BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Nëse vettingu në politikë do jetë si në drejtësi, gjithë politikanët do na thonë lamtumirë!

Nëse vettingu në politikë do jetë si në drejtësi,

Propozimi për vettingun e politikanëve dhe kalimin e tyre në filtrin e pastërtisë morale, performancës e pasurisë, bazuar në përvojën e reformës në drejtësi për sa u përket gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe nëse nuk zbatohet njëqind për qind, një gjë është e sigurtë. Pothuaj të gjithë politikanët nga baza në qendër, po edhe ata që pretendojnë t`i hynë politikës, funksionarë të rangjeve të larta deri në hallkat më të zakonshme, do detyrohen të ikin nga skena politike. Do mbetemi pa politikanë! Cili politikan nuk u bë i pasur në politikë?! Kush më shumë e kush më pak klasa politike në vendin tone, është për t`u pasur zili edhe nga biznesmenët. Po ideja e vetingut politik është thjesht hipotetike. Është një ëndërr e bukur, mundësi që ka përpara, parashtesën, por në qoftë se, nëse nuk i dihet, e lloj lloj pjesëza e përjashtime, të cilat do të tkurrin nismën në një akt rutinor më shumë propagandistik për të bërë zhurmë të fortë dhe për të fituar kredo si iniciatorët edhe mbikëqyrësit dhe ekzekutorët e këtij procesi. Nëse drejtësia u trondit deri në themel dhe nga sistemi u larguan me qindra gjyqtarë e prokurorë në të gjitha hallkat e drejtësisë nga gjykatat e shkallës së parë deri tek Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, kjo meritë më shumë u takon organeve të pavarura dhe mbikëqyrësve të zbatimit të ligjit dhe korrektesës, asistencës, këmbënguljes, paanshmërisë dhe pavarësisë së të deleguarve nga SHBA dhe BE, të cilët sipas ligjit kanë akses të bëjnë analiza të thelluara me korrektesë të jashtëzakonshme, mbështetur në prova dhe fakte të padiskutueshme. Kriteret e vettingut në drejtësi janë të tilla sa që anojnë më shumë nga ekstremi për rigorozitet, se sa nga korrektesa. Edhe për detaje fare në dukje të zakonshme, organet e vettingut të shkallës së parë dhe apelimit, janë treguar tmerrësisht të rrepta, pa asnjë hezitim, pa bërë asnjë tolerim për çdo gjetje negative në karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo duket fare qartë në të gjitha largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve u është analizuar pasuria, mënyrë e pasurimit, kontaktet e papërshtatshme, si dhe përgatitja profesionale. U larguan pa as më të voglin hezitim nga sistemi dhe iu ndaluan për t`u kthyer më në sistem për vite me radhë dhe në jo pak raste i kanë referuar bëmat e tyre edhe në gjykata që secili që ka shkelur ligjin të japi llogari para drejtësisë. Pavarësisht luftës së paprinciptë të elementeve të veçantë dhe anatemimit të reformës në drejtësi nga politikanë të njohur shqiptarë, presidenti Meta e Sali Berisha që betejën me reformën për ta delegjitimuar e shpallin si devizë të jetës së tyre politike, duke e vlerësuar atë si masakër kundër saj, rezultatet janë të padiskutueshme. Trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve po pastrohet nga ata që i kishin dhënë drejtësisë fytyrën e shëmtuar dhe pa lavdi të korrupsionit. Kush ka provuar të ketë pasur punë me drejtësinë e para reformës, një çështje gjyqësore në gjykatat tona e ka provuar shumë mirë tmerrin dhe vuajtjet që ka hequr, sorollatjet dhe anësitë që janë mbajtur kundër të drejtës dhe në përfundim nuk ka arritur të marrin drejtësi sepse ka fituar ai që ka tundur portofolin. Po nëse ky vetting ka arritje edhe pse i sulmuar dhe kjo është e natyrshme pasi askush nuk ikën nga sistemi pa bërë zhurmë dhe pa shpifur e mbrojtur me të gjitha format, shto këtu edhe ata që i kundërvihen hapur reformës dhe së pari vettingut, janë të shumta arritjet, përmes gjykimit dhe vendimeve për pastrim të këtij sistemi, i cili ende ka nevojë për operacion dhe pastrim të thellë aq më tepër për promovim të gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet dhe të mirëspecializuar, po së pari me kredenciale dhe begraund të padiskutueshëm dhe integritet të spikatur, të besueshëm nga qytetarët se do marrin drejtësinë që u takon. Nëse sistemi i drejtësisë ka dhënë prova dhe ka bërë rrugëtim të gjatë, plot pengesa, si një maratonë e me pengesa, ka shënuar rezultate të prekshme, vettingu në Policinë e Shtetit mund të thuhet se është një dështim total. Prej një viti numri i atyre që kanë dalë para komisioneve të vettingut, është i papërfillshëm. I tërë ky procesi rrotullohet në boshllëk, si guri i mullirit me ujë që rrotullohet për inercinë kinetike të rrjedhës ujore. Pa shënuar asnjë përparim të qenësishëm. Po përse ndodh kjo dhe ku duhen kërkuar shkaqet e këtij dështimi? Së pari vettingu në polici nuk është marrë seriozisht dhe kontrolli i procesit është defektoz. I pamotivuar dhe me mungesë kontrolli të theksuar. Komisionet e vettingut më së shumti, janë të pakualifikuar për vete dhe nuk kanë përvojën dhe personalitetin, kapacitetin që të marrin vendime pas analizave dhe gjetjeve të provave dhe fakteve që drejtues dhe policë të zakonshëm, kanë shkelur ligjin dhe duhet të largohen nga trupa policore. Deri sot, vettingu në polici është më shumë një imitim i deformuar i atij në drejtësi, një dëshirë, ndoshta edhe qëllimmirë, po pa asnjë ecje përpara. Vettingu në Policinë e Shtetit është ndërmarrë pa një program të detajuar dhe në mungesë të përvojës. Komisionerët janë me deficite të theksuara për të dalë mbi vetë ata që vijnë në vetting. Deri sa të gjenden modalitet dhe të përsoset metodologjia, po së pari për t’u krijuar bindja në domosdoshmërinë e kryerjes së këtij operacioni, jo të lehtë do kemi policë dhe drejtues policie që pajtohen me krimin dhe mbyllin sytë para rasteve flagrante, siç ka ndodhur deri tani, ku jo pak efektivë të rangjeve të ulëta, po edhe drejtues, janë implikuar në krime e korrupsion. Ka fakte të njohura për dhjetëra prej tyre që sot janë subjekte të gjykimit për vepra të rënda penale, si trafik droge e korrupsion aktiv e pasiv. Dy shembuj ballë për ballë. Drejtësia e policia! Ballafaqimi është i thjeshtë dhe vetëm nihilistët nuk mund të pranojnë realitetin se ka një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe përvoja shumë të diferencuara. Po vettingu duket se kërkojnë t’i japin një përmasë të tretë. Nga dy dimensional, po kthehet në tredimensional. Sot, politika i rikthehet idesë së vettingut brenda vetes. Pra, politika do bëjë vetëkatarsis dhe do largojë nga mesi ata politikanë që sipas tyre kanë abuzuar. Nuk kanë justifikuar pasurinë, nuk meritojnë përfaqësimin e qytetarëve. Janë përfshirë në masakra elektorale, vjedhje votash, korrupsion dhe kanë llogari bankare në parajsat fiskale ose llogari në bankat e huaja dhe ato brenda Shqipërisë. Më shumë se projektvetting i politikanëve, duket si një varkë shpëtimi i llafazanëve, kamerdare e cila është hedhur në lumë për të kaluar në bregun matanë. Kjo nismë ka pasur ideatorë të ndryshëm. Djathtas e majtas. Është një nismë që duket sikur ka brenda vetes qëllimin e mirë për të pastruar politikën nga politikanët që nuk meritojnë të na udhëheqin. Po a ka vetting më të mirë, filtër më special se zgjedhjet, ku secili politikan verifikohet nga qytetarët? A mund të zëvendësohen zgjedhjet në kutinë e votimit me vettingun politik, ku politikanët do baltosin njëri-tjetrin? Kush do jenë komisionerët e paanshëm, ata që do skualifikojnë vetveten? A nuk do ngrihen njëra palë kundër tjetrës dhe do dalin në shesh betejë bajlozët me parzmore, të armatosur deri në dhëmbë me shpifje e anatemime për të asgjësuar kundërshtarët politikë? Lulzim Basha do sulmojë me të gjitha armët Edi Ramën. Të njëjtën do bëjë edhe Rama ndaj tij. Ata që janë rreth foltores së Sali Berishës do nxijnë tërë politikanët. Dhe ata përballë tij do sulmojnë Berishën. A mund të mendohet se politikanët e Shqipërisë do nxjerrin në dritë të diellit rrobat e palara? Shumica do shpallen varfanjakë edhe pse janë të pasur. Të gjithë do jenë kundër të gjithëve. Në fund, cili do shpallet i virgjër, i ndershëm, hajdut, pa vlerë? Nuk dihet ende sa realiste janë propozimet e politikës për vettingun politik. Po nëse do zbatohen kriteret e vetingut në drejtësi, shumë shpejt asnjë politikan në Shqipëri nuk do mbetet në politikë dhe gjithë politikanët do na thonë: Popull lamtumirë! Se të gjithë janë, njëri më shumë se tjetri të stërnxirë!