BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nga bajgat tek Wireless-i

Nga bajgat tek Wireless-i

 “Po hajde me çupë, merre fshesën dhe fshije ca këtë oborrë, sa ta mjel unë lopën ce na mbytnë balgat (bajgat), i drejtohet nëna e moshuar, vajzës së saj rreth të njëzetave. Dhe përgjigja e saj ishte: “Hajd’o mëndje hajde, mua më zjen koka ce nuku kam Wireless d’telefont, ti kërkon të fshij oborrë, po zjarri me le t’i bjere”! Përse i “zien koka” shumë të rinjve e të rejave e përse prindërve!? Kalojmë mbi bajga pisllëqe që kudo janë të pranishme deri edhe në oborrin e shtëpisë, por këto nuk prishin fare punë, përpara mungesës së Wirelessit në telefon! Për çdo gjë u “zien koka” të rinjve e të rejave, vetëm për të dëgjuar prindërit jo! Nejse, kjo është një temë tjetër. Rastësisht e dëgjoj këtë bisedë në orët e para të mëngjesit, duke kaluar mespërmes një fshati në afërsi të qytetit të Korçës. Edhe nga kjo bisedë, nuk është e vështirë të mësosh që nga koha e bajgave deri në atë të Wirelessi-t, është një periudhë e gjatë, që ne i kemi djegur “etapat”! Është harruar fshesa, mjeti, që sjell pastërtinë, e kemi “harruar” shkollën që sjell dije, e kemi harruar respektin për prindërit etj., të cilat janë ato që të bëjnë të të “ziejë koka” dhe jo mungesa e Wirelessi-t apo pa tel, sepse në fund të fundit tërë jetën kemi bërë edhe “pa tel” por pa respekt, pa edukatë, pa dije nuk mund të bëjmë asnjë ditë. Fjalori në rrugë, mosvlerësimi i shkollës, mungesa e respektit në ambiente publike si në autobus ku kurkush i ri apo e re nuk respekton të moshuarit sepse mendjen e kanë tek Wireless-i, flakja e mbeturinave sa andej këtej etj., e vërtetojnë plotësisht këtë. Fjala është për disa të rinj e të reja të cilët, e kanë Wirelessi-n “bukën” e përditshme. Tek e fiksoj këtë bisedë, kam të drejtë të mendoj që në kohën e Diktaturës, nuk e kishin gabim të huajt që na akuzonin ne, shqiptarëve që “keni djegur etapat e sistemeve ekonomiko-shoqërore. Kaluam nga rendi skllavopronar drejt e në “socializëm”, duke i kapërcyer ato të kapitalizmit dhe të kapitalizmit të zhvilluar. Duke kapërcyer kështu, ndërtuam një sistem socialist “surrogato” me të gjitha tiparet e rendit skllavopronar, ku “pronari” ishte vetëm një dhe të gjithë të tjerët ishin “skllevër”, që jo vetëm punonin, por edhe mendonin e vepronin vetëm nën komandën e një “pronari”, i cili ishte “pronari” edhe i Shqipërisë, edhe i popullit, edhe i pasurive natyrore!

Për të mos e humbur fillin e bisedës të cilën e theksova në fillim, nga bajgat, deri tek Wirelessi, kemi kapërcyer shumë “etapa” të ndërmjetme. Dikur, për të lajmëruar dikë në anën tjetër të malit, vendosnim duart rreth gojës për të mos ikur që zëri të shkonte përpara dhe bërtisnim me sa fuqi që kishim, për të lajmëruar dikë larg. Edhe këtë mënyrë lajmërimi e kaluam, por kapërcyem edhe mënyra të tjera më të “avancuara”! Kështu p.sh., ishte mënyra e lajmërimit me tërheqje litari për distancat e afërta, e deri në distancat më të largëta siç ishin mënyrat me korrier, me mjete të ndryshme si karrocë, makinë, apo biçikletë, e kapërcyem atë me tërheqje litari, me telefon fiks nga ata telefonat me “manivel” dhe u hodhëm drejt e tek marrja e informacionit nëpërmjet telefonave të kohës me Wireless, që ndryshe kuptohen pa tel e pa litar. Sot, sidomos të rinjtë e të rejat, nuk i ndahen telefonave modernë të kohës edhe duke ecur rrugës, edhe në shkollë edhe duke ngrënë bukë. Kjo fjalë e fundit e shkencës, doemos nuk i motivon ata të kthehen në kohën e prapambetjes, apo atë të bajgave!... Qarku i Korçës, me qytetin dhe fshatrat përreth, gjithmonë kanë qenë të dëgjuar për traditat e mira si në të gjitha fushat e jetës edhe në atë të kulturës, të mënyrës së jetesës, të pastërtisë etj., etj. Edith Durham, udhëtare, artiste dhe shkrimtare angleze ka shkruar shumë për Shqipërinë, e cila e ka shëtitur atë pëllëmbë për pëllëmbë, si shumë vende të Ballkanit në fillimet e shekullit të kaluar. Gjatë vizitës që ajo bëri në qytetin e Korçës në vitin 1904, shkruan: “Korça, më i veçanti nga të gjitha qytetet e tjera të Perandorisë turke, me rrugë të drejta e të shtruara mirë, ...pa zagarë dhe pa plehra”! Më poshtë, Edith Durham shpjegon edhe disa nga arsyet që përveç asaj që është kryesorja, tradita e hershme e kultivuar brez pas brezi tek banorët e kësaj Zone, disa nga arsyet e tjera janë edhe ajo që korçarët kanë qenë të dalë nëpër Europë e kudo në botë, kanë marrë prej andej kulturë e pasuri dhe si atdhetarë e patriotë që janë, të dashuruar me vendlindjen e tyre, edhe pasurinë e siguruar në kurbet, edhe kulturën e marrë prej andej, e kanë investuar në vendlindjen e tyre.

Kanë kaluar qysh atëherë më shumë se një shekull dhe duket sikur po kthehemi përsëri në “origjinë”, atje ku na la turku i parë, në kohën e “bajgave”! Ujërat e zeza dhe “malet” me plehra janë bërë tashmë si “kolor” që “zbukurojnë” çdo hyrje fshati, çdo rrugë e çdo kanal që dikur shërbenin për vaditje e deri në oborrin e shtëpisë. Flasin të gjithë, por vetëm flasim dhe kurrkush nuk dëgjon sepse mendjen e kanë vetëm tek Ëireelessi! Kush do të marri mundimin për të eliminuar një situatë të tillë e cila edhe ujin e pijshëm po e helmon, edhe prodhimet bujqësore e blegtorale po i infekton edhe liqenet edhe lumenjtë po i bëjnë të pabanueshëm për “banorët” e tyre. Askush, sidomos të rinjtë e të rejat sot, synojnë tek telefonat modernë, tek makinat luksoze, tek veshjet moderne etj., etj., duke i kapërcyer ato të thjeshtat, duke e kapërcyer atë që është alfa e gjithçkaje, puna, dhe synojnë “majat” më të larta!

Djegia e etapave për të cilën fola më lart gjen shprehjen e vet edhe në ekonomi. Të gjithë dolëm nga sistemi i kaluar me “xhepa bosh” e shumë shumë me disa qindarka nëpër astarët e tyre. Me fillimin e sistemit të ri, të “Rebelokracisë”, etja për të “fituar kohën e humbur” që Diktatura nuk i lejoi të bëjnë pasuri si kolegët e tyre në Londër e Amerikë i detyruan të bëjnë shumë gjëra për t’u pasuruar veç, jo me punë të ndershme por me pisllëqe. U “dogjën” etapat e punës, me të gjitha format e saj, u dogjën etapat e kultivimit të prodhimeve bujqësore të grurit e misrit etj., etj., dhe u hodhën drejt në “majat” atje ku “fle” pasuria marramendëse e trafikimit të qenieve njerëzore, e kultivimit të lëndëve narkotike e mashtrimeve e vjedhjes galopante të pasurisë ku është derdhur mundi dhe djersa e brezave të tërë. Nuk mirëmbahen as rrugët e as shtëpitë në fshat, sepse... “nuk ja vlen”! Të moshuarit “kanë zënë vetveten” të rinjtë e të rejat e kanë mendjen për të ikur! Dikur, tokat, punoheshin me parmendë me krahë, sot jemi kthyer më prapa edhe nga fillimi i shekullit të kaluar, aty ku na gjeti e aty ku na la Turqia, në kohën e “bajgave”! Sistemi i kaluar, edhe bajgat i shfrytëzonte për të plehëruar tokat e për të rritur prodhimin, sot ato kanë mbushur rrugët e oborret e shtëpive. Ujrat e zeza të zeza të shtëpive anës rrugës, nuk e kanë për gjë t’i lëshojnë nëpër rrugë aty ku kalojnë banorët e fshatit dhe askush nuk merr mundimin të bëjë “zap” një situatë të tillë. Nuk i “sheh” ato, as pushteti qendror dhe as ai lokal, kurse të rinjtë e të rejat, kalojnë mbi to duke folur në telefona apo duke parë nëpërmjet Wirelessit programe “moderne”! E pranojnë të gjithë të shkelin mbi to, të marrin errën e tyre e të bëjnë që të “bashkëpunojnë” ngushtë Wirelessi me bajgat”. Mjafton që të kenë Wireless në telefonat në dorë e kufjet në vesh dhe gjithçka, është në rregull! Pushteti vendor qysh nga Kryeplaku i fshatit, e deri tek Bashkia, janë në gjumë të thellë e presin të zgjohen vetëm disa javë para zgjedhjeve për të mos i ikur “shansi”! As tek tokat, nuk e ka mendjen askush. Të paktë janë ata që i janë futur frutikulturës, por edhe këta mjeshtra të vërtetë, këtë e bëjnë me shumë “pishmanllëk” sepse gjithmonë mendojnë si “tersi i Pojanit”, “po sikur të mbeten në magazinë pa u shitur”! Hall të prodhosh e hall të mos prodhosh. E “sigurtë” është vetëm ajo që të ikësh jashtë në ndonjë vend të Europës Perëndiomore. E pse të punojnë tokat, kur nuk merr as djersën që derdh, kur sot janë krijuar shumë “avantazhe” për punë të “lehta” nëpër Klubet e natës, brenda apo jashtë vendit, hapjen e “Zyrave të punës” për të punësuar prostituta që kërkesat janë të mëdha etj., etj., me një pagë në ditë apo në njëzet e katër orë aq sa merr nga dhënia me qira e pesë ha tokë gjatë një viti! E kush e ka mendjen sot të nxjerri para me djersë, kur ato janë “sheshit” me pisllëqe nga të paimagjinueshmet? Fshatrat “socialistë” në kohën e Diktaturës, shkëlqenin nga pastërtia dhe nuk mbanin errë bajgë, si është katandisur sot fshati në çdo cep të Shqipërisë.

Nga Pandeli BARDHI