BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Opinion / Editorial

Nëse ambasadorja përball udhëheqësit me pasqyrën, atëherë kandidatët janë “OK”!

Nëse ambasadorja përball udhëheqësit me pasqyrën,

Sërish i kthehet temës së kandidatëve të inkriminuar dhe që disa nuk kanë të drejtë hyrje në vendin e saj, përfaqësuesja e lartë e SHBA-ve. Ambasadorja Yuri Kim me sa duket e bën për dy arsye. E para, se do t’iu rikujtojë se nuk ka ndryshuar asgjë nga kërkesa e State Department të zotit Mike Pompeo, te zoti Tony Blinken. Iu kujton folklorikëve të Tiranës (që fillojnë të bëjnë dhe ndajnë si parcela politika të larta të Amerikës), se po abuzojnë me politikat e pista të tyre të Tiranës së korruptuar në drejtim të përfaqësimit me kandidatët të inkriminuar në partitë politike. E dyta, sigurisht po shikon se “që nga partitë e mëdha dhe akoma më të vogla” po përgatiten për të futur njerëzit e inkriminuar ose të besuarit apo besuarat e tyre në kandidim dhe lista përfaqësimi politik. E nuk është kaq shumë e vështirë, sepse duken qartë që ka parti prona, parti të shituara të inkriminuarave dhe njerëz të tyre që do të drejtojnë rrethe dhe fushata kudo në Shqipëri, por dhe individë të korruptuar pa asnjë vlerë morale dhe politike për partitë, që do të marrin nga lidershipet e partive, poste kandidimi me vlera të rëndësishme në Shqipëri. Ambasadorja Amerikane znj. Yuri Kim shkruan: Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”. Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin. Është shumë e qartë dhe ne duhet të jemi të qartë se ajo ka të dhëna të plota mbi krimin e ri elektoral në Shqipëri, në drejtim të përfaqësimit korruptiv të partive me emra të inkriminuar dhe devijat në moral e biznese apo dhe biografinë e tyre jetësore. Në të vërtetë ambasadorja e Amerikës, ka një zgjidhje paksa “poetike ose romantike, apo dhe fantastike” me lidershipët apo udhëheqësit shqiptarë të partive, të cilëve iu thotë: mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin... E duke e filluar fjalinë si zonja Kim mund të thuhet: Nëse ambasadorja përball udhëheqësit me pasqyrën, atëherë kandidatët janë “okay”. Absolutisht po. Mjafton t’iu nxjerrësh të gjithë udhëheqësve të partive shqiptare pasqyrën përpara dhe ata aty do të shikojnë realisht se kush janë. Fytyra e tyre tashmë në tre dekada në politikën shqiptare, në fajin e madh të drejtimit të demokracisë dhe shtetit nga këto fytyra do t’i bëjë të kuptojnë se sa të shëmtuar dhe neveritshëm janë. Kanë tre dekada (dikush dy e gjysmë) duke e filluar politikën kur zonja Yuri Kim ishte vetëm 19 vjeçe dhe ku pjesa e madhe e tyre ishin 1996-të kur u vodhën dhe shtrembëruan zgjedhjet, të cilat shkatërruan pastaj dhe kandidatët dhe sistemin shqiptar përfundimisht dhe zonja Kim sapo kishte filluar e re shërbimin e saj diplomatik në SHBA. Ajo e di këtë gjë. I di të gjitha marrëzitë që kanë bërë po të njëjtat fytyra që kanë përdhunuar demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Që kanë degraduar partitë shqiptare në strofkulla hajdutësh dhe mostrash sundimtarësh pa liri dhe demokraci brenda. Që kanë shkaktuar viktima dhe kanë bërë që asnjë herë ligji të mos ketë peshën e tij në një vend të mrekullueshëm dhe të bukur si Shqipëria. Asaj ia kanë sqaruar dhe i ka të lexuara dhe të faktuara, të thëna dhe stërthëna nga paraardhësit e saj, të cilët kanë shoqëruar demokracinë e dhunuar nga fytyra të tilla në politikën shqiptare. Po si ka mundësi që surretër të tilla të kandidojnë njerëz normalë në politikën shqiptare? Çfarë lidhje kanë fytyra të tilla të shëmtuara me demokracinë dhe lirinë në Shqipëri? Pse duhet të kandidojnë njerëz me vlera dhe moral politik të tillë personazhe që kanë tre dekada që sundojnë një shoqëri të dobët, të keqedukuar dhe keq arsimuar, dikur e ideologjizuar në diktaturë dhe sot e stërpolitizuar. Udhëheqësve të tillë, nuk iu bën përshtypje që janë transformuar përgjatë tre dekadave në individë që “thyejnë pasqyrën” nga shëmtia. E unë e kam fjalën atë pasqyrën e ndërgjegjes, sepse në pasqyrën e vërtetë atyre iu duket vetja - më të “bukurit dhe ndershmit” në botë. Ajo pasqyrë që them unë është drejtësia, e cila është shumë e vështirë që të vendoset në Shqipëri. Edhe pse zonja Kim dhe të tjerët janë investuar shumë. Por është shumë e vështirë me të tillë elitarë të së keqes dhe korrupsionit në krye të të gjitha partive shqiptare përfshi dhe ato të rejat mbushur me individë të dikurshëm në pushtete nga më të ndryshëm. Zonja Kim duhet të dijë se vetëm drejtësia e zgjidh këtë gjë dhe jo thirrjet që i bëhen ndërgjegjes së fëlliqur të tyre. Ata as skuqen dhe as nxihen, sepse janë tashmë sterrë fare. Janë ata që janë të inkriminuar dhe që pastaj kandidojnë të inkriminuar të vegjël, të cilët ju mbajnë ison për të vjedhur dhe grabitur një shoqëri që i mban mbi shpatulla. Por tani nuk i mban vetëm shoqëria shqiptare. Të tillë maskarenj i mbajnë në një farë mënyre dhe ndërkombëtarët miqtë tanë. Prandaj dhe këtë radhë do të ketë përfaqësues të krimit ordiner dhe korrupsionit të madh në Kuvendin e Shqipërisë. Sepse elitokracia apo udhëheqësit sikundër ka dëshirë zonja Kim t’iu thotë – nuk prosperojnë dot ndryshe. Pa të tillë maskarenj nuk jeton asnjë ditë lidershipi i PS, PD, LSI dhe të gjithë fytyrave të tjera, po të njëjta që nga fillimi i viteve ‘90-të në Shqipëri. Po po dhe “partitë furgona” apo ato të kryetarëve pa elektorat, po kështu janë. Kjo është një sëmundje e jona, e cila për fat të keq ka pasur dhe doktorë ndërkombëtarë jo kaq të zot. Është për të ardhur mirë që një ambasadore amerikane si zonja Kim është këmbëngulëse. Po është për t’u vlerësuar shumë.