BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Në Shqipëri partitë politike s’kanë ideologji

Në Shqipëri partitë politike s’kanë ideologji

 

Po t ë n d j e k ë s h trendin se si kanë ecur partitë politike në Shqipëri në vitet e ashtuquajtura demokraci, do konstatosh se nuk ka parti ideologjike, veç parti pragmatiste dhe klienteliste. Me lindjen e pluralizmit, në rrugëtimin 30-vjeçar, janë krijuar parti fillimisht me porosi nga mëma parti dhe kanë vijuar të krijohen për inerci pa kufi, të vetëquajtura parti të majta e të djathta, pa ditur se çfarë përfaqësojnë ideologjikisht. Dy kampet kryesore, e majta dhe e djathta, janë identifikuar me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, të shoqëruar nga satelitët e tyre, që i janë bashkangjitur trupit të tyre si vemje disa parti të vogla, për interesa meskine dhe preferenca klienteliste të liderëve të tyre. Këto parti, në karrierën e tyre të gjatë kanë pësuar krisje, ndarje e përçarje dhe janë prishur për pazare përfitimesh për pushtet të individëve të ndryshëm, e kanë krijuar karizëm si akumulim i detyrave që kanë marrë në pozicione politike ose në poste shtetërore. Mjafton të sjellim në retrospektivë vitet e para të pluralizmit, që nisi me krijimin e disa partive fillimisht me kursim, që emërtoheshin të majta, si Partia Socialiste, Social Demokrate, Partia Agrare, e Unitetit Kombëtar etj. dhe parti të djathta, që nisnin me Partinë Demokratike, Partinë Republikane, Ballin Kombëtar, Legalitetin etj. Këto parti gjatë garimit të tyre për pushtet, kanë pasur qasje e përplasje dhe në shumë raste kanë krijuar dhe partiza parazitare me kryetar, pa anëtarë. Etja e shfrenuar për pushtet të pakufizuar, ka detyruar disa liderë brenda formacioneve të ndryshme politike, që të fraksionojnë partinë për të përfituar parcela partiake, me grupime shoqërore klienteliste, nepotike dhe krahinore, pa pasur një orientim të qartë ideologjik. Te kampi i majtë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, fraksion i Partisë Socialiste, e parti të tjera që s’u dihet emri, me kryetar pa anëtarë si Partia e Elmas Sherifit, partia e Koço Kokëdhimës e quajtur “Zgjidhje” apo lidhje, etj. Ndërsa nga Partia Social Demokrate, doli Partia Demokracia Sociale, që i mbijetuan konkurrencës. Kjo sëmundje preku dhe kampin e djathtë, që nga Partia Demokratike doli “Aleanca Demokratike”, me kryetar Neritan Cekën, Partia Fryma Demokratike, me kryetar Bamir Topin dhe Pollo, polli një parti që e hëngrën me sy se dështoi që në shpërgënj. “Spartani” Pollo, ky djalë, u kthye në furrikun nga kishte dalë. Një lider pa moral, që lëpiu pa u thar pështyma, atë që pështyu. Odiseja e krijimit të partive, ka bërë që sot në Shqipëri të jenë mbi 100 e ca parti të cilat janë krijuar jo për vizione ideologjike, programe progresive sociale, për interesa kombëtare, por vetëm për ambicie pushtetërore dhe ego personale, kur u janë cenuar interesat vetjake. Politikanët tanë pehlivanë, sharlatanë, në mendime provincialë, deklarohen me krenari se politika nuk ka moral. Kjo është filozofia e liderëve tanë aventurierë, që s’kanë kulturë politike dhe karrizmën e liderit, se asnjë element shoqëror nuk mund të lulëzojë pa moral, e aq më pak politika, që në një demokraci funksionale është rregullatori primar i jetës ekonomiko shoqërore të një vendi. Mickjeviç shkruan se: “Politika nuk mund të bëjë pa një themel moral”. I kemi të freskëta partitë që kanë dalë në skenë kohët e fundit, nga gjiri i Partisë Demokratike. Pavarësisht situatës që ka në vetvete Partia Demokratike, që prej shumë vitesh përjeton një krizë lideri, por kjo situatë nuk lindi sot, por ka tetë vjet që drejton ky individ dhe askush nga opozitarët e sotëm nuk e kanë ngritur zërin për paaftësinë e liderit, që reflektohet në eficencën e partisë. Opozitarët e sotëm te Partia Demokratike, u shfaqën kur ata u lanë jashtë strukturave zgjedhore të partisë, pavarësisht që kontributi i tyre nuk duhej nëpërkëmbur nga lideri de juro, por ata duhet ta ngrinin zërin e së vërtetës para se t’u cenoheshin interesat vetjake. Ajo që kujtoj me keqardhje dhe që është groteske, janë akuzat që zonja Topalli dhe z. Patozi, për këtë bojkotim të figurave kryesore te Partia Demokratike, ja faturonin Bashës, kur dihet publikisht se kryetar de fakto është Berisha, që vendos edhe për veprime minore, e jo më për çështje madhore të partisë. Kur kam dëgjuar zërin e të përjashtuarve padrejtësisht nga strukturat e Partisë Demokratike, kam pasur dilemën dhe kam shprehur keqardhje që këto deklarime kontroverse, ishin miopi apo taktika të çastit. Mungesa e ideologjisë te partitë shqiptare, janë shfaqur qysh në krijimin e tyre. Ishte Partia Demokratike që propozoi në Parlament ligjin fatkeq 7501 edhe pse ishte parti e djathtë dhe në programin e saj, e kishte që prona do shkojë te pronari legjitim. Partia Socialiste që ishte e majtë, në programin e saj e kishte që prona të jepej në përdorim. Ky ligj që u përdor për konjuktura elektorale dhe për të privilegjuar klientelizmin krahinor, për të stimuluar lëvizjen e lirë në mënyrë kaotike, që sot ka krijuar anomali dhe probleme të mëdha sociale. Ligji vrastar antidemokratik 7501, kaloi në Parlament dhe fatkeqësisht u miratua me votim unanim nga të dy krahët e politikës, me përjashtim të korifeut të letrave shqipe Dritëro Agollit që votoi kundra. Kur i tha Namik Dokle se si votove kundra ligjit, Dritëro, t’i je dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, patriarku i mençur iu përgjigj: “Bjena socializmin se votoj unë pro, tani jemi në kapitalizëm dhe s’ka arsye që pronën time ta marrë një njeri pa identitet, që s’ka asnjë relacion me pronën”. Ky ligj ka prodhuar krime brenda familjes, fisit e fshatit. Korrupsioni është futur në çdo qelizë të shtetit, të drejtësisë dhe të medias, ku edhe pas 30 vjetësh të ashtuquajtur demokraci, dalin me qindra hektar tokë me transaksione të pista, ku ka disa mbivendosje, shitje të një prone disa klientëve, tjetërsime tokash, nga tokë arë në tokë Në Shqipëri partitë politike s’kanë ideologji truall, nga pyje e kullota në tokë arë, e plot manipulime okulte, që kanë shkaktuar tragjizma njerëzore. Partitë në Shqipëri, kanë humbur karakterin klasor dhe s’kanë bosht ideologjik. Edhe lëvizjet politike që janë bërë në vitet e “demokracisë”, kanë qenë lëvizje klienteliste për interesa të liderëve. Një shembull i deviacionit politik ishte Partia Agrare me kryetar Lefter Xhuvelin, që kaloi nga aleanca me të majtën te e djathta, duke bërë koalicion me Berishën dhe krijoi precedentin se s’ka të majtë e të djathtë, por ka interesa pragmatiste për përfitime nga pushteti i korruptuar. Ky veprim krijoi filozofinë makiaveliste, se qëllimi justifikon mjetin dhe lindi një rrymë re politike, që u quajt xhuvelizmi. Këtë filozofi e bëri pronë të sajën LSI-ja, që kalon nga njëra zgjedhje në tjetrën, sa nga e majta te e djathta për interesa përfitimi. Sot edhe në partitë perëndimore ka një afrim mes të majtës dhe të djathtës, që nga filozof të ndryshëm interpretohet si një sferë e ndërkëmbyeshme, që në disa raste e majta kalon djathtas dhe anasjelltas. Por ruhen dallimet thelbësore mes dy ideologjive, për kampet që i manifestojnë. Përsëri ka një vijë ndarëse, që bën dallimet apo vendos stekën, ku nuk duhet kaluar. Partitë politike shqiptare, në rrugëtimin “demokratik” kanë humbur përmbajtjen ideologjike, duke ruajtur emërtimet fillestare. Po ti analizojmë partitë kryesore të majta e të djathta, do shohim se nuk kanë ruajtur asgjë nga vlerat ideologjike e njerëzore që startuan në fillesat e tyre. Partia Socialiste është konvertuar në “Rilindje”, me filozofinë politike të liderit Rama “përtej së majtës dhe të djathtës”. Kjo parti, jo vetëm që nuk ka më në përbërjen e saj personalitete që i dhanë jetë dhe e afirmuan si forcë kryesore politike, por edhe ideologjikisht është larguar nga programi i saj i majtë, në një autostradë të re politikoideologjike. Kështu ka ndodhur edhe me Partinë Demokratike, që është zëvendësuar me “Kopin”, që sot është në drejtim pjellë e tij, lideri Basha, që mori shkopin dhe i përzuri themeluesit dhe kontribuuesit kryesor, derisa i detyroi të zëmëruar, të krijojnë parti të reja. Ndërsa forca e tretë LSI-ja,që e quan veten të majtë, është një parti turli, që s’ka bosht ideologjik, por pragmatist, për interesa koniunkturale, kalon si lavjerrës, sa majtas djathtas, për të korrur favoret e pushtetit, që janë benefite që i sjell vetëm politika. Emërtimet që kanë sot partitë politike në Shqipëri, nuk i përgjigjen rrymës ideologjike që duhet të përfaqësojnë. Ka dhe absurditete të tilla ku lexojmë Partia e Ballit e djathtë, por këto janë lajthitje foshnjore për nivelin varfanjak të liderëve të tyre. Ka ardhur koha që në Shqipëri, partitë politike duhet të futen në shtratin e tyre ideologjik dhe të reduktohen, duke u sfumuar sa te e majta te e djathta, sipas përkatësisë së tyre ideologjike. Është ironi apo papërgjegjshmëri e politikës shqiptare, që në Shqipëri qarkullojnë mbi 100 e ca parti fantazëm, me kryetar pa anëtar. Disa prej tyre edhe pse s’janë parti parlamentare gëzojnë ambiente, lokale e zyra, që janë pasuri kombëtare dhe shteti hesht, Parlamenti bën gjumin e tij letargjik, se një e kanë shok e tjetrin mik dhe pasurinë e popullit e trajtojnë si çiflig.