BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Kur flasim për Zvicrën, na vijnë ndërmend vetëm dy fjalë kryesore: banka dhe asnjanësia. Patjetër lidhur me bankat, Zvicra është vendi numër 1 në botë për sigurinë bankare, sepse sistemi bankar zviceran është një ndër violinat kryesore në kuadrin e sistemit botëror bankar, për të mos thënë më i rëndësishmi në botë. Dhe ky reputacion i mirë mbarëbotëror mbështetet tek stabiliteti politik dhe ekonomik i këtij vendi të vogël alpin, por me rëndësi jetike bankare, si edhe në aktivitetin kryesor të menaxhimit të pasurive të patundshme dhe në sektorin e sigurtë të investimeve të qëndrueshme, duke përfshirë sektorin e shoqërive të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe atyre të makinave. Këtu mund të përmendim dy koncernet bankare më të mëdha zvicerane UBS dhe Credit Suisse, të cilat janë grupet më të mëdha bankare në Zvicër dhe ndër më të mëdhatë në botë. Ato janë banka universale globale me peshë të rëndë në këtë sistem. Me kalimin e kohës si UBS ashtu edhe Credit Suisse kanë përfshirë brenda koncernit të tyre një sërë bankash tradicionale, të cilat ose i kanë shkrirë në grupet e tyre, ose i kanë riorganizuar dhe integruar në njësi të specializuara. Të dyja bankat e mëdha japin miliarda kredi për sektorët me rëndësi jetike, si p.sh: sektori energjitik. Ndërsa lidhur me asnjanësinë apo neutralitetin mund të flasim gjatë, sepse politika e jashtme zvicerane e ka pasur dhe e ka shtyllën kryesore asnjanësinë (neutralitetin). Historikisht ky neutralitet zviceran ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për paqen dhe sigurinë në Evropë, por edhe përtej kufijve të Evropës. Arsyeja kryesore e këtij neutraliteti ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë sigurimi i plotë i pavarësisë së vendit dhe paprekshmërisë së territorit kombëtar. Sipas këtij ligji Zvicra nuk merr pjesë në luftërat ndërmjet shteteve të tjera. Sipas Kushtetutës vendase Këshilli Federal (qeveria) dhe Asambleja Federale marrin masa për të mbrojtur neutralitetin e Zvicrës. Autorët e kushtetutës qëllimisht nuk e përfshinë neutralitetin asnjë nen dhe as në parimet e politikës së jashtme, sepse ligji i neutralitetit është i kodifikuar në Konventën e Hagës të 18 tetorit 1907 dhe se ky ligj është pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare. Por cilat janë të drejtat dhe detyrimet e një shteti neutral?

1. U ndalohet pjesëmarrja nëpër luftëra.

2. Siguron vetë vetëmbrojtjen.

3. të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha palët ndërluftuese në lidhje me eksportin e armatimeve ushtarake.

4. nuk duhet t`u sigurojë asnjë pale ndërluftuese mercenarë.

5. Nuk duhet të vërë në dispozicion territorin e saj palëve ndërluftuese.

Ligji i neutralitetit nuk zbatohet, në rast se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) autorizon një operacion ushtarak, sepse Këshilli i Sigurimit vepron në emër të bashkësisë ndërkombëtare për të rivendosur paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare. Prandaj, ligji i neutralitetit nuk i pengon shtetet neutrale, që ato të përkrahin dhe të marrin pjesë në operacione të tilla ushtarake. Prandaj zbatimi i politikës së neutralitetit të një shteti varet gjithmonë nga një analizim i detajuar i situatës së mjedisit aktual ndërkombëtar. Kjo do të thotë, që neutraliteti shtetëror nuk kufizohet me norma ligjore, por ai bazohet mbi sigurimin e parashikueshmërisë dhe besueshmërisë së neutralitetit të përhershëm të një shteti. Zvicra e mbështet asnjanësinë e saj duke respektuar kërkesat e solidaritetit ndërkombëtar dhe duke e vënë atë në shërbim të paqes dhe prosperitetit ndërkombëtar. Por lind pyetja: A duhet të luajë Zvicra një rol më aktiv në luftën në Ukrainë? Sepse duhet pranuar, që deviza e politikës së jashtme zvicerane gjatë gjithë kësaj periudhë të luftës në Ukrainë ka qenë dhe është gjithmonë: “Harrojini armët!” Sepse sipas saj dërgimi i armëve në Ukrainë nuk është mënyra e duhur për përfundimin e luftës. Palët duhet të gjejnë rrugët dhe mënyrat për t` gjetur rrugëzgjidhjen në tavolinën e bisedimeve. Prandaj qeveria zvicerane pas diskutimesh të gjata vendosi “t’i përmbahej praktikës së mëparshme”, d.m.th. do të vazhdonte të mbetej neutrale. Pra, as qeveria dhe as parlamenti zviceran nuk treguan gatishmërinë të lehtësonin ligjin për materialet e luftës për Ukrainën. Ç`ka do të thoshte, që të gjitha shtetet, si Gjermania, Spanja, Danimarka, etj, që zotërojnë materialet ushtarake të prodhimit zviceran (tanket transportues personeli dhe municionet ushtarake Gepard të prodhuara në Zvicër) nuk do të lejohen t`i dërgojnë ato në Ukrainë. Pra, neutralitet, neutralitet, neutralitet. Por sa do të zgjasë kjo lloj situate me vendin alpin? – Ajo, çfarë unë prognozoj, është fakti, që do të vijë koha dhe momenti, kur Zvicra do t`i largohet politikës së saj të neutralitetit lidhur me çështjen e Ukrainës.