BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Opinion / Editorial

Nëse duam ta forcojmë shkollën, ta ngrejmë, jo ta ulim notën mesatare

Nëse duam ta forcojmë shkollën, ta ngrejmë, jo ta ulim

Pak ditë pasi kishte dalë Udhëzimi i Qeverisë për uljen e notës mesatare për nxënësit që duan të vazhdojnë shkollën e lartë për mësuesi, nga 7.5 në 6.5, më ftoi të pinim një kafe ish profesori im i nderuar i pedagogjisë i shkollës së mesme, tani pensionist. Si gjithmonë, ishte i shqetësuar për problemet e shkollës. Atë ,ka vite që nuk e ftojnë më si dikur, të mbajë biseda me nxënësit, të zhvillojë konsulta me mësuesit për problemet e edukimit dhe mësimdhënies, edhe pse ka një eksperiencë të madhe si mësues dhe ka botuar një numër konsiderueshëm librash e artikuj shkencorë dhe metodikë Nëse duam ta forcojmë shkollën, ta ngrejmë, jo ta ulim notën mesatare për forcimin e përmbajtjes së shkollës. Kur e pyeta për këtë mu përgjigj: “Në kushtet që është katandisur shkolla, nxënësit nuk po dëgjojnë më mësuesit e tyre dhe jo më “për-ralla” pensionistësh.” Profesionin e bukur të mësuesit e ka nisur në moshën 17 vjeçare, duke bredhur në fshatrat e Librazhdit e Kukësit, duke pritur makinën “skodë” “atje në diell e në shi” siç shkruante Kadareja, për tu kthyer një të shtunë vonë pranë familjes, dhe doli në pension në gjimnazet më të mira të Tiranës. Larg familjes, pa internet e celular, pa komoditetet që ka mësuesi sot , ai dhe shokët e tij i dhanë një emër të mirë tërë arsimit shqiptar. Shqetësimet e tij për punët e shkollës mu dukën të drejta dhe vendosa t’i jap të përmbledhura si më poshtë. ”Lexova se kërkojnë të ulin akoma notën mesatare për nxënësit që duan të vazhdojnë shkollën e lartë për mësuesi- e nisi bisedën. E ç’bëhet kështu ? Në vend që ta ngrejnë mesataren e notës për ata  që duan të vazhdojnë studimet e larta, që ta forcojmë shkollën, bëjnë të kundërtën, e ulin. Kjo mesatarja e ulët është shkaku që e ka dobësuar shumë cilësinë e punës në shkolla. Unë kam mendimin që mesa-tarja të futet edhe në 9 -vjeçare për ata që duan të vazhdojnë shkollën e mesme. Tani ?asin shumë për masivizim, por në fakt ky është degradim. Jo çdo nxënës që mbaron klasën e 9-të, duhet të vazhdojë detyrimisht të mesmen me mendimin “për të marrë një copë dëftesë”. Jeta ka hapësira plot, për të gjithë, ai që nuk mund të bëhet dot shkollar, të bëhet punëtor, bujk, blegtor,murator, e ndonjë zanataxhi tjetër. Nxënësi i 9- vjeçares, që mund të ketë mbetur një ose dy herë , e pastaj kalon për hir të asaj se ka mbushur moshën, merr çantën e niset për të mbaruar shkollën e mesme. Me nivelin që ka, ai ndikon negativisht edhe për nxënësit e mirë, që duan të mësojnë e të vazhdojnë shkollën e lartë. Duke u përzier nxënësit e mirë me të dobëtit, në shkollat e mesme krijohet një farë barazitizmi. Nxënësi i mirë bie në plogështi dhe ulet në nivelin e nxënësit të dobët, kurse i dobëti gjen format dhe rrugët më të lehta për të arritur mesa-taren 6,5. Ai lufton dhe e rrit mesataren ?ktivisht, duke marrë dhjeta në ?zkulturë e në portofole, edhe pse e ka notën 4,5 në matematikë e kimi, i hymë qej? i kollajllëkut për të marrë e dhe shkol-lën e lartë. Gjimnazet tona janë mbushur plot me nxënës, ku shumica e tyre janë të dobët, ose shumë të dobët. Fiktivitetin e mesatares e nxit në të gjitha shkallët e shkollimit kompromisi dhe blerja e notës. Ai nxënës që merr qyl shkollën e mesme , merr kollaj edhe shkollën e lartë. Pastaj lufton e me plagjiatura merr ndonjë titull shkencor dhe shkon e i zë vendin e një specialisti të aftë në institucionet arsimore, apo në administratë. Është kjo arsyeja që kemi shumë mësues të dobët, dhe kemi pak profesorë e shkencëtarë të hajrit. Parimi i shkollës duhet të jetë që me përpjekje nxënësi i dobët të arrijë më të mirin, jo të gjejmë rrugë ta ulim nxënësin e mire tek niveli i nxënësi të dobët. Masivizim të shkollës kishte edhe në kohën time, por cilësia nuk prekej. Mesatarja ,ishte dhe duhet të mbetet , thembra e Akilit për shkollën. Shpirtërisht unë nuk kam qenë dakord , kur në vitet ‘60 u shtrua problemi i revolucionarizimit të shkollës, duke futur trekëndëshin mësim- punë- kalitje, sepse mendoja se do të ulej cilësia në punët e shkollës. Fola në një aktiv kundër kësaj, por e kalova paq vetëm me një vërejtje. Por prapë duhet thënë se atëhere shkolla në krahasim me sot, shkëlqente. Nxënësi realisht, me dashje apo padashje, i bënte të tria, edhe mësonte, edhe punonte, edhe kalitej. Dhe kjo jo vetëm se për problemet e arsimit ndiqej një politikë me karakter kombëtar, por edhe pse kishte mësues të përgatitur e mjaft të ndërgjegjshëm. Kam takuar mjaft nxënës që nuk dinë të shkruajnë. Kur them këtë kam parasysh, jo vetëm kaligra?në e shkrimit në letër që është mysebet, por edhe mosnjohja e rregullave gramatikore e drejtshkrimore. Lexoj shumë komente në rrjetet sociale, edhe nga disa që e mbajnë veten për intelektualë, dhe është për të vënë duart në kokë, nga mënyra gjithë gabime që shkruajnë. Jam krenar se asnjë nxënës që ka dalë nga duart e mia, nuk bën gafa të tilla me shkrimin e gjuhës shqipe. U bë një Kongres i tërë për Drejtshkrimin e gjuhës, dhe jo vetëm që nuk zbatohet, por përpiqen edhe ta denigrojnë si vepër ko-muniste. Shkolla dy elementë kryesor ka, shkrimin dhe leximin. Nëse zotëron këto të dyja, atëhere mund të ecësh përpara , duke lexuar e duke i përpunuar mendimet e tuaja, duke për?tuar nga përvoja e të tjerëve e kështu mund të bësh shkencë. Përveç rritjes së mesatares , për të forcuar përmbajtjen e shkollës duhet të krijohen marrëdhënie më e?cente dhe raporte më të drejta midis mësuesit dhe nxënësit. Ka demokraci, ka tolerancë, por duhet të ketë edhe disiplinë. Nuk ?as për pedantizëm , por në fund të fundit mësuesi është mësues dhe nxënësi nxënës. Mësuesit sot i ka rënë autoriteti për tokë. Kam parë nxënës adoleshentë dhe në 9 –vjeçare, që jo vetëm pijnë duhan, por edhe përdorin fjalor ba-nal në prezencë të mësuesit, ose rrihen e shahen me njeri –tjetrin, sikur me qenë në pyll. Nxënësi ,pak ose aspak , e vret mendjen për mësimet, pasi i merr të gjitha të gatshme në celular. Madje edhe tezat e provimit të shtetit i marrin të zgjidhura nëpërmjet celularit. Prandaj për mësuesi duhet të shkojnë nxënësit më të aftë, më të përkushtuar, që kur të dalë në jetë ta konsiderojë orën e mësimit si gjënë më të shtrenjtë. Në kohën tonë mësuesi e kishte krijuar autoritetin me punë, i impunohej nxënësit me metodë tërheqëse mësimore, me korrektesën profesionale dhe shembullin pozitiv personal . E them me bindje që atëhere nuk kishte nxënës që të dinte më shumë se mësuesi. Dëmi që po i sjellin shkollës sot nuk rregullohet kurrë brenda një viti, as dhjetë vjetësh. Sami Frashëri thoshte:”Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë”. Së fundi unë kam mendimin se përmbajtjen e punës në shkolla e ka dëmtuar mjaft edhe alterteksi. Për mua copëzimi i shkencës në tri apo katër matematika, gjeogra? e histori, nuk i sjell asgjë të mirë edukimit shkencor sepse njohuritë duhet të jenë të uni?kuara. E si mund të ketë interpretime të ndryshme për historinë kur ajo është një. Si mund të ketë tri gjeogra?a ,kur atdheu ynë është një dhe i tërë, nga Veriu në Jug. E ku lë hapësirë për interpretime matematika, kur ekuacioni është ekuacion dhe dy e dy, bëjnë vetëm katër. Ky copëtim tekstesh, jo vetëm copëzon njohuritë, deuni?kon lidhjet midis nxënësve dhe mësueseve të shkollave të ndryshme, por nxit korrupsionin dhe mediokritetin tek pronarët që merren me botimin e teksteve. Shtimi i sasisë në tekste, apo i punëve ndihmëse në shkolla, nuk sjell asgjë të mirë. Vetëm në shkollë, sasia nuk kthehet kurrë në cilësi. Vërtet nxënësit i marrin tekstet me bollëk, ndoshta edhe mbingarkohen me shtojca e detyra të zgjedhura, por ata kanë mungesa në marrjen e njohurive thelbësore, në kabinete, në kompjuter e materiale të tjera metodike të domosdoshme. Shkollën e bën të fortë përpjekja e nxënësit për të rritur vazhdimisht njohuritë dhe përkushtimi i ndërgjegjshëm i mësuesit për të dhënë maksimumin për të cilin paguhen me taksat tona