BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Në vendin ku territorin e bashkëndajnë politika & krimi e nuk ka luftë mes tyre, shteti është “crime movie”!

Në vendin ku territorin e bashkëndajnë politika & krimi e nuk

Ka një zakon ky vend! Mbas 15-të gushtit, fillojnë krimet e ndryshme me shpesh herë më shumë se një dhe dy të vdekur! Krimi “pushon” por jo fare pothuaj një muaj dhe pastaj, sikur mbaron pushimet dhe nis ritmin e tij gjigand! Po pra, me hakmarrjet, larje hesapesh dhe kontroll territori për drogën dhe krimin e organizuar që sigurisht ka drogën si bazë furnizuese të kapitaleve të mëdha. Në këtë kohë, dalin dhe makinat e shtrenjta të kapterrëve të drogës dhe marrëzitë me shitmendjet e tyre në klube e resorte që zakonisht i kanë baronët e drogës ose “oficerët e tyre teritorial” nëpër Shqipëri. Turizmi dhe droga, resortet dhe droga, ndërtimet dhe droga, bregdeti dhe droga, janë një histori suksesi në Shqipëri. Pastaj janë vrasjet dhe sigurisht mungesa e madhe e kontrollit të territorit nga shteti i shëmtuar në organizim kundër krimit dhe trafikut, por dhe larjes së hesapeve me njerzit në kërkim, por që janë të armatosur lirshëm në qytetet shqiptare. Po ti thuash kështu Ramës, ai sigurisht të bën ose të Berishës ose të Metës, por dhe po ti thuash diçka këtyre të dyve se janë si Rama, në mos me keq, të bëjnë të Ramës! E shteti po i tyri mbetet. Si e kanë projektuar dhe ndërtuar këto “Mjeshtra” të sistemit tonë të shtetit fajtor dhe pjesë e një marrëzie kolektive me mos kontroll territori! Në kryeqëzim (harku Bërdicë) ndalet një makinë mbi 100.000 dollarëshe dhe mbasi ulet xhami - del një dorë me dy “redbull-e” që polici i merr gjysëm me servilizëm dhe gjysëm me frikë. Nga dritarja e Range Rover i 2021, del një kokë që i thotë policit: u lodhet Naqe, jepja dhe atij k..it tjetër “redbullin” dhe kujdes hëëë Naqeeeee?! Çfarë faji ka polici! Ai e di se kush kontrollon territorin në kryqëzimin e Harkut të Bërdicës! E këtë kontroll teritori, duhet ta bëjë policia e Çuçit?! E mahnishtshme! Superlative! Ky (burri) të kontrollojë percelat, linjat e krimit dhe njerzit e ushtrisë së tij (krimit pra)? Ky të kontrollojë policinë nga milionat e derdhura për të, nga baronët e jeshiles e të bardhës dhe krimit të organizuar!? Fantastike? Ky të kontrollojë fuqinë e drejtorëve që urdhërohen me firma nga Ministria dhe me euro nga “baronët” dhe togerët e tyre rajonal! Për më tepër, se politika dhe droga, apo krimi, jetojnë pa luftë në çdo territor të tillë në Shqipëri. Po, nuk kanë luftë. Se po të kishin...?! Në fakt vijnë nga heronjtë Falkone dhe Borselino shëmbujt e ngjashëm me ne! Falkone në një fjalë të tij i drejtohet Palermos kështu: Këtij qyteti dua t'i them: burrat kalojnë, idetë mbeten. Tensionet e tyre morale mbeten dhe ata do të vazhdojnë të ecin në këmbët e burrave të tjerë”. Absolutisht si te ne në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë e gjetkë! Njerzit e shtetit, ndërrohen, por zakoni tragjik i krimit të organizuar dhe drogës mbetet. Por Falkone ka një tjetër thënie të madhe kur emërohen magjistratët, prokurorët, gjygjtarët: Ai thotë: Tre magjistratë sot dëshirojnë të bëhen prokurorë të Republikës. Njëri është shumë inteligjent, i dyti gëzon mbështetjen e partive në pushtet, i treti është idiot, por ai vetëm mund dhe do ta marrë punën. Kjo është mafia. Ka bërë vaki dhe te ne dhe bën prap vaki, për më tepër se ka shkuar akoma më keq. Sepse rasti i dytë, i shërben njëkohësisht si partisë së pushtetit dhe mafies! Nuk ka nevojë për budallenj te ne. Ka nevojë për të “poshtrin më të poshtër” të mundëshëm. Por heroi tjetër i antimafias ose Borselino ka thënë: Politika dhe mafia, janë dy fuqi që jetojnë në kontrollin e të njëjtit territor: ose shkojnë në luftë, ose arrijnë një marrëveshje. Absolutisht që po. Ne nuk kemi luftë kundër krimit të organizuar dhe kundër sistemit mafioz poshtë, por dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi. Nuk ka luftë dhe kjo është e qartë. Se po të kishte shumë prej minjve të trafikut dhe drogës, shumë minj të marrëveshjeve shtet dhe drogë, shtet dhe trafik, do të kishin dalë jashtë nga frika ose do kishin rënë në çarkun e policisë dhe drejtësisë. Ata jetojnë mirë në një territor me “ligjin” dhe kjo është e pafalshme. E kundërta e thënë nga Borselino është. Krimi dhe polika bëjnë marrëveshje që të mbajnë fort territorin që e kanë bashkë! Kjo ka ndodhur trshmë te ne. Vetëm një fuqi e madhe lufte, e drejtuar nga të huajt, ose nga një lëvizje politike që nuk përfill dhe nuk pranon të degraduar politikë dhe korruptivë si Berisha dhe Metaj në opozitë, as nga pushteti i korruptuar i Rilindjes së Ramës – mund të realizojë një pastrim dhe kontroll teritori. Por e dyta, nuk mund të ndodhë sot. Të dy palët si Berisha dhe Metaj në një anë, e Rama në anën tjetër, janë tepër të rrezikshëm dhe të fuqishëm, për tju bërë ballë nga një lëvizje nga poshtë. Janë plot me financa dhe plot me media e mbështetje të tjera si këto. Po, ata jashtë po, ndërkombëtarët dhe drejtësia tyre e përkrahur në Shqipëri mund të godasë dhe “ç’montojë” dikë politikisht dhe korruptivisht! Përndryshe, ky territor është i krimit dhe politikës dhe askush nuk e dyshon më.