Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në Shqipëri, vetëm tallava politike

Postuar: 19/04/2019 - 07:14

Kudo njihet muzika tallava, e cila ka vetëm një kuptim, kërce e kërce, por nuk kupton se çfarë muzike po ndjek, vetëm rrumpallë dhe jo muzikë të kohës. Edhe në politikën shqiptare shikojmë një lloj tallavaje politike. Çfarë dua të them me tallava politike? Kudo në botë politika ka një bosht, ka një strategji dhe një skenar, i cili në fund të fundit i shërben vendit të tij. Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, çdo opozitë bën hapa të nxituara qoftë edhe duke djegur mandatet, duke e përjashtuar veten nga vendimmarrja parlamentare opozitare. Aktualisht, në realitet opozita ka shumë të drejtë të bëjë opozitë të fortë sepse vendi po qeveriset keq dhe me skandale të shumta. Ndërsa nga ana tjetër kemi mazhorancën qeverisëse, e cila e konsideron situatën politike krejt normale dhe me pretendimin se opozitën do ta çojë për skrap. Moskuptimi dhe moskomunikimi pozitë-opozitë ka sjellë në vend një situatë tejet të tensionuar, aq sa i gjithë faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Ndërkombëtarët janë të shqetësuar sepse një ½ e Ballkanit Perëndimor është në krizë të thellë politike, e zhytur në protesta të fuqishme, që në çdo moment mund të dalin jashtë kontrollit. Misionarët më të lartë të BE kanë ardhur në Shqipëri, duke i kërkuar pozitës dhe opozitës që të ulen e të zgjidhin ngërçin politik, ku është zhytur vendi ynë.

Pak ditë më parë, për shkak të shqetësimit për situatën politike në Shqipëri, erdhi Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer. Ndonëse vizita e tij u paraqit si një vizite zyrtare rutinë në Ballkan, e vërteta është se Uashingtoni është i shqetësuar për situatën politike delikate në Shqipëri, këtu ku Amerika ka interesat e saj. Palmer është Zëvendësndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, që do të thotë se ai është autoritet shumë i lartë amerikan, për të kërkuar një zgjidhje për situatën politike që tashmë është në krizë të plotë. Takimet e Palmer me Presidentin Meta, me Kryeministrin Rama, me liderin e PD-Basha dhe me kryetaren e LSI-Kryemadhi, takime të cilat kanë konsistuar pikërisht që palët të tregohen të përgjegjshme dhe të bëjnë lëvizjet e tyre konstruktive që Shqipëria të ecë drejt BE me hapa të sigurtë. Vizita e tij e gjen Shqipërinë në një moment politik të paprecedent, kur opozita është tërhequr nga parlamenti duke dorëzuar në bllok mandatet e deputetëve të saj dhe ka zgjedhur protestat për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që vëni të shkojë në zgjedhje të parakohshme të ndershme. Takimi Palmer-Rama nuk u deklarua në esencë se çfarë është diskutuar në 100 min takim, por Rama me një eufori në Twitër thekson për marrëdhëniet e shkëlqyera me Amerikën, shprehet me bindje se është totalisht në mirëkuptim dhe në dakordësi të plotë më misionarin e lartë të Uashingtonit, por asgjë më shumë. Rama nuk thotë, a do të ketë një hap mbrapa të mazhorancës me qëllimin që opozita të ulet në tavolinë për zgjidhjen e krizës politike. Kudo në botë ku ka tensione dhe kriza politike, mazhoranca toleron më shumë, duke i krijuar hapësirë më shumë opozitës, ndërsa në Shqipëri mazhoranca tregohet e vendosur se s’ka tolerancë për opozitën, por deklaron se opozita duhet të vijë e të ulet në bisedime me mazhorancën qeverisëse pa kushte. Kujt i referohet PS-ja me këto qëndrime për mostolerancë? Nuk është nevoja të shikojmë nga përvoja politike në Mal të Zi dhe në Serbi, sepse rrethanat tona janë krejt ndryshe nga ata, që do të thotë se vendi ynë është në nevojë emergjence për zgjidhje të kësaj krize, pasi Shqipëria pret në Qershor hapjen e bisedimeve me BE.

Pak më lart them se opozita bëri gabim që u largua përfundimisht nga parlamenti sepse PD ka një përvojë të keqe me bojkotin nga parlamenti, në atë kohëkur u diskutua Reforma Administrative, ku PS bëri ashtu siç i interesonte. Tani PD nën krushqinë e re me LSI, e cila luan ping-pong, herë me PD dhe herë me PS, është vendosur në protesta të fuqishme ku kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të ndershme. Sipas një informacioni shumë korent, PD po gabon duke mos i përfillur partitë e vogla me të cilat e formoi opozitën e bashkuar, kur LSI akoma nuk kishte ardhur në oborrin e PD. Në ditët e fundit vërejmë se PD është distancuar nga partitë e vogla, duke harruar se ato së bashku janë shumë të rëndësishme në koalicion mePD. Partitë e vogla, të cilat së bashku bëjnë rreth 380 000 vota, kanë qenë të vendosura për 6 vite në opozitë me PD, partitë e vogla kanë treguar qëndrueshmëri opozitare dhe nuk janë si LSI, e cila shkon nga fryn era, herë me PD dhe herë me PS, vetëm e vetëm për pushtet. Nëse vendimin e PD për djegien e mandateve do ta konsiderojmë të drejtë, kush është plani B, pse jo edhe një plan C? Kur ndërmerret një aksion politik shumë i rëndësishëm në mënyrë të prerë siç ka bërëtani PD, domosdo përveç protestave duhet të ketë në strategjinë e saj, edhe plan B & C. Kështu mund të bëhet politikë produktive, e suksesshme dhe jo tallava politike.

Duke parë e ndjekur me shumë interes zhvillimet politike në vend, do të ktheja vëmendjen tek misionarët e lartë të BE dhe të Washingtonit, të cilët i kanë bërë thirrje të dyja palët që të ulen e të gjejnë gjuhën për zgjidhjen e këtij momenti politik shumë delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët. PS nuk duhet t’i lexojë sipas interesave të saj mesazhet e BE dhe të Washingtonit, por duhet të tolerojë opozitën sepse pikësëpari, është detyra mazhorancës të ofrojë opozitën për të zgjidhur këtë krizë, nuk është moment i deklaratave se opozitën do ta çojmë për skrap. Pa opozitën s’ka zhvillime politike kudo, por për Shqipërinë ka dhe do të ketë vetëm tallava politike, aq më shumë në Shqipërinë me shumë probleme ku krimi i organizuar po sfidon shtetin, ku korrupsioni është çmendur, kur partitizmi ka mbushur administratën me minifunde dhe me djelmosha tërësisht të paaftë, ku ekonomia familjare është keq e më keq, kur oligarkët kanë pushtuar çdo hap të investimeve në vend. Ndaj ashtu si shumë e shumë shqiptarë, uroj shumë që vendi ynë të shkojë drejt BE, por me sa shikojmë, pashkët janë larg-tha prifti.

Nga Zenel ÇELIKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 09:10

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator, pritet që të rinisë nga puna edhe komisioni hetimor i ngritur për të listuar shkeljet e rënda të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Postuar: 18/08/2019 - 07:47

Shumëkush që do të njihet me zullumet e politikanëve tanë, gjatë qëndrimit në krye të partive dhe

Postuar: 18/08/2019 - 07:45

Fluksi i lëvizjes së kosovarëve që u drejtohen plazheve shqiptare në këtë periudhë është mjaft i

Postuar: 18/08/2019 - 07:44

Çfarë bëhet me ata djem realisht të mirë, që në rininë e tyre ( edhe më vonë duke u plakur) nuk s

Postuar: 18/08/2019 - 07:40

Basha mund të quhet pa frikë kontraktuesi më i çuditshëm, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në botë.

Postuar: 18/08/2019 - 07:38

Valdrin Pjetri është bërë kryefjala e ditës.

Postuar: 17/08/2019 - 07:23

 Fundi i datës 30 qershor dhe fillimi i pushimeve ishte për Bashën, një rrëzim i plotë polit