BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Neoballistët që duan ta lënë Shqipërinë pa histori

Neoballistët që duan ta lënë Shqipërinë pa histori

Para disa vitesh, kur Agron Tufa, ish drejtori i Institutit  të  Studimeve të Krimeve të Komunizmit, një shpifës ordiner, mashtrues e plagjiator (shqip-hajdut) hodhi idenë që filmat shqiptarë të kohës së socializmit të mos shfaqeshin më , madje të digjeshin, e kur shumë njerëz e morën si lajthitje të një personi të çekuilibruar, ne,  Kryesia e Organizatës Kombëtarë  të Dëshmorëve të Atdheu reaguam ashpër. Edhe më ashpër u shprehem  kur lexuam librat e botuar nga ky i ashtuquajtur institut i drejtuar nga ai, ku drejtuesit kryesorë të Luftës Nacional Çlirimtare akuzoheshin si kriminelë, madje arrihej deri aty sa të quanin kriminelë  shumë Heronj e Dëshmorë të kësaj Lufte. Pavarësisht nga ndonjë lehje neper libra apo medie nga tipa si Teodor Kareco që Dëshmorët e Atdheut i quan “faqja e zezë e kombit” apo ndonjë ballisti që partizanët e Luftës Nacional Çlirimtare  i quan kriminelë, ne nuk kemi denjuar të merremi me ta, sepse me ata që lehin rrugëve  merret  Bashkia...  Për ne janë shqetësuese veprimet e qëndrimet  antishqiptare  që mban e i mbron ndonjë  institucion, parti apo organizatë (që mbahen me paratë e taksa paguesve shqiptarë) si Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit apo së fundi nga Grupimi Parlamentar gjysmagjel i PD-së, i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Para do kohësh, duke marrë shkas nga një imitim i komedisë Prefekti, disa politikanë apo ndonjë punonjës i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit ndërmorën një fushatë për dekomunistizimin e Shqipërisë, por pa thënë gjëra konkrete, si dhe çfarë  duhej bërë...U duk sikur ky problem u harrua dhe ja para disa ditësh dëgjuam e lexuam për një iniciativë që ka ndërmarre Grupimi Parlamentar gjysmagjel i PD-së i E.Alibeajt (e përcaktojmë si grupimi i tij, sepse nuk po marrim vesh sa grupe e nen grupe ka kjo parti....) për dekomunistizimin e Shqipërisë. Është e vërtetë se në vendet ish socialiste të Europës janë ndërmarrë nisma e aprovuar  ligje për dekomunistizimin, por në asnjë prej këtyre vendeve nuk është vepruar siç propozohet në projekt-ligjin e paraqitur. Në asnjë prej këtyre vendeve nuk është kërkuar dhe të zhduket  çdo gjë e krijuar në vitet e socializmit. Përkundrazi, si do themi më poshtë, atje nuk janë prekur monumente, buste, emra rrugësh apo institucionesh që mbajnë emra Dëshmorësh të luftës kundër nazifashizmit, atje vazhdojnë të shfaqen filmat e xhiruar në atë periudhë, hapen ekspozita me vepra të artit pamor të realizuara në atë periudhë,  vazhdojnë të botohen e të  lexohen veprat e asaj kohe  etj.   Me këtë iniciativë që ka ndërmarre  Alibeaj e Co. për dekomunistizimin e Shqipërisë, të kujton Putinin e Co. të Rusisë që duan të denazifikojnë Ukrainën me tanke, topa e avionë, por këta, me ligj, arrijnë deri aty, sa pa frikë mund të thuhet se aprovimi e zbatimi i tij do të çonte në deshqiptarizimin  e Shqipërisë, ta linin Shqipërinë pa letra, pa shkrime, pa data përkujtimore, pa filma e shumë vepra të artit pamor, pa monumente etj. pra ta linin pa kujtesë, pa histori.....dhe të bënin atë që nuk kanë arritur ta bënin pushtuesit e huaj gjatë shumë shekujve. Ne nuk merremi me biografitë e njerëzve, përfshijë dhe  pjesëtarëve të këtij grupimi që kanë paraqitur ketë projekt-ligj, por dimë, se siç e kanë deklarua vetë ata, Enkeleid Alibeaj është nipi i kryekriminelit Isa Toska, ndërsa  Helidon Bushati është nipi i kolaboracionistit Maliq Bushati, ish Kryeministër gjatë pushtimit fashist, për të cilin ai, në fushatën e zgjedhjeve për deputet në Kuvend, deklaronte qe “unë do të ndjek rrugën e shembullin e  Maliq Bushatit”.  Që në krye theksojmë se ky projekt-ligj i bie ndesh qëndrimeve e vendimeve të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Në fillim të viteve 90-të, kur në vendet ish socialiste aprovoheshin ligjeve për dekomunistizimin e ku shfaqej ndonjë tendencë për dënime kolektive, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës aprovoi Rezolutën “Mbi masat për eliminimin e trashëgimive të ish sistemeve totalitare komuniste” ku dënohej parimi i përgjegjësisë kolektive, ku theksohej se “Pranon mekanizmin e lustracionit së bashku me parimet e shtetit ligjor, ku faji individual duhet vërtetuar në rrugë individuale. Askush nuk duhet ti nënshtrohet lustracionit vetëm prej përkatësisë në ndonjë organizatë në shërbim të ish regjimeve komuniste ose për veprimtari që në atë periudhë ka qenë legale, nisur nga pikëpamja e së drejtës së ati vendi  dhe  të drejtës ndërkombëtare”. Edhe BE dhe OKB-ja i shihnin ligjet për lustracionin në këto vende me shumë kujdes, dhe e vetmja masë që përshëndetej atëherë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare ishte hapja e dosjeve. Në vitin 1995  kur PD-ja ishte në pushtet dhe kishte shumicën absolute në Kuvend   aprovoi ligjin “Për Gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” reagimi i ndërkombëtarëve ishte i menjëhershëm duke kërkuar anulimin e tij. Dihet si shkoi fati i tij, pa kaluar shumë kohë ai u anulua si një ligj sepse nuk ishte në përputhje me realitetin dhe kërkesat e institucioneve ndërkombëtare. Theksojmë se në asnjë vend ish socialist të Europës Lindore nuk është aprovuar një ligj i tillë, asnjë parti, madje edhe ato më  antikomunistet nuk kanë  marrë guximin të hartonin një projekt-ligj të tillë si ky i Alibeajt e Co. Dekomunistizimi në ato vende, filloi me hapjen e arkivave, ndalimin e përdorimit të simboleve komuniste, heqjen e monumenteve të klasikëve të Marksizëm-Leninizmit e të udhëheqësve të tjerë komunistë, heqjen e emrave të rrugëve që mbanin emra të tyre apo të udhëheqësve komunistë të këtyre vendeve etj. Pothuajse në të gjitha këto vende u krijuan “Institute te Kujtesës Kombëtare”, si institucione shoqërore dhe jo shtetërore etj. Vëmë në dukje se në këto vende, me përjashtim të ndonjë problemi që nxjerr koha,  dekomunistizimi konsiderohet  i përfunduar. Çekosllovakia (mbas ndarjes, Republika Çeke) mbahet model për dekomunistizimin e vendit.  Ai ishte vendi i parë  që  aprovoi ligjin “Mbi kohën e mungesës së lirisë”, sipas të cilit njiheshin shkeljet e të drejtave të njeriut në periudhën 1948-1989. Sipas këtij ligji, çdo shtetas çekosllovak kishte të drejtë të njihej me arkivat e shërbimeve sekrete. Po ashtu, sipas tij, ndalohej për 5 vjet që ish bashkëpunëtorët e sigurimit dhe policisë, funksionarët e lartë të Partisë Komuniste etj. të zinin poste drejtuese në shtetin çekosllovak. Mbas ndarjes se Çekosllovakisë, në R.Çeke, ky ligj u zgjat deri në vitin 2010. Theksojmë se në Çekosllovaki e më vonë në R.Çeke nuk u bë “gjueti shtrigash”. Kështu, p.sh nga administrata çeke nuk u largua asnjë njeri, me përjashtim të ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve të fshehta. Pavarësisht nga fjalët që thuhen, në Nenin 1 të projekt-ligjit të paraqitur se ”Qëllimi i këtij ligji është...realizimi i paqes sociale, i pajtimit dhe unitetit kombëtar...” në të vërtetë ky projekt do ta thellonte më shumë përçarjen mes shqiptarëve. Ai kërkon të zhdukë çdo gjë të krijuar e ndërtuar në ato vite, në çdo fushë të jetës, në arkitekturë, kinematografi, letërsi e në përgjithësi në art, kulturë etj., por me një dinakëri bizantine kërkon jo vetëm të rrafshojë të gjitha monumentet, bustet, e deri varrezat e Dëshmoreve të Atdheut, por të shuajë nga kujtesa  Luftën Nacional Çlirimtare dhe mundësisht të rehabilitojë kolaboracionistët e bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë. Për shumë arsye, idetë komuniste depërtuan vonë në Shqipëri dhe praktikisht nuk zunë shumë vend në ndërgjegjen e shqiptarëve. Pavarësisht se Partia Komuniste u vu në krye të Luftës Nacional Çlirimtare, shumica dërmuese e  shqiptarëve morën pushkën e luftuan për liri, për çlirim nga pushtuesit e bashkëpunëtorët e tyre e jo për instalimin e sistemit socialist, për të cilin nuk kishin asnjë ide. Pavarësisht nga shumë gabime, faje e krime që u bënë gjatë atij sistemi, në vitet e asaj që quhet periudhë e socializmit  Shqipëria njohu arritje pozitive. Kështu ai sistem e gjeti Shqipërinë me 900 mijë banorë dhe e la me 3.5 milionë (Sot nuk kanë mbetur as gjysma në Shqipëri) në ato vite u ndalua gjakmarrja, u zhduk analfabetizmi e arsimi u përhap deri në zonat më të thella, u zhdukën sëmundje të tilla si malaria, sifilizi etj. duke e çuar shërbimin shëndetësor në zonat më të thella, u emancipua gruaja, u ndërtuan fabrika, kombinate e hidrocentrale, u elektrifikua Shqipëria, u zhvillua arti e  kultura etj. por u bënë edhe gjera shumë të këqija si lufta e klasave, dënimi i shumë njerëzve të pafajshëm ose për  një llafe goje, izolimi nga bota e jashtme, rendimi i skajshëm i situatës ekonomike që i çoi shqiptarët  në fukarallëk etj. etj. Këto dhe shumë të tjera ishin arsyet që shqiptarët u ngritën në masë për përmbysjen e atij sistemi dhe vendosjen e një sistemi demokratik. Realisht dekomunistizimi i Shqipërisë kishte filluar që në epokën e socializmit. Në fund të viteve 80-të Shqipëria  i ngjiste një shtëpie që mezi mbahej, mjaftonte  ti luaje një gur themeli dhe ajo shembej. Dhe kjo u pa shumë qartë në korrik 1990, kur mijëra vetë u futën neper ambasada, gjë që tregonte se praktikisht ai sistem kishte rënë. Mjaftoi lëvizja pak ditore e studenteve që sistemi të shkërmoqej, dhe pavarësisht se nuk deklarohej, Partia e Punës e kishte mbyllur misionin e saj, megjithëse në zgjedhjet e 31 marsit fitoi shumicën.....Duhet theksuar se ai sistem, ashtu si u zbatua “hëngri veten” dhe siç u vërtetua në praktikë u përmbys brenda një kohe të shkurtër në të gjitha vendet e Europës, ku Shqipëria kishte mbetur e fundit. Ende pa ardhur në pushtet Partia Demokratike, filloi “dekomunistizimi” i Shqipërisë. Parullat “Të shkatërrojmë çdo gjë që la komunizmi”, ‘Çeku i bardhe”, “Terapia e shokut” etj. nxitën turmat laramane të shkatërronin çdo gjë, fabrika e uzina, kanale vaditëse e kulluese, të grabisnin depo e magazina...gjë që u thellua edhe më shumë mbas ardhjes së saj një pushtet. Kujtoni Nenin famëkeq 24/1 sipas të gjithë u pushuan nga puna të gjithë të “pa dëshiruarit”, veprime që nuk kishin ndodhur në asnjë vend ish socialist. Nuk u mjaftuan me këto por ju lëshuan monumenteve e busteve të Dëshmorëve, varrezave të tyre, madje shpikën edhe Luftën Civile. Filluan të sulmojnë e të akuzojnë Dëshmorët e Atdheut, partizanët, ata që kishin bërë luftën e çliruar