin sepse ajo nuk mund të

Postuar: 20/09/2018 - 09:33

Një nga studiot e fundit politike mes dy personave të rinj në politikën e lartë të parlamentarizm

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti