BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Ne, studentët e dhjetorit ’90-të! Ne, klounët e historisë, klounët e lirisë, klounët e demokracisë!

Ne, studentët e dhjetorit ’90-të! Ne, klounët e

“A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e dhjetorit 1990 e të shkurtit 1991? Kanë kaluar edhe 30 vjet!”, më pyeti dikur një miku im i mirë, mendimin e të cilit e çmoj dhe e vlerësoj shumë.

Nuk iu përgjigja. Edhe vetë e kisha frikën se të shkruarit për ato ngjarje të atyre viteve të stuhishme, ndoshta më fuste në radhën e kategorinë e atyre nostalgjikëve e romantikëve të pandreqshëm që nuk shikonin përpara, por mbanin vazhdimisht kokën mbrapa.

Megjithëse të mbash kokën mbrapa për të parë e riparë ngjarjet ku ke qenë dëshmitar e protagonist, nuk është një gjë aspak e keqe. Ndoshta romantizëm, por aspak kthim mbrapa për të përfituar ndonjë gjë. Vazhdoj të ngelem ai romantiku idealist i pandreqshëm, andaj vendosa që ato ngjarje, ashtu siç i përjetova e jetova atëherë, t’i përmbledh në librin “Piedestale pa heronj”, sidomos kur vlerat e meritat, i marrin ata që nuk kishin asnjë lidhje me dhjetorin e shkurtin, me studentët, thjeshtë që i shikonin studentët të demonstronin nga ballkonet e shtëpive të tyre.

Dhe kjo u jep automatikisht të drejtën që të përfitojnë në emër të dhjetorit....

Pas kaq vitesh, kujtesa personale fillon të humbasë. Zakonisht ajo zëvendësohet nga e ashtuquajtura “kujtesë kolektive”, e cila në fakt është njohja ideologjike e ngjarjeve, e cila u jep rëndësi heroizmit, fakteve mitologjike: heronjtë, epopeja, qëndresa, pasioni për lirinë...

Fjalë të bukura, shumë pompoze për të fshehur thelbin. Cili është thelbi? Që heronjtë e dhjetorit ’90-të nuk ishin veçse njerëz normalë, studentë e studente të reja, ideologë, të cilët befasisht u gjendën në qendër të historisë e të së përgjithshmes! Në këtë vrull jetuan e përjetuan dehjen e përmbysjes. Jo pa flijime, jo pa humbje. Ato ditë e netë të zjarrta shënjuan jetën e të gjithëve atyre që ishin prezent, shënjuan e ndryshuan edhe jetën e të gjithëve atyre që ishin larg Qytetit Studenti. Shënjuan e ndryshuan rrënjësisht edhe jetën e atyre që erdhën e që do të vijnë më vonë.

Dhe kështu kaloi koha, ndryshuan kushtet! E vetmja gjë që ngeli është një tregues heroizmi. Kështu e konceptojnë “Lëvizjen Studentore” të dhjetorit të rinjtë e sotëm. Po a ishte me të vërtetë kështu? Dhe në qoftë se ishte, çfarë ishte në thelb? Dhe kush do të na i thotë me saktësi? Çfarë është Historia? Shkencë, mit urban, folklor, përrallë në shërbim të ideologjisë dhe pushtetit?

Historia ashtu siç e konceptojmë është e vërteta për secilin, apo gënjeshtra për secilin? Po çfarë është gënjeshtra? Çfarë është gënjeshtër? Mos vallë është paraqitja e kundërt e diçkaje? Ta bësh të bardhën të zezë? Mos vallë nuk është gënjeshtër të fshehësh diçka që njeh dhe e di që ka ndodhur? Në një rrëfim me shumë ngjarje, po qe se fsheh disa, a nuk e shtrembëron realitetin, nuk bën një rrëfim të gënjeshtërt?

Me siguri që shumë vetë do të thonë se të gjitha ato që “fshihen” janë mangësi dhe për këtë nuk duhet, ose nuk nevojitet t’i themi. Me këtë konkluzion në histori gjërat, gënjeshtra në të gjitha trajtat e saj dhe me çfarëdo emërtimi që t’i japim, është një gjë serioze dhe e rrezikshme. Ajo shoqëri që nuk njeh të vërtetën për historinë e saj është një shoqëri gjysmake, e paditur, në realitet është një shoqëri që nuk mundet të analizojë dhe të konceptojë gjendjen e sotme aktuale. Në një gjendje ku të gjithë nuk kanë kundërshtim të përdorin si mjet studimi konceptimin historik apo komplotist për historinë, të përfundojnë në konkluzione krejtësisht të gabuara. Nuk e përqafoj këtë trajtim dhe besoj se gjërat janë më pak sempliste dhe u nënshtrohen kufizimeve ideologjike, me synim arritjen e ideologjizimit të historisë drejt një objektivi, atij që nuk ka asnjë lidhje, shpesh herë me të vërtetën. Është e kuptueshme, natyrisht, që kur them se nuk ka asnjë lloj lidhje me të vërtetën, nënkuptoj të vërtetën që është provuar nga studimi shkencor.

Dhe një studim me të vërtetë i paanshëm e shkencor i ngjarjeve e dëshmive historike, të cilat nuk lenë shkas për dyshim, kanë provuar se shumë nga njohuritë aktuale historike janë ose gënjeshtra, ose shtrembërime, ose fshehje, të cilat pengojnë konceptimin e përgjithshëm për të shkuarën e shoqërisë ku jetojmë, ku disa jetojnë çdo herë. Përmendja e të tilla dijeve, të kundërta me të vërtetat, me ato të provuara shkencërisht do të kërkonte një katalog shumë të madhe dhe do të kërkonte shumë e shumë faqe e mijëra fjalë, por disa pak shtrembërime të përzgjedhura të njohurive tona historike, qoftë edhe në trajtën e protestës, do të ishin treguese dhe të dobishme.

Deri kur do të mësojmë se konflikti është në ADN- në e shqiptarëve, domethënë se kur ne shqiptarët bëjmë diçka të mirë, arrijmë diçka të mirë, pastaj fillojmë të zihemi mes nesh dhe e prishim? Dhe nuk marrim mundimin që të shohim të gjitha revolucionet e zhvilluara nëpër botë dhe të konstatojmë se nuk kishte as edhe një ku të mos kishte lindur një “luftë civile”, dhe se askush të mos na thotë se çdo “revolucion” prodhon pushtet dhe se për administrimin e këtij pushteti bëhen luftërat civile? Deri kur do të mësojmë se për çdo gjë të keqe që na ka ndodhur ne shqiptarëve, përgjegjës është një dhe i vetmi, të huajt, pa parë thellë në marrëdhëniet që janë shndërruar në jetën e brendshme të shoqërisë sonë, ose se çfarë e nxiti këtë ndërhyrje kaq të mprehtë të të huajve, akoma edhe se mos vallë ndonjë “ndërhyrje” e të huajve soli edhe ndonjë gjë të mirë?! Dhe deri kur, në fund të fundit, do të mësojmë se kur filloi “revolucioni” si komunistët edhe ballistët luftonin për një gjë: të mirën e Shqipërisë, ashtu siç e konceptonin secili nga këndvështrimi i tyre. Dhe përse duhet të marrim si të mirëqenë faktin që ballistët ishin vetëm kolaboracionistë e kriminelë, kur po kaq kolaboracionistë e kriminelë e të shitur ishin edhe komunistët? Deri kur do të mësojmë se në Lëvizjen e Dhjetorit, liderët e sotëm të shtetit shqiptar, ishin liderët fizikë e shpirtërorë?

Deri kur... ata që rrëzuan mitin e rremë të diktatorit komunist e të një regjimi gjakatar 46 vjeçar nuk janë anonimë. Janë ata, që me vetëmohimin dhe guximin e tyre bënë që pas 46 vjetësh Shqipëria të zhvillonte për herë të parë zgjedhjet e lira e demokratike të çliruar nga hija e rëndë e Enver Hoxhës dhe e PPSH. Studentëve grevistë u takon merita e madhe e shmangies së një lufte civile vëllavrasëse në Shqipëri, e cila në ato vite ishte më e mundshme se kurrë. Kaosi, anarkia dhe nxitja e disa instinkteve negative në popull nuk gjetën refleksion tek studentët, të cilët, në të kundërt, dëshmuan për një qytetari, solidaritet dhe kulturë të lartë demokratike.

Por çfarë ndodhi në ato ditë të dhjetorit 1990 dhe të shkurtit 1991? Si filloi në të vërtetë “Lëvizja Studentore”? Si u kalua nga protestat spontane të studentëve në ndërgjegjësimin e një brezi të tërë? Si e ëndërronim Shqipërinë në ato ditë ndryshimesh të mëdha? Si u kalua nga lëvizja e studentëve në krijimin e Partisë Demokratike dhe uzurpimin e idealeve të dhjetorit? Cilët ishin dhjetoristët e vërtetë? Si dhe pse u zhvillua greva e urisë? Cilat qenë synimet e saj dhe nga kush u organizua? Cili ishte roli i PD-së në organizimin e kësaj greve dhe pse në PD vëreheshin dy qëndrime të kundërta në lidhje me grevën? Kush do të përfitonte dhe kush do të humbiste nga kjo grevë? Cilët ishin ata që përfituan? A ishin me të vërtetë studentët “heronjtë vetëflijues” të demokracisë së brishtë shqiptare, siç u quajtën nga populli i Tiranës, apo ishin “bukëshkalët dhe vandalët” që bashkë me “forcat e errëta” cenonin stabilitetin e forcave politike dhe rrezikonin ta shpinin vendin në kaos? Përse pjesa më e madhe e studentëve protagonistë të atyre ditëve u larguan nga “politika”? Përse edhe nga vetë demokratët u akuzuan studentët se hanin e pinin brenda në Grevë dhe se futeshin ushqimet e pijet alkoolike pa hesap? Përse ekzistonte një tendencë e tillë denigrimi dhe zhvlerësimi i grevës së urisë, synimeve e aspiratave të atyre mijëra studentëve që e përkrahën? Deri kur do të ketë të tilla denigrime të historisë dhe të atyre protagonistëve romantikë e idealistë?

Gjithmonë, sa herë që dëgjoj politikanët, apo me gjasë politikanët e analistët që të kërkojnë, ose edhe më keq, të përcaktojnë kuptimin e “Lëvizjes Studentore Shqiptare” edhe për ditët e sotme më vjen të gogësit nga përtimi e gjumi që është gati të më zërë. Pasi politikanët shqiptarë zakonisht i presin e i qepin “kuptimet e mesazhet” sipas interesave të çastit, por edhe për faktin se kuptimi i lëvizjes dhe i revoltës së atyre ditëve është kaq i thjeshtë, kaq aktual sa nuk nevojitet asnjë dhënie kuptimi e aktualiteti, por as edhe ndonjë përpjekje e madhe për ta analizuar.

Sepse bëhet fjalë për revoltën spontane të një brezi të ri që kishte etje për liri e drejtësi, për bukë, ujë e drita, për liri fjale e veprimi. Sepse bëhet fjalë për një brez studentësh, të cilët të paarmatosur, por edhe të vendosur morën përsipër të shpëlanin turpin e një vendi që në heshtje dhe në humbje, qeverisej për pesëdhjetë vjet nga diktatura shkatërrimtare komuniste. Djem e vajza të prindërve të Shqipërisë, nga familje të varfra, por edhe nga familje të “mira”, nga familje të humburish nga paslufta e 1944-ës, por edhe nga familje fitimtarësh, ishin për pak ditë të lirët e rrethuar të historisë sonë bashkëkohore shqiptare. Një brez djemsh e vajzash 22 vjeçarë që bëri politikë me fjalë, me këngë, me shpirtin dhe, mbi të gjitha, me trupin e tyre të njomë e të drobitur nga uria. Një brez që zgjoi një popull të tërë nga gjumi letargjik e që vrau frikën. Një brez 22 vjeçarësh që rrezikuan jetën, studimet, për të fituar një çast që jeton përgjithmonë. Dhe ajri i lirisë që atëherë frynte në Tiranën e acartë në të gjitha shtëpitë, edhe në ato shtëpi që rrinin të kyçura kur dëgjoheshin thirrjet e studentëve, sirenat e makinave të policisë, apo edhe kur sambistët rrihnin me shkopinj gome bashkëmoshatarët e tyre, nuk i çelnin dyert për të mbrojtur djemtë e vajzat e reja, nuk kishte se si të mos përqafohej nga një popull i tërë.

Në lëvizjen e revoltën studentore, le të mos gënjejmë vete apo të tjerët, sepse është fyerje, nuk bëhet fjalë për revoltën e “popullit shqiptar”, “as të intelektualëve demokratë komunistë”.

Ishin disa pak mijëra të rinj e të reja, protagonistë dhe bashkudhëtarë, pjesëmarrës në mitingjet e demonstrimet në Qytet Studenti, por edhe atje rrotull, të cilët e gostitën historinë shqiptare, akoma edhe një herë me gotën, një gllënjkë e të cilës mjafton që të të dehë, me një dehje të këndshme: E pamundura mundet të bëhej e mundur! Dhe kjo nuk është e paktë...

Kanë kaluar rreth 11.315 ditë nga ditët e stuhishme të atëhershme. Ditët janë si varkat, herë u jep rremave që të shkojnë para e herë lundrojnë të shtyra nga valët. Por nuk ka asnjë rëndësi se çfarë u bë me protagonistët e “Lëvizjes Studentore Shqiptare”, një tjetër çështje kjo, që i shqetëson herë pas here njerëzit në bisedat e tyre. Cilët morën shpërblimin për trimërinë e tyre në ato ditë të zjarrta të dhjetorit 1990 dhe cilët jo, cilët përfituan në mënyrë të padrejtë e të gënjeshtërt pa qenë protagonistë, cilët më pas u bënë shërbëtorë të pushtetit dhe preferuan të jepnin e të merrnin ryshfete, cilët zgjodhën rrugën e heshtjes dhe të dinjitetit që për atdheun bënë pak dhe nuk ka nevojë për shpërblim, dhe, cilët zgjodhën rrugën e tradhtisë së idealeve, kuptimit të atyre ditëve dhe të moshës së tyre? Por të gjitha këto kanë pak rëndësi. Thua se revolta studentore e vitit 1990 nuk ishte revoltë, por një eksperiment gjigant i psikologjisë për studimin e sjelljes njerëzore.

Vlera e vërtetë e lëvizjes studentore shqiptare është pikërisht kjo: se u bë nga njerëz të zakonshëm, studentë vërtet, por të nxjerrë nga jeta e përditshme. Nga njerëz në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, me ndjenja dhe ëndrra, delikatë, nga njerëz që ishin të uritur për jetë, për famë e lavdi, që kishin pasione. Nga njerëz që bëjnë gabime, që pendohen, njerëz të dobët e që s’kanë busull orientimi shpesh herë, nga idealistë të vërtetë, por edhe aventurierë, nga njerëz të vdekshëm e mëkatarë dhe jo nga statuja... Dhe, nëse vlen akoma edhe më shumë stuhia e lëvizjes së studentëve, kuptimi që ka kjo lëvizje për brezat e ardhshëm është se kjo revoltë për një çast, për dy çaste, për një, dy apo dhjetë ditë, ata të rinj u ngritën më lart se egoja, uni i tyre, dhe kështu, të lirë u bënë krijuesit e historisë së tyre dhe të historisë sonë. Me pak fjalë: Studentët ishin atje atëherë kur duhej. Ç’pasoi është tjetër histori...

Prandaj, çdo vit në këtë ditë dëgjohen shumë fjalë nga shumë pseudo. Megjithëse protagonistëve të vërtetë të revoltës studentore shqiptare u shkon më mirë heshtja. Heshtja e njohjes dhe e respektit për atë që bënë e që sado vite të kalojnë do të ngrihet gjithnjë e më lart në panteonin e historisë. Prandaj llafologëve e pseudove, përpara se të nxjerrin fjalët bombastike nga goja, mirë do të ishte që të mendonin për një çast, është detyrim moral të mendohen për një çast dhe të pyesin veten nëse: “Liria, demokracia, buka e dritat, mjaftojnë për të gjithë”?

A mjaftojnë për të gjithë ato që kërkuan atëherë studentët e mburremi se tashmë i kemi?

Radhita disa shembuj të paktë, nëpërmjet këtyre pyetjeve me karakter të përgjithshëm pa bërë fjalë për ato mitet klasike që qarkullojnë gojë më gojë për heroizmat e njërit apo tjetrit, për rolin e Tarasit apo të Kapardinave të Bardha, sepse atëherë do të duhej të specializohem relativisht me prodhimin e miteve historike. Thashë se pyetjet e mia janë retorike, pasi jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë e dimë se deri kur do të dhunohet e shtrembërohet historia, deri kur do të shkelim mbi baza të gënjeshtërta njohurish e dijesh për të kaluarën e shoqërisë sonë. Shtrembërimi i historisë fillon dhe mbaron me historinë që mësohet nëpër librat e shkollës. Si atëherë, edhe tani!

Të gjitha bazat e njohurive hidhen në moshën shkollore dhe më pas është shumë e vështirë që të ndryshojnë për arsye të ndryshme dhe shpesh herë e dimë se arsimi është mekanizmi aq i fuqishëm ideologjik në duart e pushteteve politike. Dhe qeveritë e qeveritarët tanë, përpara se të merren me çështje të tilla, si “libri elektronik”, le të shohin më parë se çfarë do të thotë në brendësi, elektronik, ose jo, me kapak lëkure apo të shkëlqyeshme, ajo që ka rëndësi është ajo e vërtetë historike e shkencore që mësojmë nga faqet e atij libri.

Miq! Nuk ishim heronj, por nuk kishim asgjë për të humbur! Nuk ishim heronj, por nuk kishim asgjë të përbashkët me ata që rrinin fshehur pas mureve të shtëpive, bashkudhëtarët tanë pasivë të ballkoneve, apo me ata që na shihnin nga pas perdeve. Nuk ishim heronj! Ishim vërtetë një pakicë, e cila u kthye në një ortek paqësor, që i ndryshoi rrjedhën historisë! Ne nuk ishim heronj, ne donim thjesht të jetonim! Protagonistët e vërtetë të atyre ditëve të zjarrta studentore aktualisht nuk kanë piedestale. Piedestalet janë me “protagonistë e heronj” të rremë, për të cilët studentët e brezit tim luftuan për t’i rrëzuar! Por studentët e brezit tim, e dinë se do të jenë të gatshëm që po t’i thërrasë atdheu t’i rrëzojnë edhe një herë heronjtë e rremë nga piedestalet. Ia kanë, ia kemi për borxh këtë gjë atdheut!

(Autori është student  dhe protagonist në ngjarjet e dhjetorit ’90 dhe shkurtit ’91.)