BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Nëse ka imperializëm, kurrë s’mund të ketë paqe dhe qetësi për popujt!

Nëse ka imperializëm, kurrë s’mund të ketë paqe

Epoka në të cilën po jetojmë po karakterizohet nga një përqendrim i madh i kapitalit ekonomiko -financiar i imperializmit në përgjithësi dhe të superfuqive të mëdha botërore të USA-s, Rusisë, Be-së dhe Kinës në veçanti, përqendrim ky, që në kuadrin e “globalizacionit” ekonomik, ka pështjelluar interesat e superfuqive deri në atë shkallë saqë vet imperializmi për të siguruar tregjet e reja e për të shpërndarë superprodhimin e vet, kërkon shtrirje dhe zgjerim gjeografik me një fjalë rishikimin e ndarjes së zonave të influencës së tregjeve. Në fakt, vet konkurrenca imperialiste është një nga karakteristikat e natyrës imperialiste, është vazhdim i politikës me “ luftë paqësore”, me ujdi e marrëveshje herë të hapura e herë të maskuara ekonomiko- tregtare brenda për brenda bashkësisë së tyre. Por, nëse në situata të caktuara të prodhimit dhe konkurrencës, nuk arrihet zgjidhja e luftës së tyre ekonomike me mjete paqësore, atëherë në këtë rast, fillon përgatitja për luftë me mjetet e dhunës dhe është kjo, pikërisht ky tipar tij, që e karakterizon se “imperializmi është e ngelet burimi i luftërave agresive”i përleshjeve dhe kacafytjeve e që kërcënojnë seriozisht e vazhdimisht popujt. Natyrisht, lufta është e padëshirueshme dhe për vet imperializmin, por ajo bëhet e dëshirueshme madje e domosdoshme ,sepse është pjesë e ekzistencës së tij. S’ka e s’mund të ketë imperializëm paqësor, pa koncentrim te kapitalit, pa hedhur shikimin për rivendikime territoriale. Për këto qëllime ai armatoset vazhdimisht duke shpenzuar miliarda e miliarda dollarë për arsenalin e luftës e për të qenë të gatshëm për të venë në lëvizje gjithë makinerinë e tyre ushtarake Imperializmi është çmendur nga ethet e rindarjes së botës dhe këtë e tregojnë shifrat marramendëse që harxhojnë për rritjen e arsenalit ushtarak e të gatshëm për pushtime dhe kacafytje të reja. USA mban vendin rekord me gati 780 miliardë $, UE 378 miliardë Gjermania 200 miliardë, Kina 252 miliardë Rusia 66 miliardë etj..etj. Pra sikurse shikohet shifrat janë alarmante dhe globalizacioni ka sjellë nga ana tjetër rritjen e shpenzimeve ushtarake mbi kurrizin e këtyre popujve nga ku një pjesë e sasisë së buxhetit është e barabartë me gati 4% të prodhimit të përgjithshëm të vendit imperialist. Natyrisht ndërhyrjet ushtarake kërkojnë dhe që të justifikojnë dhe veprimet aventureske të tyre, d.m.th, që “qëllimi të përligj mjetet”. Ndërhyrjeve ushtarake përherë u paraprijnë përgatitjet dhe përpunimi psikologjik jo vetëm i opinionit të brendshëm për të justifikuar pushtimet, por dhe opinionin ndërkombëtar. Kështu psh amerikanet përdoren me sukses luftën gjoja “kundër terrorizmit” për të ndërhyrë me anë të forcës. Ata shpesh ndërsenin grupet rivale psh në Lindjen e Mesme ose Veriun e Afrikës duke destabilizuar situata e brendshme të këtyre vendeve dhe në të pastajmen ndërhynin për ta “stabilizuar” atë për të vendosur në udhëheqje te vendit forca politike pro amerikane, po kështu dhe Rusia për të ruajtur ndikimin në ish hapësirat e dikurshme të URSS së shpërbërë, përdor me efikasitet kartën nacionale. Në ato vendet ku qeveritë janë” vëllazëruar” me Rusinë si psh më tipikja Bjellorusia, cari i ri i Kremlinit, Putin, s’ka pse ndërhyn sepse ata janë vasalë të bindur të saj. Po Ukraina? Ukraina pati tendeca për tu afruar me imperializmin evropian gjë që nuk i vinte aspak për shtat Rusisë jo vetëm për faktin se NATO dhe forcat e saj afrohen në kufijtë e Rusisë, por se Rusisë i ikën një pjesë e hapësirës së vet të ndikimit ekonomik të saj dhe meqenëse në “zhvillimin paqësor të luftës ekonomike” Rusia nuk po mundesh dot, atëherë ajo përdori me sukses kartën e nacionalizmit, të “persekutimit” që po u bëheshin gjoja pakicave kombëtare ruse nga repartet paramilitare naziskine të Ukrainës, me dëshirën dhe vullnetin e madh të këtyre pakicave për tu vetëshpallur republika ruse te Kaukazit etj etj. Në këto kushte ajo sulmoi Ukrainën në emër të dëshirës ruse. Sigurisht që lufta në dyert e Evropës e ngriti këtë të fundit në alarm të përgjithshëm duke vendosur në gatishmëri të plotë dhe organizmin e saj ushtarak “NATO”-n. Kësisoj në situatat e krijuar karta e nacionalizmit u bë mënyra me e preferuar e imperializmit rus për të përligjur ndërhyrjet ushtarake dhe për të justifikuar këtë ndërhyrje për opinionin n/kombëtar heq një paralele duke venë shenjën e barazimit midis Kosovës me popullatën e