BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Opinion / Editorial

“Nëndetësja” bërthamore që ndizet një herë dhe s’fiket kurrë

“Nëndetësja” bërthamore që ndizet një

Me rrënjë shumë të thella në historinë e Shqipërisë. Me degë shumë të gjata në familjet e mëdha shqiptare. Me themele të forta në nacionalizmin e këtij vendi. Me kontribut në mbijetesën e këtij kombi. Tungu i familjes nga vjen është një nga trungjet familjare të zanafillës së Vlorës, por i lidhur si zemra e njeriut me arterie dhe vena me tërë familjet e elitës intelektuale shqiptare. Familja Çela në Vlorë, është një nder familjet me të respektuara shqiptare. Ajo ka bërë krushqi me familjet që janë oxhak i këtij kombi. Me Hysebegasit, me Pipët e me shumë e shumë familje të tjera. Stërgjyshi i tij Jashar Bej Starova një figurë patriotike e viteve 1890-1920. Tabani ku u rrit Geront Çela është një familje intelektuale inxhinierësh nafte, mësuesish, doktorësh, deputetësh, fisnikësh e njerëz të besueshëm. Si një degë e madhe dhe e gjatë e këtij lisi të madh familjar Geront Çelaj është sot biznesmen që renditet në dhjetëshen më të fisme të biznesmenëve shqiptarë. Ai është një burrë shumë kreativ me taban, besnik i fjalës së dhënë dhe fjalës së mbajtur, korrekt i përpiktë, largpamës dhe i guximshëm. Kurajoz dhe di të zbulojë rrugë të pashkelura në biznes dhe në jetën e tij. Ai është një strumbullar që rrotullon shumë fije dhe di të vërë në punë shumë e shumë gjera në të njëjtën kohë. Ai ka krijuar perandorinë e tij dhe duket si një trashëgimtar i një dinastie që kanë pasur në dorë fatet e ekonomisë së një vendi. Punëson disa mijëra punëtorë ka me qindra bashkëpunëtorë, por dhe drejton shumë biznese që i ka krijuar nga hiçi. Është një prej pesë taksapaguesve më të mëdhenj dhe më korrektë shqiptarë. Të gjithë partnerët apo të tretët në bizneset e tij habiten nga saktësia dhe korrektësia e tij. Një financier i lindur që do ta kishte zili çdo bankë dhe çdo koncersium. I papërballueshëm në konkurrencë dhe në diskutimet për të mësuar të renë më të fundit në bizneset e tij. Në perandorinë e tij gjen gjithçka. Ai ka krijuar një ambient të tillë që nëse ke vendosur të marrësh një shtëpi të re, apo të ndryshosh shtëpinë, të hysh në shoëroom-in e tyre dhe të dalësh prej andej pas shumë orësh me të gjitha gati. Të duhen ustallarët për të montuar pajisjet aty i ke nga më të specializuarit. Kjo është pasaporta e kompanisë “Brunes”, kompania shqiptare e Geront Çelës, i cili po shkon drejt dekadës së tretë nga dita e krijimit të firmës së tij. Në shoëroom të kompanisë në autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore është e pamundur t’i numërosh njerëzit që e vizitojnë çdo ditë dhe numri i klientëve shumëfishohet nga viti në vit. Geront Çela, themeluesi i kompanisë thotë-me të drejtë se në radhë të parë falenderon klientët e tij. Ata që në 25 vjet, u bënë bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por edhe stafi. Pronari i kompanisë thotë se ka zgjedhur njerëzit e duhur që puna e madhe që bëhet brenda kompanisë, të përçohet në të gjitha anët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Klientët, furnitorët, menaxherët, biznesmenët, politikanë e gazetarët janë dhe miqtë e radhës së parë. Dhe të gjithë janë të befasuar nga funksionaliteti jo vetëm për ambientet e zgjeruara, për produktet e shumëfishuara, por edhe për lehtësirat e krijuara për gjithë klientët. “I kemi hyrë detit në këmbë”, sqaron Geront Çela shumë vite më parë teksa nisi eksportin e paisjeve hidrosanitare nga vende të ndryshe, të markave më të mira, drejt Shqipërisë. Tani, nuk duket ashtu. Kompania është rritur shumë falë punës dhe vullnetit dhe ideve të drejtuesve të saj. Që prej vitit 1994, BRUNES, ofron çdo mundësi për konceptimin e hapësirës tuaj, duke vënë në dispozicion një gamë të gjerë produktesh dhe duke qenë sa më afër jush me ekspozitat tona në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë e Lezhë. Një shumëllojshmëri, e cila në mënyrë harmonike ndërthuret në ngjyra, stile, cilësi të pakrahasueshme, të shprehura në markat më prestigjoze të tregjeve botërore. Brunes nuk është thjesht importues, ajo importon ndjesi, stil, kulture dhe cilësi perëndimore. Dhe kjo frymë…ka mbizotëruar dhe mbizotëron tregun shqiptar. Geront Çela është president dhe themelues i Dekoll Sh.p.k. Geront-thotë se Dekoll sh.p.k është një kompani e re e ndërtuar së fundmi, aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushëse, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi. Kjo është fabrika më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit. Dekoll sh.p.k është një investim i Brunes sh.p.k, kompania distributore më e madhe dhe më prestigjioze e pllakave dhe mobilieve me gati 30 vjet përvojë në tregun shqiptar… Ndërsa “Pinto” është fabrika më moderne në prodhimin e bojërave, e ideuar për të rritur standartin e cilësisë në ndërtim, duke kombinuar teknologjinë inovative, cilësinë e produktit dhe profesionalizmin. Në këtë mënyrë ne përmirësojmë stilin e jetesës duke garantuar lyerje të sigurta, komode dhe afatgjata. Vizioni ynë është të rritemi duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore, miqësore ndaj mjedisit që përmirësojnë jetesën e konsumatorëve tanë duke u plotësuar atyre çdo nevojë. Brunes ka punuar me të njëjtin ritëm edhe tani në kohën e pandemisë falë punës së Geront Çelës këtij perandori fjalëpakë, që ngjan si ajo rezerva e madhe e arit të zi me mijëra metra nën tokë që babai i tij e zbulonte dhe e kthente në ar të bardhë për Shqipërinë. Ai ngjan si ajo nëndetësja termobërthamore që motori i saj ndizet dhe s’fiket asnjëherë.