
Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je


Kishte dhe ekrane të tjera që diskutonin, por ekrani i MCR -së tek Ylli Rakipi, e kishte kapur për brirësh raportin e DASH. E shkruar në monitor, e zeza në të bardhë fragmente nga raporti për mediat, ajo që të tërhiqte vëmendjen ishte, se si pronarët e shumë mediave ishin të lidhur me aferat korruptive, përmes tenderëve apo gjobëvënieve. Analisti prezent në emision, për të faktuar konkluzionin e DASH, me letrat në tavolinë filloi të lexonte media televizive, pronarët e të cilave i kishin ngritur dhe mbanin mediat e tyre, duke abuzuar përmes aferave korruptive me inceneratorët, përfitim tenderësh, trysni mbi pushtetarë të korruptuar apo vënie gjoba të bizneseve. Një lexim sy ndër sy të DASH dhe jo siç përpiqej të lexonte nga Franca, analisti i sjellë përmes skajpit, se DASH, nuk i duhej besuar sepse ka gabuar në shumë vende të botës. Vetëm ne shqiptarët e shohim me lupë. Analisti nuk di pse ndihej i privilegjuar në nxjerrjen e konkluzioneve, mbase të qenit në Francë dhe me demek mbahej për perëndimor, në të arsyetuar, por analisti në emisionin e Ylli Rakipit, ia mbylli gojën, jo me perceptime, por me fakte qoftë edhe pas diskutimeve të shumta për sekuestron e Resortit Prestigj, duke i dhënë të drejtë organeve ligjzbatuese sepse janë mos pagimi i taksave, ajo që detyroi legjislativin në zbatim të kompetencave të tij, pa qenë nevoja e një vendim gjykate, të japë dënimin e mbështetur në ligj. Jo se në lagjen time, një pronar të vogël kafesh e dënuan 300o mijë lek për shkelje ligji në pirje duhani. Rendi edhe nëpër gjykata, por ata zbatuan ligjin. Ç't'i bësh!? Pronarët e televizioneve, i mbron ombrella e lirisë së medias, ndërsa.... Diskutimi më shkëputi sërish vëmendjen nga emisioni. Ajo që të binte në sy ishte se në raport, më tepër se çdo herë tjetër, diskutohej për kapje nga korrupsioni i pronarëve të mediave vizive, ndryshe nga se lexojnë lidershipat e rithemelimit apo të PL- së, se cenohen liritë e mediave të pavarura. Të flasësh në emër të lirinë së mediave, duke mbyllur sytë në ato që shkruhen në raport, ashtu si lexohej nga disa analistë, është se të korruptuarit gjejnë strehëzën e tyre, në strehën e ekraneve. Është kjo lidhje varësie që disa ekrane ngrysen e gdhihen me zërat çjerrëse të lidershipeve,duke u marrë vetëm me kapjen e shtetit, duke mbyllur sytë... Abuzimi me lirinë e mediave, ka bërë të mbretërojë korrupsioni në mbretërinë e mediave. Vërtet DASH kërkon liri të gazetarit dhe analistëve, por jo të përdorur nga pronari, për përfitime të jashtëligjshme. Që disa pronarë mediash janë kthyer në oligarkë, emrat e tyre i radhiti me figurë e zë analisti i Ylli Rakipit, edhe pse Ylli përpiqej të ndalonte përmendjen e emrave. Në një sistem demokratik, ku media dhe drejtësia janë shtyllat e luftimit të korrupsionit, të korruptohen ato do të thoshte automatikisht kapje dhe rënie sistemit. Nuk ka krim më të madh se korrupsioni mediatik, ai që konsiderohet si mbretërim i së vërtetës në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit, të kthehet në një mbartës... Dreqësia po vihet në binarë përmes reformës, një reformë edhe më e thellë duhet në media, ku një grusht analistësh të peshuar në para, bëhen mbrojtës të interesave të pronarit të tyre