BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nëpunësi i ndershëm i administratës, i zbardh faqen shtetit

Nëpunësi i ndershëm i administratës, i zbardh faqen shtetit

 Eshtë e padiskutueshme që administrata është fytyra e vërtetë e shtetit. Qytetari, i çdo kategorie qoftë, kontaktin e parë e merr me nëpunësin e administratës, dhe as me drejtorin e as me ministrin. Nëse administrata është në rregull, pret e përcjell qytetarët me kulturë, kryen shërbim cilësor ndaj popullit, do të thotë se shteti funksionon. Shumë shërbime të administratës shtetërore ndaj qytetarit bota i ka të kompjuterizuara dhe ata kryhen automatikisht, dhe është kjo arsyeja që qytetari as që do t’ia dijë për shtetin, dhe nuk i njeh se kush janë drejtuesit e shtetit. Ky kompjuterizim dhe funksionimi i përditshëm i administratës, është mbështetur në ligje të rrepta që nuk lënë asnjë shteg për aludim dhe evazion, gjë që bën të mundur dhe minimizimin e korrupsionit dhe sorollatjen e qytetarit. Tek ne shërbimi i administratës ndaj qytetarit ka arritur përmirësime të ndjeshme kohët e fundit dhe kjo edhe falë kontrollit e ndërhyrjes të vetë kryeministrit Rama, i cili ka marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e gjendjes, aty ku janë konstatuar shkelje, duke larguar nga puna nëpunës e drejtues të pandërgjegjshëm. Në kushtet kur shumica e shërbimeve tek ne nuk janë kompjuterizuar dhe teknika e servisjes është ende e ulët, kontakti i gjallë qytetar -nëpunës është i domosdoshëm, ndaj edhe janë më të pranishme rastet e neglizhencës, paaftësisë, arrogancës dhe korrupsionit. Ka mjaft dikastere dhe institucione shtetërore, që jo vetëm u përgjigjen në kohën e duhur e me kulturë kërkesave të qytetarëve, por edhe ezaurojnë të gjitha rrugët dhe hapësirat ligjore për zgjidhjen e halleve të tyre. Kështu kemi dëgjuar fjalët më të mira, për një kulturë dhe cilësi në shërbimin postar, ku vetë drejtori i përgjithshëm, Laert Duraj ndjek me përparësi e kontrollon çdo detaj të punës së çdo vartësi. Po kështu mund të thuhet dhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor, ku nuk sheh më radhë të gjata as tek kolaudimi e kontrolli teknik i automjeteve dhe as në tërheqjen e patentave. Dhe kjo ndodh se drejtori i Përgjithshëm, i sapoemëruar në këtë institucion, Blendi Gonxhe, u qëndron punëve tek koka dhe jep ndihmesën e tij në çdo moment. Shërbime cilësore ndesh edhe në disa drejtori të tjera, si në disa ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, e cila edhe pse sapo ka filluar nga funksionimi, ndihet kudo fryma e re e kontrollit dhe e drejtimit me metoda sa më efikase. Pra nëse titullari i institucionit është korrekt dhe u qëndron punëve në kokë, shërbimi do të jetë funksional dhe nëpunësi i angazhuar totalisht në ndihmë të qytetarit, i cili e paguan atë me taksat e tij. Por nuk duhen përjashtuar rastet e zyrtarëve arrogantë e të korruptuar, që më shumë ulërasin e bëjnë zhurmë, se sa i shërbejnë popullit e ligjeve të shtetit. Kam rastisur një ditë në një dikaster, ku një qytetar hallexhi, pasi kishte tri ditë që priste të takonte një shef të madh, më në fund gjeti rrugët dhe iu fut deri afër zyrës së tij. Por shefi kur e pa, në vend që ta pyeste njerëzishëm për hallin që kishte dhe t’i ofronte zgjidhjen e duhur konform ligjeve, iu hakërrua: “Po ti nga hyre këtu?! Kush të ngjiti ty lart” Dhe menjëherë kthehet në zyrën e tij komode dhe kërcënon dezhurnin për pushim nga puna, se “pse i ngjit njerëzit lart!” Qytetari, të cilit i kishte ardhur në majë të hundës, iu afrua tek dera e zyrës dhe i foli me ton të ashpër, ashtu siç e meritonte: “Andej nga ke hyrë ti, hyra dhe unë. Pse, çfarë është këtu, burg apo zyrë shteti!?A nuk kapardisesh ti kolltugofag në këtë zyrë me votën time dhe me taksën që paguaj unë! Ti je nëpunës shteti e nuk ke pse më përgjigjesh si njeri rrugësh, por kjo tregon se ty t’i ka verbuar sytë karrigia!” Situata u acarua, sa shefi thirri policin e shërbimit për ta nxjerrë forcërisht jashtë dikasterit hall exhiun. Ja ku çoi një kulturë komunikimi e ulët, arrogante dhe mungesa e një shërbim korrekt, konform ligjit ndaj qytetarit. Derisa shteti ka rregulla e ligje, ka kod etike, qytetari hallexhi nuk ka pse të presë tre ditë për të takuar një zyrtar. Edhe nëse zyrtari është i zënë me punë, të mos e lërë hallexhiun “të bëjë dezhurn” tek porta, por t’i caktojë datën dhe orën e duhur kur e ka mundësinë për ta sqaruar, ose t’i rekomandojë mënyrën e zgjidhjes së problemit. Zyrtarët e djeshëm, kur komunikimi elektronik ishte shumë i kufizuar, për t’i hequr qafe qytetarët hallexhinjtë, u thoshin “hajde një ditë tjetër” dhe nuk dukeshin më në zyrë. Kurse sot u thonë: “Na lini numrin e telefonit dhe ne do të njoftojmë vetë”. Dhe pas kësaj njoftimi nuk vjen kurrë, dhe shefi apo nëpunësi as që duket më, kurse sportelisti ka marrë porosinë e rreptë: Mos më ngjit asnjë lart, se kam shumë punë!” Ka një afat ligjor, brenda të cilit çdo institucion është i detyruar t’i përgjigjet ankesës së qytetarit, pavarësisht sa janë mundësitë e zgjidhjes. “Pasi pata bërë dy herë kërkesë për një hall që kisha –na thotë një qytetar që banon pranë Sanatoriumit, në një drejtori të Ministrisë së Bujqësisë, dhe nuk kisha marrë asnjë përgjigje, herën e tretë gjeta mundësinë dhe iu afrova derës së drejtorit që kishte kompetencë zgjidhjen e problemit. Doli në korridor një sekretare me thonj të mëdhenj, dhe pa i hequr sytë nga celulari mu përgjigj: Shefi është shumë i zënë, më lër numrin e telefonit dhe ne do të thërrasim vetë. E lashë si me qejf nr. e telefonit dhe prita të më njoftonte kush. Asnjë nuk e çau kokën. -Mos prit të të thërrasin- më tha kolegu im i punës. Këtë e kanë si stil pune ca shefa për t’iu shmangur qytetarëve. Më lë telefonin –më thanë dhe mua, por as që e çanë kokën të më thërrasin. Dhe unë vendosa të ngjitem përsëri tek drejtori që i lashë numrin e telefonit. Gjeta momentin dhe u ngjita e drejt tek sekretarja: meqë nuk më thirre, -i thashë, - unë erdha vetë. Ndesha të njëjtin qëndrim e të njëjtën përgjigje të sekretares: Shefi është shumë i zënë. Do të njoftojmë vetë, nr. e telefonit e kemi! Por kur pashë nga dera e hapur që drejtori bënte lojëra në kompjuter, ulërita fort, shava e mallkova, por mos zgjidha gjë! Ika pa ma varur kush!” Zyrtari që nuk i kthen përgjigje qytetarit hallexhi në kohën e duhur sipas ligjit e kompetencës që ka, ose është i paaftë ose është i korruptuar. Nuk më harrohen fjalët e një intelektuali të ndershëm, ish kuadër i ndershëm i monizmit dhe i demokracisë që e kishin lënë pa punë në prag pensionit. “Ish kolegu im i dikurshëm që e mbanim për njeri korrekt, madje bënte edhe shkrime parimore në gazetë, u bë drejtor në Ministrinë e Ekonomisë, -tregoi ai dhe mua të papunit më ra një hall plotësisht i zgjidhshëm. I vajta si me ndroje në zyrë, edhe pse e kisha mik. Edhe ai, edhe pse më priti, mbante kokën ulur, e se ç’bënte në tastierën e kompjuterit dhe as që më dëgjoi se ç’i thashë. U zhgënjeva tepër, se nuk e njihja për të tillë, por e kishte tjetërsuar karrigia, paraja, shoqëria e interesit. -Më shih një herë në sy o burrë –i thashë, se nuk jam kalama, por në prag të pensionit. Vërtet ty të kanë dhënë një karrige, por në atë karrige mund të isha edhe unë, se ti nuk je më me vlerë se unë. Unë mendoja se atë kolltuk, ku je kapardisur ta dha meritokracia, por ta paska dhënë klani e korrupsioni. Në vend që të merresh me kompjuterin, bën mirë të më dëgjosh e të më ndihmosh për hallin që kam. Pavarësisht se sa mund ta zgjidhësh hallin tim edhe pse është plotësisht i zgjidhshëm, të paktën më jep një përgjigje të kulturuar, nëse jo si shoku e kolegu yt i vjetër, të paktën si nëpunës shteti e ke për detyrë këtë. Pse mos t’i la babai ty këta zyra? Gjithmonë keni një përgjigje në majë të gjuhës: jam i zënë. E me ç’farë je i zënë ti, me lojërat që bën në kompjuter,-dhe dola pa e përshëndetur fare. Tek dera më panë ca hallexhinj të tjerë dhe tek më panë të mërzitur më thanë: Kështu e ka ai, s’do t’ia dijë për asnjë, as për shok e mik e as për ligj, se i ka shpatullat e ngrohta!” Në këto kushte pyesim: Me se merret gjithë kjo administratë, kur shumica e problemeve dhe halleve zgjidhen në portalin “Shqipëria që duam”, që ka hapur Kryeministria?! 

Nga Ramazan SHERJA