Shqipërinë, filluan të  heroizojnë e të dekorojnë tradhtarët e bashkëpunëtorët e pushtuesve.....Sigurisht që u zhdukën të gjitha simbolet komuniste, u shkatërruan monumentet e bustet e Enver Hoxhës e të udhëheqësve tjerë të PPSH, u hoqën nga qarkullimi veprat e Hoxhës  e të udhëheqësve tjerë komunistë etj. U burgosën  dhe u dënuan të gjithë udhëheqësit komunistë të asaj kohe etj. çka nuk kishte ndodhur në asnjë vend tjetër ish socialist. Me pak Shqipëria u dekomunistizua, por në ndryshim me vendet tjera ish socialiste, asnjëra parti që ka qenë në pushtet këto 30 vjet,  nuk ka pranuar të hapë arkivat e shërbimeve sekrete... Me të drejtë lind pyetja: çka mbetur në Shqipëri nga ai sistem dhe farë kërkon Alibeaj e Co. të dekomunistizojë. Me ndonjë përjashtim të ndonjë nostalgjiku askush nuk kërkon kthimin e atij sistemi, përkundrazi shumica kërkojnë demokratizimin e Shqipërisë. Por ata e kanë hallin tjetërkund. Ata duan të shuajnë nga kujtesa e shqiptarëve çdo gjurmë të atyre 50 viteve, në radhë të parë çdo gjë që lidhet me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, të rehabilitojnë tradhtarët e bashkëpunëtorët e fashizmit, te zhdukin romane e poezi, filma e muzikë, monumente, buste e pllaka përkujtimore, shkurt ta lënë Shqipërinë pa histori... Mbasi nuk lanë gjë pa thënë e shpifur kundër Luftës Nacional Çlirimtare, kundër atyre që bënë luftën, kundër drejtuesve të saj e kundër Dëshmorëve, tani me ligj duan të shuajnë çdo gjurmë të saj. Duan të heqin emrat e Dëshmorëve nga rrugë e institucione, tu rrafshojnë  varrezat, tu shkatërrojnë monumente,  buste e pllaka përkujtimore, të ndalojnë çdo vepër letrare, kinematografike apo të artit pamor etj. etj. veprime të padëgjuara në asnjë vend të botës....dhe të gjitha këto në emër të dekomunistizimit. (shikoni Nenet 7, 11 dhe 12). Pa folur për vlerat e kësaj lufte që jo vetëm na lidhi me Koalicionin Antifashist dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm, duam tu kujtojmë disave prej këtyre pinjollëve të tradhtarëve e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë disa shembuj si trajtohen në vendet tjera ata që dhanë jetën në këtë luftë.  Fillojmë me R.Çeke, e njohur si model për dekomunstizimin. Na afërsi të Pragës ndodhet fshati Lidice, i djegur dhe rrafshuar nga pushtuesit gjermanë, ku u vranë të gjithë meshkujt mbi 15 vjec.  Aty është ngritur një monument madhështor me përmasat e njeriut, ku çdo vit shkojnë mijëra njerëz në përkujtim të asaj ngjarje, pa folur për miliona turistë të huaj. Në hyrje të stacionit qendror hekurudhor të Pragës janë shkruar me germa të arta emrat e punonjësve të hekurudhave të pushkatuar nga pushtuesit gjermanë. Emri i gazetarit komunist çek Julius Fuçik, autorit të librit “Reportazh me litar në grykë” (i përkthyer në 90 gjuhë të botës) është i njohur në Europë e me gjerë, por megjithëse komunist i bindur, monumenti i tij sot ndodhet në mes të Pragës. Në fqinjën tonë, në Itali, në murin e bibliotekës së Bolonjës shkruhet: Emilia Romano-3 milionë banorë, luftuan 14425 partizanë, u vranë 2059 vetë, u plagosën 954 vetë, u pushkatuan 2350 vetë, vdiqën në kampet e përqendrimit 829 vetë.  Në Metronë e Parisit, një  stacione mban emrin Gi Moke të komunistit 17 vjeçar, të pushkatuar nga gjermanët. Para pushkatimit, ai shkroi  letër nënës së tij, ku ndërmjet tjerave shkruante “ Unë do të vritem. Para së gjithash dua të lutem ty nëna ime të qëndrosh si burrëreshë. Unë di të qëndroj. Jeta ime prej 17 vjet e gjysmë ka qenë e shkurtër. Sigurisht që unë dua të jetoj. Por ajo që unë uroj nga zëmra ime është që vdekja ime ti shërbejë diçkaje madhore”. Për të vazhdojnë të  shkruhen libra e të xhirohen filma. Presidenti Sarkozi, urdhëroi që letra e Gi Mokesë të lexohej në të gjitha shkollat franceze... Edhe ne shqiptarët  kemi  Gi Mokenë tonë, një 17 vjeçar, i pushkatuar nga gjermanët në kampin famëkeq të Prishtinës, i cili një natë para pushkatimit  shkruante “Vritet nga gjermanët Nuri Bushati nga Shkodra. 17 vjeç. Lulëzofsh Atdheu im”. Italianët, francezët, çekët e të gjithë popujt e Europës krenohen me bijtë e tyre që dhanë jetën në luftë kundër nazifashizmit, por  Alibeaj e Co. duan  që të harrohet emri i Nuri Bushatit dhe mijëra të tjerëve që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, të harrohet emri i Qemal Stafës, të riut të papërsëritshëm për idealizmin, zgjuarsinë, talentin e trimërinë, që u vra si burrat me pushkë në dorë. Ti heqin bustet, emrin e shkollës e të zhdukin çdo gjë që lidhet me emrin e ti e të shokëve të tij. Ata duan të zhdukin çdo libër që flet për luftën Nacional Çlirimtare apo lidhet me atë periudhë 50 vjeçare të historisë së Shqipërisë. Duan të djegin librat e Ismail Kadaresë, Dritëro Agolli e shumë shkrimtarëve e poetëve të tjerë njësoj siç bënin nazistët gjermanë. Duan të  djegin qindra filma, të harrohen aktorët e jashtëzakonshëm Loro Kovaçi, Kadri Roshi, Sander Prosi, Tinka Kurti, Robert Ndrenika,  Margarita Xhepa, Rikard Ljarja, Roza Anagnosti, e shumë të tjerëve, të harrohen emrat e Prek Jakovës kompozitorit të operës së parë shqiptare “Mrika”, të Çesk Zadejës  e Tish Daisë, Kujtim Laros, Ferdinand Dedës, Aleksandër Lalos etj., të rrafshohen monumentet “Nenë Shqipëri”, i “Pesë heronjve” e shumë monumente të tjerë vetëm se kanë një yll, duan të shkatërrojnë mozaikun e Muzeut Kombëtar me që ka një yll të kuq i (u rekomandojmë këtyre neoballistëve të shkojnë të shohin Pallatin e Kulturës në Drezden të restauruar para 2-3 viteve, ku në faqen e përparme ka një mozaik, i restauruar dhe ai, i ngjashëm dhe në përmasat e atij të Muzeut Kombëtar ku ndërmjet tjerave ndriçon një yll i kuq).  Ata duan të ndalohet me ligj që njerëzit të mos përkujtojnë asnjë ngjarje apo datë historike që lidhjet më Luftën Nacional Çlirimtare, që njerëzit mos të mblidhen në Pezë për të përkujtuar Konferencën e Pezës, konferencën e unitetit Kombëtar, të mos përkujtohet asnjë betejë kundër pushtuesve, të shuhet nga kujtesa e shqiptarëve 5 Maji e çdo datë që lidhte me ngjarje të luftës apo të rënies së Dëshmorëve të Atdheut. Si për ti vënë kapak gjithë kësaj katrahure,  Alibeaj e Co. propozojnë që ‘Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri “mbikëqyr dhe merre masa për zbatimin e këtij ligji” dhe se “Aktet administrative që nxjerr ky Institut ...janë përfundimtare”. Duket i pabesueshëm ky propozim kur dihet se në krye të atij instituti është një ballist i deklaruar me gojë e me shkrim kundër Luftës Nacional Çlirimtare, partizanëve e Dëshmorëve të saj, përndryshe si thotë populli “ti varësh ujkut mëlçitë në qafë” . Por ta kenë të qartë Alibeaj e Co. se historia nuk zhbëhet  sado të përpiqen pasardhësit e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë, ashtu si nuk zhbëhet heroizmi i  atyre dhjetëra mijëra partizanëve e Dëshmorëve  që luftuan me yllin e kuq në ballë dhe çliruan Shqipërinë e që benë historinë e lavdishme të  Luftës Nacional Çlirimtare, Kryesia e Organizatës së LANC dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut.