Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nga "feudal politika" nuk vjen as stabilitet e aq më pak demokraci!

Postuar: 26/03/2019 - 07:15

Loja pothuaj tridhjetë vjeçare mes "stabilitetit dhe demokracisë" është një rekuizitë e "qeshur" e vendit të fundit (parafundit me Kosovën) për krijimin e shtetit të vërtetë modern në Europë! Në vitin 2020-të ne mbushin realisht 100 vjet shtet shqiptar! Kjo jo vetëm sepse shteti i Ismail Qemalit nuk u njoh dhe u mbyll në janar të 1914-tës nga "Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit", as pse "Shteti Principatë" i Vidit i sabotua dhe u shkatërrua në lindje të tij, as thjesht nga lufta e parë botërore, por se Kongresi Lushnjës ishte realizuesi i vërtetë i shtetit të parë modern shqiptar! Ne 1920-tën, duhet ta kemi kohën më të madhe dhe të rëndësishme mbas datave 1443 dhe 1912! Po shteti i parë shqiptar ishte një realizim që na nxirrte (tentonte) nga feudalizmi me anën e feudalëve shqiptar! Sigurisht dhe figurave të larta si Noli dhe Gurakuqi, por padyshim me pranimin e feudalëve të kohës, të cilët po kuptonin se duhej ky shtet i shkretë! E sigurisht ishin përpjekje të mëdha! Që prej asaj kohe kemi pasur 8-të vite republikë të cënuar nga destabilitet, atentate, prishje rendi, sundim dhe raprezalje, revolucione (1924-tër) dhe shëmti destabilizuese larg demokracisë?! Pastaj 11 vite Monarki gjysmë stabile, autokraci sërish e sulmuar, gjysmë demokraci feudale e një monarkie kushtetuese pa bazament trashëgimie dhe megjithëse tendenca shoqërore dhe e shtetit ishte perëndimi, themeli mbetej "feudal politik"!? Për pesë vitet e fashizmit dhe nazizmit është e kotë të flasim, se ishin pushtim i huaj dhe administrim i tillë me shqiptarët që kontrolloheshin nga italianët ose bashkëpunonin me gjermanët dhe në 1945-sën kemi hipjen në fuqi të një "feudali oriental komunist" që ishte Enver Hoxhë dhe regjimi tij! Asnjë dallim nuk kishte nga Ali Pashai shoku Enver, në drejtimin e "hakmarrjes, sundimit, vrasjes, intrigës"!? Zbukurimi me ideologjinë medemek "Marksiste Leniniste" të cilën e përdorte akoma më egër si sëpatë, asgjë nuk e ndryshonte si "fedual politikë" sundimi, përkundrazi e bënte dhe më të keq! Kaq të keq, sa që Stalini ishte disi më i butë (edhe pse ka vrarë 40 milion sovjetikë) duke e porositur që ai (Enveri) të tregohej i kujdesshëm me religjionin, kurse Enveri u ekzaltua akoma më keq se "babai i tij ideologjik gjeorgjian"?! Dakord, por..?! Për 45 rresht çfarë edukimi filozofik kemi marrë ne? Klasa politike e jona, rinia e asaj kohe, letërsia e asaj kohe, arti, kultura në punë, shkolla, administrimi shtetëror etj., etj?! Pikërisht "edukimin e feudal politikës" së mbështjellë me ideologji moderne në dukje! E cila kishte "stabilitetin e shtetit dhe shoqërisë" si prodhim i feudal politikës që përjashtonte në mënyrë absolute demokracinë perëndimore! Pranonte vetëm marrëzinë ideologjike dhe orientale të "diktaturës së proletariatit alla sovjet, bolshevik Lenin Stalin idenë, për të qenë në fund dhe me Maucedun ide-në"! Absolutisht asgjë perëndimore dhe asgjë në lirinë dhe demokracinë e saj! Akoma më shumë sepse u formua dhe njeriu i ri, ose tre breza me njerëz të kësaj doktrine politike dhe filozofike, pa demokracinë perëndimore brenda dhe vetëm me stabilitetin e pushtetit "feudal komunist" ose më mirë Enverist! Po mirë, po prej kujt dreqin, kanë dalë të gjithë lidershipet politike nga viti 1990-të e deri më sot?! Nga kush "mitër" dhe edukim kanë dalë!? Por këtë e dimë pothuaj të gjithë do thoni ju?! E dimë pra dhe luajmë sot me "stabilitet demokraci"!? E dimë se edhe "delir karizma e Berishës" është feudal politikë, edhe "liberalizëm paçabythja e Nanos" është feudal politikë, edhe "showman arroganca e Ramës" është feudal politikë, edhe të gjithë sundimtarët e vegjël nëpër parti dhe forume, janë po i njëjti shembull dhe brumë dhe kemi gojë e themi "stabilitet apo demokraci"!? Kush ne!? Ne që kemi tridhjetë vjet të dalë nga diktatura dhe nuk kemi qoftë dhe një parti demokratike në forume, zgjedhje dhe sjellje? Qoftë dhe një?! Ne nuk kemi dot as një Erdogan i cili është sigurisht autokrat, por që do Turqinë dhe nuk e urren atë?! Ne që nuk mund ta kemi dot një Putin, sepse ai është autokrat, por do Rusinë?! Tanët nuk duan vendin e tyre! Ne që jemi afër perëndimit dhe jemi mes "stabilitetit dhe demokracisë" në mënyrë të vazhdueshme me qëllim final dhe të qartë, për të mos pasur kurrë demokraci! Po po, ky është qëllimi! Berisha, Basha, Mona-Meta, Mediu dhe ato pas tyre, sot sigurisht kërkojnë "demokraci" por qëllimi është destabiliteti i përjetshëm si mbas viteve 1920-të dhe më vonë! Sepse "stabilitetin" e shikojnë vetëm po të jenë ato në pushtet dhe jo ai përballë tyre! Sepse kush hip në pushtet, ka vetëm "stabilitetin personal" jashtë atij kombëtar! Sepse "feudal politika" njeh vetëm stabilitetin e sundimtarit e asgjë tjetër! Përdorimin e demokracisë si term, e bëjnë vetëm për të krijuar destabilitettin e nevojshëm për të ardhur në pushtet, jo në kohën dhe rradhën e duhur apo me zgjedhjet e duhura! Prandaj nuk kanë as idenë e lirisë dhe respektit të votës, as respektin e shenjtërisë së saj në demokraci! Sepse nuk e kanë as në parti! "Feudal Politika" nuk ka zgjedhje të lira në parti dhe jo më të ketë në shtet dhe shoqëri!? Kjo, sepse urrejnë në fakt demokracinë! Nuk e duan, nuk e pranojnë! Feudalizmi nuk është kompatibël me demokracinë! Për tu larguar ai kërkon revolucion shoqëror dhe kulturor për të mos thënë - politik! Ne nuk kemi arritur asnjërin prej tyre! Kurse lidershipet tona janë "feudal modernë" dhe cinikë të plotë! Njësoj si feudali kanë prona, pasurohen politikisht dhe me urdhër, njësoj si feudali kanë raja, servilë dhe militantë si ushtarë! Edhe te "modernistët e rilindjes" ka "aristokratë" të feudalizmit post modernist shqiptar! Në fakt unë po kënaqem me terminologji absurde, por nuk ka tjetër përcaktim të mundshëm! Interesat e tyre janë njësoj si të feudalëve në troje, ndërtime, sundim dhe stabilitet nën sundim! Prishja e stabilitetit nga klika akoma më e degraduar sot ose ajo e PD-së nuk bën asgjë tjetër përveç faktit të jashtëzakonshëm i cili është dyzimi mes: destabilitetit retro politik, ekonomik, financiar kriminal të PD-së dhe LSI-së dhe stabilitetit arrogant rilindas me afera të rënda korrupsioni dhe shitmendje akute! Kaq është e gjithë "meseleja" dhe nuk ka më shumë komplikime! Do zgjedhësh mes njërit dhe tjetrit! Janë produkt i cili nuk ndërton dot demokracinë se "nuk e kanë mikroçipin e demokracisë të vendosur"! Përkundrazi, kanë "ADN feudalo politike" të qartë, që nuk ka dreq që jua nxjerr nga barku dhe sidomos mendja e tyre. Nga "feudal politika" nuk vjen as stabilitet e aq më pak demokraci! E ne kemi rrugë të gjatë për të bërë deri sa të heqim këtë marrëzi "groteske" dhe pas mbetur në kohë!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një vend Perëndimor si e gjithë Europa, ka shumë gjasa të jetë e shënjuar nga një karakteristikë e fortë deperendimizimi kr

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi

Postuar: 20/04/2019 - 07:31

Iku marsi. Po shkon edhe prilli.

Postuar: 19/04/2019 - 07:14

Kudo njihet muzika tallava, e cila ka vetëm një kuptim, kërce e kërce, por nuk kupton se çfarë mu

Postuar: 19/04/2019 - 07:11

Protestat e opozitës jashtë dyerve të Parlamentit dhe Kryeministrisë janë bërë të zakonshme në çd