BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Opinion / Editorial

Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i

Unë e gjej veten tek idealistët. Nuk kam prona. Nuk kam pallate, as resorte apo vila. Mirë do ishte t’i kisha të gjitha. Të renditesha në njerëzit e pasur të vendit tim, se tek e fundit në kapitalizëm jetoj. Po siç thotë një miku im i hershëm pasuria bëhet në pragun e ndërrimit të sistemeve. Në kohë lufte dhe duke u marrë fort me politikë. Madje këto tri dekada kanë dëshmuar se biznesi më i mirë që të ngre shumë shpejt në majën e pasanikëve është pikërisht politika. Në politikë po nuk rrodhi do pikojë. Kujtoj një çift, që sot është i famshëm, në fillimet e aktivitetit politik sa herë vinte në Sarandë flinte tek shtëpia e njërit nga militantët e partisë së vet. Dhe ndihej mirë, i relaksuar, paçka se natën e kalonin në divanet e kohës së komunizmit me dërrasa të palatuara dhe një copë sfungjeri të presuar, ku të vriteshin brinjët dhe këmbët të dilnin jashtë tij. Kështu ishte, po shumë shpejt çifti u bë i famshëm, arriti majat e politikës dhe pasuria i’u shtua sikur të ishin pronarë të minierave të diamanteve. Kështu për shumë figura politike. Fillimisht edhe këta politikanë ishin thjesht disa idealistë që shfaqeshin si individë që do bënin ndryshimin e madh do sillnin lumturinë për të gjithë. Ky iluzion për shqiptarët është provuar shumë herë dhe një brez mund ta ketë pësuar zhgënjimin më shumë se dy e tre herë në jetën e tyre. Shumë shpejt idealistët e shfaqur si manekinë të përpunuar në punishtet prej druri apo në studiot e piktorëve apo karikaturistëve, që për një minutë prodhojnë një figurië. Dhe e emërtojnë. Idealisti i vitit. Modeli i njeriut idealist, i cili përngjason me personazhin e njohur të të letërsisë kineze, Lej Fen. Idealistët më të mëdhenj në Shqipëri kanë qenë ata që u rreshtuan në radhët e luftëtarëve për liri dhe luftuan për çlirimin e atdheut. Dhe për vite me radhë ata punuan me shumë devocion dhe mbetën idealistët më të spikatur. Kështu dhe qytetarët tanë, të cilët besuan tek sistemi komunist dhe iu përkushtuan me mish e shpirt reformave dhe zhvillimit të vendit. Në thelb individët idealistë nuk janë të qortueshëm, sepse tek e fundit në thelb idealizmi është virtyt në se i shërben shoqërisë dhe të ardhmes. Po thirrja për t’u ngritur gjashtëqind mijë idealistë për të protestuar në përgjigje të thirrjes së Sali Berishës për të përmbysur sistemin diktatorial të Edi Ramës. Thirrja e Berishës në realitet është një ofshamë e cila synon të trimërojë të heshturit dhe të tronditurit nga humbjet e njëpasnjëshme në këto dhjetë vjet. Kjo thirrje në realitet është zë në thellësi të një honi apo në shkretëtirë, e cila në fakt nuk ka asnjë ndikim në masën e gjerë të qytetarëve. Po të ishte realiste kjo thirrje do gjente përgjigje në pjesëmarrjen e shqiptarëve në votimin masiv, duke ndëshkuar mazhorancën aktuale dhe do nxirrte në sipërfaqe foltoristët e Berishës. Kur idealistët për të cilët bën thirrje Berisha për t’u ngritur në këmbë në betejën që kërkon të udhëheqë mbështetësit e tij për t’u përleshur me pushtetin që sot drejton Shqipërinë dhe së pari, kryeministrin, Edi Rama. Po a janë vërtetë gati gjashtëqind mijë idealistë shqiptarë të rreshtohen menjëherë në krah të “Rithemelimit” se i thërret Berisha? A ka logjikë kjo thirrje dhe a mund të ketë gatishmëri të tillë në një kohë në dhjetëra raste zgjedhjesh të këtyre gjashtëqind mijë shqiptarëve, të cilët refuzuan masivisht non gratat dhe ata që sot janë angazhuar në një betejë me mullinjtë e erës. Sot shqiptarët nuk janë as në vitin 1944 kur thuhej se filloi jeta e lumtur se të gjithë do hanë me lugë të florinjtë. Nuk janë as në vitin 1990 kur para tyre tundej çeku i bardhë, i pa shkruar dhe se çdo shqiptar do ishte një biznesmen. Dhe oratorët që dilnin nëpër podiume të cilët premtonin qiejt. Sot shqiptarët kanë bërë shkollën e demokracisë. Kanë mësuar shumë nga përvoja e bashkëqytetarëve dhe zhgënjimeve të tyre të pafundme. Në këtë aspekt, idealizmi klasik dhe besimi apriori ka vdekur. Qytetarët që jetojnë në Shqipëri sot kanë përvojën e tyre. Janë bërë shumë më realistë. Nuk i marrin propozimet pa i kaluar në filtrat logjikë për të ndarë shapin nga sheqeri. Kur shqiptarët dëgjojnë politikanët, thirrjet e tyre shumë herë frenetike nuk e hanë më sapunin për djathë. Perceptojnë gjithçka dhe arrinë në konkluzione duke verifikuar sinqeritetin e çdo politikani. I bëjnë radiografinë. I matin, si i thonë, kokën me spango. Dhe nuk thonë më: Yes ser! Kështu edhe me thirrjen më të fundit të Berishës, i cili në emër të parimësisë kërkon të hedhë tullumbace në emër të idealizmit, duke fshehur pas këtij nocioni tingëllues hipokrizinë dhe ftesën qëllimkeqe, që duket se bëhet në emër idealizmit, i cili në realitet vetëm në ndërgjegjen dhe personalitetin e një politikani për tre dekada ka drejtuar këtë vend dhe është vërtetuar sa idealist ka qenë. Se nuk ta lejon logjika më normale që të pranosh idealizmin e një personi mbi të cilin rëndojnë mjaftë qëndrime që nga vjedhja masive e votës deri tek vrasjet në bulevard, që është i sinqertë. Ishte dikur që Berisha nuk vlerësonte paratë. Ato vite ishte vërtet idealist. Po me kalimin e viteve ndryshoi. Dhe prej kohësh,idealisti ka vdekur brenda tij. Është lartësuar materialisti. Atëherë kur dihet pse bëhet kjo thirrje ku do gjenden plot gjashtëqind mijë idealistë, të cilët do rreshtohen me një të rënë të bilbilit për një betejë gladiatorësh kundër mazhorancës së ligjshme ? Ne kemi përjetuar shumë protesta në këto tre dekada dhe rezultatet nuk është se kanë qenë mbresëlënëse. Përkundrazi post protestave kanë mbetur vetëm tymi dhe flaka, fishekzjarrët dhe lënda plasëse. Protesta në të vërtetë është e drejtë dhe liri themelore në demokraci. Protestat me motive të mëdha janë të shëndetshme dhe krijojnë mundësi për përparim dhe zhvillim të demokracisë shqiptare. Po kur thirren në skenë idealistët për protesta masive më e drejtë do ishte që këta idealistët, që nuk janë një bashkësi kaq solide të ngrihen e ta vënë veten në dispozicion të një kauze pa të ardhme. Në se vërtetë gjashtëqind mijë idealistëve do u bëhej thirrje për të dalë në zgjedhje dhe të votojnë për një forcë opozitare që vërtetë do sillte ndryshim dhe zhvillim solid. Po a është opozita e copëtuar e ndarë, ku njëra pjesëz i bie gozhdës dhe tjetra patkoit, nuk arrihet askund. Sa mund t’u përgjigjen thirrjeve të Berishës për protesta masive mjafton t’i hedhim një sy vetëm zgjedhjeve të 24 shtatorit në qytetin e Kukësit, ku thirrësi i protestave për mobilizimin e idealistëve foli fare qartë se thirrje të tilla nga sot e tutje do i dëgjojë ai që i bën dhe rrethi i ngushtë pranë tij. Ky idealizëm, aktualisht ka vdekur. Dhe treguesi më domethënës është ndryshimi i psikologjisë së bastioneve. Këtë e treguan fuqishëm “idealistët “ në Shkodër, Tropojë dhe më së fundi në bashkinë e Kukësit. Zgjedhjet në Kukës pas një ngjarjeje tronditëse të ish - kryetarit të bashkisë, Gjicit, këta “idealistët” e Kukësit ishin superealistët që i dhanë ujë në bisht të lugës atyre që i trajtojnë si plaçkë dhe bahçe të tyre si të ishin jo individë me logjikë, po idealistë pa mend. Në se thirrja për lëvizje kundër korrupsionit dhe ndryshim pushteti në rrugë demokratike dhe kjo kërkesë do vinte nga udhëheqës të sprovuar, udhëheqës të besueshëm, individë,të cilët gëzojnë besim në popull edhe unë do deklaroja: Jam gati t’i përgjigjem thirrjes për t’u rreshtuar në radhën e atyre dhe do luftoja për ndryshimin dhe progresin. Unë, një qytetar i skajshëm i Shqipërisë, deklaroj se: Do jem i gjashtëqind mijë e një i idealistëve që do t’i përgjigjesha thirrjes për të arritur ndryshimin e madh! Po në se thirrja do ishte e sinqertë dhe jo hipokrite. Në se do vinte nga progresistët dhe jo prej non gratave. Ndaj nuk do pranoja të isha pjesë e bashkësisë së idealistëve pa ideal edhe pse jam vërtetë idealist.