Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëse nuk të pëlqen autobusi, merr taksi!

Postuar: 24/08/2019 - 07:46

Kjo është përgjigja që merr nga fatorinot dhe shoferët e linjave urbane e ndërqytetëse të autobusave, kur u kërkon llogari për gjendjen e çrregullt që has gjatë udhëtimit. Një pasagjer, i cili kishte udhëtuar me autobusin e linjës Tiranë- Elbasan, të cilit i duhej të zbriste në Bradasheh, ku kishte banimin, por që autobusi e kishte sjellë në qendër të Elbasanit, kishte ardhur të ankohet për këtë tek përgjegjësi i agjencisë së linjës “Era Travel”. Po aty e priti me këmbët e para një person që nuk merrej vesh se ç’ishte, me fjalë të pakontrolluara: e ç’punë ke ti me autobusin!? Ne nuk u shërbejmë individëve të veçantë, por të gjithë pasagjerëve në grup dhe ne këtë rregull kemi dhe atë zbatojmë. Ty po nuk të pëlqeu udhëtimi me autobus, merr taksi. Tani ik, se nuk kam nge të merrem me ty!” Fjalët që deshi t’ia thotë menaxherit të linjës, i cili nuk denjoi ta dëgjonte, pasagjeri i revoltuar na tha ne: -Është përmirësuar transporti ndërqytetës thonë -ia nisi ai i revoltuar, por askush nuk e njeh gjendjen realisht përveçse ne, hallexhinjve që na bie të udhëtojmë me të. Ç’punë ke ti me autobusin?- më pyet si i çuditur ai që menaxhon linjën. Po me kë të kem punë tjetër unë, përveçse me autobusin, pasi unë nuk kam vakt për taksi e të blej makinë. Me autobusin e linjës apo me atë urban, unë dhe shumë të tjerë zgjidhim problemet e hallet, se unë nuk jam bos, bosët nuk kanë punë me autobusin. I thashë shoferit të ndalonte në Bradashesh, po nuk pranoi, se ashtu e kishte urdhrin. Kështu më zbriti në Elbasan dhe mua tani më duhet të marr prapë taksi, të paguaj edhe 500 lekë të tjerë e të kthehem në Bradashesh! Merre me mend, 1500 lekë kushton bileta Tiranë- Elbasan kurse 500 lekë të tjerë duhet t’i paguash nga Elbasani për në Bradashesh. Po kështu më ndodhi edhe kur udhëtova për në Tiranë- vazhdon pasagjeri hallexhi. Unë doja të zbrisja tek vajza në Sauk, por autobusi nuk ndaloi fare dhe më çoi tek terminali në qytet. Mu desh të merrja autobusin urban të linjës së Saukut, të paguaja edhe 400 lekë të tjera e të arrija tek vajza. ”Pasagjerët që udhëtojnë me këto linja kanë të drejtë. Këta janë absurditete që zgjidhen lehtë, nëse shoqatat që i menaxhojnë nuk kanë qëllime abuzimi e bashkëpunimi zhvatës midis linjave, e nëse nuk bëhen për të ngjallur pakënaqësi tek pasagjerët. Se nuk është vështirë t’i zbresësh pasagjerët në pikat më të afërta të vendbanimit të tyre, duke caktuar stacione të sigurta. Nuk është vështirë për të stacionuar autobusin, në pika ku ka dendësi më të madhe popullate, se pozicionet gjenden kudo, por shkaku është përfitimi sa më shumë i shoqatave të transportit në kurriz të pasagjerëve hallexhinj. Autobusët e linjave janë lidhur me urbanët apo shërbimin taksi dhe për pjesë të veçanta rruge u marrin dy herë paratë pasagjerëve. Pyesim a janë autobusët në shërbim të qytetarëve? Nëse po, atëherë çoje deri në destinacionin e duhur shërbimin ndaj qytetarit. E pse iu dashka pasagjerit me banim në Sauk apo në Bradashesh të paguajë dy herë biletë, një herë autobusin e linjës dhe një herë urbanin apo taksinë!? Pse, psh stacioni tek kthesa e Sanatoriumit, qenka i vlefshëm për linjat e autobusëve të Kërrabës, Baldushkut, Mulletit e urbanët e Saukut, ku hipin e zbresin dhjetëra qytetarë në minutë, dhe nuk u lejuaka për autobusin e linjës Elbasan-Tiranë!? Spekulime ndodhin në këto ditë të verës me disa linja autobusi që transportojnë pasagjerë ditorë për në plazhe. Autobusët mbushen tej kapaciteteve që jo vetëm u marrin këtyre pushuesve, që nuk kanë mundësi tjetër udhëtimi, dyfishin e çmimit të biletës, por janë rrezik edhe për aksidente të mundshme. Kështu menaxhuesi i linjës së autobusit “Xhino” që transporton pushues nga Elbasani për në Spille, jo vetëm që e mbush autobusin tej vendeve e pasagjerët ngjeshen në këmbë, por u merr dyfishin e lekëve të biletës dhe komunikon në mënyrë tepër të pakulturuar me qytetarët. Me linjat urbane të Tiranës, luhet shpesh edhe me abonetë nga ana e kompanive private të linjave. Mirë më, se autobusët e mjaft linjave nuk plotësojnë as kushtet minimale për udhëtim, duke filluar që nga mungesa e kondicionerëve e deri tek sediljet e dëmtuara, por edhe të sorollatin gjatë pajisjes me abone. Sa ishin në qarkullim abonetë e studentëve, u spekulua me to duke i shitur me dyfishin e çmimit, dhe mjaft studentë nuk u pajisën asnjëherë me këtë abone që u takonte ligjërisht. Tani që u vu në funksion karta e studentit këta ranë rehat, por abonentëve të tjerë tani u krijohen pengesa të pajustifikuara. Para një viti, në muajin gusht doli një urdhër që aboneja të pajisej me foton, emrin dhe datëlindjen e personit që e mban. Kjo u aplikua vetëm një muaj dhe përsëri doli urdhri nga bashkia për anulim se “preket fshehtësia e identitetit të personit”. Përsëri tani në gusht doli urdhri i kompanisë që aboneja të shoqërohet me gjithë të dhënat e personit, duke i gjetur pasagjerët të papërgatitur! Kështu mjaft abonentëve u nxirreshin pengesa artificiale për foton apo për ndonjë të dhënë tjetër, dhe kështu kalonin dy apo tri ditë që qytetari qarkullonte me lekë në dorë, gjersa të plotësonte kërkesat e abonesë. Ku shkojnë paratë e këtyre dy ditëve, ndërkohë që aboneja është mujore? Pastaj pse ky urdhër del vetëm për muajin gusht, dhe duam të dimë nëse me këtë urdhër preket apo nuk preket më fshehtësia e identitetit të personit? Të bën përshtypje fakti, se edhe kur gjendet ndonjë kontrollor në autobus, ai nuk përgjigjet fare për kushtet skandaloze të autobusit, por kontrollon në imtësi pasagjerin duke u tallur nëse e ka ngjitur shtrembër apo drejt foton në abone! Kultura dhe korrektesa e qytetarit që përdorin autobusin rritet në raport me kulturën dhe cilësinë e shërbimit nga ana e shoqatave të transportit, që tani nuk është në nivelet e duhura, edhe pse çmimin e biletës e rritën sa patën dëshirën. Meqë jemi këtu deshëm të shtrojmë edhe një problem tjetër. Të gjitha njësitë administrative si Krrabë, Baldushk, Dajt, Kashar, Ndroq, Vaqarr, tani janë në juridiksionin e Bashkisë së Tiranës, atëherë edhe në këto linja të autobusëve duhet të njihet aboneja. Nuk po them si biletat e urbanit, por me çmime të ligjshme në përputhje me sasinë e km që përshkojnë. Sikur nuk shkon që autobusi të mbajë tabelën e shkruar “Bashkia Tiranë” dhe aboneja nuk njihet e pasagjerit i duhet të paguaj sa t’i teket fatorinos. Duhet të theksojmë se mjaft familjarë nga këto zona, vijnë çdo ditë për të gjetur punë në kryeqytet, ose punojnë sezonalisht apo në mënyrë permanente në Tiranë. Nëse mendojmë për qytetarët, këto probleme duan zgjidhje. 

Nga Ramazan Sherja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet sociale, jemi tërë sy e vesh për të rejat që kumton, idetë që shpalos, paralajmërimet që bën, objektivat që përcakton për

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa

Postuar: 17/09/2019 - 07:12

Ka kohë që flitet për krisje të marrëdhënieve midis presidentit Meta dhe liderit të selisë blu, B

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit