BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Opinion / Editorial

Nëse Berisha ikën ose dëbohet, atëherë Basha dhe PD vijnë në pushtet

Nëse Berisha ikën ose dëbohet, atëherë Basha dhe PD

Në Shqipëri nuk pati ndryshim dhe as rotacion politik më 25 prill 2021, gjë që ishte mëse e domosdoshme pas atij dështimi dhe të asaj keqqeverisjeje të Edi Ramës. Por menjëherë pas zgjedhjeve erdhi për Sali Berishën “non grata” amerikane dhe nga Parlamenti shqiptar shkarkimi i Ilir Metës. Dhe këto ndodhën edhe pse qeveria bleu votat e qytetarëve. Kjo do të thotë se më problem në Shqipëri paska qenë Berisha-Meta se sa qeveria Rama. Dhe duke qenë kështu, atëherë Berisha pas “non grata” amerikane do të ishte mirë që të largohej vetë nga politika se sa atë ta largojë PD-ja, në mënyrë që PD dhe Basha të marrin pushtetin. Nuk ka pse akoma Partia Demokratike të vazhdojë të mbetet peng i Sali Berishës dhe nuk ka pse të sakrifikohet PD-ja me kotësi dhe as si avokaturë politike as e Berishës dhe as e të tjerëve besnikë rreth tij, të cilët kanë mbetur akoma në të kaluarën dhe që kujtojnë me nostalgji përfitimet e privilegjet që ua dhuroi atyre Berisha e pushteti i tij si Nishanat, Patozat, Ristanat, sidomos LSI e Ilir Metës me të tjerët si ata. Nuk e di a është ndërgjegjësuar tashmë Partia Demokratike se Sali Berishës i ka ikur koha dhe duhet të perëndojë në kohën e ishëve. Tashmë e kaluara e tij nuk i vlen Partisë Demokratike, aq më keq kur koha e sundimit të tij rezultoi si një dështim i madh për demokracinë, për drejtësinë, për Shqipërinë dhe sidomos për vetë Partinë Demokratike. Përderisa me “non grata” edhe SHBA-të e kanë dëbuar duke mos e lejuar atë që të hyjë në SHBA, atëherë nuk e di se çfarë pret PD-ja akoma më që e përkëdhel, i beson dhe rrezikon politikisht kot së koti kaq shumë për të. Berisha duhej të ishte vetëlarguar nga Partia Demokratike qysh kur Partia Demokratike humbi thellë Referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, e cila ishte një ndëshkim i ashpër popullor kundër tij si President autokrat i Shqipërisë. Mosdëbimi në atë kohë i Sali Berishës nga PD-ja bëri të mundur që Sali Berisha i frikësuar për humbjen katastrofike që do e priste në zgjedhjet e majit të vitit 1996, ai bëri masakrën më të rëndë elektorale, vjedhjen, manipulimin dhe grabitjen e votave, gjë e cila më pastaj u parapriu ngjarjeve katastrofike të vitit 1997. Për keqqeverisjen autokratike dhe korruptive të dytë të tij të viteve 2005-2013 Berisha u ndëshkua shumë ashpër në zgjedhjet e vitit 2013. Dhe tashmë po prej pranisë dhe de fakto dhe të drejtimit të PD-së prej tij edhe pas vitit 2013, ku ai maskohet pasi formalisht duket sikur nuk e ka drejtuar PD-në, ky është edhe shkaku kryesor pse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk është sot Kryeministër i Shqipërisë. Ajo e cila është detyrim që Berisha të largohet përfundimisht edhe politikisht është shpallja e tij person “non grata” nga SHBA. Sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken deklaroi: :Sot unë po shpall publikisht “non grata” Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor”. Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. Retorika e tij demonstron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion, shton deklarata. Bashkë me Berishën u dizenjuan si të tillë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Pra nëse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha përderisa besojnë dhe deklarohen si Partia shqiptare më pro SHBA-ve, PD-ja duhet ta marrë në konsideratë këtë deklaratë dhe nëse Berisha nuk largohet vetë nga PD dhe nuk dorëzon mandatin e deputetit atëherë Berisha duhet dëbuar nga grupi Parlamentar i PD-së dhe jo salla e Kuvendit të saj të thërrasë Berisha, Berisha, por do kishte qenë mirë që t’i thoshte Berishës, ik tani. Në sinkron me realitetin e duhur e të domosdoshëm për largimin e Berishës dhe deklaratën “non grata” të SHBA-ve pas dy ditësh së mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike erdhi reagimi dhe paralajmërimi tjetër i fortë nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetin e saj Twitter, e cila dha një mesazhin që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të distancohet nga e kaluara dhe kjo nënkupton distancim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas saj duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën. “Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime- jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”. Pra, ky është një paralajmërim vizionar dhe filozofik madje për të gjithë politikën shqiptare, për t’u ndarë nga historicizmat e mitet e rrejshme dhe se, po ta lexojmë dhe kuptojmë mirë të kaluarën duhet nxjerrë mësime prej saj dhe në rastin konkret mësimi është: distancimi dhe ndarja e Partisë Demokratike me të shkuarën berishiste, me pushtetin e me politikën e tij, e cila i përket së shkuarës, por që fatkeqësisht po përkeqëson, bllokon dhe pengon të ardhmen e PD-së dhe me këtë gjendje dhe pa distancimin nga Berisha dhe kompania rreth tij, PD edhe nuk vjen në pushtet ajo. Pra sot, PD nuk është në pushtet dhe Basha nuk është kryeministër prej Berishës dhe berishistëve, pavarësisht manipulimit e shitblerjes së votës. Basha tashmë me rizgjedhjen e tij si kryetar duhet të bëjë ngritjen dhe ripërtëritjen moderne të Partisë Demokratike, gjë e cila edhe do të bënte të mundur mbajtjen e zgjedhjeve te reja të parakohshme parlamentare dhe arritjen e fitores së saj.