
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë


Në një shoqëri fisnore, siç është organizuar në shekuj Shqipëria veriore, ku ka sunduar dhe sundon akoma më tepër vetëgjyqësia se drejtësia, ku për pasojë gjakmarrja është ende fatkeqësisht një plagë e pashëruar, në këto fise, ku ka sunduar dhe vepruar me shekuj një kod zakonor me emrin kanun, ku një akt hakmarrjeje e kryer nga pala e dëmtuar është sanksioni më i fundit për të ndëshkuar një dëmtues, për të vendosur dhe për të ruajtur rendin shoqëror në këto legjione, është domethënëse sprova që po marrim për të hedhur dritë mbi organizimin e fisit sipas kanunit. "Popullsia e kësaj zone, shkruan profesori japonez Kazuhiko, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në familjen, vëllazërinë dhe fisin. Malësitë e Shqipërisë veriore, vazhdon ai, i janë nënshtruar kodit fisnor zakonor të quajtur kanun."E duke hulumtuar e studiuar kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, e të botuar pas vdekjes së tij, në vitin 1933, konkludohet se ai (kanuni) ka ushtruar pushtetin e tij ligjor me shekuj në malësitë e veriut. Padyshim se anë të këtij kodi zakonor duhen studiuar e analizuar nga ekspertë të kësaj fushe, edhe kohët e sotme, për të nxjerrë konkluzione mbi përsosmërinë e zbatimit të tij, pasi shqiptarët në këtë periudhë tranzicioni, pak njohin ligjin dhe shtetin, e zbatuesit e ligjit nuk kryejnë sa duhet detyrën e shenjtë të drejtësisë, duke u përhapur gjithandej slogani i pasaktë se "nuk ka shtet", "ne nuk mund të bëjmë shtet", që afërmendsh të gjitha këto kanë një faturë të dhimbshme njerëzore: me vrasje për gjakmarrje, ngujime, fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, etj. E le ta gjykojmë sipas kanunit se si është përcaktuar organizimi i fisit nga vetë protagonistët në veriun e Shqipërisë. Fisi është gjaku i burrave e gjinia e grave, kurse bajraku është fisi-shtet i përbërë prej vëllazërive. Organet e bajrakut janë: bajraktari, që është kryesuesi i fisit, autoriteti më i lartë në fisin-shtet. Këtij i përket prijësi i fisit në kohë paqe e në kohë lufte brez pas brezi. Ndihmesat e bajraktarit janë gjithmonë krerët ( këmbët ) e fisit, të parët e vëllazërive të mëdha, prej të cilëve përbëhet fisi. Duke marrë shkas sa më sipër, do mundohemi të paraqesim organizimin sipas kanunit të fisit dhe bajrakut. Asesi nuk duam as nuk mundemi të analizojmë kanunin, por ashiqare, duke qenë të një mendjeje, se kemi ç'të mësojmë nga mënyra e zbatimit praktik të tij, apelojmë se ligji duhet zbatuar nga të gjithë dhe për të gjithë, e meqë jemi koherent me detyrat e lëna nga kryeprokurorja Ina Rama për zbardhjen e vrasjeve në vitet 1998-2000, le të veprojë drejtësia e ligjet e të ndëshkohen ata që kryen krime. E nënlokja me të zeza që vajton çdo ditë në pragun e shtëpisë në një lagje të qytetit tim për djalin e humbur, do largojë për një çast dhimbjet e do shprehet: "Lavdi Zotit që u vendos ligji dhe drejtësia".E ky është apeli i çdo qytetari shqiptar. E tani të vazhdojmë me organizimin e fisit-shtet sipas kanunit. Krerët e vegjël të fisit janë të parët e vëllazërive të vogla, ose vojvoda. Secili prej vojvodës ka një ndihmës të caktuar, që quhet djalë. Bajraktari dhe vojvoda pushtetin e parisë ( drejtimit ) e ushtrojnë djalë mbas djali. Mbledhjet që bëhen për ushtrimin e autoritetit në fis, ose për caktimin e ligjeve të reja e zbatimin e tyre, quhen kuvende. Secili fis e ka të përcaktuar vendin se ku zhvillohen kuvendet (mbledhjet). Ndër çështjet më thelbësore është krijimi i një komisioni krerësh, të cilët gëzojnë autoritetin e mbarë fisit. Vendimet e tyre kanë fuqi ligjore për gjithë fisin. Në rast të lidhjes së besës për gjaqe vëllazëri me vëllazëri apo fis me fis, ai që shkelë besën, nxirret prej fisit. Raste të tilla ka patur në Nikaj -Mertur, Dukagjin, etj. Bajraktari në rast lufte me të huajt , është aleat me prijësit e fiseve të tjerë, duke lidhur besën nën kushtrimin për luftë në shtatë e shtatëdhjetë. Raste domethënëse kemi në vitin 1910 në luftën kundër Shefqet Dergut Pashës në Nikaj- Mertur të drejtuar nga Prelë Tuli, apo në Malësi të Madhe të drejtuar nga
Dedë Gjo Luli. Por interesant është rëndësia që i jepet femrës në kohë lufte, kur në kanun quhet "rob shpie". Gruaja për shembull, ka të drejtë të prijë nëpër flakë të pushkës për t'i vënë zjarrin të ngujuarit (gjaksit), të rrethuar prej fisit, e s'guxon kush ta qëllojë. Gjithashtu institucioni i besë (betimit), ka një rëndësi të veçantë në kanun. Djelmina e fisit është një organ ekzekutiv i vendimeve që merren në mbledhjen e fisit nën drejtimin e bajraktarit, por edhe kundër këtij, nëse shkel nenet e kanunit. Si përfundim mund të citojmë se banorët e këtyre anëve i referohen kanunit si burim drejtësie, i cili u mundëson atyre rendin shoqëror, paqen dhe lirinë e të jetuarit, sepse siç e cekëm dikund më lart, akoma ekzistojnë shoqëritë fisnore të quajtura shtëpi-vëllazëri-fis. Mendojmë se këto gjykime janë të vlefshme për të analizuar kanunin, në dukuritë që akoma hasen në Shqipërinë veriore, si pasojë e moszbatimit të ligjit, por çuditërisht në shumë raste as të kanunit, se ka shume nene ku përcaktohen si pajtohen gjaqet, mos cenimi i grave, fëmijëve, falja e gjakut, etj., etj. E në mungesë të faktorëve, pak prej të cilëve cituam më lart, ushtrohet edhe sot e kësaj dite pushteti kanunor në vend të pushtetit shtetëror, në fillimin e shekullit njëzet e një të mijëvjeçarit të tretë.
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
