BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e AngliNuk është aspak normale për një forcë opozitare me shtrirje në tërë hapësirën shqiptare në vitin 2023, tri dekada pas themelimit, me mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare të spikatur, të shkërmoqet si të ishte një qelq i rënë nga lartësia. Një mozaik pa formë i partizave, lindur nga PD e madhe, ku secila pjesëz synon të tregojë epërsi mbi pjesëzat e tjera të partive minore, duke shpalosur forcën dhe mbështetjen e shqiptarëve. Modeli opozitar nuk është ai që mund të kopjohet aq më pak të ndiqet nga spektri politik në Shqipëri. Lufta mes dy pjesëve të PD, njërës me Alibeajn në krye, konfirmuar së fundi edhe me vendim të gjykatës së Apelit, KAS dhe Komisionit Qendror Zgjedhor mbetet alternativa zyrtare e njohur dhe e pranuar nga të gjitha institucionet, tjetra “Rithemelimi”, kryesuar nga Berisha, pretendon se është PD reale, ka një objektiv të shprehur, luftë pa kompromis me mazhorancën, PS dhe armikun e shpallur, Edi Rama. Kjo betejë është radikale. U konfirmua së fundmi edhe në takimin e drejtuesve të degëve të kësaj pjese opozitare, ku kryetari Berisha shpalli devizën e vetme, luftë qeverisë dhe Edi Ramës pa shpalosur asnjë alternativë bindëse, vetëm duke e drejtuar luftën kundër mazhorancës dhe personalizuar atë ndaj kryeministrit Rama. Këtu nuk bëhet fjalë që opozita të marrë nën kujdestari Ramën, por është anakronike dhe e paprecedentë që lufta të përqendrohet kundër një individi edhe pse është kryeministri. Betejat dhe aksionet politike nuk janë kundër individëve, po institucioneve dhe atyre që ndeshesh në fushatë për të fituar zgjedhjet. Dhe këtë nuk e realizon sjellja si, model Ali Komiku në betejën për të përmbysur regjimin e Sadam Hussein kur binin njeri pas tjetrit qytetet ndërsa Ali Komiku deklaronte se fitorja kundër Amerikës ishte e sigurtë. Pikërisht përçarja skandaloze e ka copëtuar në qindra copëza forcën e opozitës dhe e ka dobësuar imazhin e saj, pavarësisht deklaratave për propagandë se 14 maji do jetë fitore historike dhe bashkitë do i takojnë koalicionit më të  madh  e më të fuqishëm të opozitës edhe pse realisht është më minori në këto tri dekada. Po le t’i lemë foltoristët dhe pëlëistët të përkunden në ëndërrimet e fitoreve madhështore me shpresën se në 15 maj kur t’u bjerë euforia nuk do brohorasin: Ne fituam. Po kriminelët, banditët në pushtet na grabitën fitoren, siç ka ndodhur në këtë dekadë. Përçarja e PD dhe drejtimi i pjesës së “Rithemelimit“ nga Berisha, i shpallur non grata nga DASH dhe Britania e Madhe, ka bërë që kjo pjesë e opozitës të ketë statusin e anonimatit pa vulë, sigël dhe e panjohur nga gjykata. Në pamundësi për t’u regjistruar si parti më vete, e refuzuar nga KQZ edhe në koalicionin “Bashkë fitojmë”, ku streha apo çatia ku janë mbështetur është PL e Ilir Metës, përsëri “Rithemelimi” hyn në zgjedhje pa identitet, pa emër sikur të ishte fëmija i gjetur, rritur jo në mjedisin e Shqipërisë, po në befotrof. Për këtë pozicionim anonim “Rithemelimi “është detyruar të shkojë në zgjedhje si një familje që nuk ka shtëpi, pra si një qiraxhi i sapozbritur në qytet nga malet. Strehuar nën çatinë e PL. Anëtarësia dhe mbështetësit e “Rithemelimit “ ngjajnë si familjet që u janë rrafshuar banesat dhe kërkojnë të fitojnë banesa sociale si qiraxhi, që presin të marrin bonus qiraje nga shteti. Foltoristët janë partia që vetëprezantohet si qiraxhi në nevojë dhe kërkon strehim në resortin e PL e cila llogarit përfitimet nga ky koncesion i vetëofruar. Besoj se këtu e ka bazën garancia e PL se Këshillat  Bashkiakë do dominohen nga PL në 14 maj edhe pse dardha e ka bishtin prapa. Veç qasjes si familje e strehuar me qira nën çatinë e partisë së Metës në një kohezion të fortë me PBDNJ e Dules dhe PDK e Ndokës .”Rithemelimi” edhe në marrëdhëniet me simpatizantët e vet, veçanërisht me djemtë e vajzat rezidentë në Britaninë e Madhe, Berisha kontaktin me ta e mbajti përmes internetit. Takimet janë në distancë, qindra kilometra larg. Dhe kuptohet u premtohet emigrantëve për zgjidhje të shpejta dhe u shpalosen “bëmat” e ambasadorit britanik, përfaqësuesit të këtij shteti, lider në Europë për korrupsion dhe si personi që ka qepur dosjen kundër liderit të”Rithemelimit” për t’u shpallur edhe nga Britania non grata, ashtu siç veproi SHBA kohë më parë. Në ditët që vijnë besojmë se konferenca të tilla  me ndihmën e internetit, takime në distancë do ketë edhe me mbështetësit e simpatizantët në vende të tjera të Europës dhe Amerikës pasi të shkohet deri atje është bezdi e madhe për udhëheqësit, jo se janë non grata e nuk i lejojnë, po harxhohet kohë dhe para edhe pse këto të fundit nuk janë problem. Duket se  Berisha pasi nuk depërtoi dot në portat vendimarrëse, KQZ, Gjykatën e Apelit për të marrë pjesë në zgjedhje nuk mundet të përshkojë rrugën institucionale, po do sillet si familjet që kërkojnë shtëpi me qira, si qiraxhi e hallexhi dhe takimet me mbështetësit do jenë virtuale nga Amerika në Angli apo Itali. Takimi i parë virtual si të ishim në pandemi me Anglinë, u realizua përmes ekranit, pa kapërcyer La Manshit. Kështu në ditët që vinë mos u surprizoni se të tilla takime virtuale do ketë me Francën, SHBA, Spanjën apo Austrinë. Partia strehuar si qiraxhinjtë edhe takimet me emigrantët i bën virtualisht, jo si të jenë alternativa për fitore në 14 maj, po hallexhinj që kërkojnë strehim dhe bonus për qira në parti të tjera.