Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëse një ditë humbet trimëria greke, kurrë nuk humbet dinakëria e saj!

Postuar: 22/05/2019 - 07:12

Nuk e kam fjalën për popullin e lashtë grek, për vitalitetin e tij, që në shekuj, sëbashku e si komshinj kemi ndarë dhe përballuar shumë sfida të përbashkëta që na i ka detyruar historia. Nuk kam ndër mend, as të përmend ata burra e luftëtarë shqiptarë, që në krah të luftëtarëve helenë, dhanë aq shumë për revolucionin, për të cilin populli grek u është mirënjohës luftëtarëve shqiptarë të revolucionit të tyre. Në këtë shkrim, më duhet të ndalem në mentalitetin e egër e shovinist dhe presionin e madh që ushtron qeveria greke ndaj Shqipërisë në disa nga çështjet më thelbësore të cilat direkt apo indirekt prekin sovranitetin e Atdheut tonë, por që janë transmetuar dhe nga “mas media” helene.

Jo shumë larg, por tre-katër ditë më parë, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Sia Anagnostopulu, në Tv “Sky”, në prag të zgjedhjeve të tyre deklaroi se... “Në muajin qershor të këtij viti ne (Greqia) do të vendosim kontrollin e plotë mbi detin Jon, duke e shtrirë më tej zgjerimin dhe se të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë për këtë çështje, kanë përfunduar”.

Këtë deklaratë të tij me gërma kapitale e konfirmon edhe gazeta greke “TA NEA”
Deomos që z. Anagnostopulu, këto që flet e shkruan nuk i ka produkte imagjinare të mendjes së vet, por konfirmime të politikës së jashtme të Greqisë, e cila në këmbim të favoreve ndaj Shqipërisë (për të qenë në krah të saj dhe për të dhënë votën “pro” në hapjen e negociatave për në BE), kërkon zgjerimin e territoreve të veta, për qëllime jo vetëm ekonomike sikurse janë burimet natyrore të faunës së nën detit, apo të shpim kërkimeve për naftë e gaz, por dhe për qëllime të dukshme ushtarake, duke shtyrë me tej hapsirën e saj detare dhe për rrjedhim dhe atë ajrore.
Pse pikërisht Greqia ka disa vite që këmbëngul në këtë pikë, cilat janë arsyet e vërteta?
Në fakt, qëllimi i shtetit fqinj, (në kushtet kur qeveritë shqiptare që mbas viteve ’90-të e deri më sot janë sjellë e sillen si “puthadorës” të bindur) është fare i lexueshëm. Zgjerimi i hapsirës detare i jep mundësi Greqisë, të ketë një shtrirje dhe kontroll jo vetëm të kësaj hapsire, sipërfaqësore ujore, nën ujore detare, por edhe hapsirës ajrore, duke përkuar pikërisht dhe me drejtimin perpendikular të pretendimeve të tyre territoriale që Greqia asnjëherë nuk ka hequr dorë, pra në aksin Vlorë-Korçë.
Është e kuptueshme se orekset e korofillaqisë greke, nuk janë në dorë të shqiptarëve dhe që ata ëndërrojnë dhe lehin si qeni kur shikon daljen e Hënës, përsëri edhe të lehurat e tyre nuk janë në dorën tonë; por ama në dorë të shqiptarëve, është vendosmëria për të mos bërë pazare me dhënie territoresh të cilat dhe vet Greqia dikur nuk ka patur asnjë pretendim dhe çuditërisht i kanë hedhur në skenën e marrëdhënieve dy palëshe këto vitet e fundit. Marramendësitë janë të tilla, që po të ish se egërsia “Vorio Epiriote” qëndron ende në kokat e nxehta të ekstremit të djathtë “MAV”, “14 Shtatori”, apo dhe të ish “kolonelëve të juntës”, do të ish e keqja më e vogël. Por jo! Ajo tashmë në mënyrë më të moderuar në kuadrin e “Bashkëpunimit rajonal” ka zënë vend dhe është bërë si motiv udhëheqës pothuaj i gjithë qarqeve greke, përfshi këtu dhe Ciprasin e “Syrizës”, i cili ku heshtur e ku hapur, është në përkrahje të “Megali ide”- së, për Vorio Epirin. Presionet ndaj Shqipërisë kanë qenë të tilla që hershëm, duke filluar që prej “Masakrës së Peshkëpisë” e deri te varrezat e ushtarëve grekë, që prej ndërhyrjes së peshkopëve spiunë në punët tona, e deri te pajisja me pasaporta greke të një shifre disa herë më të lartë se sa vetë popullata minoritare, bile dhe përtej territoreve që ata synojnë, pa folur këtu për ata të cilët duhej t’i merrnin këto pasaporta, me doemos duhet të kishin emra me prejardhje të ortodoksisë greke. Sa herë që Shqipëria ka ngritur zërin, (po dhe ka bërë sikur e ka ngritur) ata, ku hapur e ku në mënyrë të moderuar, kanë ushtruar presione nga më të ndryshmet, duke organizuar fushata denigrimi e spastrimi ndaj emigrantëve që punojnë për të fituar bukën e gojës dhe mbas këtyre presioneve, Qeveritë shqiptare të gjitha pa përjashtim, si ato të djathta, por edhe të majta, janë tërhequr duke përkëdhelur kështu sedrën e sëmurë të shovinizmit grek. Nuk ka asnjë rast vendosmërie, që Shqipëria të tregohet rigoroze e këmbëngulëse për të mos lejuar jargët vorioepiriote të kullojnë dhe në Shqipëri. Përkundrazi, autoritetet greke shkojnë deri në atë pikë, sa të kërkojnë, të diktojnë dhe të futen në punët e brendshme të Shqipërisë. Ata shkojnë aq larg, sa që dhe në institucione të shtetit shqiptar, në fshatrat me minoritarë, të ngrenë flamurin e Greqisë, pa folur këtu për alergjinë që ndiejnë kur shohin në shqip tabelat e rrugëve, apo dhe për shpurat shoqëruese, me thirrje e fjalime histerike kundër shqiptarëve, që i lexojnë në territoret tona të shoqëruar nga funksionarë bile dhe deputetë grekë.
Si qytetar, kam të drejtën legjitime të pyes: A do të guxonte dot ndonjë politikan shqiptar, ta bënte këtë në Artën shqiptare, të Greqisë dhe në fshatrat me popullatë shqiptare nga Çamëria? (Teksa Greqia shumë hapur e shpreh se nuk ekziston çështja çame!)
Nuk di, nëse dikujt i kujtohet ndodhia me gazetarin e mirënjohur Marin Mema, i cili ndiqej nga policia, apo nga Asfalia greke, duke u survejuar në çdo hap sëbashku me kamerën e tij... dhe ku?! Pikërisht në fshatrat shqiptare të Çamërisë, apo fundja, po e quajmë si një shtet demokratik të BE, sikurse e quan dhe e konsideron veten Greqia.
Ankohen deputetët grekë dhe disa qeveritarë të tyre, që përse nuk lejohet të kandidojë shqiptari himarjot Bejleri, kur ata vetë e kanë dënuar, kur ai është i skeduar si përfaqësues i neofashistëve të Greqisë dhe se biografia e tij është më mavi se vetë “Mavi” anti shqiptar që pat shkuar në vitin ’94 të shekullit të kaluar, në postën e Peshkëpisë e mbasi na vranë e plagosën bijtë tanë ushtarë, brenda territorit të Republikës, pa ju trembur syri fare do të shkruanin: “Kështu do të jetë fati i shqiptarëve”! Dhe shteti ynë heshti e nuk bëri fare “gëk”! Natyrisht, sepse nuk kishte më burra shteti por dhe burrëri shqiptare që t’i bënte zap, sikurse i bëmë më 1949-tën, ku shovinistët e “idesë së madhe” ikën me bisht në shalë për ta mbajtur mend gjithë jetën e tyre deri sa të ekzistojë ideja që shëmton dhe vetë Greqinë.