të korruptuar, kur gazetari i thjeshtë, s'mbyll dot muajin me rrogën që merr. Vetëm nga ky diskriminim mund të dalësh në konkluzione pse ndodhin korrupsionet mediatike. Më hapur dhe më thjesht se sa flet për këtë DSHA, nuk ka tjetër. Ata që lexojnë mbrapsh më kujtojnë Besnikun,një bashkëqytetarin tim të dalë nga burgu në kohën e diktaturës. Kur erdhi në fshat fliste mbrapsh fjalët. Ne të vegjlit, kur e dëgjonim mbanim vesh, se Besniku fliste gjuhë të huaja. Fshati u mbush me gojëdhënën; Burgu është një shkollë e madhe. Por shpejt u ndryshua opinioni ; Besniku është i pritur me tullë në kokë. Që një pjesë analistë nëpër ekrane janë të pritur me tullë në kokë nga pronarët, mjafton të shikosh mungesën e kohezionit nëpër emisionet e tyre nga sot, me dje, kur vjen puna në qëndrimet ndaj lidershipit të opozitës. Mungesa e një kohezioni nga disa analistë mediash, nuk ka të bëjë me diversitetin e mendimit shumë i domosdoshëm në një demokraci, por komprometimin për përfitime korruptive, të pronarëve, duke shfrytëzuar pushtetarë dhe ish pushtetarë, që sigurojnë burime të ardhurash përmes tenderëve apo formave të tjera abuzive. I ndodhur në Jalë me një mik, më tërhoqi vëmendjen një grup vila të ndërtuar në majë kodër. ''Eh! Nxori miku. Dy vjet kam qenë ushtar këtu. Në atë rrëzë mali buzë detit, janë rropatur ushtarët më se 15 vjet, duke gërmuar për hapjen e një tuneli që të gjenin ujë për vilën e një qeveritari në majë të kodrës. Po ç'flas!? Ka 30 vjet që punon një populli i tërë për ndërtimin e atyre vilave. Mediat rinë e rinë u përmendin emrat, por shuhen s'di se ç'i gjen!? Por me siguri u lyhet qerrja nga pronarët, që kurse mbyllin gojën. Se edhe drejtësia, të zënë e ka patur. Shyqyr që po zgjohet sot për sekuestro e vilave të një ministri, që po hetohet për korrupsion ''. Ndërsa ndiqja fjalën e mikut, kureshtja më çoi për t'u ngjitur në kodër. Kyçet e dy portave të hekurta nuk të lejonin t'i ngjiteshe shkallëve që gjarpëronin me km rrugë. Pushtetarët e diktaturës, ngopeshin me nga një vilë. Janë dënuar për një kafe dhe kanë mbyllur sytë në një dhomë apartamenti edhe pse mbretëruan për 50 vjet, ndërsa këtyre të sotmëve s'u mbarohen vilat nëpër resorte. Të mos flasim për “Off shorret”, ku ec e t'u gjesh gjurmët e pasurive me thasë. Jo se ombrellë s'kanë patur vetëm drejtësinë, por hije i kanë bërë dhe vazhdojnë t'i mbajnë iso nëpër foltore edhe disa media, që me sa duket kanë borxhe për të larë. Si për të më kthjellur turbullirën e mendimeve që po më vinin, teksa ndiqja ndërtimet në gjirin e mrekullueshëm të Jalës, miku im që shkruan më ndahu nga mendimet ; Shkrimtari i varfër, s'bën dot një promovim libri nëpër ekrane se të kërkojnë milionat, nuk di ku i gjejnë politikanët tanë që ngrysen e gdhihen nëpër ekrane ?! Mirë këta që janë në pushtet sepse kanë tenderët, po ata në opozitë ?! Këtu luan kamata. Punohet sot, për nesër. Ndaj dhe demokracia, s'po merr këmbë se janë ca mëndje të mbrapshta që e sjellin vërdallë''. Ja ktheva, ashtu kot e kot; Kot nuk mbushin “Foltoret” e ekranet për lirinë e medias dhe u dalin në krah, kur dënohen për mos pagim taksash. Lufta për lirinë e mediave, është kthyer në një ombrellë për të mbrojtur korrupsionin dhe të korruptuarit.
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