Donbasit, Donteskut Lughanskit etj. Ppr uftën çlirimtare të populli shqiptar i Kosovës e filloi me kryengritje të armatosur, si gjithë republikat e tjera si Sllovenia Kroacia e Bosnjë- Herzegovina. Ndërhyrja amerikane në fakt u bë jo në fillesat e luftës, por kur expertët e NATO-s kuptuan se kjo luftë do të përfundonte domosdoshmërisht me fitoren e shqiptarëve me apo pa ndërhyrjen amerikane .NATO- vetëm se shpejtoi proçesin dhe shfrytëzoi situatën që i erdhi në shteg jo vetëm për ta kaluar në zonën e vet të influencës, por dhe për të krijuar imazhin se popullin shqiptar atje e çliruan amerikanet që do të thotë se fati i popujve të vegjël duhet të përcaktohet nga fuqitë e mëdha. A nuk është i njëjti mentalitet si ai i fuqive Evropiane që përcaktonin fatin e vendit tonë ?! Kështu që rusët luftën tonë çlirimtare indirekt jua u atribuojnë amerikanëve duke deklaruar: E çfarë bëmë më tepër ne se ju në Kosovë? Por situatat janë krejt të ndryshme: Shqiptaret u çuan në luftë për çlirim dhe kjo luftë u shfrytëzua nga euro atllantikasit teksa Rusia nxit qëllimisht luftë te pakicat e veta kombëtare brenda Ukrainës, brenda një vendi sovran si Ukraina . Qoftë Amerika, Evropa ashtu dhe Rusia me Kinën apo dhe ndonjë vend tjetër imperialist që aspiron për superfuqi, të gjitha bashkërisht në koalicione apo dhe veç e veç nxitin me qëllim luftërat rajonale të cilat me flakët e tyre që mund të përhapin mund ta çojnë botën drejt një lufte të tretë botërore. Po pse pikërisht tani? Pikërisht tani, sepse tashmë si Rusia ashtu dhe Kina nuk janë më sikurse ishin në kohën e Gorbaçovit apo Maos, pra vërtetë të forta, por ishin ende mbas Amerike dhe Evrope, tashmë këto vende janë forcuar shumë madje Kina pretendon se ja ka kaluar dhe vet Amerikës dhe si e tillë , ajo ka filluar e vringëllin armët në rajon e deri ne Afrikë ku ka një influencë të madhe. Po kush jua u jep këtë forcë dhe guxim për të kërcënuar vendet e tjera imperialiste ? Pikërisht stadi i zhvillimit ekonomik. Pra duke qenë se janë bërë potenca të mëdha ekonomike, për rrjedhojë janë dhe ushtarake. Një ndër ideologët i cili u fryn erërave të luftës është dhe pseudo - filozofi rus Aleksandër Dugin i cili është frymëzuesi ideologjik i policentrizmit të superfuqive. Ky predikues si dikur magjistari Aleksander Rasputini , pranë familjes së Romanëvëve në vend që të tregojë rrugën e vërtetë për popujt se si duhet të fitojnë lirinë, përcakton dhe projekton të tjerë vargonj skllavërie nëpërmjet stimulimit imperialist dhe konkurrencës ndër imperialiste e cila që të jetë e larmishme duhet tu krijojë hapsira dhe këtyre vendeve që të bëhen po aq imperialiste sa dhe të tjerat. Gjithsesi përleshjet ndër imperialiste duke qenë karakteristika të këtij sistemi domosdoshmërisht dhe në mënyrë të pa shmangshme të çojnë drejt luftërave dhe rreziqeve të mëdha botërore. Putin mbasi kërcënoi me mbylljen e rubinetave dhe furnizimin e Evropës me energji, Evropa dhe Amerika iu përgjigj me të njejtën monedhe duke i bërë Rusisë embargo.Por kjo situatë bie mbi kurrizin e popujve qofshin këta evropiane, qofshin rusë e sllavë dhe si rrjedhojë është nfritur një valë e madhe zemerimi e popujve si rezultat i politikave luftenxitese imperialiste. Rusia e Putinit ka humbur shumë dhe është në situatë të vështirë teksa ai me gishtin pranë valixhes se koduar atomike, kërcënon me nje luftë bërthamore ndaj Evropës dhe Amerikes. Evropa është në ethe sepse koka bërthamore sipas “ projektit Manhaten” aktualisht kanë Anglia dhe Franca. Gjermanisë mbas luftës së dytë ju ndalua arsenali bërthamor ( por mundet që ta kenë amerikanet në bazat e tyre që disponojne ne Gjermani dhe në shumë vende të Evropës.) Kjo situatë tejet e rrezikshme dhe inkandeshente ngjan si me “Krizen e Karaibeve” për raketat e Kubës. Popujt e botes por dhe të kontinentit tonë, sikurse dhe popujt e federatës Ruse duhet ta ndalin dorën gjakatare të imperializmit i cili mund ta çojë botën në një luftë me përmasa të mëdha tragjike. Tashme një luftë e tretë botërore nëse do të shpërthente do të çonte drejt një përmbysje të madhe të raportit të forcave në shkallë ndërkombëtare. Nuk do të ishte aspak çudi që nëse do shpërthente kjo luftë popujt e mbarë botës mund të shpëtonin një herë e mirë nga imperializmi e kapitalizmi, nga shtypja dhe shfrytëzimi i egër e barbar i njeriut nga njeriu dhe kësisoj do vërtetohej dhe një herë në praktikë Manifesti komunist i Marksit. Por për të arritur këtë, proletariati botëror duhet të jetë i bashkuar që luftën botërore imperialiste ta kthejë në një revolucion të përbotshëm proletar.