Në këto kushte e të tjera si këto, nëse do t’i analizonim me kujdes mbërrijmë në përfundime se politika e shtetit fqinj, nuk është shumë e sinqertë ndaj vendit tonë. Orekset e grekëve shovinistë, nuk janë shuar dhe as kanë për t’u shuar përderisa në kokat e tyre të ekzistojë megalomania dhe ultranacionalizmi pa limit. Në momente të caktuara, ata thjeshtë pëlqejnë të shijojnë pjata të ndryshme. Ndërrimi i pjatave nuk do të thotë se u iku oreksi i shijimit të territoreve. Jo aspak!
Idea e zgjerimit të hapsirës detare prej Greqisë dhe miratimi nga ana e palës shqiptare (nëse vërtetë është ashtu sikurse e thotë zv/ministri i Jashtëm grek) kërcënon seriozisht Shqipërinë, jo vetëm në grabitjen e pasurisë nën ujore të florës e të faunës së saj, por dhe më shumë se kaq. Nuk duhet të ketë asnjë iluzion, se meqenëse Greqia është në “NATO”, (ashtu sikurse dhe Shqipëria), nuk ka rreziqe të ndësjellta. Por edhe Turqia është në “NATO”, por ja që Greqia, paska probleme të tilla dhe me të, pra me Turqinë. Ja dhe habia më e madhe e BE dh e vetë NATO-s!

Dikur Turqia në konflikt me Greqinë për Qipron, teksa dhe vetë Greqia në luftë me Shqipërinë që nga koha e pushtimit italian (Me Italinë fashiste e cila e pushtoi Greqinë, ky ligj nuk paska efekt!...) Paradokse të humorit evropian... nga malet e Pindit!
Në kushte të tilla, kur Greqia si rezultat i krizës ende nuk e ka marrë veten, mundet që dhe ushtarakisht të jetë e dobët dhe bashkë me ekonominë i ka rënë disi dhe trimëria, por gjithsesi shqiptarët përherë e në çdo moment, duhet të mbajnë mend se... “Nëse në një moment të caktuar ka humbur trimëria greke, kurrë të mos mendojmë sa ka humbur dhe dinakëria e tyre”. Të kuptohemi, kurrë dhe për asnjë moment fjala nuk është për popullin grek, por për virusin që mban mbi trup, të cilin për fatin e tij të keq edhe ai vetë e vuan po aq shumë.

Së fundi. Nëse bëhet fjalë për një vërtetësi, apo për një bazë reale të asaj ç’ka deklaron shtypi dhe qeveritarët grekë, se kjo marrëveshje është e tillë që ka përfunduar, duke e dhënë miratimin dhe Shqipëria, atëhere si qytetar i kësaj Republike e kundërshtoj dhe i bëj thirrje qeverise shqiptare, parlamentit shqiptar dhe gjithë opinionit publik, që kjo çështje madhore, duhet të kalojë në një referendum popullor. Pa një referendum të tillë, është shitje e interesave të Atdheut dhe si të tillë do ta konsideroja tradhti. Është populli, ai që vendos për tokën dhe gjithë territorin e tij, dhe jo qeveria. Qeveria duhet dhe le të bëjë atë që i dikton populli, nëse e kanë seriozisht kur i drejtohen e i thonë: “Sovrani popull”. (Fundja me referendum do të justifikoheshin se... s’kemi ç’ti bëjmë popullit). 

Nga Ylli MEÇE

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd